Blog

  • Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

    Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

    Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

    Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja nga Madridi, dëbimi i së cilës shkaktoi protesta mbarëkombëtare për shkak të krizës së strehimit në Spanjë, ka ndërruar jetë.

    Lajmin e ka bërë të ditur këtë të mërkurë Sindikata e Qiramarrësve të Madridit. Abascal kishte qëndruar e shtruar në spital që prej dëbimit të saj më 23 shtator, kur u nxor me barelë nga banesa ku kishte jetuar për më shumë se shtatë dekada.

    E moshuara ishte dëbuar pasi nuk ishte në gjendje të përballonte rritjen e qirasë. Babai i saj e kishte marrë me qira apartamentin në vitin 1956, ndërsa ajo kishte vazhduar të jetonte aty edhe pas vdekjes së prindërve.

    Për vite me radhë, kontrata e saj kishte qenë nën një regjim me kufizim të qirasë. Megjithatë, pas një beteje të gjatë ligjore, pronari i ri, kompania e investimeve Urbagestion, kërkoi rritjen e qirasë në rreth 2,650 euro. Më vonë, shuma u ul në 1,650 euro, por edhe kjo ishte mbi mundësitë e saj financiare, pasi ishte rreth 300 euro më e lartë se pensioni i saj mujor.

    Tre përpjekje të mëparshme për ta dëbuar Abascalin ishin bllokuar nga gjykatat, ndërsa rasti i saj mori gjithnjë e më shumë vëmendje mediatike dhe publike.

    Më 23 shtator, dëbimi u realizua pavarësisht protestave të aktivistëve dhe përpjekjeve për ta ndaluar. Abascal u nxor nga banesa me barelë dhe u dërgua në spitalin Gregorio Marañón, ku qëndroi e shtruar deri në ditën e vdekjes.

    Pas dëbimit, rasti i saj u shndërrua në simbol të krizës së strehimit në Spanjë. Aktivistë dhe sindikata organizuan protesta, ndërsa në Madrid u ngrit edhe një kamp protestues në Puerta del Sol.

    Kompania që zotëronte apartamentin më vonë ofroi një zgjidhje që do t’i mundësonte Abascalit të rikthehej në banesë me një qira më të ulët. Megjithatë, ajo nuk ishte në gjendje të nënshkruante marrëveshjen, pasi ndodhej në spital. Marrëveshja për rikthimin e saj në shtëpi u arrit, por nuk u realizua para vdekjes së saj.

    “Me keqardhje njoftojmë se Maricarmen ndërroi jetë sot”, tha Sindikata e Qiramarrësve të Madridit në një deklaratë, duke e cilësuar rastin e saj si një pikë kthese në historinë e vendit.

    Vdekja e Abascalit ka nxitur reagime dhe protesta të reja. Mijëra persona marshuan drejt parlamentit në Madrid, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar edhe grevë mbarëkombëtare për çështjen e strehimit më 11 nëntor.

    Rasti i saj u bë pjesë e debatit të gjerë politik për krizën e strehimit. Përpjekja e qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez për të miratuar masa emergjente për strehimin u rrëzua në Kongres javën e kaluar.

    Pas këtij dështimi dhe në mes të presionit të protestave, Sánchez shpalli zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor. Ai ka deklaruar se i nevojitet një shumicë më e gjerë progresive për të çuar përpara reformat e tij.

    Ndërkohë, opozita e djathtë ka argumentuar se ndërhyrjet e qeverisë në tregun e banesave mund të ulin numrin e shtëpive të ofruara me qira dhe të ndikojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

    Përveç krizës së strehimit, qeveria Sánchez është përballur edhe me çështje të tjera politike, përfshirë skandale korrupsioni të lidhura me Partinë Socialiste, si dhe presione që lidhen me koston e jetesës dhe emigracionin.

    Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 29 nëntor, ndërsa kriza e strehimit pritet të jetë një prej çështjeve kryesore të debatit politik në Spanjë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dëbimi i saj shkaktoi protesta në gjithë Spanjën, vdes 87-vjeçarja Maricarmen Abascal appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

    Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

    Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka folur për mediat lidhur me situatën e krijuar në minierën e Stantërgut, ku një numër i minatorëve kanë mbetur të ngujuar pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

    Januzi ka bërë të ditur se defekti ka ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

    Sipas tij, një pjesë e minatorëve kanë nisur të dalin përmes daljeve alternative, ndërsa minatori i parë tashmë ka arritur të dalë nga miniera.

    Ai ka bërë të ditur se me minatorët ka komunikim përmes linjës telefonike me tela induktiv, ndërsa gjendja e tyre, sipas tij, është stabile.

    “Për gjendjen e tyre për momentin është stabile, nuk ka ndonjë shqetësim”, ka deklaruar Januzi.

    Megjithatë, ai ka treguar se njëri prej minatorëve raportohet të ketë problem me këmbën, gjë që mund t’ia vështirësojë daljen në këmbë.

    Januzi ka thënë se, bazuar në informacionet nga vendi i ngjarjes dhe komunikimin me menaxhmentin, linja që furnizon minierën nuk duket të ketë defekte të mëdha dhe mund të riparohet në një kohë më të shkurtër.

    “Sipas informatave që mora nga vendi i ngjarjes dhe në komunikim me menaxhmentin atje, linja që e furnizon [me energji elektrike] nuk po duket që ka defekte të mëdha dhe mund të jenë të riparueshme në një kohë pak më të shpejt, ndërsa pjesa e flotacionit ka defekte të mëdha, po nuk shkakton shumë probleme, sepse nuk lidhet me ashensorin, me të cilin mund t’i nxjerrim minatorët nga miniera… Fatkeqësisht mungesa e investimeve dhe trafostacionet e stërvjetëruara po bën që shpesh të mbesin të mbyllur.”, tha Jonuzi.

    Ai ka theksuar se defektet në pjesën e flotacionit nuk paraqesin pengesë për nxjerrjen e minatorëve, pasi nuk lidhen me liftin që përdoret për transportimin e tyre nga miniera.

    Kryetari i Sindikatës ka kritikuar mungesën e investimeve dhe gjendjen e vjetërsuar të pajisjeve, duke thënë se raste të tilla janë përsëritur edhe më parë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nisin të dalin një pjesë e minatorëve të ngujuar në Trepçë përmes daljeve emergjente appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

    Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

    Flet minatori që u ngujua në minierë: Është hera e tretë që më ndodh (VIDEO)

    Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.

    Ai për Klan Kosovën tha se është hera e tretë që i ndodh një gjë e tillë, derisa u shpreh se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

    Minatori gjithashtu deklaroi se për disa persona mund të jetë e vështirë dalja.

    “Ende janë duke dalë, sepse kemi lënë kolegë që duke ardhur dhe dalin kohë pas kohe. Ata që e ndjejnë veten fizikisht të fortë, ata ma merr mendja që dalin. Për disa mendoj që është shumë telashe të dalin”.

    “Gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, por atje vështirësohet ajri. Ka panik, është hera e tretë që ngujohem në minierë, po shtohet panika dhe stresi. Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, në çdo horizont kemi pushuar” , u shpreh ai./Klankosova.tv

  • Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

    Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

    Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë për RTK-në se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

    Januzi ka bërë të ditur se defekti ka ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

    Sipas tij, një pjesë e minatorëve kanë nisur të dalin përmes daljeve alternative.

    Ai ka bërë me dije se me minatorët ekziston komunikimi përmes linjës telefonike me tela induktivë dhe se gjendja e tyre është stabile.

    “Për gjendjen e tyre për momentin është stabile, nuk ka ndonjë shqetësim”, ka deklaruar Januzi, duke shtuar se një minator raportohet të ketë problem me këmbën, gjë që mund t’ia vështirësojë daljen në këmbë.

    Januzi ka thënë se, sipas informatave nga vendi i ngjarjes dhe komunikimit me menaxhmentin, linja që furnizon minierën nuk duket të ketë defekte të mëdha dhe mund të riparohet në një kohë më të shkurtër.

    Ai ka theksuar se defektet në pjesën e flotacionit nuk paraqesin pengesë për nxjerrjen e minatorëve, pasi nuk lidhen me liftin që përdoret për transportimin e tyre nga miniera.

    Kryetari i Sindikatës ka kritikuar mungesën e investimeve dhe gjendjen e vjetërsuar të pajisjeve, duke thënë se raste të tilla janë përsëritur edhe më parë.

    “Fatkeqësisht, mungesa e investimeve dhe trafostacionet e stërvjetëruara po bëjnë që shpesh të mbesin të mbyllur”, ka thënë Januzi.

    Sipas tij, mungesa e një alternative tjetër për furnizim me energji po bën që minatorët të mbesin të ngujuar për orë të tëra, duke e cilësuar këtë situatë si rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.

    The post Kryesindikalisti jep detaje për minatorët: Defekti ndodhi rreth orës 19:30, gjendja është stabile appeared first on Insajderi.

  • Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të

    Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të

    Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të

    Tre minatorë kanë arritur të dalin nga miniera e Trepçës në Stantërg, ndërsa 60 të tjerë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në horizontin e 11-të.

    Gjithsej 63 minatorë mbetën të ngujuar pas djegies së trafos kryesore në këtë horizont, ndërsa tre prej tyre tashmë janë nxjerrë përmes daljeve emergjente.

    Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për nxjerrjen edhe të minatorëve të tjerë.

    The post Tre minatorë dalin nga Trepça, 60 mbesin ende të ngujuar në horizontin e 11-të appeared first on Insajderi.

  • 64 minatorë në 645 metra thellësi, IHDNj kërkon hetim nga Prokuroria: Çdo minutë është e rëndësishme

    64 minatorë në 645 metra thellësi, IHDNj kërkon hetim nga Prokuroria: Çdo minutë është e rëndësishme

    64 minatorë në 645 metra thellësi, IHDNj kërkon hetim nga Prokuroria: Çdo minutë është e rëndësishme

    Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm lidhur me ngujimin e 64 minatorëve në minierën e Stan Tërgut.

    “Sipas informacioneve nga terreni, minatorët ndodhen nën tokë, të shpërndarë në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, në thellësi që arrijnë deri në rreth 645 metra”, thuhet në reagimin e IHDNj-së.

    IHDNj u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe ekipeve përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për shpëtimin dhe nxjerrjen e sigurt të të gjithë minatorëve. Sipas tyre, jeta dhe siguria e minatorëve duhet të jenë prioriteti absolut.

    “Çdo minutë është e rëndësishme dhe operacioni i shpëtimit duhet të zhvillohet me urgjencë, profesionalizëm dhe koordinim të plotë”, vijon reagimi.

    “Sipas informacioneve të deritanishme, dalja e minatorëve po realizohet përmes rrugëve emergjente, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për të mundësuar nxjerrjen e sigurt të të gjithë punëtorëve”, theksohet tutje.

    IHDNj ka kërkuar gjithashtu që të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet.

    “Është e domosdoshme të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit, shkaqet e incidentit dhe nëse të gjithë mekanizmat, pajisjet dhe procedurat e sigurisë kanë funksionuar siç duhet”, theksohet tutje.

    Njëkohësisht, IHDNj ka kërkuar nga Prokuroria kompetente që të nisë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

    The post 64 minatorë në 645 metra thellësi, IHDNj kërkon hetim nga Prokuroria: Çdo minutë është e rëndësishme appeared first on Insajderi.

  • Eliza Hoxha zbulon deputetin e PDK-së që ia dha votën për Presidente

    Eliza Hoxha zbulon deputetin e PDK-së që ia dha votën për Presidente

    Eliza Hoxha zbulon deputetin e PDK-së që ia dha votën për Presidente

    Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes.

    Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.

    Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Hoxha ka bërë të ditur se bëhej fjalë për deputetin Artan Behrami, duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.

    “Është Artan Behrami, unë aty vetëm e krijova mundësinë e formalitetit”, tha Hoxha.

    Hoxha ishte kandidatja e PDK-së për Presidente, përballë kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Justina Shiroka-Pula.

    Në votimin për Presidente, Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, ndërsa Hoxha mori vetëm një votë.

    The post Eliza Hoxha zbulon deputetin e PDK-së që ia dha votën për Presidente appeared first on Insajderi.

  • Gruda: Dje e morëm një pushtet për popullin e Kosovës

    Gruda: Dje e morëm një pushtet për popullin e Kosovës

    Gruda: Dje e morëm një pushtet për popullin e Kosovës

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si “triumfin e opozitës”.

    “Mbrëmë e kemi forcu opozitën”, tha Gruda.

    Sipas tij, kjo lidhet edhe me procesin e miratimit të Ligjit dhe zgjedhjen e presidentes.

    “E para kemi thënë që Ligji do të bëhet, Kurti ka thënë nuk bëhet pa e votu presidentin. U votu ligji, presidenti nuk është as i Kurtit as i joni, kemi zgjedhë një zonjë presidente që e nderon pozitën e presidentit”, tha Gruda.

    Ai iu referua edhe pushtetit të kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar:

    “Prej 2020 i ka krejt pushtetet, ne e morëm dje një pushtet për popullin e Kosovës”, tha Gruda për Kurtin.

    The post Gruda: Dje e morëm një pushtet për popullin e Kosovës appeared first on Insajderi.

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka bërë më herët një deklaratë lidhur me një deputet të Kosovës, për të cilin kishte pretenduar se është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se kishte shkëmbyer një numër të madh fotografish.

    Në një video të publikuar në TikTok, Tozaj kishte deklaruar se do të publikonte fotografi që, sipas tij, lidhen me një deputet të Vetëvendosjes.

    “Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë”, kishte deklaruar Tozaj.

    Ndërkaq, në një deklaratë të re, gjatë një transmetimi LIVE në TikTok, gazetari ka përmendur edhe inicialet e dy deputetëve nga Kosova, G.R. dhe F.N.

    Tozaj ka pretenduar se bëhet fjalë për dy deputetë nga Kosova. Për njërin prej tyre ka deklaruar se “ka shkëmbyer foto me një mashkull”, ndërsa për tjetrin ka pretenduar se ka shkëmbyer fotografi intime me një person në Shqipëri.

    Kështu, pas deklaratës së mëhershme ku Tozaj kishte folur për një deputet të Vetëvendosjes pa e bërë të ditur identitetin e tij, në LIVE-in e fundit ai ka përmendur inicialet G.R. dhe F.N., duke shtuar pretendime të tjera lidhur me fotografi intime.

    https://www.tiktok.com/@elton.tozaj/live?_d=secCgYIASAHKAESPgo8tnQg7AER8uGs9EoRe%2BQFCYLngVDbOMzXJwKdstB9H9HiAYda9LfOXqHKWEVe9SOUlbVYAxWIi%2Fz3iEn7GgA%3D&_r=1&_svg=1&checksum=8f859f9156797b73caa0915deb440bbcf1f30b1397eac3e95d00ac5ebd32ddc9&enter_from_merge=share&enter_method=share&sec_user_id=MS4wLjABAAAAe12J2V_Rw3lxgO9dIm8GVBBCs8ckhxmSKOvU4yctizwsQyGUKoPxJfCd7LFfEQMY&share_app_id=1233&share_enter_from=homepage_hot&share_from_user_id=7335616677591630854&share_link_id=94bac7fe-e613-4ac3-a65e-3365fb987500&share_region=XK&social_share_type=10&source=h5_m&timestamp=1791405327&ug_btm=b2001%2Cb4180&ugbiz_name=LIVE&user_id=7335616677591630854&utm_campaign=client_share&utm_medium=android&utm_source=messenger

    The post Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet appeared first on Insajderi.

  • 63 minatorë të ngujuar në Trepçë, Rizvanolli jep detaje: Janë mirë, po punohet për daljen e tyre

    63 minatorë të ngujuar në Trepçë, Rizvanolli jep detaje: Janë mirë, po punohet për daljen e tyre

    63 minatorë të ngujuar në Trepçë, Rizvanolli jep detaje: Janë mirë, po punohet për daljen e tyre

    63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se, sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00”, ka deklaruar Rizvanolli.

    Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    Sipas Rizvanollit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

    Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit

    The post 63 minatorë të ngujuar në Trepçë, Rizvanolli jep detaje: Janë mirë, po punohet për daljen e tyre appeared first on Insajderi.