Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

Written by

in

Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në futbollin danez, duke realizuar një tjetër gol spektakolar për Brondbyn.

Sulmuesi anësor ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrës së tij, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes me një finalizim të jashtëzakonshëm që e la pa përgjigje portierin kundërshtar.

Hyseni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij në Superligën e Danimarkës, ku po dëshmon aftësitë e tij sulmuese.

Talenti me rrënjë nga Kosova aktualisht përfaqëson Danimarkën në grupmoshat U19, ndërsa paraqitjet e tij kanë nxitur diskutime edhe për mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali