Blog

  • Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Mbesat e Engjëllusha Salihut po “shkrihen” pas djalit të saj

    Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, pak javë më parë u bë nënë për herë të parë.

    Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, ajo ka ndarë herë pas here momente të veçanta nga përditshmëria e saj si nënë.

    Së fundmi, Engjëllusha ka publikuar një fotografi ku shihen mbesat e saj, vajzat e motrës, teksa mbajnë në krahë djalin e saj.

    Nga fotografia duket qartë se vogëlushi ka marrë gjithë vëmendjen e tyre, teksa ato shfaqen të lumtura pranë tij./Klankosova.tv

  • Ligji për Specialen, Miftaraj: Kosova nuk mundet me iu ikë obligimeve ndërkombëtare (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Miftaraj: Kosova nuk mundet me iu ikë obligimeve ndërkombëtare (VIDEO)

    Ligji për Specialen, Miftaraj: Kosova nuk mundet me iu ikë obligimeve ndërkombëtare (VIDEO)

    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha që Kosova nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale.

    “Po ne duhet me qenë të sinqertë me veten më së pari. Kosova nuk mundet, e ka shumë problem me iu ikë obligimeve ndërkombëtare, e obligimet ndërkombëtare të nenit 162 të Kushtetutës, të amandamentit të Kushtetutës është që është problem me u ndërru mandati, me u ndërru funksionaliteti, me u prek funksionaliteti ose struktura e kësaj gjykate”, ka thënë Miftaraj në ‘DPT Te Fidani’ në Klan Kosova.

    Miftaraj tha se edhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet të bëhet në harmoni dhe në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

    “Çkado që preket me këtë ligj, e para duhet me qenë në harmoni, në konsultim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

    “Pastaj, do të thotë, nëse partnerët ndërkombëtarë pajtohen cilat pika me u prekë mundem me vazhdu tutje”.

    “Tash unë besoj unë besoj që nëse partia në pushtet PDK ë e kishin vërtetë partia në pushtet e kish pasë luftën e UÇK-së, e kish pasë Hagën, interes nacional, dhe nëse kish pasë një diskutim, një debat të sinqertë e cila është mënyra më e mirë me i mbrojtë ata në Hagë, është dashur që kjo me qenë do të thotë mes partive”, deklaroi Miftaraj.

  • Pesë sandale, gjurmët e fundit të Xhafer Raqit: Mbi 3 muaj nga zhdukja e tij (VIDEO)

    Pesë sandale, gjurmët e fundit të Xhafer Raqit: Mbi 3 muaj nga zhdukja e tij (VIDEO)

    Pesë sandale, gjurmët e fundit të Xhafer Raqit: Mbi 3 muaj nga zhdukja e tij (VIDEO)

    Mbi tre muaj kanë kaluar që kur 78-vjeçari Xhafer Raqi nga Prishtina, i cili vuante nga demenca, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

    Nga 2 korriku, familjarët e kërkuan në vazhdimësi, ndërsa kamerat e sigurisë treguan se ai kishte shkuar në drejtim të Butovcit. Atje u gjetën pesë nga gjashtë sandalet që kishte marrë me vete – gjurmët e fundit të tij.

    Në kërkimet për të morën pjesë Policia, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe FSK-ja, por më 11 shtator Policia i ndërpreu kërkimet. Familja, megjithatë, ende nuk është dorëzuar.

    Neurologia Melihate Pushka thotë se personat me demencë mund të çorientohen dhe, pasi largohen nga shtëpia, të mos dinë të gjejnë rrugën e kthimit. Sipas saj, në Kosovë mungon një protokoll i standardizuar për raste të tilla.

    Ndërkohë, rasti i Xhaferit është njëri nga 1 mijë e 306 personat e raportuar të zhdukur në Kosovë që nga viti 2021.

    Vëllai i tij, Beqir Raqi, u bën apel qytetarëve që të njoftojnë familjen për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e Xhaferit.

     Kronikë e përgatitur nga Kiks Kosova:

  • Zbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me të brendshme

    Zbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me të brendshme

    Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Christoph Kramer, ka zbuluar një ndryshim interesant në zakonet e futbollistëve profesionistë në dhomat e zhveshjes.

    Sipas Kramerit,ndërsa dikur ishte normale që futbollistët të bënin dush tërësisht të zhveshur, sot situata është krejt ndryshe. Ai thotë se rreth 80 për qind e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me bokserka, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Kramer, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tregoi në një podcast se ky ndryshim është bërë veçanërisht i dukshëm gjatë viteve të fundit të karrierës së tij.

    Ai e lidh këtë kryesisht me ndryshimin e brezave. Sipas tij, në fund të karrierës, kur rreth 12 futbollistë bënin dush njëkohësisht, zakonisht vetëm dy prej tyre ishin tërësisht të zhveshur dhe ata ishin kryesisht mbi 30 vjeç.

    Deklaratat e Kramerit kanë ngjallur vëmendje në mediat gjermane, pasi tregojnë një ndryshim të dukshëm në kulturën e dhomave të zhveshjes së futbollit profesionist./Telegrafi/

  • Hetemi-Begaj, në fokus ruajtja e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë

    Hetemi-Begaj, në fokus ruajtja e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë

    Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së,  Atdhe Hetemi, u prit sot në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Gjatë takimit, Drejtori Hetemi e njoftoi Presidentin Begaj me punën e deritanishme të Institutit në hulumtimin, dokumentimin dhe ruajtjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua bashkëpunimit të IKKL-së me institucionet e Republikës së Shqipërisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bibliotekën Kombëtare dhe institucione të tjera me të cilat Instituti ka krijuar bashkëpunim.

    U diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në identifikimin dhe sigurimin e dokumenteve, fotografive, materialeve audiovizive dhe dëshmive të tjera që ruhen në Shqipëri dhe lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

    IKKL e vlerëson këtë takim si një mundësi për të avancuar më tej bashkëpunimin institucional me Shqipërinë, në mënyrë që materialet me vlerë historike të identifikohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.

     

    Burimi: RTKLive

  • Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

    Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u është premtuar një efekt juridik që, sipas tij, ligji nuk mund ta prodhojë.

    Ai ka thënë se LDK-ja i kishte paralajmëruar këto zhvillime më 5 tetor në Kuvend, por se në vend të dëgjimit të argumenteve të saj, partia ishte sulmuar dhe akuzuar si kundërshtare e UÇK-së.

    “Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar.

    PO, JU KANË MASHTRUAR!
    DHE PO, UA KEMI THËNË!

    Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim. Por kur beteja e vogël partiake bëhet më e rëndësishme se përpjekja kombëtare, kur hileqarët marrin zë e tregtarët e mendimit drejtojnë gishtin, kur askush s’guxon të thotë se “mbreti është lakuriq”, atëherë më e lehta është t’i vërsulesh arsyes – mes tradhtarëve që s’janë dhe patriotëve që shtiren.
    E pastaj nuk kalojnë as 48 orë dhe perdet bien. Zhurma mbetet veç jehonë, e vërteta s’lëkundet; por një popull mbetet i mashtruar!”, ka shkruar ai.

    Abdixhiku ka rikthyer qëndrimin zyrtar të LDK-së, sipas të cilit ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund të anashkalojë Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim.

    Burimi: Dukagjini

  • Bezos: Në Hënë mund të arrijmë për tri ditë

    Bezos: Në Hënë mund të arrijmë për tri ditë

    Plane të mëdha po hartohen në Washington, ndërsa SHBA-ja synon jo vetëm të rikthehet në Hënë, por këtë herë edhe të qëndrojë atje.

    Për udhëtimin drejt Hënës ka folur së fundmi edhe themeluesi i Amazonit dhe i kompanisë hapësinore Blue Origin, Jeff Bezos.

    “Këtë herë po shkojmë në Hënë për të qëndruar atje”, tha Bezos, duke shtuar se nuk do të bëhet fjalë për “vetëm një mision tjetër pas të cilit kthehemi në shtëpi”.

    Sipas tij, synimi është ndërtimi i një baze të qëndrueshme dhe funksionale nga e cila do të mund të eksplorohet Hëna dhe të zbulohen burime të reja.

    Bezos kujtoi se për misionin e parë drejt Hënës, në vitin 1969, SHBA-ja duhej të shpenzonte rreth 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Ai tha se njerëzit mund të udhëtojnë drejt Hënës që në vitin 2028, shkruajnë mediat.

    “Duhet ta mposhtim Kinën në këtë garë dhe besoj se do t’ia dalim”, deklaroi Bezos.

    Themeluesi i Blue Origin shtoi se Hëna, e cila sipas tij mund të arrihet për vetëm tri ditë, do të jetë një pikë logjistike e domosdoshme për misionet e ardhshme me njerëz drejt Marsit. /Telegrafi/

  • Petrova pas takimit me Mucunskin: Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë

    Petrova pas takimit me Mucunskin: Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë

    “Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022”, tha ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova pas një takimi dypalësh me Ministrin e Jashtëm të RMV-së Timço Mucunski në Sofje.
    “Ne zhvilluam një takim dypalësh konstruktiv me ministrin Mucunski. U kërkua nga Maqedonia dhe unë e pranova. Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, me kushtet për të që mbeten të pandryshuara nga viti 2022. Ne presim që të përmbushen si ndryshimet kushtetuese ashtu edhe të gjithë elementët e tjerë të konsensusit të dakordësuar”, tha Petrova.
    Ajo tha se i kishte kërkuar Mucunskit të paraqiste qëndrimin e Shkupit mbi afatet për përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra.
    “Nga ana e tyre, qëndrimi është se duhet të ndërtohet një ndjenjë besimi. Për mua, mënyra kryesore për të ndërtuar besim është përmbushja e angazhimeve. Shpresoj se do të shohim hapa pozitivë në atë drejtim”, tha ministrja e Jashtme.
    Petrova theksoi se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, po tregojnë vullnet politik për të përparuar në rrugën e tyre evropiane.
    “Shpresoj se kjo do të ndodhë edhe me Maqedoninë”, shtoi ajo. Ministrja e Jashtme bullgare theksoi se Sofja nuk po vendos kushte shtesë për Shkupin.

  • Kate Moss tërhiqet në minutën e fundit nga hapja e ekspozitës në Tate Britain

    Kate Moss tërhiqet në minutën e fundit nga hapja e ekspozitës në Tate Britain

    Kate Moss shkaktoi kaos në hapjen e një ekspozite kushtuar viteve të 90-ta në Tate Britain, pasi u tërhoq nga eventi në minutën e fundit, ndonëse ishte një nga figurat qendrore të ekspozitës.

    Supermodelja 52-vjeçare pritej të shfaqej në tapetin e kuq dhe të pozonte pranë disa prej fotografive dhe veshjeve të saj ikonike nga vitet e 90-ta.

    Megjithatë, sipas burimeve të Daily Mail, ajo vendosi të mos merrte pjesë për shkak të shqetësimit se mund të përballej me një numër të madh fansash dhe fotografësh gjatë mbërritjes.

    Burimet thanë se organizatorët nuk e kuptuan se Kate ishte tërhequr deri rreth orës 22:00, kur eventi kishte përfunduar.

    Ajo dyshohet se kishte dëgjuar për pritjen e madhe që iu bë disa prej të ftuarve, përfshirë Donatella Versace, dhe vendosi të shmangte një situatë të ngjashme.

    Ekspozita “Vitet 90-të: Art dhe Modë” përfshin fotografi, video dhe veshje të pasarelave të lidhura me Kate Moss, mes tyre portreti i famshëm “Young Pink Kate”, realizuar nga Juergen Teller në vitin 1998.

    Në ekspozitë janë gjithashtu veshje të Vivienne Westwood dhe John Galliano, ndërsa vizitorët përballen që në hyrje me fotografinë ikonike të Kate të vitit 1993, e veshur me fustanin e saj të famshëm “lakuriq”.

    Portreti “Young Pink Kate” është edhe në kopertinën e librit të ekspozitës, i cili shitet nga Tate për 40 funte (rreth 46 euro).

    Kate më herët e ka përshkruar këtë fotografi si një paraqitje të vetes së saj të vërtetë, pasi ishte realizuar në një moment spontan në shtëpinë e saj, pa stilistë apo grimierë. /Telegrafi/


  • Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

    Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

    Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me debatin për efektin juridik të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Abdixhiku ka thënë se ende pa u bërë 48 orë, është parë se ligji nuk prodhon efektin juridik që, sipas tij, u ishte premtuar qytetarëve.

    “Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si është trajtuar LDK-ja gjatë debatit për këtë nismë.

    “Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, ka deklaruar ai.

    Abdixhiku ka rikujtuar qëndrimin zyrtar të LDK-së të 5 tetorit, duke theksuar se partia kishte paralajmëruar se ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund t’i shfuqizojë detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

    “Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike”, thuhet në qëndrimin e LDK-së të cilin Abdixhiku e ka shpërndarë.

    Sipas tij, LDK-ja kishte paralajmëruar se kjo nismë mund të mos prodhojë efektin juridik të pretenduar, ndërsa pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali