Blog

  • Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

    Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

    Limaj: Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit (VIDEO)

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës përbën një zhvillim pozitiv për vendin, pas një periudhe të gjatë krize institucionale.

    “Lajmi i mirë është që Kosova ka president”, tha Limaj, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, institucionet kanë funksionuar gjatë dy viteve të fundit.

    Ai vlerësoi se Kosova ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës institucionet, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, transmeton Klankosova.tv.

    “Për dy vjet e më tepër, në mënyrë masive, asnjëherë nuk është shkelur Kushtetuta më shumë se këto dy vite të fundit. Historia e Kosovës nuk njeh më shumë shkelje”, deklaroi Limaj në “Rubikon”.

    Limaj tha se i vjen keq që, sipas tij, nuk ka pasur pasoja juridike për shkeljet kushtetuese, duke e krahasuar situatën me rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

    “Më vjen keq që nuk ka pasoja juridike. Ka president që vuan pasojat edhe sot për shkak të shkeljeve minore. Te z. Sejdi ka qenë krejt minore, pa fajin e tij. Filluam të jetojmë në një situatë jokushtetuese dhe u bë si e zakonshme gjendja institucionale”, tha Limaj.

  • Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president (VIDEO)

    Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president (VIDEO)

    Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president (VIDEO)

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka deklaruar se protestuesit janë meritorët që Kosova ka presidente.

    Sipas tij, presioni i protestuesve bëri që politikanët të arrijnë kompromis për projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe votimit të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula.

    “Edhe fatkeqësisht, ka mujtë krejt me dështu, me hy në një terren krejt pa njohur. Por unë dua të them që, merita e krejt kësaj që ndodhi në sekondat e fundit, që Kosova me pasë president edhe ligjin, është meritë e qytetarëve të Kosovës… E protestuesve… Kjo është meritë e qytetarëve, ju i detyruat, qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata qindra, mijëra djem e vajza të reja, burra, gra e pleq, të gjithë ata që pandërprerë prej kësaj dite kanë qenë në protestë, ata përfundimisht ata e detyruan me ardhë tek kjo zgjidhje e ky kompromis… Asnjëherë! S’do të kishim… Nuk do të kishte asnjë marrëveshje, nuk do të kishte votim po mos të ishin protestuesit”, tha Limaj në “Rubikon”

  • Vendimi i qeverisë: Paga e 13 për publikun, hatërohet privati (VIDEO)

    Vendimi i qeverisë: Paga e 13 për publikun, hatërohet privati (VIDEO)

    Vendimi i qeverisë: Paga e 13 për publikun, hatërohet privati (VIDEO)

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar që edhe punëtorët e sektorit privat të përfshihen në skemën e pagës së 13-të, pas vendimit të Qeverisë për ndryshimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

    Qeveria, më 30 shtator, miratoi ndryshimet në Projektligjin për Buxhetin, ku parashihet përgatitja për dhënien e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

    Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se edhe punëtorët e sektorit privat janë kontribuues të mëdhenj në buxhetin e shtetit dhe se përjashtimi i tyre do të ishte diskriminues.

    Pasi ndarja buxhetore pritet të rishikohet nga Kuvendi i Kosovës, kjo çështje me aminin e ekzekutivit mund të jetësohet.

    Ndërkohë, njohësi i çështjeve financiare, Shkumbin Misini, ka thënë se Qeveria, përmes të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mund të identifikonte numrin e punëtorëve dhe pagat e tyre dhe të shqyrtonte mundësinë e ndarjes së mjeteve për pagën e 13-të.

    Nëse kjo nuk ndodhë, sindikalistet paralajmërojnë protesta për javën tjetër, teksa një përgjigje për këtë nuk e dha as dikasteri qeveritar për televizionin.

  • Pas debutimit te Kosova, Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë të Bayernit – opsion për t’u ftuar ndaj Augsburgut

    Pas debutimit te Kosova, Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë të Bayernit – opsion për t’u ftuar ndaj Augsburgut

    Pasi debutoi me Kosovën vetëm në moshën 17-vjeçare, Erblin Osmani ka stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.

    Trajneri i Bayernit Vincente Kompany e ka ftuar talentin dardan për t’u stërvitur me yjet e tjerë, ndërsa po përgatiten për t’u përballur me Ausgsburgun në vikend.

    Në fotografitë e fundit të shkrepura nga Bayern Munichu, Osmani shihet pranë dyshes Harry Kane dhe Lennart Karl.

    Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Kompany do ta ftojë 17-vjeçarin në skuadër për përballjen me Augsburgun.

    Rikujtojmë, Osmani debutoi me Bayern Munichun sezonin e kaluar, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që zhvillon minuta në Bundesliga në moshën 16-vjeçare.

    Ndërkohë, ai theu rekord edhe te Kosova, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në fanellën “Dardane” vetëm në moshën 17-vjeçare, kundër Irlandës./Telegrafi/

  • Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

    Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

    Drejtori i Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, ka analizuar se angazhimi nga Republika Srpska i konsulentëve amerikanë me lidhje me presidentin amerikan Donald Trump duhet parë në kuadër të operacioneve hibride të ndikimit serb në Ballkanin Perëndimor.

    Në analizën e tij lidhur me angazhimin e Chris LaCivita dhe James Blair nga autoritetet e Republikës Srpska, Fetoshi ka ngritur shqetësime për ndikimin që ky angazhim mund të ketë në perceptimin e politikës amerikane ndaj rajonit.

    Sipas raportimeve amerikane të cituara nga Fetoshi, LaCivita dhe Blair kanë këshilluar autoritetet e Republikës Srpska para zgjedhjeve dhe janë paguar me qindra mijëra dollarë.

    Fetoshi thotë se çështja nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i konfliktit të mundshëm të interesit, por edhe përmes mënyrës se si lidhjet e konsulentëve me figura të afërta me administratën amerikane mund të përdoren për të krijuar perceptimin e mbështetjes së SHBA-së për agjendat politike të Republikës Srpska.

    Tutje ai ka shkruar se kontratat lobuese dhe konsulencat nga figura të lidhura me presidentin Trump mund të shfrytëzohen si elemente strategjike në operacionet hibride të ndikimit.

    Ai i referohet deklaratës së presidentit Trump se LaCivita dhe Blair janë këshilltarë të jashtëm dhe se ai “nuk ka parë konflikt interesi”, ndërsa përmend edhe reagimin e aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila ka ngritur akuza për lidhje të mundshme të këtij angazhimi me agjendat ruse dhe figura të afërta me presidentin rus Vladimir Putin.

    Kokalari, sipas Fetoshit, në një postim në rrjetin X ka paraqitur një skemë të lidhjeve të Milorad Dodikut në SHBA dhe me rrjetin e Moskës, ku ka përmendur Aleksandër Vulinin, Aleksandër Vuçiqin dhe Sergei Lavrovin.

    Fetoshi thekson se pretendimet për një operacion të koordinuar rus mbeten për t’u verifikuar, por konsideron se debati ka nxjerrë në pah mënyrën se si konsulenca private mund të përdoret për të krijuar perceptimin e mbështetjes nga administrata amerikane.

    “Sa më shumë mjegull në raportin ndërmjet angazhimit privat të konsulentëve dhe qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më shumë ndikim dhe manipulim të perceptimit publik”, shkruan Fetoshi.

    Sipas tij, kjo mund të shërbejë për normalizimin dhe legjitimimin e agjendave politike të Serbisë dhe Republikës Srpska.

    Fetoshi argumenton se pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm nëse ekziston konflikt interesi, por edhe nëse kontraktimi i figurave të afërta me administratën amerikane mund të përdoret për të ndikuar në perceptimin dhe qëndrimin amerikan ndaj Ballkanit Perëndimor.

    Ai thotë se promovimi i afërsisë së Dodikut me SHBA-në nuk shërben vetëm për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar, por mund të ndikojë edhe në krijimin e një narrative se qëllimet politike të tij nuk janë në kundërshtim me interesat amerikane.

    Në analizë përmendet edhe reagimi i Evi Kokalarit ndaj deklaratës së një anëtari të ekipit të LaCivitas, sipas së cilës “Republika Serbe mbështet konservatorët dhe qasjen ‘America First’”. Kokalari e ka kundërshtuar këtë deklaratë dhe ka ngritur pretendime të tjera për lidhje me rrjete politike në Moskë.

    Fetoshi e lidh këtë debat me atë që e quan përdorim të afërsisë me SHBA-në si burim kredibiliteti politik në Ballkan. Ai përmend edhe paraqitjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator 2026, duke argumentuar se Vuçiq kishte kritikuar politikën amerikane ndaj Serbisë në të kaluarën, ndërsa kishte shprehur pritshmëri për një qasje tjetër nga administrata Trump.

    Gjithashtu Fetoshi e konsideron “viktimizimin e përhershëm” si pjesë të një narrative politike që, sipas tij, mund të përdoret për të kamufluar operacionet hibride dhe për të legjitimuar projektet politike serbe në rajon.

    “Prandaj, angazhimi i konsulentëve amerikanë nga Republika Serbe meriton vëmendje të veçantë në analizën e kërcënimeve hibride”, ka shkruar Fetoshi.

  • Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

    Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

    Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

    Ish-futbollisti gjerman, Toni Kroos, po e shqyrton seriozisht mundësinë për ta nisur karrierën si trajner i një skuadre profesionale.

    Sipas Diario AS, legjenda e mesfushës e ka njoftuar Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) për synimin e tij për t’u regjistruar në kursin e trajnerëve për futbollistë profesionistë, i cili pritet të zhvillohet para sezonit të ardhshëm.

    Përmes këtij programi, ish-ylli i Real Madridit synon të pajiset me licencën “A” të trajnerit, e cila do t’i mundësonte të drejtonte skuadra në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.

    Kështu, Kroos mund të jetë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, këtë herë nga banka e trajnerit.

    Gjermani i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2024, pas një periudhe të jashtëzakonshme te Real Madridi dhe përfaqësuesja gjermane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

    PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

    PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

    Paris Saint-Germain po vazhdon të monitorojë talentet e rinj në Brazil, ndërsa së fundmi ka kthyer vëmendjen te mesfushori 18-vjeçar i Palmeirasit, Luis Pacheco.

    Sipas informacioneve të publikuara nga Terra, klubi parisien po ndjek nga afër situatën e Pachecos dhe mund të bëjë ofertë për talentin brazilian.

    Pacheco konsiderohet një prej lojtarëve premtues të akademisë së Palmeirasit. Ai ka debutuar në Serie A braziliane në vitin 2025 dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje në elitë, me 105 minuta të luajtura.

    18-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ishte pjesë e Brazilit U17 në Kupën e Botës 2025 në Katar, ku kombëtarja braziliane e përfundoi turneun në vendin e katërt. Këtë vit, ai është grumbulluar edhe me përfaqësuesen U20.

    Në Palmeiras, Pacheco vazhdon të alternojë paraqitjet mes ekipit U20 dhe skuadrës së parë, si pjesë e procesit të zhvillimit të tij.

    Transferimi i tij në Evropë, megjithatë, nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Palmeiras ka krijuar një reputacion për shitjen e talenteve të akademisë për shuma të mëdha.

    Estevao u transferua te Chelsea për 61.5 milionë euro, Endrick te Real Madridi për 60 milionë, Allan te Manchester City për 40 milionë, ndërsa Vitor Reis te City për 35 milionë euro.

    PSG ka investuar edhe më herët në talente të rinj nga Brazili, ndërsa Pacheco mund të jetë emri i radhës që i bashkohet projektit të klubit francez.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PSG interesohet për talentin brazilian, në garë edhe klubet angleze

    PSG interesohet për talentin brazilian, në garë edhe klubet angleze

    PSG vazhdon të jetë në kërkim të talenteve të rinj në tregun brazilian dhe së fundmi ka kthyer vëmendjen nga një tjetër futbollist premtues i Palmeirasit.

    Klubi parisien po ndjek me interes mesfushorin defensiv 18-vjeçar, Luis Pacheco, i cili konsiderohet si një nga talentet e rinj që po rriten në akademinë e Palmeirasit.

    Megjithatë, transferimi i tij në Evropë nuk pritet të jetë i lehtë, duke marrë parasysh historinë e klubit brazilian për të shitur talentet e tij për shuma të konsiderueshme.

    Palmeirasi është shndërruar vitet e fundit në një prej akademive më produktive në Brazil.

    Estevao u transferua te Chelsea për 61.5 milionë euro, Endrick te Real Madridi për 60 milionë euro, Allan te Manchester City për 40 milionë euro, ndërsa Vitor Reis kaloi te City për 35 milionë euro.

    Në listën e talenteve të shitura për shifra të mëdha janë edhe Gabriel Jesus dhe Richard Ríos.

    Pacheco, i lindur në Lajeado, bëri debutimin në Serie A braziliane në vitin 2025 dhe tashmë ka regjistruar gjashtë paraqitje në elitën e futbollit brazilian, me gjithsej 105 minuta të luajtura.

    Paraqitjen e fundit e pati më 12 shtator ndaj Sao Paulos, kur luajti për 23 minuta.

    Reprezentues i Brazilit në grupmoshat e reja, ai ishte pjesë e ekipit U17 në Kupën e Botës 2025 në Katar, ku Brazili e përfundoi turneun në vendin e katërt. Këtë vit, Pacheco është grumbulluar edhe me përfaqësuesen U20.

    Në Palmeiras, 18-vjeçari vazhdon të alternojë paraqitjet mes ekipit U20 dhe skuadrës së parë, një proces zhvillimi që duket se po i përshtatet edhe vetë futbollistit.

    Sipas informacioneve të publikuara nga Terra, PSG po monitoron nga afër situatën e tij dhe mund të rikthehet me një ofertë për talentin brazilian.

    Pacheco ka aftësi të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, duke e bërë atë një profil edhe më interesant për klubin francez.

    PSG ka ndërtuar prej vitesh një strategji të veçantë në tregun brazilian, ku ka afruar disa talente të rinj, mes tyre Gabriel Moscardon dhe Lucas Beraldon.

    Tashmë, klubi parisien mund të tentojë të sigurojë edhe një tjetër prej talenteve premtuese të futbollit brazilian. /Telegrafi/

  • Gruda: Ligji për ndryshimin e Speciales është në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

    Gruda: Ligji për ndryshimin e Speciales është në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të vendit.

    Gruda ka thënë se me ndryshimet nuk është prekur Kushtetuta, ndërsa ka argumentuar se ligji përcakton kufijtë e juridiksionit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

    Sipas tij, Gjykata Speciale mund të tentojë të kundërshtojë zbatimin e ligjit, por ai beson se Kosova mund të gjejë rrugë juridike dhe institucionale për ta zbatuar atë.

    “Jam i bindur se do ta gjejmë rrugën juridike dhe institucionale për ta detyruar Gjykatën Speciale ta zbatojë ligjin e Republikës së Kosovës. Për këtë do të na duhet vendosmëri si shtet, si institucione dhe si shoqëri”, ka deklaruar Gruda.

    Ai është ndalur te Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës, duke theksuar se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohen me Kushtetutë dhe me ligj të veçantë.

    Gruda ka argumentuar se ndryshimet e miratuara nuk ia heqin Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet e Dhomave të Specializuara, por synojnë të përcaktojnë se kontrolli i kushtetutshmërisë së vetë ligjit bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.

    “Ky është dallimi thelbësor”, ka thënë ai.

    Sipas Grudës, ndryshimet mund ta sjellin Kosovën në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale, por ai ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë ligjin e miratuar.

    Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u miratuan nga Kuvendi i Kosovës pas debatit të gjatë politik dhe institucional rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale. Përputhshmëria e tyre me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare është kundërshtuar nga disa aktorë, ndërsa Gruda dhe PDK-ja kanë mbrojtur qëndrimin se ligji nuk i cenon këto detyrime./Telegrafi/

  • Senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë vizituar të enjten Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, ku kanë nderuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

    Shaheen ka bërë të ditur se së bashku me Durbinin kanë vendosur kurorë në kujtim të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë gjatë gjenocidit.

    “Ne i kujtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të vajtojnë humbjen e tyre”, ka shkruar Shaheen.

    Vizita e dy senatorëve amerikanë në Srebrenicë është pjesë e një delegacioni zyrtar në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.

    Gjatë qëndrimit në rajon, delegacioni pritet të zhvillojë takime dhe diskutime për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali