
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Morina ka kërkuar që mediat të mos e përcjellin intervistimin e tij, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe diskutimit që lidhet me djalin e Arlindës, njofton Klankosova.tv.