Blog

  • Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

    Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes LVV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentes shënon një zhvillim të rëndësishëm në politikën e Kosovës.

    Duke folur në Debat Plus, Abrashi tha se për herë të parë Kosova ka arritur ta zgjidhë çështjen e presidentit pa ndërhyrje apo presione nga faktori ndërkombëtar.

    Sipas tij, për një kohë të gjatë Kosova ka qenë e varur nga ndërmjetësimi ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave politike.

    Abrashi e cilësoi si pozitive edhe marrëveshjen mes LVV-së dhe PDK-së, dy subjekteve që i konsideroi “shumë antagoniste”.

    “Po harrojmë që Kosova, në kuptimin e zgjidhjes së krizave deri tash ka qenë në një inkubator të ndërkombëtarëve. Është hera e parë që kemi zgjedh president pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Pa presione ndërkombëtare, pa kushtëzime ndërkombëtare, pa zarfe. Është hera e parë që klasa politike është lënë, mos me thënë është braktisë prej ndërkombëtarëve. Dy forca shumë antagoniste siç LVV dhe PDK kanë arrit me u marrë vesh. Kjo është pozitive. Bile bile jo në mënyrë konfidenciale, por në konferencë për media, në mënyrë të hapur, para krejt popullit të Kosovës. Kjo është shenjë e pjekurisë”, ka deklaruar Abrashi.

    Burimi: Dukagjini

  • Mickoski: Ende jetohet vështirë, por kemi rezultate dhe luftojmë për kushte më të mira

    Mickoski: Ende jetohet vështirë, por kemi rezultate dhe luftojmë për kushte më të mira

    Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për televizionin Alsat, duke folur për ekonominë, theksoi se, edhe pse ende jetohet vështirë, Qeveria lufton për përmirësimin e jetesës, për kushte më të mira dhe ka rezultate.

    “Ajo që thashë unë dhe kjo është thënë në mënyrë precize dhe qartë, se, kur merret parasysh rritja vjetore e prodhimit bruto të brendshëm në një tremujor të caktuar të vitit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak, duke qenë i vetëdijshëm se do të jem nën kritika të vazhdueshme, por ne tashmë tetë-nëntë tremujorë ndodhemi në gjysmën e sipërme të vendeve evropiane, ndërsa konkretisht në tremujorin e fundit, atë të dytin e vitit 2026, jemi ndër pesë vendet e para në Evropë për sa i përket rritjes së ekonomisë sonë në atë tremujor, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak“, theksoi Kryeministri Mickoski.

    Ai sqaroi se, edhe pse ende jetohet vështirë, duhet të merret parasysh edhe situata aktuale në botë, por edhe ajo në rajon edhe pse kjo nuk është justifikim, Maqedonia e Veriut ka siguruar një situatë ku ka rritje prej 4,3% të PBB-së, ndërsa edhe në tremujorin e tretë, gjatë muajve korrik dhe gusht, eksporti rritet më shpejt se importi.

    “Në pjesën e inflacionit, nëse e merrni mesataren në tremujorin e tretë, pra në muajt korrik, gusht dhe shtator edhe këtu jeni 25% më poshtë se mesatarja e së njëjtës periudhë në Evropë, do të pajtoheni se ky është njëfarë suksesi në këto rrethana“, theksoi kryeministri Mickoski.

  • Ligji për Specialen, Limaj: Jemi futur në betejë juridike, s’ka kush e ndal me ecë përpara (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Limaj: Jemi futur në betejë juridike, s’ka kush e ndal me ecë përpara (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Limaj: Jemi futur në betejë juridike, s’ka kush e ndal me ecë përpara (VIDEO)

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat u miratuan më 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës.

    Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Limaj tha se me miratimin e ndryshimeve Kosova është futur në një betejë juridike, njofton Klankosova.tv

    “Ne jemi futur në një betejë juridike. Apeli im dhe ftesa ime është për ata që kanë iniciuar dhe që kanë votuar, mos me thënë është ligji yt apo i tij, por ligji i shtetit të Kosovës, ligj sovran, ligj shtetëror, të përgatiten edhe për betejë juridike, politike, nëse ka kontestime në këtë rrugë”, tha Limaj.

    Ai u shpreh mes tjerash se nuk mund të ndalet vullneti i shprehur nga Kuvendi i Kosovës përmes miratimit të ligjit.

    “S’ka kush që e ndal këtë ligj me ecë përpara, ta prekë dikund. Kush mund ta ndalë Parlamentin e Kosovës me i bërë veprime të tjera?”, tha ai.

    Limaj shtoi se për të, rëndësi ka vullneti politik i shprehur nga deputetët e Kuvendit.

    “A po doni ju me thënë që tre njerëz janë gjykatë më i madh se shteti i Kosovës? Për mua ka pasur rëndësi vullneti politik. Vullneti politik është shprehur në Parlamentin e Kosovës”, deklaroi ai.

    Kreu i Nismës tha se tani duhet të shihet se si institucionet e Kosovës do ta zbatojnë ligjin dhe nëse do të ketë kontestime para Gjykatës Kushtetuese.

    “E tani kemi me i pa këta sa kanë me shku me zbatu. Këto tash çka po presim, se edhe ligje të tjera kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese”, tha Limaj.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përcjellin zbatimin e ligjit nga institucionet dhe deputetët.

  • Haaland flet për situatën te City

    Haaland flet për situatën te City

    Haaland flet për situatën te City

    Erling Haaland ka folur për situatën te Manchester City, dhe ka theksuar rëndësinë e unitetit në skuadër.

    “Unë kujdesem shumë për Manchester Cityn”, ka deklaruar sulmuesi norvegjez.

    Haaland tha se ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të ruajë pozitivitetin.

    Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, lojtarët duhet të vazhdojnë të buzëqeshin.

    “Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shikojmë përpara dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh ai.

  • Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

    Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

    Dua Lipa shfaqet më e dashuruar se kurrë me Callum Turner

    Dua Lipa dhe Callum Turner janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në ndeshjen e Yankees.

    Dua Lipa dhe Callum Turner kanë treguar se ende po shijojnë emocionet e muajve të parë të martesës, teksa u shfaqën shumë të afërt gjatë një ndeshjeje të New York Yankees në Yankee Stadium.

    Këngëtarja 31-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar, të cilët u martuan në muajin maj në Marylebone Town Hall në Londër dhe më pas organizuan një festë madhështore disa-ditore në Itali në qershor, u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur gjatë ndeshjes së playoff-it të MLB American League Division Series mes New York Yankees dhe Tampa Bay Rays.

    “Nuk e humbëm kurrë njëri-tjetrin nga sytë”.

    Dua Lipa ka folur së fundmi edhe për dasmën e saj me Turner, duke treguar se të dy kishin bërë përpjekje që, mes gjithë atmosferës dhe të ftuarve, të mos e humbnin njëri-tjetrin nga sytë.

    “Dita e dasmës sonë ishte magjike. Morëm shumë këshilla, por vendosëm të ndiqnim vetëm dy prej tyre: ta përjetonim ditën sikur të ishim vetë të ftuar dhe të vazhdonim ta gjenim njëri-tjetrin në turmë, pa e humbur kurrë kontaktin. Në këtë mënyrë krijuam shumë kujtime së bashku”, ka thënë ajo për “Vogue Italia”.

    Këngëtarja ka treguar gjithashtu se ka arritur të krijojë një ekuilibër mes punës, jetës personale dhe familjes.

    “Jam shumë e mirë në gjetjen e një balance mes punës, hobive dhe familjes. Nuk e kam lënë kurrë mënjanë ambicien time dhe jam me fat që jam me dikë që e do punën po aq sa unë. Ne e kuptojmë dhe e mbështesim njëri-tjetrin”, tha Dua.

     

  • BE-ja shtyn votimin për rregullat e reja për veturat me benzinë dhe naftë

    BE-ja shtyn votimin për rregullat e reja për veturat me benzinë dhe naftë

    Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për një marrëveshje që do ta zbusë më tej ndalimin e shitjes së automjeteve me benzinë dhe naftë nga viti 2035.

    Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP), kërkon ndryshimin e marrëveshjes në mënyrë që emetimet e CO2 nga industria e automjeteve deri në vitin 2035 të ulen me “vetëm” 80 për qind krahasuar me nivelet e vitit 2021.

    Aktualisht, objektivi në fuqi është ulja e emetimeve me 90 për qind. Megjithatë, para dhjetorit të vitit 2025, objektivi ishte 100 për qind, që në praktikë nënkuptonte ndalimin e plotë të shitjes së automjeteve të reja me benzinë ose naftë.

    Tani, sipas raportimit të revistës gjermane “Der Spiegel”, BE-ja ka shtyrë një votim të ri në Komitetin për Transportin.

    Pas arritjes së marrëveshjes në dhjetor të vitit 2025, Komisioni Evropian deklaroi se priste që një pjesë e konsiderueshme e automjeteve të reja deri në vitin 2035 të mund të pajiseshin me motorë me djegie të brendshme.

    Megjithatë, duket se kjo nuk është e mjaftueshme për disa anëtarë të EPP-së. Deputeti i EPP-së, Jens Gieseke, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Transportin, tha për “Der Spiegel” se ata kërkojnë uljen e emetimeve me 80 për qind krahasuar me nivelin e vitit 2021.

    Në praktikë, kjo do të nënkuptonte shumë më tepër automjete me motorë me djegie të brendshme në rrugët evropiane.

    Mbështetësit e këtij propozimi argumentojnë se deri në vitin 2035 do të ekzistojnë lëndë djegëse dhe materiale më miqësore me klimën, të cilat do të krijojnë mundësi dukshëm më të mëdha për përdorimin e motorëve me djegie të brendshme, krahasuar me propozimin e Komisionit Evropian për ulje prej 90 për qind të emetimeve. /Telegrafi/

  • Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian

    Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian

    Travis Barker ka ndarë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të mpirjes së krahut, dorës dhe gishtave.

    Bateristi i Blink-182 publikoi edhe një fotografi nga spitali, ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian.

    50-vjeçari tregoi se shqetësimet kishin nisur pas një koncerti që kishte zhvilluar disa muaj më pare, shkruan DailyMail.

    Pas një testi nervor, mjekët konstatuan se kishte nevojë për një ndërhyrje në tunelin kubital për të rregulluar nervin.

    Barker bëri të ditur se operacioni ishte kryer një ditë më parë dhe se tashmë kishte nisur rikuperimin.

    Ai tha se vendosi ta zgjidhte problemin në mënyrë që të mund të vazhdonte të luante bateri në të njëjtën mënyrë edhe për shumë vite të tjera, duke shtuar se pritet të jetë mirë brenda disa javësh.

    Në fotografitë nga spitali, Barker shihet me uniformë spitali dhe kapelë, ndërsa Kourtney Kardashian qëndron pranë tij.

    Një ditë para ndërhyrjes, ajo kishte publikuar momente nga spitali, ku shihej duke e puthur bashkëshortin para operacionit.

    Pranë Barker ishte edhe vajza e tij 20-vjeçare, Alabama. Në përditësimin e tij, muzikanti e shoqëroi foton me një koment me humor për bashkëshorten, duke vënë në dukje se nuk ishte i sigurt pse ajo dukej kaq e lumtur për situatën. /Telegrafi/

  • Haaland drejt Spanjës? Romano jep sinjalin për të ardhmen e norvegjezit

    Haaland drejt Spanjës? Romano jep sinjalin për të ardhmen e norvegjezit

    Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që do të përfshihet në një lëvizje të bujshme nëse Manchester City përballet me një dënim të rëndë për shkeljet financiare.

    Sulmuesi norvegjez ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer, duke shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e para me Manchester Cityn.

    Megjithatë, situata e krijuar rreth klubit anglez ka rikthyer në vëmendje të ardhmen e tij, me Real Madridin dhe Barcelonën që prej kohësh kanë shfaqur interes për të.

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka folur për mundësinë që Haaland të luajë në Spanjë, duke theksuar se një skenar i tillë nuk duhet përjashtuar.

    “Edhe para vendimit për Manchester Cityn, ajo që vazhdoj të them është se nuk do të më befasonte ta shihja Erling Haaland duke luajtur në Spanjë”.

    “Si Real Madridi, ashtu edhe Barcelona janë përpjekur ta transferojnë Haalandin që kur ai ishte te Borussia Dortmundi. Mundësinë që Haaland të luajë në Spanjë nuk mund ta përjashtoj”, ka deklaruar Romano.

    Megjithatë, italiani ka bërë të qartë se nuk pret një largim të menjëhershëm të norvegjezit nga Manchester City. Sipas tij, aktualisht nuk ka pasur kontakte apo negociata për një transferim të mundshëm.

    “Sa i përket telefonatave, bisedave apo negociatave, asgjë nuk ka ndodhur ditët e fundit dhe asgjë nuk do të ndodhë në ditët e ardhshme. Haaland ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht respektues ndaj Manchester Cityt dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë”, ka shtuar ai.

    Vetë Haaland, ndërkohë, është shfaqur i qetë përballë situatës së vështirë që po kalon klubi.

    Në një prononcim për mediat zyrtare të Manchester Cityt, ai ka bërë thirrje që skuadra të fokusohet te rezultatet në fushë.

    “Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shikojmë përpara dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e futbollit”, është shprehur Haaland. /Telegrafi/

  • Britania godet Rusinë me sanksione të reja, Miliband: Do të jemi me Ukrainën për aq sa duhet

    Britania godet Rusinë me sanksione të reja, Miliband: Do të jemi me Ukrainën për aq sa duhet

    Britania godet Rusinë me sanksione të reja, Miliband: Do të jemi me Ukrainën për aq sa duhet

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, ka njoftuar sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përsëritur se Londra do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Moskës.

    “Sot po njoftojmë sanksione të reja ndaj makinerisë së luftës së Putinit, flotës së fshehtë, kompanive të naftës, kriptomonedhave dhe financimit të luftës”, ka deklaruar Miliband.

    Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë përkrah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

    “Ne jemi vëllezërit dhe motrat tuaja në këtë konflikt. Dhe do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai.

    Londra ka premtuar të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 3.5 miliardë euro në vit deri në vitin 2030–2031.

    Ndërkohë, Britania ka trajnuar më shumë se 63 mijë ushtarakë ukrainas përmes programit “Operation Interflex” dhe ka planifikuar të dërgojë gjatë vitit 2026 rreth 150 mijë dronë dhe 350 raketa për mbrojtjen ajrore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Britania godet Rusinë me sanksione të reja, Miliband: Do të jemi me Ukrainën për aq sa duhet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin - zbardhet aktiviteti i kompanisë në Uashington

    Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në Uashington

    Kompania amerikane e lobimit Valcour, e angazhuar dhe paguar nga Qeveria e Serbisë, ka zhvilluar kontakte me Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për Serbinë dhe Kosovën dhe aktualisht të dërguarin për misione speciale, ndërsa në të njëjtën periudhë ka punuar edhe për promovimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në qarqet politike dhe mediatike në Washington.

    Të dhënat dalin nga raportet periodike që kompania Valcour ka dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Sipas raportit që mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit, si dhe Richard Grenellin, i cili më herët ka shërbyer si i dërguar amerikan për dialogun Kosovë–Serbi.

    Në raport thuhet se Valcour ka punuar, ndër të tjera, për organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, me organizata të njohura hebraike në Washington. Kompania ka zhvilluar gjithashtu kontakte me zyrtarë amerikanë në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

    Kontakti me Grenellin është pjesë e një fushate më të gjerë lobimi të Beogradit në Washington. Grenell ka mbajtur lidhje të afërta me udhëheqjen serbe dhe në vitet e fundit ka qenë i përfshirë në çështje që lidhen me marrëdhëniet SHBA–Serbi dhe dialogun Kosovë–Serbi.

    Pagesat e Qeverisu00eb su00eb Serbisu00eb

    Në një zhvillim tjetër të zbuluar nga raportet e kompanisë, Valcour ka ndërmjetësuar edhe në organizimin e një interviste që Vuçiqi dha në maj për portalin konservator amerikan Breitbart. Intervista më pas u shpërnda në rrjetin social Truth Social nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan N1.

    Raporti tregon se përfaqësuesit e Valcourit kishin qenë në kontakt disa herë me Matthew Boylen, shefin e zyrës së Breitbart në Washington, nga 1 prilli deri më 31 maj, kur intervista u publikua.

    Në ditën e publikimit të intervistës, si aktivitet i veçantë, në raport figuron edhe dërgimi i një mesazhi për Trumpin, për t’ia tërhequr vëmendjen ndaj intervistës së Vuçiqit. Trumpi më pas e shpërndau lidhjen e intervistës në Truth Social, pas orës 14:00 sipas kohës lindore në SHBA.

    Në intervistë, Vuçiqi e lavdëroi Trumpin, duke deklaruar se presidenti amerikan është shumë më i popullarizuar në Serbi se çdo lider tjetër amerikan, pasi, sipas tij, është “pragmatik dhe racional”.

    Valcour mori mbi 794 mijë dollarë nga Serbia

    Valcour është angazhuar nga Qeveria e Serbisë në nëntor të vitit 2024, me një pagesë prej 65 mijë dollarësh në muaj. Sipas raportit më të ri, për periudhën nga marsi deri në shtator të vitit 2026, kompania i ka faturuar Serbisë 794,084.79 dollarë, duke përfshirë tarifën mujore dhe shpenzime shtesë ligjore.

    Raporti tregon se gjatë kësaj periudhe përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe anëtarë të Kongresit për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

    Kompania gjithashtu ka përcjellë deklarata të Vuçiqit kundër antisemitizmit dhe ka kontaktuar mediat amerikane duke propozuar tema dhe intervista lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas raportit, aktivitetet e Valcourit nuk janë kufizuar vetëm në promovimin e EXPO 2027, edhe pse ky përshkruhet si një prej objektivave të punës së kompanisë për Serbinë.

    Në raportin e mëparshëm, i cili mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, Valcour deklaron se ka punuar për organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriq me organizata të njohura hebraike në Washington. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, kompania ka kontaktuar edhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Richard Grenellin.

    Kontratën me Qeverinë e Serbisë e ka nënshkruar drejtori i Valcourit, Matthew Mouers, i cili më parë ka punuar në administratën e Trumpit.

    Sipas biografisë së tij, Mouers ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pranë Departamentit të Shtetit dhe më herët ka qenë një nga figurat kryesore në fushatën e Trumpit. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit tranzitor të Trumpit para mandatit të dytë dhe është angazhuar në mbledhjen e fondeve për komitetin inaugurues të Trumpit dhe J.D. Vance. Mouers vazhdon të jetë i angazhuar në Komitetin Kombëtar Republikan.

    Valcour është njëra nga disa kompani që lobojnë në Washington për interesat e Serbisë. Aktivitetet e saj përfshijnë kontakte me zyrtarë të administratës amerikane, anëtarë të Kongresit dhe media amerikane, ndërsa raportet e dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë ofrojnë detaje mbi mënyrën se si Beogradi përpiqet të promovojë interesat e tij në kryeqytetin amerikan. /Telegrafi/