Blog

  • Drejt përfundimit salla e re e edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren

    Drejt përfundimit salla e re e edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren

    Punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren janë drejt përfundimit.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se salla është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023.

    “Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU ‘Gani Saramati’ në Prizren, e cila është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023”, ka shkruar Totaj.

    Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar pajisjet e nevojshme për zhvillimin e edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive në këtë hapësirë.

    Totaj ka thënë se me përfundimin e këtij investimi, nxënësit e SHMU “Gani Saramati” do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne për sport dhe aktivitet fizik.

    “Me këtë investim, nxënësit e SHMU ‘Gani Saramati’ së shpejti do ta gëzojnë e shfrytëzojnë këtë hapësirë moderne dhe të përshtatshme për sport, aktivitet fizik dhe zhvillim të shëndetshëm”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

  • Procesi në Hagë, Maliqi: Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca të krijojnë një Task Forcë

    Procesi në Hagë, Maliqi: Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca të krijojnë një Task Forcë

    Procesi në Hagë, Maliqi: Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca të krijojnë një Task Forcë

    Opinionistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ajo tha se nëse ky ligj nuk do të votohej, sipas saj do të ishte mesazhi më i keq që do jepej nga Prishtina, transmeton Klankosova.tv.

    “A është thirr për me u votu ligji? Është thirr për me u votu ligji. Domethënë PDK-ja kauzë e ka pasë me votu ligjin. Edhe nëse nuk ish votu ky ligj, pavarësisht se çfarë është, antikushtetues, a jam skeptike unë, a nuk jam, kishte me qenë mesazhi më i keq që jepet nga Prishtina. Domethënë ne nuk jemi në gjendje as një ligj me votu për çështjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjënë më elementar. Kjo është veç një gjë që e ka bërë Kuvendi”, u shpreh Maliqi.

    Ndër të tjera, ajo tha se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një strategji për fazat e radhës në procesin gjyqësor në Hagë.

    “Unë mendoj që Kuvendi, Qeveria edhe presidentja e sapozgjedhur duhet të bëjnë një Task Forcë, duhet të bëhet një strategji se si duhet të mbrohet”, tha ajo.

  • Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

    Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

    Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë

    Mbi 30 mijë euro para të gatshme janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të automjetit gjatë një kontrolli në pikën kufitare Bërnjak.

    Për këtë rast ka raportuar edhe Klankosova.tv.

    Ngjarja është parandaluar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në këtë pikë kufitare.

    Sipas njoftimit të Doganës, për kontroll është përzgjedhur një automjet me targa të huaja, i cili po hynte në territorin e Kosovës.

    “Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara, zyrtarët kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të veturës, në një hapësirë të fshehtë në dysheme janë gjetur 30,550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar nga udhëtari”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Dogana ka rikujtuar se, sipas Nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar t’i deklarojë ato me shkrim, së bashku me burimin e tyre të verifikueshëm, pranë zyrtarit doganor.

    Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet dhe bashkëpunimin me institucionet tjera për parandalimin e kontrabandës, qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

  • Kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

    Kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

    Kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut

    Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mbrojtja kërkoi përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, gjyqtares Violeta Namani-Hajra.

    Trupi gjykues në këtë rast ka këtë përbërje: Violeta Namani- Hajra, kryetare e trupit gjykues, Medie Bytyqi dhe Vesel Ismaili- anëtarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Nagip Krasniqi, avokati Vyrtyt Ibrahimaga, tha se janë gjetur rrethana të reja ku disa nga provat në këtë rast janë marrë nga rasti tjetër i të mbrojturit të tij Krasniqi, e ku gjyqtare e procedurës paraprake ka qenë gjyqtarja Namani-Hajra.

    Andaj, avokati tha se përderisa ekziston një rrethanë e tillë, janë të detyruar që të kërkojnë përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.

    Ndërsa, prokurori i rastit, Dren Paca, deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se kush ka qenë gjyqtar në procedurë paraprake të lëndëve tjera, mirëpo thkesoi se është fakt se një pjesë e provave, janë marrë nga rasti tjetër, gjë që në aspektin procedural nuk paraqet asnjë lloj pengese.

    Ndërsa, gjyqtarja tha se bazuar në rrethanat e reja të paraqitura nga mbrojtja është e kuptueshme se ka bazë për përjashtimin e saj në këtë rast. Andaj, seanca e sotme u ndërpre, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv

    Kujtojmë se prokurori special Dren Paca u caktua u.d i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga KPK-ja.

    Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024.

    Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

    Në aktakuzë thuhet se operatorit i mundësohet përfitimi pasuror si dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës dhe për pasojë dëmtimin në shkallë të madhe të buxhetit të Kosovës apo në vlerë prej 531 mijë e 920 euro e 79 centë. Gjithashtu, thuhet se kjo kishte dëmtuar dhe diskriminuar operatorët tjerë ekonomikë konkurrentë që operonin në tregun e Kosovës që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore. Ndërsa, dëmi material ndaj KEK-ut, thuhet se është në shkallë të madhe, përkatësisht 3 milionë e 229 mijë e 905 euro.

    Nga provat e Prokurorisë, thuhet se ZRrE, KEK-ut i kishte shqiptuar dënim për shkak të shkeljeve të konstatuara në blerje të energjisë. Raporti i Zyrës së Regullatorit kishte gjetur se bazuar në legjislacionin e vendit, aktivitetet e tregtisë së energjisë mund të ushtrohen vetëm me licencë të lëshuar nga ZRrE, e që janë të regjistruara në Kosovë. Aty thuhet se aktivitetet pa licenca, mund të lejoheshin vetëm nëse operatorët kanë licencë në vendet e tyre të cilat mund të njihen në Kosovë vetëm pasi të jenë plotësuar kushtet sipas rregullores për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë.

    Sipas aktakuzës, ZRrE kishte reaguar disa herë përmes shkresave dhe emailit zyrtar që KEK të veprojë në përputhje me ligjin dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë me operatorë të palicencuar.

    Tutje, thuhet se ZRrE më 19 gusht 2022, kishte monitoruar procesin e tregtimit në kohë reale dhe kishte vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave KEK kishte vazhduar të veprojë në kundërshtim me ligjin.

    Grupi punues i KEK-ut, ishte pajtuar që të respektonin të gjeturat e raportit të ZRRE-së. “Pavarësisht bindjeve dhe argumenteve të cekura më lartë, KEK do të respektoj përfundimisht qëndrimet e ZRrE-së, si një institucion i thirrur për rregullim të sektorit të energjisë i emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, i cili i jep ketë kompetencë. Në këtë rast, KEK do të ndërpresë tregtimin energjisë me tregtarë që nuk prezantojnë licencë apo dëshmi nga ZRrE që e dëshmojnë që nuk kanë licencë meqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë me komunikimet që kemi pasur me ZRrE”, thuhet në aktakuzë.

    Kjo përgjigje e grupit punues, sipas Prokurorisë nuk ishte dërguar e plotë. Në e-mailin e përcjellë nga Eljas Jashari, thuhet se ishin dërguar vetëm komentet mospajtuese që kundërshtonin të gjeturat e ZRrE-së, duke konsideruar se nuk kishin nevojë për licenca shtesë, meqë të njëjtat ishin të licencuara në shtetet e tyre.

    “Sipas përgjigjes së lartcekur rezulton se ZRrE-së nuk i ishin përcjellë qëndrimet e grupit punues të KEK, por qëndrimi personal i Nagip Krasniqit”, thuhet në aktakuzë.

    Tutje, thuhet se edhe nga opinioni i zyrës ligjore të KEK-ut, ku në ‘cc’ ishte edhe vetë i pandehuri Krasniqi, i kishte dhënë të drejtë ZRrE-së, duke e vënë në dijeni të akuzuarin Krasniqi që duhet të respektohet rregullatori pasi është autoriteti shtetëror që ka kompetencë për këtë fushë. Madje, sipas këtij opinioni edhe kur KEK-ka dërguar rastet në Gjykatë, ZRrE ka fituar rastet dhe kërkesëpaditë e tyte janë refuzuar, pasi kompetenca e tyre është përfundimtare për çështjet e energjisë elektrike.

    Nagip Krasniqit, sipas aktakuzës i ishte dërguar edhe një e-mail nga Departamenti i Menaxhimit të Tregtimit me Energjinë duke kërkuar nga Krasniqi konfirmimin nëse duhej tregtuar me operatorin “HSE”, duke theksuar se nga përgjigja dërguar ZRrE-se, nënkuptohej se duhej të vazhdohej tregtimi.

    I akuzuari Krasniqi ishte përgjigjur “konfirmoj vazhdimin e tregtimit sipas përgjigjes që i është dërguar ZRrE-së”. Si pasojë e kësaj, tregtimi me ketë operator të palicencuar kishte vazhduar deri në pezullimin dhe ndërprerjen përfundimtare të kontratës në maj 2023, përkatësisht gusht 2023.

    Me konfirmimin që drejtori operativ, Luigj Imeri kishte kërkuar nga kryeshefi Krasniqi, në këtë korrespodencës, sipas Prokurorisë thuhet se pas përgjigjes së Krasniqit, Anjeta Zeqiri dhe Besa Shatri ishin tallur.

    “Hahaha ja ke prish tripat”, “Ej qetu Luigji ka pas me dhanë dorëheqje…i paska ra pishman”, ishin replikat në ketë e-mail zyrtar.

    Operatori nga Sllovenia thuhet se nuk ishte në listën e kompanive të licencuara e sipas ARBK-së, as e regjistruar si biznes në Kosovë.

    Tutje, në aktakuzë bëhet e ditur se pas shkresës se KEK-ut të 7 gushtit 2023, vërtetohet se pas arrestimit të Nagip Krasniqit (për çështje që nuk ndërlidhen me këtë rast), KEK më 19 maj 2023 fillimisht kishte njoftuar “HSE” se po e pezullonte bashkëpunimin për ta njoftuar me vonë se po e shkëpusin kontratën në mungesë të licencës se lëshuar nga ZRRE, duke e njoftuar se në momentin që “HSE” dëshmon posedimin e licencës të lëshuar ose të njohur nga ZRRE, atëherë KEK mund të iniciojë procesin e nënshkrimit të një kontrate të re.

    Ndaj Krasnqit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) edhe më 30 dhjetor 2024 ka ngritur edhe një aktakuzë në të cilën ngarkohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

  • Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës

    Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës

    Situata në Trepçë drejt normalizimit, aktivizohen pompat pas ndërprerjes së rrymës

    Pas incidentit të mbrëmshëm, ku 63 minatorë mbetën të ngujuar në minierën e Trepçës pas ndërprerjes së energjisë elektrike, situata është duke u normalizuar

    Kryesindikalisti i minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se është rikthyer prodhimi dhe janë krijuar kushtet për vazhdimin e punës.

    Sipas tij, janë aktivizuar edhe pompat për largimin e ujit të grumbulluar gjatë kohës sa miniera ishte pa energji elektrike.

    Sipas Jonuzit, pompat janë aktivizuar rreth orës 03:10 dhe tashmë kanë nisur punën për largimin e ujit.

    Ndërkohë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, 63 minatorët që kishin mbetur brenda minierës kanë dalë gjatë mbrëmjes së kaluar. /Ksp

  • Klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit

    Klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit

    Klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit

    Malisheva është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa në mesin e kandidatëve për ta marrë drejtimin e skuadrës është italiani Luigi Nocentini.

    Gazetari Andre Oechsner ka raportuar se 37-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e klubit kosovar për postin e trajnerit. Sipas raportimit, Nocentini aktualisht është pa angazhim dhe palët janë në kontakt për mundësinë e bashkëpunimit.

    Nocentini së fundmi ishte pjesë e stafit të FC Basel, ku mori përkohësisht drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Stephan Lichtsteinerit. Më herët, ai kishte qenë asistent i Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Lichtsteinerit.

    Gjatë karrierës së tij, italiani ka punuar edhe me klube të njohura si Empoli, Genoa dhe Napoli, ndërsa ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares së Ukrainës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Klubi kosovar në bisedime me ish-trajnerin e Baselit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tetori nuk duhet të jetë muaji i vetëm kur flasim për kancerin e gjirit

    Tetori nuk duhet të jetë muaji i vetëm kur flasim për kancerin e gjirit

    Tetori nuk duhet të jetë muaji i vetëm kur flasim për kancerin e gjirit

    Shkruan: Nora Makolli

    Sot në mëngjes, teksa po blija ushqim për djalin tim para se të nisej për në shkollë, vura re diçka që më bëri të ndalem për një moment. Shishet e ujit të një kompanie të njohur në Kosovë ishin mbështjellë me ngjyrën rozë dhe simbolin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Si një grua që ka kaluar vetë nëpër këtë rrugëtim, buzëqesha. Është gjithmonë prekëse të shohësh se kjo sëmundje nuk harrohet dhe se ka njerëz e kompani që tregojnë solidaritet me ata që po luftojnë ose kanë luftuar me të.

    Por menjëherë pas buzëqeshjes më lindën pyetjet: A mjafton një mbështjellës rozë në një shishe uji për të ngritur ndërgjegjësimin? A i bën ai njerëzit të reflektojnë për shëndetin e tyre? A i shtyn vajzat dhe gratë të kontrollohen më herët? Apo thjesht na kujton për disa sekonda se është muaji tetor dhe më pas vazhdojmë jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur?

    Mos më keqkuptoni. Çdo iniciativë është e mirëseardhur dhe meriton vlerësim. Por, për mendimin tim, ndërgjegjësimi i vërtetë duhet të jetë shumë më i thellë se kaq.

    Ai duhet të fillojë në shkolla. Duhet t’u mësojmë vajzave dhe djemve tanë që kujdesi për shëndetin nuk është luks dhe as diçka që duhet menduar vetëm kur sëmuremi. Duhet të bëhet kulturë. Duhet të bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme.

    Gjatë muajit tetor shohim emisione, intervista dhe diskutime me onkologë që flasin për sëmundjen nga aspekti profesional. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por rrallëherë shoh të ftohen njerëzit që e kanë përjetuar vetë këtë betejë.

    Njerëzit që e dinë si ndihet një grua kur dëgjon për herë të parë fjalët: “Ju keni kancer.”

    Njerëzit që i njohin netët pa gjumë, frikën, pasigurinë, lotët e fshehur dhe shpresën që mbijeton edhe në ditët më të vështira.

    Sepse statistikat na informojnë, por historitë njerëzore na prekin.

    Ndoshta pikërisht dëshmitë e atyre që kanë kaluar nëpër këtë përvojë do të arrinin të shpëtonin jetë më shumë se çdo fushatë. Sepse kur dëgjon dikë që ka qenë aty ku mund të jesh nesër ti, fillon të mendosh ndryshe.

    Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se rastet e kancerit të gjirit vazhdojnë të rriten nga viti në vit dhe se gjithnjë e më shpesh po prek edhe mosha më të reja. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne. Ndërgjegjësimi nuk duhet të zgjasë vetëm një muaj. Nuk duhet të fillojë në tetor dhe të përfundojë në fund të tij. Duhet të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit.

    Duhet të krijohen më shumë mundësi për kontrolle parandaluese, më shumë edukim dhe më shumë mbështetje. Duhet të vijë dita kur kontrolli i rregullt shëndetësor të konsiderohet po aq normal sa një vizitë e zakonshme te mjeku.

    E keqja e kësaj sëmundjeje është se shpesh vjen në heshtje.

    Edhe unë, kur mora diagnozën e kancerit të gjirit në një stad të avancuar, nuk mund ta besoja. Ndihesha mire, shkoja në punë, kujdesesha për familjen, bëja plane për të ardhmen. Nuk ndihesha e sëmurë.

    Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kanceri mund të jetë kaq i rrezikshëm. Ai nuk të paralajmëron gjithmonë. Nuk të jep gjithmonë shenja. Ndonjëherë rritet në heshtje ndërsa ti vazhdon jetën tënde duke menduar se gjithçka është në rregull.

    Prandaj kontrollet shpëtojnë jetë.

    Sot, mesazhi im nuk është vetëm për gratë që po luftojnë me këtë sëmundje. Është edhe për ato që ndihen mirë dhe mendojnë se nuk kanë arsye të kontrollohen. Është për vajzat e reja. Është për nënat, motrat dhe bijat tona. Mos pritni derisa trupi t’ju japë një arsye.

    Dhe për të gjitha bashkudhëtaret e mia në këtë rrugëtim të vështirë, dua të them vetëm një gjë:

    Mos e humbni shpresën.

    Lutem që Zoti t’u japë forcë të gjithëve atyre që janë në këtë betejë. Lutem që shkenca të vazhdojë të ecë përpara dhe që një ditë kanceri të jetë vetëm një kujtim i largët për brezat që do të vijnë pas nesh.

    Deri atëherë, le të mos flasim për të vetëm në tetor. Le të kujtojmë se pas çdo statistike, pas çdo shiriti rozë dhe pas çdo fushate, ekziston një njeri. Një nënë. Një bijë. Një motër. Një histori.

    Dhe ajo histori meriton të dëgjohet.

    The post Tetori nuk duhet të jetë muaji i vetëm kur flasim për kancerin e gjirit appeared first on Insajderi.

  • 30,550 euro të padeklaruara fshihen në veturë, kapen në Bërnjak

    30,550 euro të padeklaruara fshihen në veturë, kapen në Bërnjak

    Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar futjen e 30,550 eurove të padeklaruara në territorin e Kosovës, në pikën kufitare Bërnjak.

    Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të rregullta, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili po hynte në Kosovë.

    Gjatë intervistimit, udhëtari ka deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Megjithatë, pas krijimit të dyshimeve, zyrtarët kanë kontrolluar automjetin dhe udhëtarin.

    Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e automjetit janë gjetur 30,550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

    Dogana ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar që shumën dhe burimin e mjeteve t’i deklarojë me shkrim te zyrtari doganor.

    Burimi: Dukagjini

  • Talenti i Arsenalit fiton tri rekorde botërore në Guinness pasi bëri histori për skuadrën e Artetas

    Talenti i Arsenalit fiton tri rekorde botërore në Guinness pasi bëri histori për skuadrën e Artetas

    Adoleshenti i Arsenalit, Max Dowman, ka marrë zyrtarisht tre certifikata të Rekordeve Botërore Guinness pas depërtimit të tij të jashtëzakonshëm në skuadrën e parë nën drejtimin e Mikel Artetas.

    Lojtari i kombëtares së të rinjve të Anglisë ka rishkruar librat e rekordeve në garat vendase dhe kontinentale, duke çimentuar statusin e tij si një nga talentet më të mëdha në ngritje të Evropës.

    I diplomuari i Hale End ka marrë vlerësime prestigjioze globale pasi rishkruan librat e rekordeve që kur hyri në radhët e ekipit të parë të Gunners.

    Duke rënë dakord tashmë për kushtet profesionale përpara ditëlindjes së tij të 17-të, adoleshenti çimentoi statusin e tij si lojtari më i ri (15 vjeç e 308 ditë) në historinë e Ligës së Kampionëve gjatë një fitoreje 3-0 ndaj Slavia Pragës në nëntor 2025.

    Ky moment historik evropian plotëson rekordet vendase si golashënuesi më i ri (16 vjeç e 73 ditë) dhe kampioni më i ri (16 vjeç e 144 ditë) në historinë e Ligës Premier. /Telegrafi/

  • Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

    Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

    Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur

    Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një sulm rus goditi dy autobusë publikë në qytetin e Kramatorskut, në rajonin lindor të Donetskut, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

    Sulmi ndodhi rreth orës 10:00, teksa autobusët po transportonin pasagjerë. Sipas autoriteteve, besohet se ata u goditën nga bomba ajrore të drejtuara me precizion të lartë.

    Këshilli i Qytetit të Kramatorskut tha se transporti publik është pezulluar pas sulmit, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmeve.

    Sulme ruse janë raportuar edhe në Kiev, ku dy persona u gjetën të vdekur pas një sulmi me dron në një ndërtesë, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Më herët, kryebashkiaku Vitali Klitschko kishte njoftuar për një viktimë dhe 11 të plagosur në sulmet ruse.

    Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar 142 dronë gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar ose neutralizuar 126 prej tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedi në Ukrainë: Bombat ruse godasin dy autobusë, 30 të vrarë e 18 të plagosur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali