Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

Written by

in

Skandaloze: Deputeti i LVV-së, Geci akuzon Thaçin për qindra vrasje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në debatin publik për luftën e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë një akuzë të rëndë ndaj ish-udhëheqësit të kësaj ushtrie, ish-presidentit Hashim Thaçi.

Geci ka akuzuar të njëjtin për 245 vrasje të shqiptarëve.  

“Paramendoni, tuli ajrokremi u bë me folë për UÇK-në! Gjyshja ime, në luftë i ka ushqyer me bukë ushtarët e UÇK-së, sot, në moshën 93-vjeçare, më tha: “Djali jem, ma kanë gërditë UÇK-në duke e përmendur këta… Paramendoni thonë me mburrje se, nëse nuk je me atë që vrau Behajdin Allaqin dhe 244 atdhetarë të tjerë shqiptarë, atëherë je me Milloshin”, shkroi mes tjerash deputeti i LVV-së.

Tutje, ai përmendi edhe çështjen e veteranëve të luftës, një numër të madh të të cilëve ai i quajti të rremë, e të cilët tha se “po e vjedhin shtetin”, “pa qenë kurrë në luftë”.

“Të tillë si këta ajrokrema, mendojnë edhe 44 mijë veteranë të rremë, të cilët, e vjedhin shtetin tonë më rreth 100 milionë euro në vit, nga taksat tona, pa qenë kurrë në luftë”, shtoi Fatos Geci.

Në këtë postim, ai tha se komandant i “UÇK-së së vërtetë” ishte Adem Jashari, ndërsa komandanti suprem ishte Ibrahim Rugova, “në krye më ministrin Ahmet Krasniqin”.

Deputeti i LVV-së pretendoi se “UÇK-ja sot po pastrohet nga ata që u përpoqën ta uzurponin emblemën e saj dje”. /Klankosova.tv