Blog

  • Sulmi në aeroportin e Riadit, tjetër përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon të tensionuar

    Sulmi në aeroportin e Riadit, tjetër përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon të tensionuar

    Sulmi i së shtunës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad përbën një tjetër moment të rrezikshëm në një rajon tashmë të përfshirë nga tensionet dhe konfliktet.

    Sipas analizës së BBC-së, Arabia Saudite nuk ishte e përgatitur për një zhvillim të tillë. Javët e fundit, rebelët Huthë të Jemenit kanë shtuar sulmet në territorin saudit, ndërsa ditët e fundit kanë goditur infrastrukturën kritike të vendit, përfshirë aeroportin kryesor të kryeqytetit, duke depërtuar, siç duket, pa vështirësi të mëdha në mbrojtjen ajrore saudite.

    Edhe pse dëmet fizike mund të riparohen shpejt, sulmet po dëmtojnë reputacionin e Arabisë Saudite si një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm në rajon.

    Përveç sulmeve ndaj aeroportit, Huthët janë përpjekur të marrin kontrollin e pozicioneve me rëndësi strategjike përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe pranë Ngushticës së Bab el-Mandebit. Kjo rrit rrezikun për lundrimin e sigurt në këtë korridor të rëndësishëm detar. Megjithatë, qeveria e Jemenit ka deklaruar se e ka vënë ngushticën nën kontroll.

    Lufta civile në Jemen, mes qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe të mbështetur nga Arabia Saudite dhe rebelëve Huthë, të mbështetur nga Irani, vazhdon prej më shumë se një dekade. Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe e ka zhytur vendin në një nga krizat më të rënda humanitare në botë.

    Përshkallëzimi i fundit duhet parë në kontekstin më të gjerë të tensioneve mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Sipas BBC-së, Mbretëria Saudite nuk është përballur me një kërcënim kaq serioz që nga kryengritja e Al-Kaedës në mesin e viteve 2000.

    Qeveria saudite arriti ta përballonte atë kërcënim përmes një fushate që synonte fitimin e mbështetjes së popullsisë. Më pas, vendi i përballoi edhe kryengritjet e Pranverës Arabe, të cilat çuan në largimin e udhëheqësve në Tunizi, Libi, Egjipt dhe Jemen.

    Arabia Saudite reagoi gjithashtu ndaj një sulmi me raketë balistike iraniane në Riad në muajin mars, megjithëse me pakënaqësi.

    Megjithatë, situata aktuale është ndryshe. Arabia Saudite zotëron një nga forcat ajrore më të fuqishme në Lindjen e Mesme dhe ka kryer sulme të rënda ajrore ndaj pozicioneve të Huthëve. Pavarësisht kësaj, forcat kundërshtare kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të Jemenit, veçanërisht në veri dhe perëndim të vendit.

    Huthët, nga ana tjetër, po godasin pika të ndjeshme të ekonomisë saudite. Si pjesë e të ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, ata përbëjnë një partner strategjik të rëndësishëm për Iranin. Nga Xhizani, në bregdetin e Detit të Kuq, deri te kompleksi petrokimik në Khurais, rebelët po përdorin dronë sulmues dhe raketa me saktësi të lartë.

    Rëndësia e rrugës detare të Detit të Kuq është rritur edhe më shumë, pasi Ngushtica e Hormuzit, në anën tjetër të Gjirit, ende nuk është rihapur plotësisht, për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes tyre.

    Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë një tjetër mënyrë përmes së cilës Huthët po përpiqen të ushtrojnë presion. Këto sulme shkaktojnë dëme në ekonominë globale dhe përbëjnë një mjet presioni për Teheranin.

    Në fillim të shtatorit, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhynin drejtpërdrejt në konfliktin në Jemen, por mund t’u ofronin sauditëve mbështetje me informacione të inteligjencës. Më vonë, Uashingtoni konfirmoi se po ofronte këtë mbështetje dhe se kishte dërguar ekspertë ushtarakë në Arabinë Saudite.

    Megjithatë, situata mund të ketë marrë një drejtim të ri pas sulmit të fundit në Riad, ku mbeti i vrarë edhe një shtetas amerikan.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi sulmin e së shtunës si “të tmerrshëm” dhe la të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në mbështetje të Arabisë Saudite.

    “Ne sapo morëm vesh për sulmin e fundit, prandaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve.

    Megjithatë, sipas analizës së BBC-së, një ndërhyrje e tillë duket pak e mundshme, të paktën para zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në SHBA, që mbahen muajin e ardhshëm.

    Gjatë fushatës për rizgjedhjen në vitin 2024, Trump premtoi se do t’i jepte fund përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftërat në mbarë botën. Megjithatë, aktualisht SHBA-ja është e përfshirë në tri konflikte të pazgjidhura në Lindjen e Mesme: në Gaza, Liban dhe Iran.

    Përfshirja në një konflikt tjetër, këtë herë në Jemen, mund të shkaktojë pakënaqësi te votuesit amerikanë, vlerëson BBC-ja.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren

    Policia e Kosovës ka identifikuar në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.

    Sipas raportit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

    Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Prizren.

    Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme lidhur me rastin.

    Pas përfundimit të procedurave, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.

  • Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran

    Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla, të vrarë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ceremonia e varrimit është mbajtur në Pozheran të Vitisë.

    Për vrasjen e tyre dyshohet Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes. Ai dyshohet se, përveç vrasjes së dyfishtë, ka plagosur rëndë edhe një person tjetër, i cili po trajtohet në Intensivën e QKUK-së.

    Sipas raportimeve, pas ngjarjes i dyshuari është vetëdorëzuar në polici. Prokuroria Themelore në Gjilan po heton rrethanat e rastit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lamtumira e fundit për motër e vëlla – Egzon dhe Nafije Bugujevci varrosen në Pozheran appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ministrja gjermane akuzon Trumpin për falimentim moral ndaj Ukrainës

    Ministrja gjermane akuzon Trumpin për falimentim moral ndaj Ukrainës

    “Për disa litra naftë diezel. Çfarë falimentimi moral”, shkroi Prien të shtunën në mbrëmje në platformën X, duke komentuar një artikull në mediat gjermane lidhur me deklaratat e Trumpit.

    Më herët, presidenti amerikan pretendoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte zgjedhur të mos i jepte fund luftës në Ukrainë, pavarësisht se kishte pasur disa mundësi për ta bërë këtë.

    Ai përfundoi duke thënë se “mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”.

    Trump akuzoi Zelenskyn se po kontribuon në mungesën e naftës diezel përmes sulmeve ndaj sektorit energjetik rus.

    Më parë, Zelensky kritikoi ashpër një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë për heqjen e sanksioneve ndaj shitjes së naftës dizel ruse, duke i lejuar Moskës ta furnizojë tregun global me këtë produkt, me synimin për të ulur çmimet e larta të karburanteve.

    “Lejimi i Rusisë për të shitur produkte nafte është një investim në luftë, e cila duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, argumentoi presidenti ukrainas.

    Rusia pushtoi vendin fqinj më shumë se katër vjet e gjysmë më parë, ndërsa udhëheqësi i saj, Vladimir Putin, ka refuzuar vazhdimisht propozimet për një armëpushim të pakushtëzuar.

    Edhe nismat diplomatike të mëvonshme kanë dështuar.

    Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë

    Zelensky: Ukraina gati të ndërpresë sulmet, nëse Moska bën të njëjtën gjë

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.

    “Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

    Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.

    Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.

    Propozimi i Kievit për ndërprerjen e sulmeve ndaj rafinerive ruse lidhet kështu me kushtin që Rusia të ndalojë goditjet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

    Burimi: RTKLive

  • Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

    Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

    Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në debatin publik për luftën e UÇK-së.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një akuzë të rëndë ndaj ish-udhëheqësit të kësaj ushtrie, ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Geci ka akuzuar të njëjtin për 245 vrasje të shqiptarëve.  

    “Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në! Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta… Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin”, shkroi mes tjerash deputeti i LVV-së.

    Tutje, ai përmendi edhe çështjen e veteranëve të luftës, një numër të madh të të cilëve ai i quajti të rremë, e të cilët tha se “po e vjedhin shtetin”, “pa qenë kurrë në luftë”.

    “Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë”, shtoi Fatos Geci.

    Në këtë postim, ai tha se komandant i “UÇK-së së vërtetë” ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem ishte Ibrahim Rugova, “në krye më ministrin Ahmet Krasniqin”.

    Deputeti i LVV-së pretendoi se “UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje”. /Klankosova.tv

  • Formacionet zyrtare: Liverpool - Manchester City

    Formacionet zyrtare: Liverpool – Manchester City

    Formacionet zyrtare: Liverpool - Manchester City

    Liverpool dhe Manchester City do të përballen sot në derbin e xhiros së gjashtë të Premierligës.

    “The Reds” presin në Anfield “Citizens” me fillim nga ora 17:30, transmeton klankosova.tv.

    Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.

    Ja 11-shet startuese:

  • Hoti reagon pas linçimit ndaj Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Hoti reagon pas linçimit ndaj Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Hoti reagon pas linçimit ndaj Fidan Jupollit: Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me sulmet linçuese ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se pushteti demokratik duhet t’i përballoj kritikat teksa kujtoi kohën kur ishte kryeministër dhe ishte kritikuar pikërisht me satirë nga Fidan Jupolli.

    Ai tha se ‘fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet’.

    Ja postimi i plotë:

    Gjuha e linçimit ndaj kritikëve, e promovuar me fanatizëm nga Kurti dhe ndjekësit e tij, këto ditë është drejtuar ndaj gazetarit Fidan Jupolli.

    Kur kemi qenë në pushtet, Fidan Jupolli na ka kritikuar dhe ka bërë satirë çdo ditë. Por asnjëherë askujt nga ne as nuk i ka shkuar mendja ta linçojmë atë. Sepse dallimi mes demokracisë dhe mentalitetit autoritar qëndron pikërisht te mënyra se si i trajtojmë ata që nuk pajtohen me ne.

    Pushteti demokratik i përballon kritikat. Gazetarët nuk kanë nevojë për lejen e pushtetit për të folur lirshëm.

    Fjala e lirë mbrohet sidomos atëherë kur nuk na pëlqen ajo që thuhet!

  • I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit

    Iu është dhënë lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia në Livoç të Ulët të Gjilanit që tronditi opinionin publik.

    Dy viktimat, vëlla dhe motër, u vranë nga bashkëshorti i së ndjerës në pasditen e së premtes, transmeton klankosova.tv.

    Ceremonia e varrimit u mbajt sot në fshatin Pozheran të Vitisë.

    Nga kjo tragjedi mbeti i plagosur edhe një person tjetër, familjar i viktimave. /Klankosova.tv

  • Papa Leoni do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

    Papa Leoni do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

    Papa Leoni XIV ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim, pasi gjatë një kontrolli mjekësor iu zbulua një nodul në mushkëri.

    “ Mjekët zbuluan një nodul të vogël në mushkëri, në një fazë të hershme dhe të lokalizuar mirë”, u tha Papa besimtarëve të dielën, gjatë lutjes së tij javore në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

    Ati i Shenjtë, 71 vjeç, tha se ekipi i tij mjekësor vlerëson se ndërhyrja është e nevojshme dhe se ai ka rënë dakord t’i nënshtrohet operacionit. Ai theksoi se noduli është i kufizuar në një zonë të caktuar dhe është zbuluar në fazë të hershme.

    Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit (Angelus), Papa falënderoi të gjithë për afërsinë shpirtërore dhe tha se ia beson veten lutjeve të tyre.

    Zëdhënësi i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, bëri të ditur se operacioni është planifikuar për ditët e para të javës së ardhshme. Sipas tij, Papa pritet të ketë nevojë për rreth një javë për t’u rikuperuar.

    Sipas portalit zyrtar Vatican News, ndërhyrja do të kryhet në spitalin Gemelli në Romë. Në këtë spital ndodhet një suitë e posaçme papnore, e cila u krijua pas atentatit ndaj Papa Gjon Palit II në maj të vitit 1981 dhe vazhdon të përdoret edhe sot.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehu solidaritetin e saj personal me Papën përmes një postimi në platformën X, ndërsa ai përgatitet për ndërhyrjen mjekësore. Edhe presidenti italian, Sergio Mattarella, i uroi shërim të qetë dhe rikthim të shpejtë e të plotë të shëndetit.

    Urime për shërim të shpejtë i përcolli edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

    Papa Leoni XIV, emri i lindjes i të cilit është Robert Francis Prevost, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 2025, pas vdekjes së Papa Françeskut. Ai është papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike dhe i pari me origjinë amerikane.

    I shuguruar prift në vitin 1982, ai kaloi shumë vite si misionar në Peru, ku u angazhua në punën me komunitetet e margjinalizuara.

    Gjatë shërbesës së së dielës, Papa konfirmoi se vizita e planifikuar në Uruguai, Argjentinë dhe Peru në muajin nëntor do të vazhdojë sipas planit.

    Kryepeshkopi i Montevideos, Daniel Sturla, tha se përgatitjet për vizitën do të vazhdojnë me “entuziazëm edhe më të madh”, ndërsa u bëri thirrje besimtarëve të luten për shërimin e Papës.

    Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë së Madhe (NHS), noduli në mushkëri është një masë e vogël indi, e cila zakonisht zbulohet gjatë një radiografie ose skanimi CT të kraharorit. Shumica e nodujve nuk shkaktojnë simptoma.

    Burimi: Dukagjini