Blog

  • De Bruyne to leave Naples, SPV offers twom euros

    KEvin De Bruyne can leave Naples in the transitional term of January, after P SV Eindhoven has made the first official bid for the transfer of the Belgian midfielder.

    According to í La Gazzetta dello Sportu, the Dutch club has offered about twom euros for the 35-year-old card, but Naples has rejected the proposal, demanding a higher amount.

    De Bruyne is open to the SPV, after wanting to return closer to her homeland. His family too has not adapted to life in Naples, while his wife, Michelle, has expressed a desire to return to Limburg, closer to home in Belgium.

    Naples does not want to dismiss the Belgian lightly, but a higher offer and the footballer’s own desire can change the situation. An escape in January would save the Italian club about 5m euros from wages, as well as another 2.5m euros from the transfer bonus.

    De Bruyne, who contracted by 2027, scored four goals and provided an assisting in 11 matches at the Grand A this season. Naples is expected to talk with the player to clearly understand his position, while the SPV is continuing to push for the Belgian transfer. /Klankosova. tv

  • De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

    De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

    De Bruyne drejt largimit nga Napoli, PSV ofron dy milionë euro

    Kevin De Bruyne mund të largohet nga Napoli që në afatin kalimtar të janarit, pasi PSV Eindhoven ka bërë ofertën e parë zyrtare për transferimin e mesfushorit belg.

    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi holandez ka ofruar rreth dy milionë euro për kartonin e 35-vjeçarit, por Napoli e ka refuzuar propozimin, duke kërkuar një shumë më të lartë.

    De Bruyne është i hapur për kalimin te PSV, pasi dëshiron të rikthehet më afër vendlindjes. Edhe familja e tij nuk është përshtatur me jetën në Napoli, ndërsa bashkëshortja Michelle ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Limburg, më afër shtëpisë në Belgjikë.

    Napoli nuk dëshiron ta largojë lehtë belgun, por një ofertë më e lartë dhe dëshira e vetë futbollistit mund ta ndryshojnë situatën. Një largim në janar do t’i kursente klubit italian rreth 5 milionë euro nga pagat, si dhe 2.5 milionë euro të tjera nga bonusi i transferimit.

    De Bruyne, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në 11 ndeshje të Serie A këtë sezon. Napoli pritet të bisedojë me lojtarin për të kuptuar qartë qëndrimin e tij, ndërsa PSV po vazhdon të shtyjë për transferimin e belgut./Klankosova.tv

  • Zhegrova rikthehet në grup, gati për Venezia – katër lojtarë stërviten ndaras

    Zhegrova rikthehet në grup, gati për Venezia – katër lojtarë stërviten ndaras

    Zhegrova rikthehet në grup, gati për Venezia – katër lojtarë stërviten ndaras

    Edon Zhegrova është rikuperuar dhe ka marrë pjesë në stërvitjen e plotë me Juventusin, duke u bërë i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Venezias.

    Lajmi i mirë për Luciano Spallettin vjen nga stërvitja në Continassa, ku Zhegrova ka zhvilluar të gjithë seancën me grupin, pas shqetësimeve fizike që kishte gjatë grumbullimit me Kosovën.

    Ndërkohë, Zeki Celik, Andrea Cambiaso, Nico Gonzalez dhe Pierre Kalulu vazhdojnë stërvitjen e diferencuar dhe gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim.

    Në stërvitje janë rikthyer edhe Teun Koopmeiners dhe Jeff Ekhator, pas angazhimeve me kombëtaret e tyre.

    Juventusi do të përballet me Venezian të dielën, më 22 nëntor, në orën 12:30./Klankosova.tv

  • Rasti i Arlindës, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina (VIDEO)

    Rasti i Arlindës, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina (VIDEO)

    Rasti i Arlindës, nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë, Shpat Morina (VIDEO)

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Morina ka kërkuar që mediat të mos e përcjellin intervistimin e tij, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe diskutimit që lidhet me djalin e Arlindës, njofton Klankosova.tv.

  • Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

    Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

    Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, është takuar të martën me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë.

    Pas takimit, Çitaku e falënderoi Presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo theksoi se tash është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete.

    “Është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

    Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë tyre në betejën për drejtësi dhe për të mbrojtur të vërtetën për luftën e UÇK-së.

    “Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku.

  • Christopher Nolan: Robert Pattinson është Bondi më frikacak që kemi parë ndonjëherë

    Christopher Nolan: Robert Pattinson është Bondi më frikacak që kemi parë ndonjëherë

    Regjisori Christopher Nolan ka bërë shaka për Robert Pattinson, James Bond-in e ri, duke e quajtur atë “Bondi më frikacak që keni parë ndonjëherë”. Arsyeja për këtë është roli i Pattinson në filmin e Nolan-it “The Odyssey”.

    Nolan i bëri këto komente të martën në West Hollywood, duke folur me Steven Spielberg pas një shfaqjeje të filmit “The Odyssey” për Regjisorët e Shoqatës së Amerikanëve (DGA), raporton People. Filmi u bë i disponueshëm në platformat e transmetimit po atë ditë, dhe Nolan më parë ka punuar me Pattinson në filmin “Tenet”.

    Spielberg vlerësoi koordinatorin e akrobacive George Cottle për ndeshjen e fundit në të cilën personazhi i Pattinson, fisniku Antinous, vritet nga Odiseu, i luajtur nga Matt Damon. Nolan shtoi më pas se Pattinson është “James Bond më frikacak që keni parë ndonjëherë”.

    «Pyes veten nëse filmi juaj ndikoi në zgjedhjen e tij», u përgjigj Spielberg me shaka.

    Nolan shpjegoi se Cottle i përgatiti skenat e aksionit së bashku me aktorët. Ai i quajti Damon dhe Tom Holland, i cili luan rolin e djalit të Odiseut, Telemakut, “atletë të jashtëzakonshëm”.

    “Dua të them, janë Jason Bourne dhe Spider-Man,” tha ai, duke qeshur duke shtuar se Pattinson “u la të ulej në cep dhe të shihte gjithçka të ndodhte, duke refuzuar të përfshihej, në mënyrën e tij të mrekullueshme”.

    Pattinson u prezantua të hënën si agjenti i ri i 007, duke pasuar Daniel Craig, i cili luajti për herë të fundit rolin e Bond në filmin “No Time to Die” të vitit 2021. Ai do të jetë aktori i shtatë që luan këtë rol. Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve, me të cilin Pattinson bëri edhe “Dune: Part Three”, dhe pritet të fillojë xhirimet në vitin 2027.

    Pattinson i tha revistës People në premierën e filmit “The Odyssey” në Londër në korrik se i pëlqen të luajë role negative. “Më pëlqen të ul pritjet e njerëzve, kjo është gjithmonë gjëja ime e preferuar. Premto pak, bëj më shumë, kjo është motoja ime”, bëri shaka ai në atë kohë. /Telegrafi/

  • Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

    Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

    Nvidia ka ndaluar dërgimin e çipave të fuqishëm për inteligjencën artificiale në Kinë, deklaroi drejtoresha ekzekutive e përkohshme e kompanisë, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të veçantë licencimi, të negociuar mes Uashingtonit dhe Pekinit.

    Colette Kress, e cila zëvendësoi Jensen Huang-un pas dorëheqjes së tij javën e kaluar, tha gjatë një takimi të martën për prezantimin e rezultateve financiare se, në tremujorin e mbyllur më 25 tetor, prodhuesi amerikan i çipave i shiti Kinës produkte për qendra të dhënash të gjeneratës “Hopper” – të cilat i nënshtrohen një sistemi licencimi – në vlerë prej 2,4 miliardë dollarësh.

    Megjithatë, ajo theksoi se aktualisht nuk ka plane për dërgesa të mëtejshme.

    “Parashikimet tona nuk përfshijnë asnjë produkt të licencuar të gjeneratës ‘Hopper’ për qendra të dhënash, dhe ne nuk po dërgojmë më produkte të tilla në Kinë”, u shpreh Kress, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ajo nuk dha shpjegime se përse Nvidia e ka ndaluar dërgimin e këtyre procesorëve, e as nëse ky ndalim do të jetë i përhershëm.

    Familja e produkteve “Hopper” përfshin H200, një procesor i fuqishëm që përdoret për trajnimin dhe ekzekutimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale.

    SHBA-ja vendosi kontrolle mbi eksportin e këtyre çipave në vitin 2022 dhe më pas e kufizoi edhe më tej qasjen e Kinës ndaj tyre.

    Megjithatë, pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të lejonte shitjen e modeleve H200 për klientë kinezë të miratuar.

    Në janar, SHBA-ja e lehtësoi politikën e licencimit për H200, duke mundësuar shqyrtimin individual të kërkesave për eksport, në varësi të kushteve të sigurisë.

    Ky vendim erdhi pas muajsh të tërë lobimi nga ana e Huang-ut, i cili u largua nga detyra ndërsa përballej me akuza për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se ishte spiune kineze, si dhe me dy punonjëse të Nvidia-s.

    Çipat H200 prodhohen për Nvidia-n në Tajvan nga TSMC – prodhuesi më i madh në botë i çipave me kontratë. /Telegrafi/

  • Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

    Çitaku pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Në një postim pas takimit, Çitaku tha se e ka falënderuar Presidenten për mbështetjen e parezervë dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e çlirimtarëve.

    “Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

    Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë çlirimtarëve në betejën për drejtësi dhe për ta mbrojtur me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.

    “Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku. /Telegrafi/

  • E pyetën për problemin e madh të Man Utd nën drejtimin e Carrick, Pochettino dha një përgjigje interesante

    E pyetën për problemin e madh të Man Utd nën drejtimin e Carrick, Pochettino dha një përgjigje interesante

    Mauricio Pochettino ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për problemin e Manchester Unitedit me vrapimin dhe distancën e përshkuar nën drejtimin e Michael Carrick.

    Argjentinasi e përfundoi aventurën e tij si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një fitore 2-0 ndaj Haitit, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it. Tashmë, së bashku me stafin e tij, ai do të udhëtojë drejt Manchesterit, pasi javën e kaluar nënshkroi kontratë dyvjeçare e gjysmë me “Djajtë e Kuq”.

    Pochettino e merr drejtimin e një skuadre që po kalon një periudhë të vështirë dhe që ka nevojë për ndryshime të menjëhershme. Manchester Unitedi renditet në pozitën e 18-të në Ligën Premier, me vetëm tetë pikë të grumbulluara pas 10 ndeshjeve. Debutimi i trajnerit të ri do të jetë veçanërisht i vështirë, pasi më 22 nëntor Unitedi do të përballet me Liverpoolin në “Anfield”.

    Një nga problemet që ka shoqëruar paraqitjet e skuadrës këtë sezon është mungesa e intensitetit fizik. Sipas të dhënave të FotMob, Unitedi renditet i 19-ti në Ligën Premier për distancën e përshkuar, me një mesatare prej 112.5 kilometrash për ndeshje, ndërsa vetëm Liverpooli ka një shifër më të ulët.

    Nën drejtimin e Carrick, klubi anglez ka pasur gjithashtu vështirësi në vrapimet me shpejtësi të lartë, ku renditet i 17-ti, si dhe në shpejtësinë mesatare maksimale, ku zë vendin e 19-të.

    I pyetur për këtë çështje në konferencën e tij të fundit për shtyp si përzgjedhës i SHBA-së, Pochettino theksoi se futbolli nuk ka të bëjë vetëm me vrapimin, por me mënyrën se si lojtarët e bëjnë atë dhe me qëllimin që kanë në fushë.

    “Futbolli është shumë kompleks. Nuk mendoj se është e rëndësishme vetëm nëse vrapon apo jo. Duhet të vraposh mirë. Duhet të vraposh me një objektiv, duhet të vraposh së bashku dhe pastaj duhet të luash. Duhet ta dish se çfarë duhet të bësh. Duhet ta shfaqësh talentin tënd”.

    “Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Puna jonë është t’ua çlirojmë mendjen lojtarëve dhe të përpiqemi t’ua ndryshojmë këtë ide: ‘Oh, unë nuk mund të vrapoj’. Jo, ti mund të vraposh. Mund të luash, të ndihesh i lirë dhe ta shfaqësh talentin tënd. Futbolli ka të bëjë me qëndrimin, qasjen, lidhjen mes lojtarëve, ndjenjat dhe komunikimin”.

    “Ka shumë elemente që duhet të funksionojnë së bashku. Nuk mund të thuash thjesht: ‘Kjo skuadër vrapon ose nuk vrapon’. Këto janë të dhëna dhe, natyrisht, informacione të rëndësishme”.

    “Por më pas gjithçka varet nga kombinimi i tyre dhe nga mënyra se si duhet të gjejmë zgjidhjen. Lojtari i sotëm është si një mizë në fushë dhe gjithmonë duhet të jetë inteligjent për ta ditur se cilin buton duhet të shtypë”, deklaroi Pochettino./Telegrafi/

  • Exclusive: Rhetman Hoti was chased by police after the assassination, tried to hide in the courtyard of a house in Samadridge

    New details have been made white over the arrest of Nakman Hoti, suspected of the serious murder that took place today in Suhareka.

    The signal teaches that after the assassination was carried out, the suspect had left the scene and had been on the run until he was confronted by police officials in communications.

    According to information, police officials at the Suhareka Police Station have begun tracking him, while Hoti, in an attempt to evade police officials, had drove into the courtyard of a house near the village of Samadridge.

    However, he failed to evade police officials. Qhetman Hoti was arrested by police patrol at the Suhareka Police Station, who took him out of the car and put him in handcuffs.

    His arrest came after the police chase, while the suspect is currently under rule bodies.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal