Blog

  • Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s pas humbjes nga Irlanda, Shqipëria ngjitet një pozitë

    Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s pas humbjes nga Irlanda, Shqipëria ngjitet një pozitë

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen më të re botërore të FIFA-s, pas rezultateve jo të mira në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

    Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

    Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Suharekë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësir i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 12:20.

    Sipas tij, një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, ka thënë Bytyqi.

    Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po ndërmerr veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

    “I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Bytyqi.

    Ende nuk dihen motivet e të shtënave, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë. /Telegrafi/

  • Heavy: Switching lives after shooting shots in Suhareka, fugitive suspect

    The person who was severely injured by gunfire that took place today in Suhareka has passed away.

    The victim’s death has confirmed the police’s signal for the Prizren region’s Sakir Bytyqi’s death.

    The signal teaches that the police’s first allegations are that the event occurred after a conflict for a parking lot, where the suspect allegedly fired several times in the direction of the victim.

    The victim had originally been rushed to Emergency Emergency, with signs of life but in serious health, where he later passed away.

    Meanwhile, the suspect, about 60 years old, has been identified by police, but is currently on the run.

    Police have been seeking him, while the case is being investigated by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E rëndë: Ndërron jetë i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

    E rëndë: Ndërron jetë i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

    E rëndë: Ndërron jetë i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

    Personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë ka ndërruar jetë.

    Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sinjali mëson se dyshimet e para të Policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një parking, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

    Viktima fillimisht ishte dërguar me urgjencë në Emergjencë, me shenja jete, por në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë, i dyshuari, rreth 60-vjeçar, është identifikuar nga Policia, por aktualisht ndodhet në arrati.

    Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump, Putin and Xi Jinping in China, tomorrow’s trilateral meeting in the focus of world diplomacy

    Trump arrived at Shenzhen and was personally received by Xi Jinping, while the Chinese leader held preliminary talks with Putin. War in Ukraine, conflict in Iran, trade and nuclear security are expected to be among the summit’s main topics.

    Source Layer: Dukeagini

  • Trump, Putin dhe Xi Jinping në Kinë, takimi trepalësh i nesërm në fokusin e diplomacisë botërore

    Trump, Putin dhe Xi Jinping në Kinë, takimi trepalësh i nesërm në fokusin e diplomacisë botërore

    Trump mbërriti në Shenzhen dhe u prit personalisht nga Xi Jinping, ndërsa lideri kinez zhvilloi bisedime paraprake me Putinin. Lufta në Ukrainë, konflikti në Iran, tregtia dhe siguria bërthamore pritet të jenë ndër temat kryesore të samitit.

    Burimi: Dukagjini

  • I dyshuari për plagosjen në Suharekë gjendet në arrati

    I dyshuari për plagosjen në Suharekë gjendet në arrati

    I dyshuari për plagosjen me armë zjarri që ndodhi mesditën e së mërkurës në parkingun e tregut “Ben Center” në Suharekë, është arratisur.

    Burimi: Dukagjini

  • Sa do të qëndrojë Jakup Krasniqi në Kosovë? (VIDEO)

    Sa do të qëndrojë Jakup Krasniqi në Kosovë? (VIDEO)

    Sa do të qëndrojë Jakup Krasniqi në Kosovë? (VIDEO)

    Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar drejtpërdrejt nga shtëpia e Jakup Krasniqit në lagjen Velania të Prishtinës, ku ish-kryetari i Kuvendit është pritur nga familjarët e tij.

    Sipas raportimit të gazetares, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, Sevdije Krasniqi, është arsyeja që e detyroi atë të udhëtonte nga Haga drejt Kosovës.

    Bajrami bëri të ditur se pritja në familje ishte mjaft emocionuese, ndërsa vajzat e Krasniqit janë hedhur në përqafimin e tij pas mbërritjes, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo raportoi gjithashtu se Daut Krasniqi ishte tejet i emocionuar për ardhjen e vëllait të tij në Kosovë. Megjithatë, ai kishte shprehur dëshirën për ta vizituar, por nuk i ishte lejuar të hynte brenda shtëpisë.

    Sa i përket qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, gazetarja tha se kishte informacione të pakonfirmuara se ai mund të qëndronte më gjatë se një ditë në vend.

    Ndërkohë, Bajrami raportoi se më herët i gjithë perimetri i rrugës pranë shtëpisë së Krasniqit ishte i bllokuar nga automjetet e EULEX-it, të cilat më pas u larguan.

    Aktualisht, pranë shtëpisë së ish-kryeparlamentarit po qëndron vetëm një automjet i Policisë së Kosovës.

  • KDI dënon gjuhën dhe sjelljen e deputetëve në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

    KDI dënon gjuhën dhe sjelljen e deputetëve në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

    KDI dënon gjuhën dhe sjelljen e deputetëve në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dënuar sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga disa deputetë gjatë mbledhjeve të Komisionit Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në një reagim të publikuar të mërkurën, KDI ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si disa deputetë po i përdorin mbledhjet e këtij komisioni për përplasje personale dhe partiake.

    Sipas institutit, në disa prej mbledhjeve të deritashme, diskutimet për çështjet në rend dite kanë kaluar në akuza, sulme dhe fyerje mes deputetëve.

    KDI vlerëson se devijimi nga agjenda e punës së komisionit dëmton hetimin parlamentar dhe besimin e publikut në këtë proces.

    Në reagim theksohet se sjelljet dhe gjuha joparlamentare janë veçanërisht të papranueshme në një komision të cilit Kuvendi i ka besuar hetimin e një rasti kaq të ndjeshëm, siç është vrasja e Arlinda Zekajt.

    Instituti ka rikujtuar se deputetët kanë përgjegjësi ndaj publikut dhe familjes së viktimës që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet.

    Për këtë arsye, KDI i ka bërë thirrje kryesuesit të Komisionit, Burim Ramadani, që të ndërmarrë masa të menjëhershme për të sanksionuar përdorimin e gjuhës joparlamentare.

    Po ashtu, ky institu ka kërkuar që të sigurohet se mbledhjet e komisionit zhvillohen në përputhje me agjendën dhe standardet e sjelljes e komunikimit parlamentar../Klankosova.tv

  • "Nuk ia qëlluan terapinë", Monika Salihu emocionohet teksa flet për babanë e saj (VIDEO)

    “Nuk ia qëlluan terapinë”, Monika Salihu emocionohet teksa flet për babanë e saj (VIDEO)

    "Nuk ia qëlluan terapinë", Monika Salihu emocionohet teksa flet për babanë e saj (VIDEO)

    Këngëtarja Monika Salihu ishte e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku foli për jetën e saj personale, martesën dhe përjetimet familjare.

    Gjatë intervistës, ajo tregoi se prej 12 vitesh është në një lidhje me bashkëshortin e saj, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe mirëkuptimit në një martesë të suksesshme.

    Salihu u shpreh se partnerin e jetës duhet ta shohësh edhe si mikun më të mirë, me të cilin ndan gjithçka.

    Përveç jetës bashkëshortore dhe rëndësisë që kanë fëmijët për të, këngëtarja ndau edhe një rrëfim prekës për periudhën kur babai i saj, Azizi, po përballej me probleme shëndetësore.

    Ajo tregoi se kishte kërkuar ndihmë nga neurologë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera të Ballkanit, në përpjekje për të gjetur terapinë e duhur për të atin.

    “S’ka neurolog, Maqedoni, Kosovë, Ballkan që s’e kom qu, disa nuk ia kanë qëllu terapinë, u bojke shumë ma keq, derisa ramë në një terapi”, rrëfeu ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Këngëtarja kujtoi edhe ndryshimet në sjelljen e babait të saj gjatë periudhës së fundit, duke treguar se ai ishte bërë më i butë, më i buzëqeshur dhe më komunikues me njerëzit.

    “U bo shumë i butë, shumë i buzëqeshur, i folke krejt botës, edhe atyne injorantave që hiq s’e kqyrin e injorojnë”, tregoi Salihu.

    Për më shumë detaje nga rrëfimi i saj mbi martesën, familjen dhe përjetimet me të atin, ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: