Blog

  • Ministri Hoxha pas deklaratës së Daçiqit: Fjalët nxitëse mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme

    Ministri Hoxha pas deklaratës së Daçiqit: Fjalët nxitëse mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme

    Ministri Hoxha pas deklaratës së Daçiqit: Fjalët nxitëse mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili gjatë fushatës elektorale premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë.

    Hoxha i cilëson këto deklarata si retorikë provokuese dhe kërcënuese, duke paralajmëruar se fjalët nxitëse mund të frymëzojnë veprime të rrezikshme, ndërsa thekson se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm.

    Reagimi i plotë:

    Ministri serb Ivica Daçiq, gjatë fushatës elektorale, i premtoi audiencës së tij se “do ta ngrinte sërish flamurin e tyre” në Kosovë.

    Një gjuhë e tillë nxitëse mund të konsiderohej thjesht retorikë politike nëse nuk do të ekzistonte rreziku real që ajo t’u jepte zemër atyre që janë të gatshëm të veprojnë në këtë frymë. Këtë e kemi parë edhe më parë, shumë herë. Ngjarja e Banjskës, për të cilën ende nuk është vendosur përgjegjësia e plotë, mbetet një kujtesë e fortë e asaj që mund të ndodhë kur fjalët kthehen në veprime.

    Shqipëria mbetet thellësisht e bindur se e vetmja rrugë përpara, sado e vështirë të jetë, kalon përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të sinqerta për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të ecur drejt pajtimit.

    Megjithatë, nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal për sa kohë mohohen realitetet, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve apo përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike.

    Ndërtimi i paqes dhe besimit kërkon kohë, shpesh vite, në mos dekada. Ai kërkon vizion, guxim, vendosmëri dhe përkushtim të vazhdueshëm.

    Vetë Evropa u ndërtua mbi njohjen, dialogun, respektin e ndërsjellë dhe solidaritetin, jo mbi mohimin, frikësimin apo nostalgjinë për të kaluarën.

    Në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë se ku mund të çojnë përçarja, nacionalizmi dhe retorika provokuese. Nuk mund të lejojmë t’i harrojmë këto mësime, e aq më pak t’i përsërisim gabimet e së kaluarës.

    Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po konsolidon vazhdimisht pozicionin e tij në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe e ardhmja e saj duhet të jetë një e ardhme paqeje, sigurie, gjithëpërfshirjeje dhe integrimi evropian.

  • Kurti viziton familjet e "Grupit të Intelektualëve": Serbisë t'i bëhet trysni ndërkombëtare

    Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve”: Serbisë t’i bëhet trysni ndërkombëtare

    Kurti viziton familjet e "Grupit të Intelektualëve": Serbisë t'i bëhet trysni ndërkombëtare

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjet e dy pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj.

    Përmes në postimi në Facebook, ai tha se familjet që tashmë kanë marrë përgjigje për fatin e familjarëve të tyre, kanë nevojë për drejtësi.

    Ai tha se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbyll dhe klasifikon dosjet është e domosdoshme duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë për t’i dhënë shans drejtësisë.

    Postimi i plotë:

    Sot në Marinë dhe në Llaushë të Skenderajt vizituam familjet e veprimtarëve Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë nga forcat e armatosuara të Serbisë në prill të vitit 1999, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok dhe të cilët u identifikuan javë më parë nëpërmjet ADN-së. Këto dy familje, sikur ajo e Adem Beqirit i cili u varros më 3 tetor, kanë marrë përgjigje por kanë nevojë për drejtësi.

    Për më të dashurit e më shumë se 1500 personave tjerë ende të zhdukur nga lufta e fundit, dhimbja është tejet e madhe, ndërsa pritja përplot ankth. Trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet, sikurse mbyll e klasifikon dosjet, teksa vazhdon me mendësinë e viteve të ’90-ta, përveçse e domosdoshme, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe për t’i dhënë shans drejtësisë.

  • Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të! (Foto)

    Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të! (Foto)

    Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të! (Foto)

    Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel.

    Pas këtij angazhimi të ri, Klodi ka marrë urime të shumta nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar suksese në rrugëtimin e tij televiziv, shkruan Sinjali.

    Megjithatë, vëmendje kanë tërhequr edhe disa komente që lidhen me jetën e tij private, konkretisht me ish-partneren e tij, Elijona Binakaj.

    Disa ndjekës i kanë dhënë këshilla Klodit, duke i bërë thirrje të mos heqë dorë lehtë nga dashuria dhe duke theksuar se për të duhet luftuar.

    Por, deri më tani, Klodi nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve, duke lënë të paqartë nëse ka diçka për të thënë rreth raportit me Elijonën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Klodi “injoron” komentet për Elijonën, fansat kanë porosi për të! (Foto) appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    Në një postim në platformën X, Hoxha ka kritikuar retorikën kërcënuese, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund t’u japin zemër personave të gatshëm t’i shndërrojnë fjalët në veprime.

    Ai ka përmendur edhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se llogaridhënia e plotë për atë ngjarje ende mungon.

    Hoxha ka thënë se bashkëpunimi i qëndrueshëm rajonal nuk mund të ndërtohet përderisa mohohen realitetet, vihet në pikëpyetje legjitimiteti i fqinjëve ose përdoret retorika kërcënuese për përfitime politike.

    Sipas tij, rruga përpara për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe përpjekje të sinqerta për pajtim.

    “Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. Ajo është një shtet sovran dhe demokratik, pjesë e barabartë e rajonit tonë dhe një vend që po e konsolidon vazhdimisht vendin e vet në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxha.

    Ai ka theksuar se Kosova është shtëpi për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe se e ardhmja e saj duhet të jetë e orientuar drejt paqes, sigurisë, gjithëpërfshirjes dhe integrimit evropian.

    Në fund, Hoxha ka ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, duke e cilësuar atë si përkushtim ndaj lidhjeve mes dy vendeve dhe si investim strategjik në të ardhmen e përbashkët evropiane, paqen dhe sigurinë e rajonit.

    Burimi: RTKLive

  • Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

    Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

    Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

    Profesori Valon Murtezaj tha se në samitin evropian të 15 dhe 16 tetorit, Bashkimi Evropian do të diskutojë tema të mëdha që i përkasin orientimit të BE-së për 7-8 vitet e ardhshme.

    Murtezaj, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se në samitin evropian do të diskutohet korniza evropiane, invazioni rus në Ukrainë, migracioni dhe zgjerimi. Ai tha se në kuadër të procesit të zgjerimit do duhej të vlerësohej edhe pozita e Kosovës si një vend kandidat për integrim evropian.

    “Temat janë të mëdha, duke filluar nga ajo korniza financiare për 7-8 vitet e ardhshme dhe bazuar në këtë aty mund të vërehen edhe orientimet, por gjithashtu edhe Ukraina, invazioni rus në Ukrainë dhe po ashtu tri tema të tjera të rëndësishme: migracioni dhe zgjerimi. Dhe në këtë kuadër të zgjerimit, ndoshta pikërisht aty do të duhej që të shihej edhe pozita apo vlerësimi i Kosovës si një vend kandidat së paku sa më shpejt për integrim evropian”.

    Murtezaj tha se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, por tha se ë vitet e fundit me jostabilitet politik mund të përdoren si argument nga anëtarët e Bashkimit Evropian për të hezituar rreth çështjes së Kosovës.

    “Do të doja që të theksoja se Kosova, jo nesër, por sot e meriton që të jetë vend kandidat për Bashkimin Evropian. Pra nuk ka asnjë arsye Evropa që ta vonojë këtë proces… Vitet e fundit, paqartësitë, jostabiliteti institucional, zgjedhjet e shpeshta, ajo që e tha edhe Von der Leyen sa ishte në Kosovë, që tha zgjedhjet mbahen një herë në katër vjet në demokraci zakonisht. Pra janë argumente të cilat dhe fakte që mund të përdoren nga hezituesit brenda për brenda Bashkimit Evropian në raport me Kosovën. Dhe në këtë kuadër, ne nuk do t’i marrim asnjëherë të mirëqena apo të mirëqenë faktin se rruga e Kosovës për integrim evropian është e lehtë dhe e shtruar”.

  • Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë rreth 4 vjeç në Ferizaj, kërkohen familjarët e tij

    Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë rreth 4 vjeç në Ferizaj, kërkohen familjarët e tij

    Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë rreth 4 vjeç në Ferizaj, kërkohen familjarët e tij

    Një fëmijë i moshës rreth 3–4 vjeç është gjetur i vetëm në një rrugë të qytetit të Ferizajt, ndërsa po kërkohen prindërit apo familjarët e tij.

    Sipas një njoftimi të publikuar nga faqja lokale “InfoFerizaj”, fëmija është gjetur në rrugën “Brigada 161”, në afërsi të pikës së karburanteve HIB Petrol.

    Në njoftim thuhet se fëmija aktualisht ndodhet në Stacionin Policor në Ferizaj.

    Familjarëve u është bërë thirrje që të kontaktojnë sa më shpejt Policinë e Kosovës dhe të paraqiten në stacionin policor për identifikimin e fëmijës.

    Ende nuk dihen rrethanat se si fëmija ka mbetur i vetëm në rrugë dhe as nëse familjarët e tij janë identifikuar ndërkohë.

    Kushdo që ka informacione për familjen e fëmijës, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë rreth 4 vjeç në Ferizaj, kërkohen familjarët e tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiu vështirëson qarkullimin, krijohen kolona në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

    Shiu vështirëson qarkullimin, krijohen kolona në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

    Shiu vështirëson qarkullimin, krijohen kolona në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë, ku janë krijuar kolona automjetesh.

    Trafiku po zhvillohet me ngadalësime, duke e vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.

    Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën e nevojshme mes automjeteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiu vështirëson qarkullimin, krijohen kolona në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pritet suspendimi i 6 policëve për përdorim të forcës së tepruar ndaj dy të rinjve në Shkup

    Pritet suspendimi i 6 policëve për përdorim të forcës së tepruar ndaj dy të rinjve në Shkup

    Pritet suspendimi i 6 policëve për përdorim të forcës së tepruar ndaj dy të rinjve në Shkup

    Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar shkelje të rënda të autorizimeve policore dhe përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit, një incident që ndodhi më 7 tetor 2026.

    Bazuar në xhirimet e siguruara me video dhe dëshmitë e dëshmitarëve pamorë, MPB-ja tha se tashmë ka iniciuar procedurë për suspendim dhe largim nga vendi i punës për 6 zyrtarë policorë, ndërsa rasti paralelisht po merr edhe epilog penal-juridik përmes prokurorive kompetente.

    “Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe veprime për ngjarjen e ndodhur më 07.10.2026 për përdorim të tepruar të forcës fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e zyrtarëve policorë”.

    “Nga kontrollet e kryera, xhirimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e marra nga personat dëshmitarë të ngjarjes, janë konfirmuar një varg parregullsish gjatë veprimit të zyrtarëve policorë, për çka nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të iniciohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës – suspendim”, citojnë mediat në RMV të jetë thënë në komunikatën e MPB-së.

    Lidhur me denoncimet për ngjarjet penale-juridike të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, MPB-ja maqedonase tha se nga ana e prokurorive kompetente po lëshohen urdhëresa për ekspertizë sipas të cilave po veprohet.

    Ndërkaq, pas dokumentimit të të gjithë materialit dëshmues, do të dorëzohen parashtresat përkatëse. /Klankosova.tv

  • Zelensky konfirmon mbështetjen për armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi

    Zelensky konfirmon mbështetjen për armëpushimin energjetik të propozuar nga Trumpi

     Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina e mbështet armëpushimin energjetik të njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke theksuar se pret që edhe Rusia ta mbështesë atë.

    “Ukraina e mbështet armëpushimin dhe është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë atë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

    Ai tha se Ukraina është në pritje të hollësive nga pala amerikane.

    “Nga ana jonë, Ukraina i mbështet gjithmonë plotësisht hapat drejt uljes së tensioneve, mbrojtjes së jetëve dhe vendimeve të nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme”, shkroi ai.

    Konfirmimi i Zelenskyt vjen pasi, pak më herët, ai i kishte thënë mediumit amerikan Axios se njoftimi për marrëveshjen ishte “lajm për mua”.

    Në postimin e tij, presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se kishte biseduar për armëpushimin e pjesshëm me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Burimi: Dukagjini