Blog

  • Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

    Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

    Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit

    Apple pritet të prezantojë MacBook-un e shumëpërfolur me ekran me prekje më 27 tetor, së bashku me disa produkte të reja, sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman.

    Sipas raportimeve, kompania amerikane po planifikon dy prezantime të veçanta gjatë këtij muaji. Apple tashmë ka konfirmuar ngjarjen e parë, e cila pritet të mbahet më 13 tetor, ndërsa prezantimi i dytë mund të zhvillohet më 27 tetor ose afër kësaj date.

    Përveç MacBook-ut me ekran me prekje, Apple pritet të prezantojë edhe një iPad mini me ekran OLED, si dhe modele të reja 14-inç të MacBook Pro dhe iMac, të pajisura me çipin M6.

    Ndërkohë, në ngjarjen e 13 tetorit pritet të prezantohen një HomePod i ri me ekran, një version i përditësuar i HomePod mini dhe një Apple TV i ri.

    Kompania thuhet se po përgatit gjithashtu prezantimin e disa pajisjeve për shtëpi inteligjente nga LG dhe Schneider Electric.

    Megjithatë, datat dhe produktet e përmendura, përveç ngjarjes së konfirmuar nga Apple, mbeten raportime që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Apple përgatit MacBook-un me ekran me prekje, zbulohet data e mundshme e prezantimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë

    Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë

    Aktakuzë ndaj shtetasit maqedonas për transportimin e mbi 6 kg marihuanë

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili që nga 30 janari 2026 ndodhet në paraburgim. Ai akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes në fshatin Doganaj, i pandehuri E.A. ka transportuar pa autorizim substanca narkotike.

    Sipas Prokurorisë, duke vepruar sipas udhëzimeve të të pandehurve M.Q. dhe A.R., E.A. kishte shkuar me veturën e tij “VW Passat”, me ngjyrë të zezë, në hyrje të Podujevës, ku ishte ndalur te pompa e derivateve “Hib Petrol” dhe kishte kontaktuar me telefon A.R.

    Pas disa minutash, aty kishte arritur një person me veturë, i cili i kishte kërkuar E.A.-së që ta përcillte. Më pas, ata ishin ndalur në parkingun e një marketi, ku kishin mbërritur disa persona me dy vetura të tipit “Mercedes” dhe një kombi “Volkswagen Transporter”.

    Tutje sipas aktakuzës, “të pandehurin nuk e lejojnë të dal nga vetura, e hapin bagazhin e veturës së të pandehurit dhe vendosin një  çantë dhe një qese të najlonit,  të njëjtin e përcjellin deri në kyçje të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit, më të arritur në dalje të autostradës në fshatin Doganaj, ndalet nga Policia dhe  gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur një çantë dhe një qese najloni, ku në të kishte substancë narkotike të llojit mariuhanë e ndarë në 20 paketime në peshë të përgjithshme 6121.08 gram,  me ç’ rast  sekuestrohet nga policia, –me çka ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë./Klankosova.tv

  • Kosovarët problematikë në Zvicër, shteti i dëbon 50 prej tyre (VIDEO)

    Kosovarët problematikë në Zvicër, shteti i dëbon 50 prej tyre (VIDEO)

    Kosovarët problematikë në Zvicër, shteti i dëbon 50 prej tyre (VIDEO)

    50 shtetas të Kosovës, raportohet se janë dëbuar nga Zvicra.

    Aktivistja Besa Mahmuti, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se kjo çështje nuk është tematizuar në mediat zvicerane, transmeton Klankosova.tv.

    “Duhet me cek patjetër që dëbime të këtij lloji bëhen në raste kur personat kryejnë vrasje, përdhunime seksuale, mashtrojnë me ndihmat sociale”, tha Mahmuti.

    Ndërsa sipas saj, 200 shtetas të Shqipërisë u dëbuan nga shteti zviceran.

    “E ato dëbime kanë pasur arsye turizmin kriminal”, tha ajo.

  • Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt

    Lajm i keq për Barçën, Raphinha mungon ndaj Getafes dhe Galatasarayt

    Sulmuesi brazilian u zëvendësua në pushimin mes pjesëve gjatë fitores 4:2 të Brazilit ndaj Australisë, në një ndeshje miqësore të zhvilluar më 29 shtator. Gjendja e tij fizike ngriti shqetësime, ndërsa ekzaminimet thuhet se kanë zbuluar edemë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

    Megjithatë, Flick ka sqaruar se bëhet fjalë për një situatë që kërkon kujdes, në mënyrë që lojtari të mos pësojë ndonjë dëmtim më serioz.

    “Raphinha nuk ka ndonjë dëmtim, por duhet të jemi të kujdesshëm, sepse sezonin e kaluar ai pati tri lëndime. Duhet të kujdesemi për të”, ka deklaruar Flick.

    Trajneri gjerman ka bërë të ditur se braziliani do të mungojë në ndeshjen ndaj Getafes, si dhe në përballjen e radhës kundër Galatasarayt.

    Mungesa e Raphinhas mund t’i krijojë hapësirë Gabriel Jesusit për të luajtur nga minuta e parë në repartin ofensiv, përkrah Lamine Yamalit dhe Anthony Gordonit. Jesus ka realizuar dy gola në vetëm 41 minuta lojë, në katër paraqitjet e tij me Barcelonën.

    Raphinha ka qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës katalanase këtë sezon. Ai ka shënuar 12 gola në La Liga dhe 14 në tetë ndeshje në të gjitha garat, duke qenë golashënuesi më i mirë i Barcelonës deri më tani, pesë gola përpara Yamalit.

    Përveç brazilianit, Flick nuk mund të llogarisë as në Frenkie de Jongun, i cili ka probleme me gjurin, Roony Bardghjin, po ashtu me lëndim në gju, dhe Andreas Christensenin, që vuan nga një problem muskulor në kofshë.

    Barcelona kryeson La Ligën pas një fillimi të përkryer të sezonit dhe do të synojë ta ruajë ritmin pozitiv edhe në mungesë të njërit prej lojtarëve kryesorë të saj.

    Burimi: RTKLive

  • Deklaratat e Trump për Iranin ulin çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare

    Deklaratat e Trump për Iranin ulin çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare

    Deklaratat e Trump për Iranin ulin çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare

    Çmimi i naftës Brent ka rënë drejt 103 dollarëve për fuçi të premten, duke zbutur fitimet e një dite më parë, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në bisedime produktive me Iranin.

    Trump ka deklaruar në rrjetet sociale se SHBA-ja do të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit deri pas zgjedhjeve afatmesme. Ai ka pretenduar gjithashtu se sasi rekord të naftës bruto po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, ka theksuar se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet plotësisht në fuqi.

    Ndërkohë, raportime të mëvonshme kanë bërë të ditur se SHBA-ja kishte përgatitur plane për sulme treditore ndaj Iranit, me objektiva që përfshijnë rezervat e dronëve dhe raketave, infrastrukturën energjetike dhe lokacione të tjera.

    Të enjten, çmimi i naftës Brent u rrit deri në 5.7 për qind, pasi Teherani intensifikoi sulmet ndaj cisternave që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit. Sipas raportimeve, gjatë javës së fundit janë shënjestruar nëntë anije.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Çdo përshkallëzim i konfliktit në këtë zonë mund të ndikojë në furnizimin me energji dhe të rrisë pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deklaratat e Trump për Iranin ulin çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prokurori Kodraliu: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s

    Prokurori Kodraliu: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s

    Gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh në favor të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), ka nisur nga e para. Të dy të akuzuarit janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

    Në fjalën hyrëse, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se provat që do të administrohen gjatë procesit gjyqësor do të dëshmojnë, sipas Prokurorisë, se të akuzuarit kanë mbledhur dhe dërguar informacione për BIA-n, duke rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

    Sipas aktakuzës, Bedri Shabani akuzohet se, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve me Sërgjan Rosiqin, ka mbledhur dhe dërguar informacione, dokumente dhe libra që lidhen me ngjarjet e luftës së Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Prokuroria ka thënë se në mesin e provave janë më shumë se 30 raporte policore, raporte të Agjencisë së Forenzikës së Kosovës, konfirmime zyrtare nga AKI-ja, si dhe dokumente dhe fotografi të gjetura në posedim të Shabanit.

    “Do të vërtetohet në tërësi nga provat që do të administrohen para jush, janë më shumë se 30 raporte policore, me prova konkrete në të, raporti nga Agjencia Forenzike e Kosovës, konfirmimet zyrtare nga AKI dhe burimet e qasshme…. Raportet për hyrje daljet për Serbi dhe kthimi në të njëjtën ditë në Kosovë, dokumentacione dhe foto albume, që përmbajnë foto të luftës së Kosovës, diagrame, fotografi të përgatitura, e në veçanti provat materiale të cilat janë gjetur në posedim tek i pandehuri Bedri Shabani, do të vërtetohet se i njëjti që spitalin e Mollopolcit, ta ndërlidhë me shtëpinë e ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë, në Shqipëri. Gjatë administrimit të provave, do të vërtetohet që i pandehuri Bedri Shabani nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij 05.06.2024, e ka ndihmuar BIA-në përmes Sërgjan Rosiqit, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe librave që kanë të bëjnë më ngjarjet të UÇK-së. Këto veprime i ka ndërmarrë përmes komunikimit telefonik dhe takimeve fizike me Sërgjan Rosiqin”, ka deklaruar Kodraliu.

