Blog

  • Deri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij, projekti i ri i stadiumit të bukur në bregdetin kroat

    Deri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij, projekti i ri i stadiumit të bukur në bregdetin kroat

    Rijeka po përgatitet për rikthimin e një prej stadiumeve më ikonike të futbollit kroat, Kantridës, e cila pritet të ndërtohet në një version krejtësisht modern.

    Rijeka u largua nga Kantrida në vitin 2015, kur u zhvendos në Rujevica, ndërsa projekti i ri synon ta rikthejë klubin në vendin ku ka luajtur për dekada.

    Koncepti i ri parashikon një stadium në formë guaske, i cili do të ndjekë terrenin dhe do të hapet drejt detit. Kapaciteti pritet të jetë mes 12 dhe 15 mijë ulëseve, ndërsa projekti mund të zgjerohet deri në pak më pak se 20 mijë vende.

    Stadiumi nuk do të përdoret vetëm për futboll, por është menduar si një arenë shumëfunksionale ku mund të organizohen edhe koncerte, ekspozita dhe ngjarje të ndryshme.

    Projekti përfshin edhe ndërtimin e një hoteli me 150 deri në 200 dhoma pranë stadiumit. Presidenti i Rijekës, Damir Miskovic, synon ta financojë tërësisht ndërtimin dhe më pas t’ia dhurojë stadiumin qytetit, ndërsa klubi do ta përdorë përmes një marrëveshjeje.

    Nëse realizohet sipas projektit, Kantrida e re pritet të jetë një prej stadiumeve më të veçanta në rajon, pikërisht për shkak të vendndodhjes spektakolare buzë detit. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

    Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

    Komiteti Ushtarak i NATO-s ka zhvilluar vizitë zyrtare në Kiev për herë të parë pas tetë vitesh, me përfaqësues nga të 32 vendet anëtare të aleancës.

    Një delegacion i nivelit të lartë ushtarak, i udhëhequr nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, mbërriti në kryeqytetin ukrainas më 6 tetor, pavarësisht kërcënimit të sulmeve ruse.

    “Pas një ndërprerjeje tetëvjeçare, Komiteti Ushtarak i NATO-s po kthehet në Kiev për një vizitë zyrtare. Edhe pse nuk kemi qenë fizikisht të pranishëm këtu, Ukraina ka qenë gjithmonë në mendimet, diskutimet dhe vendimet tona”, deklaroi Cavo Dragone.

    Ai theksoi se aleanca mbetet e bashkuar përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së saj dhe se Rusia nuk do të mund ta cenojë unitetin e vendeve anëtare përmes akteve të sabotimit, sulmeve kibernetike apo shkeljeve të hapësirës ajrore.

    Vizita e Komitetit Ushtarak në Kiev vjen në një periudhë kur Ukraina vazhdon luftën kundër agresionit rus, ndërsa NATO po e forcon bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Kievin.

    Ndryshe, shumë shtete të aleancës ushtarake po e ndihmojnë Ukrainën për ta larguar pushtuesin rus. /Telegrafi/

  • Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

    Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

    Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite

    Rebelët Houthi kanë sulmuar sërish aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, ndërsa autoritetet saudite thanë se kanë rrëzuar dy raketa balistike të lëshuara drejt kryeqytetit.

    Sipas Reuters, dëshmitarë dhe persona të afërt me incidentin raportuan se tymi u pa mbi një aeroplan të parkuar në aeroport, i cili dyshohet se ishte bosh në momentin e sulmit. Një banor i Riadit i tha dpa-së se kishte dëgjuar edhe katër shpërthime të njëpasnjëshme.

    Zëdhënësi ushtarak i Huthive pretendoi se një raketë balistike kishte goditur objektivin në aeroport, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të trafikut ajror.

    Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte rrëzuar dy raketa balistike të lëshuara nga Huthit drejt Riadit.

    Sipas një burimi saudit, mbetjet e raketave ranë mbi një ndërtesë terminali në aeroport.

    Sulmi vjen një ditë pasi Arabia Saudite njoftoi se një person ishte vrarë në një sulm në aeroportin e Riadit, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën në një sulm ndaj aeroportit të Abhas, në jugperëndim të vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Houthit godasin aeroportin e Riadit, dy raketa u rrëzuan nga forcat saudite appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

    KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

    KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale.

    Në vendimin e publikuar janë përmendur disa arsye për shkarkimin e tij, ku njëra ndër to është “Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale”.

    “1.1.Keqmenaxhimi i Prokurorisë Speciale;
    1.2.Jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit:
    1.3.Dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit;
    1.4.Mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës,
    të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga
    pozita në kuptim të nenit 22 paragrafi 5 të Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të
    Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 08/L-249”, thuhet në dokument.
    Isufaj u shkarkuar më 2 tetor.

    Ai nuk ishte dekretuar për Kryeprokuror të Shtetit nga Vjosa Osmani sa ishte në postin e presidentes së vendit.

    The post KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj appeared first on Insajderi.

  • Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

    Avokati i Angelina Jolie akuzon Brad Pitt se po përpiqet ta kontrollojë aktoren

    Avokati i Angelina Jolie ka akuzuar Brad Pitt se po përpiqet të kontrollojë aktoren dhe mënyrën se si paraqitet përballja e tyre ligjore, pas një vendimi të fundit të gjykatës.

    Një gjyqtar hodhi poshtë kërkesën e Pitt për ta detyruar Jolie të dorëzonte të dhëna financiare për periudhën 2017–2019.

    Megjithatë, kërkesa mund të rikthehet nëse gjatë dëshmisë së saj dalin në pah të ardhurat ose gjendja financiare e aktores për këto vite, shkruan DailyMail.

    Kërkesa e ekipit ligjor të Pitt lidhet me pretendimin e Jolie se pas ndarjes së tyre në vitin 2016 ajo e kishte lënë kryesisht pezull karrierën dhe kishte humbur vite të ardhurash.

    Avokatët e tij pretendojnë se ajo kishte rënë dakord të dorëzonte dokumente financiare për vitet 2017–2021, por më pas kishte paraqitur dokumente vetëm për vitet 2020 dhe 2021.

    Në deklaratën e tij për Daily Mail, avokati i Jolie kritikoi kërkesat e Pitt, duke thënë se ato janë pjesë e përpjekjeve të tij për ta kontrolluar aktoren dhe rrëfimin e çështjes.

    Ai argumentoi se Jolie ka kërkuar prej kohësh të shkëpusë jetën e saj personale dhe financiare nga ish-bashkëshorti.

    Avokati pretendoi gjithashtu se Pitt kishte tentuar ta përdorte largimin e Jolie nga Miraval për ta shtyrë atë drejt një marrëveshjeje konfidencialiteti, e cila sipas tij do të mbulonte pretendimet për abuzim ndaj saj dhe fëmijëve.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Pitt nuk kanë dhënë ende një përgjigje për këto akuza. /Telegrafi/

  • Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera

    Ministria e Shëndetësisë: Po servisohen aparaturat e Radiologjisë, pacientët po trajtohen në institucione të tjera

    Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Universitar të Radiologjisë, njofton se është duke u kryer servisimi i aparaturave për tomografi të kompjuterizuar (CT), të cilat janë jashtë funksionit, ndërsa po bëhen përpjekje që ato të rikthehen sa më shpejt në përdorim.

    Nga Ministria bëjnë të ditur se që nga fillimi i kësaj jave është bërë riorganizimi i referimit të pacientëve, me qëllim që ata të marrin në kohë shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

    “Për sigurimin e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor, trajtimin pa pengesa të pacientëve urgjentë dhe diagnostikimin në kohë me CT, deri në rikthimin e aparaturave në funksion, pacientët po trajtohen, përkatësisht incizimet po kryhen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ dhe në Klinikën Kirurgjikale ‘Shën Naum Ohri’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga Ministria shtojnë se shëndeti dhe siguria e pacientëve mbeten prioritet. Për këtë arsye, deri në rikthimin e aparaturave në funksion, pacientët e referuar për tomografi të kompjuterizuar do të pranohen dhe do t’u kryhen incizimet sipas këtij orari:
    Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, Departamenti për Radiologji Diagnostike dhe Intervente: nga ora 08:00 deri në 14:00;nga ora 20:00 deri në 02:00″.

    “Klinika për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohri” – Shkup: nga ora 14:00 deri në 20:00; nga ora 02:00 deri në 08:00”.

    “Organizimi është i përkohshëm dhe do të zbatohet vetëm deri në rikthimin në funksion të aparaturave të Institutit Universitar të Radiologjisë. U bëjmë thirrje pacientëve dhe mjekëve që në mënyrë konsekuente ta respektojnë orarin e përcaktuar”, thuhet më tej në njoftim.

    Ministria sqaron se për çdo ndryshim të situatës, si dhe për rikthimin e regjimit të rregullt të punës, të gjitha institucionet relevante shëndetësore, shërbimet dhe publiku do të informohen në kohë.

  • Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

    Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

    Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

    Astronautja franceze Sophie Adenot është rikthyer në Tokë pas 237 ditësh të kaluara në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri evropian për kohën më të gjatë të qëndrimit në orbitë.

    Adenot u ul të enjten në Oqeanin Paqësor, në brigjet e San Diegos në Kaliforni, së bashku me astronautin rus Andrei Fediaiev dhe amerikanët Jessica Meir e Jack Hathaway.

    Katër anëtarët e ekuipazhit përjetuan minuta intensive gjatë kthimit, përfshirë hyrjen me shpejtësi të lartë në atmosferë dhe uljen nën parashuta, ndërsa komunikimet u ndërprenë përkohësisht.

    Pas daljes nga kapsula, astronautët iu nënshtruan një kontrolli të shkurtër mjekësor, para se të transportoheshin drejt Shteteve të Bashkuara. Adenot më pas do të udhëtojë drejt Këlnit, ku do të nisë një program rikuperimi disa-javor.

    Adenot u bë në shkurt francezja e dytë që kaloi vijën Kármán, pas Claudie Haigneré, ndërsa gjatë misionit realizoi edhe tri dalje në hapësirë.

    Me 237 ditë në orbitë, ajo ka thyer rekordin evropian të mbajtur më parë nga astronauti italian Luca Parmitano, i cili qëndroi 201 ditë në hapësirë gjatë viteve 2019–2020.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

    Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

    Mbështetja e Moskës për Aleksandër Vuçiqin shfaqet edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar politikën e Vuçiqit dhe bashkëpunimin me Rusinë, duke rikthyer në vëmendje ndikimin e Moskës në Beograd dhe orientimin e ardhshëm të politikës së jashtme serbe.

    Ndikimi rus shtrihet përmes politikës, institucioneve të sigurisë, lidhjeve fetare e kulturore, por edhe mediave si RT Balkan dhe Sputnik. Analisti politik Dushan Janjiq thotë se ndikimi i Moskës është i pranishëm edhe brenda institucioneve serbe.

    “Ndikimi rus në Serbi është jashtëzakonisht i madh dhe nuk kufizohet vetëm te partitë politike. Ai është i pranishëm në polici, ushtri, mes politikanëve, por edhe profesorëve. Prandaj, ndryshimi i këtij raporti me Rusinë nuk varet vetëm nga Lista Studentore dhe nuk mund të ndodhë brenda natës“, thekon Dushan Janjiq.

    Pavarësisht orientimit pro-evropian që deklaron, alternativa kryesore politike ndaj pushtetit të Vuçiqit nuk paralajmëron sanksione ndaj Rusisë.

    Lista Studentore, e krijuar nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale, ka deklaruar se nuk do të vendoste sanksione ndaj Moskës. Sipas Janjiqit, ky qëndrim lidhet edhe me llogaritjet elektorale.

    “Deklarimi për sanksionet ndaj Rusisë në këtë moment mund të kushtojë shumë vota. Shumica e qytetarëve të Serbisë shfaqin një orientim të fortë prorus. Mendoj se vlerësimi është që tani të mos humbasin vota për një çështje që nuk është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve. Detyra kryesore është ajo që studentët e kanë përcaktuar me sloganin ‘Serbia ose mafia’“, thekson ai.

    Ndërsa Serbia u afrohet zgjedhjeve, ndikimi rus mbetet një nga faktorët që mund të përcaktojë orientimin e saj të ardhshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

    Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor të këtij viti. Atje Serbia është duke vazhduar fushatën paraelektorale.

    Por një tentim për tubime zgjedhore nga Serbia, në veçanti nga ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiq, po mundohet të bëhet edhe në veriun e Kosovës.

    Dëshmi e kësaj është ndërprerja e një fushate nga Policia e Kosovës që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ku po merrnin pjesë mbi 200 persona.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se në këtë tubim kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të Listës Serbe, përfshirë Igor Simiqin, si dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Ivan Zaporozhac e të tjerë. Lista Serbe ka afërsi të drejtpërdrejtë politike me ish-presidentin e Serbisë, Vuçiq.

    “Ne konsiderojmë që dje kemi pasur një informacion që një fushatë parazgjedhore veç ka filluar dhe ka qenë duke u mbajtur në amfiteatrin e Shkollës Teknike këtu në Mitrovicë të Veriut. Kemi reaguar, kemi shkuar në atë amfiteatër dhe kemi parë diku rreth 200 persona të cilët kanë qenë brenda. Neve na është thënë që është njëfarë diskutimi për arsim, po informacionet tona kanë qenë që është duke u mbajtur fushatë zgjedhore. Janë larguar njerëzit nga aty, nuk kemi pasur probleme…”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i PK në veri të Mitrovicës.

    Ai ka thënë shtuar se asnjë tubim që ka të bëjë me fushatën parazgjedhore të Serbisë nuk do të lejohet të mbahet në Kosovë.

    “Ajo që është me rëndësi me thënë është që ne kemi vendimet nga eprorët tanë që nuk do të lejohet fushatë zgjedhore e Serbisë në Kosovë”. thaksoi Elashani

    Tentimi për mbajtjen e parafushatave elektorale vjen në një kohë kur Serbia po u afrohet zgjedhjeve të 25 tetorit dhe kur strukturat politike të lidhura me Beogradin tentojnë të kenë aktivitet në veri.

    Megjithatë Elshani ka thënë se tentativa për ta sjellë fushatën zgjedhore të Serbisë në Kosovë do të përballet me reagimin e Policisë dhe të institucioneve të vendit.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional

    Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional

    Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

    Haxhiu i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shtuar se zgjedhja e presidentes sjell stabilitet të ri institucional për vendin, raporton EkonomiaOnline, transmeton Klankosova.tv.

    “Sonte vijmë në këtë festë edhe me një lajm të mirë nga shtëpia jonë, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. E zgjodhëm presidenten e re të Republikës së Kosovës dhe tash do të kemi stabilitet institucional”, ka thënë Haxhiu.

    Haxhiu theksoi se Shiroka-Pula është gruaja e tretë që mban postin e presidentes së Kosovës.

    E para e Kuvendit vuri në pah edhe përfaqësimin e lartë të grave në udhëheqjen e Kuvendit, duke vlerësuar rolin e grave në udhëheqjen e Gjermanisë dhe të vendeve demokratike.