
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se edhe kjo parti po kthehet në seancë parlamentare.
Ata pritet të votojnë pro ligjit për Gjykatën Speciale.


Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se edhe kjo parti po kthehet në seancë parlamentare.
Ata pritet të votojnë pro ligjit për Gjykatën Speciale.

Sulmuesi Mirlind Daku nuk është ndarë plotësisht i lumtur me fitoren si dhe e quajti turp nëse Shqipëria nuk do të fitonte ndaj San Marinos.
“Kuq e Zinjtë” arkëtuan pikët e plota me shumë vështirësi në “Air Albania”, për t’iu gëzuar triumfit ndaj San Marinos me rezultat 2-1.
Për “TV Klan”, Daku ka këshilluar bashkëlojtarët për t’u përqendruar në këto ndeshje në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë befasi.
“Kjo është një gjë që duhet të mësojmë të gjithë si futbolliste, që nuk duhet nënvlerësuar asnjë kombëtare se të gjithë luajnë futboll tani. Dhe nga unë i pari e të gjithë duhet të përqendrohemi maksimalisht ndaj këtyre ekipeve pasi është turp të lëshosh pikë ndaj këtyre ekipeve”.
“Topi te penalltia? Ai është për llojin e presionit, fjalëve që përdorim para gjuajtjes së penalltisë. e mora topin që ti hutoj pak mbrojtësit dhe portierin që të mos i flitnin. Por edhe po ti flitnin, isha 100% i sigurt që Asllani do të shënonte”.
“Është gjithmonë e lehtë se edhe në stërvitje e kemi provuar shpesh. Luajmë bashkë, është e lehtë të kuptohemi. Duhet pak kohë të luajmë bashkë, patëm hapësira e shanse, por shyqyr që fituam, do ishte katastrofë po të mos fitonim”, deklaroi ai.
Shqipëria pas katër xhirove është lider me nëntë pikë ndërsa në nëntor përballet me Finlandën dhe më pas me Bjellorusinë./Telegrafi/


Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pasi kanë pranuar propozimin e Albin Kurtit që Justina Shiroka Pula të jetë candidate për presidente.
Pas tyre, kanë filluar të hyjnë edhe deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata ët Aleancës.
Nuk dihet ende se kur pritet saktësisht të nisë seanca me dy pika të rendit të ditës, Ligji për Specialen dhe votimi i Shiroka Pulës për presidente. /Klankosova.tv


Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi pranoi emrin e Justina Shiroka-Pulës si kandidate për presidente, njoftoi se bashkë me Grupin Parlamentar do të shkojnë në sallën plenare.
Në konferencën për media, Hamza tha se kandidaturën e Shiroka-Pulës e pranojnë vetëm me kushtin që kundërkandidatja e saj të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-ministrja e PDK-së, Justina Shiroka-Pula, është emër i pranueshëm për këtë parti për postin e Presidentes së Kosovës.
Në një konferencë për media, Hamza tha se PDK-ja pret që të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa bëri të ditur se si kundërkandidate për Presidente do ta propozojnë deputeten e kësaj partie, Eliza Hoxhën.
“Mendoj që është dashur të ketë seriozitet në këtë çështje dhe për situatën se ku duam ta dërgojmë vendimin”, tha Hamza.
Ai bëri të ditur se pas konferencës do të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke përsëritur se presin votimin e Ligjit.
“Nga kjo konferencë do të shkojmë në sallë dhe presim të votohet Ligji”, u shpreh ai./Klankosova.tv


Anglia ka marrë një tjetër fitore ndaj Çekisë, këtë herë me rezultatin 3-0 në Wembley, në ndeshjen e Nations League.
“Tre Luanët” kaluan në avantazh pas një autogoli komik të Vladimir Coufal, ndërsa më pas shkëlqeu Harry Kane.
Kapiteni anglez shënoi dy gola, duke e çuar në 91 numrin e golave me Anglinë, në një mbrëmje historike për të. Kane gjithashtu regjistroi paraqitjen e 125-të, duke barazuar rekordin e legjendarit Peter Shilton.
Me këtë fitore, Anglia ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grup, duke mbetur e dyta pas Spanjës, që kryeson me 12 pikë./Klankosova.tv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pranuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik dhe procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas zhvillimeve të fundit, përballë kandidaturës së propozuar nga Kurti pritet të jetë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, si kundërkandidate për postin e presidentes, pasi Kurti propozoi Justina Pulën, kandidate.
Oferta e Kurtit parashihte që në të njëjtën seancë të Kuvendit fillimisht të votohej në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të zhvillohej votimi për presidenten….

Zvicra gëzon një imazh shumë pozitiv te qytetarët e Gjermanisë, por mikpritja duket të jetë një prej dobësive të saj.
Kështu rezulton nga “Anholt Nation Brands Index”, ndërsa tema ka nxitur edhe debat mes lexuesve të Blick.
Në renditjen e këtij indeksi, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë nga 50 shtete për imazhin që ka te gjermanët.
Vlerësimet më të mira lidhen me cilësinë e jetës, sigurinë, politikën, produktet e eksportit dhe inovacionin.
Edhe në aspektin e marrëdhënieve personale, Zvicra renditet lart.
Në pyetjen nëse një person nga Zvicra do të ishte i dëshiruar si mik i ngushtë, vendi renditet i dyti. Ndërsa sa i përket gatishmërisë për të punësuar një person të kualifikuar nga një shtet i caktuar, Zvicra renditet në vendin e tretë, transmeton Telegrafi.
Në vlerësimin global, Zvicra renditet në vendin e pestë. Në Turqi, Rusi dhe Poloni ajo renditet e treta, ndërsa në Afrikën e Jugut dhe në SHBA ndodhet në vendin e 11-të.
Megjithatë, një pikë e dobët mbetet mikpritja. Në kategorinë “Ëelcoming”, Zvicra renditet vetëm në vendin e 16-të. Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (EDA), popullsia zvicerane perceptohet dukshëm më rrallë si mikpritëse dhe ftuese krahasuar me mesataren ndërkombëtare.
Ky rezultat ka nxitur diskutime mes lexuesve. Disa e lidhin qëndrimin më të rezervuar të zviceranëve me dallimet kulturore dhe mentalitetet e ndryshme. Të tjerë bëjnë dallimin mes imazhit të vendit dhe sjelljes së banorëve të tij.
Disa lexues mendojnë se Zvicra mund të mësojë nga Austria për sa i përket mikpritjes, ndërsa të tjerë përmendin Norvegjinë si shembull pozitiv. Një prej tyre, bazuar në përvojat e udhëtimeve në vende të ndryshme, vlerëson veçanërisht miqësinë dhe mikpritjen e norvegjezëve.
Por jo të gjithë pajtohen se përgjegjësia është vetëm te zviceranët. Disa lexues theksojnë se mikpritja kërkon angazhim nga të dyja palët dhe se edhe sjellja e vizitorëve mund të ndikojë në mënyrën se si ata priten
Të tjerë kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë rëndësinë e renditjes, duke e cilësuar atë si një rezultat që duhet marrë me rezervë./Telegrafi/

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.
Dugolli, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke thënë se ai mund ta refuzojë edhe këtë kandidaturë.
“Tash, kur të del Bedri Hamza i PDK-së dhe ta refuzojë edhe Justina Pulën si propozim për Presidente, arsyetimi pak a shumë ka me qenë: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’”, ka shkruar Dugolli.

Tesla Model S Plaid po udhëtonte në një pjesë të autostradës gjermane Autobahn pa kufizim shpejtësie, kur shoferi thotë se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.
Makina humbi kontrollin, rrëshqiti, doli nga korsia dhe u përmbys. Në aksident nuk u përfshi asnjë automjet tjetër, ndërsa kabina e pasagjerëve mbeti kryesisht e paprekur.
Shoferi pretendon se aksidenti u shkaktua nga një gomë e pasme Goodyear Eagle F1 SuperSport.
Ai thotë gjithashtu se vetëm pas aksidentit mësoi se disa goma të këtij modeli ishin tërhequr nga tregu për shkak të një rreziku të mundshëm të shkëputjes së pjesës së shkeljes së gomës.
Tërheqja nga tregu ka ndodhur, por ajo përfshinte një seri të kufizuar prej rreth 69 gomash. Megjithatë, deri tani hetuesit nuk kanë konfirmuar se defekti i gomës ishte shkaku i aksidentit.
Shoferi thotë se nuk pësoi lëndime të rënda, megjithëse pret që rikuperimi i tij të zgjasë disa muaj. /Telegrafi/