    Të dy të akuzuarit ngarkohen për spiunazh, ndërsa Muharrem Qerimi akuzohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, vepër për të cilën më herët e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e kishte ngritur aktakuzën më 19 shkurt 2025. Sipas saj, informacionet e pretenduara përfshinin të dhëna për UÇK-në, Policinë e Kosovës, AKI-në, Inspektoratin Policor dhe ngjarje specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

    Në seancat e mëparshme, përfshirë ato të 28 dhe 29 janarit 2026 dhe 30 prillit, gjykimi ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.

    Burimi: Dukagjini

  • Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

    Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

    Te shefi i rrjetit rus “Rybar” u gjetën dronë dhe pajisje digjitale të sofistikuara

    Pajisje digjitale të sofistikuara, dronë, pajisje elektronike dhe telefona janë gjetur te shefi i rrjetit rus informativ “Rybar”, Mikhail Zvinchuk, dhe personat e ndaluar bashkë me të gjatë aksionit të mëngjesit të sotëm në zonën e Gjirit të Kotorrit në Mal të Zi, mëson media lokale “Vijesti” nga sektori i sigurisë.

    Ndaj personave të ndaluar është duke u zhvilluar procedura hetimore, ndërsa aksioni i gjerë në zonën e Gjirit të Kotorrit po kryhet nga zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), transmeton Klankosova.tv.

    Përveç Zvinchukut, janë ndaluar edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valeriia Vladimirovna Zvinchuk, si dhe tre persona të tjerë.

    Sipas informacioneve të “Vijesti”, policia dhe ANB-ja, në kuadër të kompetencave të tyre, do të ndërmarrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

    “Vijesti” raportoi mëngjesin e sotëm se aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për veprimtari hibride të rrjetit “Rybar”, të cilin autoritetet britanike dhe amerikane e lidhin me propagandën e Kremlinit dhe operacionet e ndikimit të huaj informativ.

    Sipas të njëjtave informacione, shërbimet malazeze kishin paralajmërim për ardhjen e anëtarëve të këtij rrjeti, ndërsa qëndrimi i tyre ishte përcjellë prej disa ditësh.

    Siç është shpjeguar, qëllimi i ardhjes së tyre ishte xhirimi i materialeve dokumentare në video lidhur me harmonizimin e paralajmëruar të politikës së vizave të Malit të Zi me standardet e Bashkimit Evropian.

    Burime të “Vijesti” nga sektori i sigurisë kanë deklaruar se përmbajtja e planifikuar synonte t’i paraqiste integrimet evropiane si një proces të imponuar politikisht, me pasoja negative për turizmin, stabilitetin ekonomik dhe interesat kombëtare të Malit të Zi. /Klankosova.tv

  • Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit

    Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit

    Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se emailet me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombave në disa institucione nuk paraqesin rrezik, bazuar në vlerësimin e kryer nga autoritetet.

    Përmes një njoftimi në Facebook, AKSK ka bërë të ditur se situata është nën kontroll dhe se nuk ka arsye për shqetësim.

    Sipas autoritetit, emailet janë pjesë e një fushate të koordinuar, që synon përhapjen e dezinformimit.

    AKSK ka bërë thirrje që informacionet e tilla të trajtohen me kujdes dhe që qytetarët të mbështeten në njoftimet zyrtare të institucioneve përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Emailet kërcënuese për bomba, AKSK: Synojnë përhapjen e dezinformimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë

    Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë

    Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë

    Një lajm interesant na vjen nga shoubizi shqiptar.

    Kristi Pinderi dhe partneri i tij, Katheryn Smith, çift homoseksual, po bëhen prindër për herë të parë

    Në emisionin “Kosova Today”, Linda Pano tha se një fëmijë duhet të rritet me baba dhe nënë.

    Ndërsa sipas Vasilika Zotaj, tha se nuk ekziston e drejta që një fëmije t’i jepet jetë pa një nënë apo pa baba.

    “Atë e ka dhënë natyra”, u shpreh ajo

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Një çift homoseksual shqiptar po bëhet me fëmijë  appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

    Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

    Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në

    Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan nga New Yorku, Gregory Meeks, ku është diskutuar për Kosovën, Shqipërinë, Luginën e Preshevës dhe politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

    Sipas njoftimit të publikuar nga AARC në Facebook, gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e forcimit të angazhimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

    Meeks, i cili është anëtar i lartë i pakicës në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka riafirmuar mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

    Sa i përket Kosovës, kongresmeni ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe ka shprehur mbështetjen për integrimin e saj në institucionet euroatlantike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kongresmeni Meeks: Është me rëndësi që Kosova ta ruajë marrëdhënien e fortë me SHBA-në appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali