Blog

  • Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se në këtë rast me rëndësi është fakti se procesi i zgjedhjes së presidentes ka nisur brenda afatit.

    “Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.

    Ai është pyetur edhe nëse Kuvendi i Kosovës konsiderohet i shpërndarë pas përfundimit të afatit të 6 tetorit.

    Hasani ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, nevojitet një dekret formal.

    “Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

    Deklaratat e Hasanit vijnë pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, në një proces që përfundoi disa minuta pas afatit të 6 tetorit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Një votë tjetër iu dha Eliza Hoxhës.

    Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula mbajti fjalimin e saj para deputetëve, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

  • Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

    Kosova, në minutat e parë të datës 7 tetor 2026, është bërë me presidente të re, pas muajsh të tërë me këtë pozitë vakante – e mbajtur me ushtrues detyre.

    Justina Shiroka-Pula është e para e shtetit që pritet të shërbejë në këtë pozitë për një periudhë 5-vjeçare.

    Konfirmimi i Shiroka-Pulës në postin e drejtueses së shtetit erdhi pasi u votua nga 81 deputetë në seancën e jashtëzakonshme.

    Por, zgjedhja e Shiroka-Pulës në postin e të parës së shtetit, e pason një grua tjetër.

    Ishte Vjosa Osmani, presidentja që shërbeu nga viti 2021 deri më 2026 në këtë post.

    Më herët, edhe një grua e kreu këtë detyrë. Ishte Atifete Jahjaga ajo që u zgjodh në vitin 2011 dhe që shërberu deri më 2016.

    Pra, Kosova është bërë një ndër vendet e pakta në botë që për drejtues shteti ka pasur tre gra në historinë e saj si një shtet i ri.

    Vlen të theksohet se Shiroka-Pula është Presidenti/ja e shtatë në Republikën e Kosovës.

  • Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pulës.

    “Ju kam thënë: ‘Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje’”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka shprehur urimin që Shiroka Pula të ruajë balancën mes pushteteve dhe unitetin shoqëror.

    “Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit”, ka shkruar ajo.

    “Shumë suksese, Presidente!”, përfundoi Bajrami.

  • Kurti përqafon fort presidenten e re

    Kurti përqafon fort presidenten e re

    Kurti përqafon fort presidenten e re

    Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës.

    Ajo ishte propozimi i fundit i Albin Kurtit në ditën e gjatë të sotme, dhe që u pranua nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Pasi u zgjodh, ajo pranoi një përqafim të fortë nga kryeministri.

  • Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

    Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

    Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së shtetit.

    Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka thënë se do të jetë e hapur për ta mbështetur presidenten e re në sfidat që e presin.

    Ajo ka thënë se presidentja e re duhet ta udhëheq politikën e jashtme dhe t’i mbrojë ineteresat e shtetit të Kosovës dhe ruajtjen e aleancave.

    “Ka qenë një prej shpresave të mia të mëdha që një prej presidenteve të reja të jetë grua. I uroj sukses. Në këto sfida mund të llogrisë në mbështetjen time të përhershme për çdo çështje që është në interes të Republikës së Kosovës.”, ka thënë ajo.

  • Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

    Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

    Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

    Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post.

    Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se mandati i saj u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    “Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”.

    “Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara”, deklaroi ajo./Klankosova.tv

  • Abrashi uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe unitet

    Abrashi uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe unitet

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Emir Abrashi, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës.

    Në një reagim pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit, Abrashi e ka cilësuar Shiroka-Pulën si një figurë me përvojë të gjatë akademike, publike dhe institucionale.

    “Lajm fantastik për Kosovën që një zonjë e nderuar, me përvojë të gjatë akademike, publike dhe institucionale, si znj. Shiroka Pula, merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore në Republikën tonë”, ka shkruar Abrashi.

    Ai ka theksuar se, sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, dialog dhe unitet.

    “Kosova sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për stabilitet institucional, dialog dhe unitet, në mënyrë që energjinë tonë ta përqendrojmë në tejkalimin e sfidave që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet”, është shprehur ai.

    Abrashi ka thënë se pret që presidentja e re ta ushtrojë detyrën në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese të kreut të shtetit.

    “Jam i bindur se Presidentja Shiroka Pula do ta ushtrojë me nder, dinjitet dhe përgjegjësi këtë detyrë të lartë shtetërore, duke përfaqësuar unitetin e popullit, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës”, ka shkruar kryetari i AKR-së.

    Në fund, Abrashi ka uruar Shiroka-Pulën dhe Republikën e Kosovës për zgjedhjen e presidentes së re.

    “Urime Presidentes Shiroka Pula dhe urime Republikës së Kosovës!”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

  • Naomi Watts sfidon rregullat e modës afër të 60-ave: Kur doli në rrugët e Parisit, të gjithë sytë u kthyen nga ajo

    Naomi Watts sfidon rregullat e modës afër të 60-ave: Kur doli në rrugët e Parisit, të gjithë sytë u kthyen nga ajo

    Minifustan, geta me motive dhe taka të larta – aktorja zgjodhi një kombinim që sfidon idenë se me kalimin e viteve stili duhet të bëhet më i përmbajtur

    Për dekada me radhë ka ekzistuar një rregull i pashkruar i modës që u tregonte grave se çfarë “lejohej” të vishnin pasi kalonin një moshë të caktuar: jo taka shumë të larta, jo funde të shkurtra, jo geta që bien në sy dhe asgjë që tërheq tepër vëmendjen te këmbët.

    Sikur me kalimin e viteve gruaja duhej të bëhej gjithnjë e më e padukshme, ndërsa garderoba e saj më e gjerë, më e gjatë dhe më “e sigurt”.

    Pastaj, në Paris, u shfaq Naomi Watts.

    Aktorja 58-vjeçare mbërriti në sfilatën e Valentino-s gjatë Javës së Modës në Paris dhe tregoi në mënyrën më të mirë se sa të vjetruara janë këto rregulla.

    Pamja e saj nuk përpiqej t’i fshihte vitet – përkundrazi. Ishte lozonjare, femërore, paksa e guximshme dhe mbi të gjitha krejtësisht në stilin e saj.

    Naomi kishte zgjedhur një minifustan të çelët, të ngushtë pas trupit dhe me mëngë të gjata, me një formë pothuajse arkitekturore. Në qendër të kombinimit shtrihej një detaj vertikal i zi, nga qafa deri në fund të fustanit, i zbukuruar me fjongo të mëdha të zeza – njëra pranë qafës dhe tjetra në pjesën e poshtme.

    Poshtë fustanit dukej një këmishë në nuancë të kaltër të çelët, e cila i jepte siluetës së strukturuar një element më të lehtë dhe disi rinor.

    Por karakterin e vërtetë të këtij kombinimi e dhanë getat me motive të mëdha lulesh.

    Në vend që t’i fshihte nën pantallona apo një fund midi, Naomi i ktheu ato në një nga elementet kryesore të gjithë veshjes.

    Dhe pastaj erdhën takat.

    Në këmbë kishte këpucë Valentino Garavani Rockstud në ngjyrë vjollcë, me thumbat karakteristikë dekorativë dhe takën e hollë e të lartë.

    Pikërisht kombinimi i minifustanit, getave dekorative dhe takave të larta sfidoi idenë tradicionale se si duhet të vishet “në mënyrë të përshtatshme” një grua në moshë të pjekur.

    Modeli Valentino Rockstud është prej vitesh një nga elementet më të njohura të shtëpisë italiane të modës.

    As modeli i flokëve nuk ishte klasik. Naomi i kishte stiluar në një formë pothuajse skulpturore dhe artistike, ndërsa syzet e mëdha të diellit i dhanë paraqitjes një karakter edhe më editorial.

    Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi.

    Nuk do të thotë që tani çdo grua 50 apo 60 vjeçe duhet të veshë minifund dhe taka të larta. As që duhet të përpiqet të duket “si vajzë”.

    Ideja është shumë më e thjeshtë: një grua nuk ka pse të veshë atë që të tjerët e konsiderojnë të përshtatshme për moshën e saj.

    Nëse i pëlqejnë këpucët e sheshta – le t’i veshë.

    Nëse ndihet mirë me atlete – po ashtu.

    Por nëse i pëlqejnë takat, fustanet e shkurtra, ngjyrat e forta, motivet e guximshme apo fundet që nxjerrin në pah këmbët – pse duhet data e lindjes të jetë arsye për të hequr dorë prej tyre?

    Naomi Watts tregoi pikërisht këtë në Paris: mosha nuk është kategori mode.

    Kanë kaluar kohët kur grave u thuhej se pas të 40-ave duhet të visheshin “më seriozisht”, pas të 50-ave “më përmbajtur”, ndërsa pas të 60-ave pothuajse të mos binin më në sy.

    Moda bashkëkohore u përket gjithnjë e më shumë grave që e njohin veten, e dinë se çfarë u pëlqen dhe nuk ndiejnë nevojën të përshtaten me idetë e të tjerëve për mënyrën se si “duhet” të duken.

    Sepse këshilla më e mirë e modës për një grua pas të 50-ave ndoshta nuk është më:

    “Çfarë i përshtatet moshës sate?”

    Por: “Në çfarë veshjeje ndihesh vetvetja?”

    Dhe Naomi Watts në Paris, në moshën 58-vjeçare, dha përgjigjen e saj: me minifustan, geta me lule dhe taka Valentino Rockstud. /Telegrafi/

  • PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

    PDK përshëndet miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes

    Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës.

    Përmes një deklarate, PDK-ja ka thënë se me këto dy vendime Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat kjo parti kishte insistuar gjatë ditëve të fundit.

    “Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratë.

    Sipas PDK-së, këto vendime kanë shmangur një krizë të re institucionale dhe kanë mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

    “Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme”, ka theksuar kjo parti.

    PDK-ja ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    “Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

    Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar deputetët që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Një falënderim të veçantë, PDK-ja ua ka adresuar edhe mijëra qytetarëve që, për disa net me radhë, protestuan në Prishtinë duke kërkuar miratimin e këtyre ndryshimeve.

    “Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

    Në fund, PDK-ja ka vlerësuar se pas vendimeve të sotme, Kosova i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale.

    “Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka përfunduar deklarata./Telegrafi.

  • PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

    PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

    PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

    Partia Demokratike e Kosovës i është gëzuar miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

    Ata po ashtu me zgjedhjen e presidentes thanë se Kuvendi shmangu krizën e re institucionale.

    “Partia Demokratike e Kosovës i gëzohet miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    “Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke shmangur një krizë të re institucionale dhe duke mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të vendit”.

    “Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme. Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”.

    “Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë deputetët e Kuvendit që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara”.

    “Një falënderim i veçantë u takon mijëra qytetarëve që, për net me radhë, protestuan pa u ndalur në Prishtinë dhe kërkuan miratimin e këtyre ndryshimeve. Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”.

    “Kosova tashmë i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale. Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.