Blog

  • Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2027

    Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe shqyrtimi i Projektbuxhetit për vitin 2027

    Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, ndërsa pritet të procedohen edhe nismat legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi.

    Në rend dite është edhe zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga komuniteti serb dhe një anëtari nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Seanca përfshin edhe propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Në fillim të seancës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Burimi: RTKLive

  • Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Mbështetja për mbrojtjen e çlirimtarëve duhet të jetë konkrete

    Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Mbështetja për mbrojtjen e çlirimtarëve duhet të jetë konkrete

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar mbështetje konkrete politike dhe institucionale për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fazën e apelit në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

    Një makinë dhe një banesë në Tetovë, pasuria që ka deklaruar ministri Jeton Shasivari

    Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, në formularin për deklarimin e pasurisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka evidentuar një pronë të paluajtshme në Tetovë, një automjet në pronësi të bashkëshortes, si dhe një llogari bankare në denarë.

    Sipas të dhënave të publikuara në regjistrin e pasurisë, Shasivari ka deklaruar një pronë të paluajtshme në Tetovë, me sipërfaqe prej 95 metrash katrorë. Vlera e deklaruar e kësaj prone është 5.850.000 denarë, ndërsa pronësia figuron 1/1, pra në tërësi në emrin e tij.

    Në formular thuhet se pronën e ka fituar në vitin 2007, përmes kontratës së shitblerjes, ndërsa destinimi i saj është banim.
    Sa i përket pasurisë së luajtshme, në deklaratë figuron një automjet i markës Jeep, modeli Patriot, i prodhuar në vitin 2010. Automjeti është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe ka vlerë të deklaruar prej 492.000 denarësh. Sipas të dhënave, automjeti është fituar më 13 shkurt 2019, përmes kontratës së shitblerjes.

    Në pjesën e llogarive bankare dhe depozitat, Shasivari ka deklaruar një llogari personale transaksionale në denarë (MKD), ndërsa si bazë për fitimin e mjeteve financiare figuron paga.

    Shasivari në pozitën e ministrit të Drejtësisë erdhi në korrik të këtij viti (2026) pas rikonstruimit të Qeverisë./Telegrafi/

  • Shiroka Pula meets with working Group for the protection of former KLA leaders

     According to the presidency’s announcement, at this meeting, the Head of the Workers Group for drafting the strategy for the protection of former KLA leaders in the Appeals, Glauk Konjufca, and members of the Group informed President Shiroka Pula of their annual performance.

    Also discussed was the development of work with the aim of interilateral co-ordination, judicial, institutional and diplomatic support for the appeals process, the report said.

    The key point is that President Shiroka Pula expressed support for the Workers’ Group, with the goal of co-ordinating interilateral and diplomatic actions for the record, defence and affirmation of the historic truth of Kosovo’s liberation war and the role of the Kosovo Liberation Army.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

     Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë takim,  Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

    “Gjithashtu u  diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohet se presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Trump and Putin shake hands at China summit

    PChinese resident Xi Jinping, American Donald Trump and Russian President Vladimir Putin have been photographed together in Shenzhen for the first time, during the hosted by the Chinese president under the Asia-Peace Economic Co-operation summit. ( APEC writes BBC.

    They will hold trilateral historical talks with Putin on Thursday.

    Earlier, Xi called it the old Russian leader.

    The BBC editor for Russia said some newspapers are already considering this visit as diplomatic victory for Putin, simply because this meeting is taking place.

    Trump, meanwhile, traveled from the Philippines to another summit.

  • Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë

    Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë

    Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë

    Presidenti kinez Xi Jinping, ai amerikan Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin janë fotografuar së bashku në Shenzhen për herë të parë, gjatë pritjes së organizuar nga presidenti kinez në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), shkruan BBC.

    Ata do të kenë bisedime historike trilaterale me Putinin të enjten.

    Më herët, Xi e quajti udhëheqësin rus “mik të vjetër”.

    Redaktori i BBC-së për Rusinë tha se disa gazeta tashmë po e konsiderojnë këtë vizitë si “fitore diplomatike” për Putinin, thjesht sepse ky takim po ndodh.

    Ndërkohë, Trump udhëtoi nga Filipinet ku mori pjesë në një samit tjetër.

  • Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në takim, kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, bashkë me anëtarët e tjerë, e informoi presidenten për ecurinë e deritashme të punës.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për koordinimin ndërinstitucional dhe mbështetjen juridike, institucionale e diplomatike në procesin e apelit.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe rolit të UÇK-së.

  • Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

    Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit

    Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

    Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

    Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

  • Von der Leyen propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, të mbështetur nga borxhi i përbashkët

    Von der Leyen propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, të mbështetur nga borxhi i përbashkët

    Komisioni Evropian ka propozuar dhënien e një kredie mbështetëse shtesë prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, të garantuar përmes borxhit të përbashkët, ndërsa vendi i goditur nga lufta përpiqet ta mbajë ekonominë në këmbë mes sulmeve të pandërprera ajrore nga Rusia.

    Kredia, e prezantuar të mërkurën nga presidentja Ursula von der Leyen, parashikon 20 miliardë euro për ndihmë financiare dhe 25 miliardë euro për blerjen e armatimeve, si dronë, raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që janë tejet të nevojshme.

    Ajo do të disbursohet gradualisht gjatë vitit 2027 dhe do të shërbejë si shtesë e kredisë aktuale prej 90 miliardë eurosh, për të cilën liderët ranë dakord në dhjetor të vitit të kaluar.

    “Ne po i dërgojmë një mesazh të qartë Rusisë: Ne duam paqe”, tha von der Leyen.

    “Pesë vjet pas fillimit të kësaj lufte agresioni, Evropa qëndron e bashkuar. Ne mbetemi po aq të përkushtuar sa më parë për të mbështetur Ukrainën, si në luftë ashtu edhe në paqe”.

    Von der Leyen u shpreh “shumë e sigurt” se të 27 shtetet anëtare, pa përjashtim, do ta mbështesin propozimin, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet për paqen.

    Megjithatë, katër prej tyre — Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Bullgaria — e kanë bërë tashmë të qartë se nuk do të marrin pjesë.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar ashpër, duke kërcënuar se do të vendosë veto ndaj buxhetit të ardhshëm të BE-së — përfshirë fondet e shumëkërkuara të kohezionit — nëse nuk arrihet një marrëveshje nga të 27 vendet anëtare për ndihmën e re ndaj Ukrainës.

    E kryeministri sllovak Robert Fico e ka cilësuar këtë si “shantazh”.

    Von der Leyen u rreshtua në krah të Merz-it dhe theksoi se kredia është ndarë në dy shtylla, atë civile dhe atë ushtarake, për të zbutur shqetësimet e atyre që kundërshtojnë dërgimin e armëve.

    Liderët do të zhvillojnë debatin e parë mbi këtë propozim javën e ardhshme, gjatë takimit të tyre në Bruksel.

    Në tryezë do të jetë edhe çështja e buxhetit, duke krijuar një situatë politikisht tejet të ndjeshme. /Telegrafi/