Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Begaj në një postim në Facebook shkruan se në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Begaj. /Telegrafi/
Faqja për të rritur, Pornhub është rikthyer në Australi, tetë muaj pasi u tërhoq nga tregu australian për shkak të ligjeve të reja për verifikimin e moshës. Megjithatë, rikthimi nuk është i hapur për të gjithë përdoruesit: vetëm të rriturit që përdorin pajisje Apple mund të kenë akses në platformë.
Kompania mëmë e Pornhub, Aylo, njoftoi të mërkurën se ka rikthyer aksesin për “përdoruesit e rritur të kualifikuar në Australi” që kanë konfirmuar moshën përmes sistemit të verifikimit të moshës të Apple në Australi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Faqja u largua nga tregu australian në muajin mars, pasi autoritetet vendosën rregulla të reja që kërkojnë nga përdoruesit të dëshmojnë se janë mbi 18 vjeç për të aksesuar përmbajtje për të rritur.
Në atë kohë, kompania argumentoi se masat nuk do të garantonin mbrojtjen e fëmijëve dhe paralajmëroi për rreziqe të privatësisë së të dhënave, si dhe për mundësinë që përdoruesit të ekspozoheshin ndaj përmbajtjeve nga platforma që nuk respektojnë rregullat.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Përmes një mesazhi urimi, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të rrugëtimit të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë drejt së ardhmes evropiane, transmeton Klankosova.tv.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thuhet në urimin e Begaj.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për miratimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e vendit.
Ai tha se Kosova shpëtoi pa shkuar në zgjedhje të reja, ecuri që e quajti të mirë për vendin, transmeton Klankosova.tv.
“Më e mira është që Kosova shpëtoi pa shku në disa zgjedhje të tjera. Më vjen mirë që një kauzë që e kemi nisur për mbrojtjen e tyre, filloi dhe e mori startin, filloi një fillim të mbarë, tani mbetet betimi i deputetëve që kanë për mbrojtje të popullit, por edhe zotimi që u mor mbrëmë të realizohet”, u shpreh Haradinaj.
Sa i përket betejës së ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Haradinaj u shpreh optimist se ata dhe Kosova do të dalin fitues në këtë proces gjyqësor.
“Ka fakte që do t’i rrëzojnë ato pretendime të asaj gjykate në Apel, dhe unë mendoj që janë shanset shumë-shumë më të mëdha që të fitojmë Apelin në formën juridike”, u shpreh ai.
“Për të fituar këtë betejë duhen investime shumë të mëdha. Jo investime si më parë qysh na tregofshin kemi dhënë kaq. Thjesht ta llogaritin që kemi edhe një autostradë për Kosovën. Autostradën e lirisë dhe autostradën jetësore që e mban gjallë Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.
Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e re, zëri i Presidentes do të jetë i fuqishëm edhe në kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente! Besoj se zëri yt do të jetë i fuqishëm për drejtësinë dhe për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime me kompozitorin Adi Hila, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni apo dhënë pëlqimin për filmimin, regjistrimin apo publikimin e tyre.
Në një reagim të gjatë, Lubonja shprehet se ndihet e lënduar nga cenimi i privatësisë dhe besimit të saj, ndërsa kërkon ndalimin e asaj që e cilëson si “baltosje” në emër të një “morali kolektiv”, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”.
Lubonja u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime, ndërsa opinionit publik i kërkon të mos e shndërrojë situatën e saj personale në objekt argëtimi apo gjykimi.
“Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”.
Ajo bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë dhe se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në fund.
“Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shprehet Lubonja.
Aktorja thotë se shpreson që kjo përvojë të mos e mbushë me urrejtje dhe shpreh besimin se drejtësia do të bëjë punën e saj.
Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës e pasdite kryesisht në veri deri në orët e mëngjesit e kthjellime.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 15m/s.
Muzikali “Dirty Dancing” do të shfaqet në Broadway në shkurt të vitit 2027, duke sjellë historinë e Baby dhe Johnny në skenën e Nju Jorkut për herë të parë, në vitin që shënon 40-vjetorin e filmit origjinal.
Konkretisht, muzikali do të fillojë shfaqjen e tij në Teatrin Lena Horne të Nju Jorkut më 12 shkurt 2027, ndërsa një festë gala e veçantë është planifikuar për 14 mars. Shfaqja me numër rreptësisht të kufizuar do të zgjasë deri më 5 shtator.
Annalese Starzec do të debutojë në Broadway si Frances “Baby” Houseman, ndërsa asaj do t’i bashkohet Blake Zelesnikar, i cili gjithashtu do të debutojë në Broadway, si Johnny Castle.
Të dy aktualisht janë duke kryesuar turneun në Amerikën e Veriut të muzikalit “Dirty Dancing”, i cili filloi në Saint Paul, Minnesota në gusht dhe vazhdon në të gjithë Amerikën e Veriut këtë vjeshtë, përpara se të vijë në New York. Turneu do të vazhdojë në të gjithë vendin pas angazhimit në Broadway.
Përshtatja skenike ka një lidhje të veçantë me filmin e vitit 1987. I nominuari për çmimin Tony dhe fituesi dy herë i çmimit Emmy, Lonny Price, i cili luajti rolin e Neil Kellerman në film, i rikthehet historisë katër dekada më vonë, këtë herë si regjisori i saj.
Koreografia është nga Darrell Grand Moultrie, i cili ka luajtur në Broadway me shfaqjen “Fat Ham” dhe turneun botëror të Beyonce-s. Trupa ka 27 anëtarë, përfshirë 21 interpretues që debutojnë në Broadway.
Starzec dhe Zelesnikar shoqërohen nga Olivia Cece si Penny Johnson, Bryan Fenkart si Jake Houseman, Dan Klimko si Neil Kellerman, Lily Kren si Lisa Houseman, Ashley LaLonde si Elizabeth, Gina Lamparella si Marjorie Houseman, Loren Lester si Max Kellerman, Ethan Peterson si Billy Kostecki dhe Erick Pinnick si Tito Suarez.
Kastin e plotësojnë Emma Jade Branson, Marcus Byers Jr., Jonas Cohen, Sarah Ellis, Aria Christina Evans, Anthony J. Gasbarre III, Zoe Edan Lemelman, Francesca Mancuso, Brett Rawlings, Jason Richards, Antony Sanchez, Grace Sautter, Neil Starkenberg, Fisher Lane Stewart, John Swapshire dhe Carmella Taitt.
Muzikali u shkrua nga Eleanor Bergstein, e cila shkroi edhe skenarin për filmin origjinal. “Dirty Dancing: The Musical” ndjek ngjarjet e filmit dhe e kthen audiencën përsëri në Catskills gjatë verës së vitit 1963, ku Frances “Baby” Houseman bie në dashuri me instruktorin karizmatik të vallëzimit Johnny Castle ndërsa ishte me pushime me familjen e saj.
Romanca e tyre shpaloset me muzikën që ndihmoi në bërjen e “Dirty Dancing” një fenomen kulturor. Prodhimi skenik përfshin këngët e preferuara nga filmi, duke përfshirë “(I’ve Had) The Time of My Life”, “Hungry Eyes”, “Do You Love Me?” dhe “She’s Like the Wind”.
Filmi “Dirty Dancing” i publikuar në gusht të vitit 1987, me protagonistë Jennifer Gray dhe Patrick Swayze në rolin e Baby dhe Johnny, u bë një sensacion global, duke fituar më shumë se 200 milionë dollarë në të gjithë botën.
Në dekadat që pasuan, kjo mbeti një nga tiparet më të njohura të kulturës pop, ndërsa vallëzimi i fundit i Baby dhe Johnny-t, përfshirë ngritjen e tij të famshme, u bë një nga skenat më të njohura të filmit.
Kolona zanore e filmit u bë gjithashtu një fenomen muzikor, duke sjellë shumë këngë hit dhe dy albume shumë-platini, ndërsa kënga “(I’ve Had) The Time of My Life” fitoi një çmim Oscar për Këngën më të Mirë Origjinale.
Trashëgimia e filmit do të vazhdojë në ekranin e madh. Lionsgate po zhvillon një vazhdim të “Dirty Dancing”, me protagoniste Gray, e cila do të riluajë rolin e saj si Baby. Producentët e filmit janë Nina Jacobson dhe Brad Simpson, producentë të “The Hunger Games”.
Në vitin 2020, Grey i tha revistës People se filmi ishte tërheqës sepse ishte shumë i sinqertë dhe i thjeshtë.
“Ishte për pafajësinë dhe mënyrën se si humbet pafajësia dhe si njerëzit shpërthejnë në një version tjetër të vetes”, tha ajo për klasikun e rritjes.
Biletat për muzikalin e Broadway-t “Dirty Dancing” do të dalin në shitje të premten, më 9 tetor, pas një parashitjeje për fansat të enjten, më 8 tetor. /Telegrafi/
Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka Pula mori 81 vota nga 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se numri i nevojshëm për zgjedhjen e saj. Dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç kishte ndodhur edhe në qershor, transmeton Klankosova.tv.
Pas zgjedhjes, presidentja e re tha se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve të Kosovës.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha Shiroka Pula.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me ndryshimet në kompetencat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Tutje, Reuters raporti se të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore që do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat pasuan dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, dhe Rexhep Selimi 13 vjet, duke e çuar në 81 vjet dënimin e kombinuar për katër të akuzuarit. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë ankese.
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit institucionale në vend, duke e vënë theksin edhe te procesi gjyqësor në Hagë dhe apeli i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti ka deklaruar se Kosova tashmë ka institucione stabile dhe se, me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, do të punohet edhe për procesin e apelit, transmeton Klankosova.tv.
“Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka shkruar Kurti.
Pos tjerash, ai uroi qytetarët për zgjedhjen e presidentes së vendit.