Blog

  • Pas udhëtimit me OriginAL, Marc Konjuhi vendosi të marrë shtetësinë e Kosovës

    Pas udhëtimit me OriginAL, Marc Konjuhi vendosi të marrë shtetësinë e Kosovës

    Marc Konjuhi, me baba shqiptar dhe nënë gjermane, kishte prej kohësh një lidhje të fortë me Kosovën. Dy javët me OriginAL e thelluan edhe më shumë atë lidhje. Vendet që vizitoi dhe njerëzit që njohu gjatë udhëtimit e ndihmuan të kuptonte më mirë çfarë vendi zinte Kosova në jetën e tij. Pas kthimit, ai vendosi të marrë shtetësinë e Kosovës.

    Kur aplikoi për OriginAL, Marc nuk e kishte menduar se udhëtimi do ta bënte të reflektonte kaq shumë për identitetin e tij. Ai ishte rritur me historitë e familjes për prejardhjen e tij. Gjatë udhëtimit, atyre historive iu shtuan edhe kujtimet e veta, nga ditët në Vlorë dhe vizita në ishullin e Sazanit deri te koha që kaloi me të rinjtë e tjerë të diasporës.

    Kur kujton udhëtimin, Marc veçon pikërisht ditët që kaloi me pjesëmarrësit e tjerë. Edhe ata po njihnin nga afër vendet prej nga vinin familjet e tyre. Kjo përvojë e përbashkët e ndihmoi Marcun të kuptonte më mirë se çfarë do të thoshte për të të ndihej shqiptar.

    Kur u kthye, Marc ua tregoi familjes dhe miqve vendimin për të marrë shtetësinë e Kosovës. Në bisedat me ta, ai ndau kujtime nga udhëtimi dhe foli për rëndësinë që kishte ky hap për të. Për Marcun, shtetësia ishte një mënyrë për t’i dhënë shprehje një lidhjeje që e kishte ndier gjithmonë dhe që ato dy javë ia kishin bërë edhe më të fortë.

    Sot, kur flet për OriginAL, Marc ka një këshillë për të rinjtë e diasporës që po mendojnë të aplikojnë.

    “Për të gjithë të rinjtë e diasporës që po mendojnë të aplikojnë: bëjeni! Ky është shansi juaj për të zbuluar veten dhe për të krijuar lidhje që zgjasin një jetë.”/Telegrafi/

  • Bastisje në rrethinë të Kavadarit, gjendet armë gjuetie dhe municion - ndalohet një person

    Bastisje në rrethinë të Kavadarit, gjendet armë gjuetie dhe municion – ndalohet një person

    MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 09:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria C.D. (51) nga fsh. Begnishtë, rrethina e Kavadarit.

    “Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, të realizuar me urdhërin e Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie me shënjestër optike dhe pesë fishekë, një karabinë gjuetie me katër fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë, 14 fishekë gjuetie dhe gjashtë fishekë pa dokumentacionin përkatës”.

    “C.D. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

  • Nga sot aplikimet për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online

    Nga sot aplikimet për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online

    Nga sot, aplikimet për herë të parë për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

    Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave administrative, duke mundësuar qasje më të shpejtë, më të thjeshtë, më efikase dhe më të dinjitetshme për qytetarët e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në vendin tonë.

    Në kuadër të këtij shërbimi të digjitalizuar, aplikimi do të mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, siç e parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Përmes këtyre reformave, po vazhdojmë modernizimin e shërbimeve publike, me synimin për një administratë më efikase, më të qasshme dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Milan monitors Bruno Fernandes, negotiating the contract with Manchester United

    Milan is continuing to monitor the situation of Bruno Fernandez’s Manchester United contract, with the midfielder still refusing to accept either of the club’s renovation bids, according to Fabrizio Romano and Matteo Moretto.

    Fernandes’ current contract expires next summer, though United States has an opportunity to extend it by another year.

    The Portuguese sponsor is also said to be open to return to Serie A, since he formerly played for Udinesen and Sampdorian.

    There were no doubt many questions and investigations by Milan about Bruno Fernande’s situation this summer, and Milan was not the only club in Italian football that considered him, Moreto said.

    The idea of a return to play in Italy was very attractive to Bruno, so in any case, it was certainly something he liked and thought about. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gun shooting in Suhareka, seriously injured a person has already been suspected of a conflict over parking lot, 60-year-old fugitive

    One person has been severely injured as a result of gunfire that took place today in Suhareka.

    The signal teaches that the police’s first suspicions are that the event occurred after a conflict over a parking lot, where the suspect allegedly fired several times in the direction of the victim.

    The victim has been rushed to Emergency Emergency, with signs of life, but in serious health.

    Meanwhile, the suspect has been identified by police. It’s about a person about 60 years old who is currently on the run.

    Police have been searching for him, while the case is being investigated by competent bodies.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Të shtënat me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person – dyshimet e para për një konflikt rreth parkingut, 60-vjeçari në arrati

    Të shtënat me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person – dyshimet e para për një konflikt rreth parkingut, 60-vjeçari në arrati

    Të shtënat me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person – dyshimet e para për një konflikt rreth parkingut, 60-vjeçari në arrati

    Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë.

    Sinjali mëson se dyshimet e para të Policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

    Viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencë, me shenja jete, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ndërkohë, i dyshuari është identifikuar nga Policia. Bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

    Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Milani monitoron Bruno Fernandesin, ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin

    Milani monitoron Bruno Fernandesin, ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin

    Milani monitoron Bruno Fernandesin, ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin

    Milani po vazhdon të monitorojë situatën e kontratës së Bruno Fernandes te Manchester United, me mesfushorin që ende nuk ka pranuar asnjërën nga ofertat e rinovimit të klubit, sipas Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto.

    Kontrata aktuale e Fernandes skadon verën e ardhshme, megjithëse United ka një mundësi për ta zgjatur atë me një vit tjetër.

    Reprezentuesi portugez thuhet gjithashtu se është i hapur për t’u rikthyer në Serie A, pasi më parë ka luajtur për Udinesen dhe Sampdorian.

    “Padyshim që pati shumë pyetje dhe hetime nga Milani në lidhje me situatën e Bruno Fernandes këtë verë, dhe Milani nuk ishte i vetmi klub në futbollin italian që e mori në konsideratë atë,” tha Moretto.

    “Ideja e rikthimit për të luajtur në Itali ishte shumë tërheqëse për Brunon, kështu që në çdo rast, ishte sigurisht diçka që atij i pëlqente dhe kishte menduar.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

    Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

    Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

    Një person është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.

    Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

    I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.

    Ndërkohë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e rastit.

    Burimi: Insajderi

  • Të shtëna me armë në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

    Të shtëna me armë në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

    Policia e Kosovës për rajonin,  ka njoftuar se viktima është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Deri më tani nuk është raportuar për arrestime lidhur me këtë rast.

    Burimi: RTKLive

  • Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës

    Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës

    Chelsea po planifikon një sulm të jashtëzakonshëm prej 180 milionë eurosh në janar nga Barcelona për Fermin Lopez dhe Jules Kounde. Trajneri Xabi Alonso është i etur për të forcuar skuadrën e tij me këta dy yje, megjithëse largimi i tyre nga Katalunia në mes të sezonit do të jetë një sfidë monumentale.

    Chelsea thuhet se po përgatit një transferim të dyfishtë masiv te Barcelona në afatin e janarit. Skuadra e Ligws Premier ka identifikuar Lopezin dhe Kounden si objektivat kryesorë.

    Blutë i kanë ndjekur të dy lojtarët individualisht, por tani janë gati të nisin një ofensivë të kombinuar. Sipas mediumit El Nacional, paketa e propozuar mund të arrijë një shifër marramendëse prej 180 milionë eurosh. Angazhimi i jashtëzakonshëm financiar nënvizon ambicien masive të Bluve në afatin dimëror.

    Fermin duket të jetë fokusi kryesor për hierarkinë e Chelseat. Mesfushori 23-vjeçar do të kërkonte një tarifë transferimi prej rreth 120 milionë eurosh në këtë marrëveshje të dyfishtë të propozuar.

    Alonso thuhet se dëshiron t’i shtojë atributet unike të spanjollit në “motorin” e skuadrës. Trajneri spanjoll e vlerëson thellësisht energjinë e pafundme të Ferminit, kërcënimin për të shënuar gola dhe aftësinë për të mbërritur në fund të zonës së penalltisë.

    Megjithatë, Barcelona ende e konsideron të riun si një pjesë thelbësore të së ardhmes së tyre afatgjatë. Blutë do të duhet të paraqesin një paketë të jashtëzakonshme financiare vetëm për ta sjellë klubin spanjoll në tryezën e negociatave.

    Ndërsa Fermin do të transformonte mesfushën, Kounde do të adresonte një domosdoshmëri krejtësisht të ndryshme taktike. Transferimi i propozuar prej 60 milionë eurosh për francezin do t’i shtonte përvojë të rëndësishme njësisë mbrojtëse.

    Kounde ofron shkathtësi të jashtëzakonshme, pasi mund të veprojë pa probleme si mbrojtës i djathtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Alonso dëshiron këtë fleksibilitet taktik ndërsa përgatitet për ndryshime të mundshme në mbrojtjen e tij në vitin 2027. Një transferim për mbrojtësin aktualisht duket si marrëveshja më e lehtë për t’u përfunduar. CaughtOffside raporton se Kounde është gjithnjë e më i hapur për t’u larguar nga Camp Nou ndërsa kërkon një vend të rregullt në ekipin e parë.

    Barcelona natyrisht do t’i rezistojë humbjes së dy lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës në mes të sezonit aktual. Megjithatë, një injeksion i garantuar prej 180 milionë eurosh do të ishte tepër i vështirë për t’u injoruar nga skuadra katalunase. Përfundimi i dy transferimeve të mëdha në janar mbetet një perspektivë shumë ambicioze për Chelsean. /Telegrafi/