Blog

  • Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në orën 17:00

    Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në orën 17:00

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojë deri në orën 17:00.

    Burimi: Dukagjini

  • ​IKD kërkon ndryshime në Kodin Penal për keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka organizuar tryezë diskutimi pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale e përdorimit të parasë publike për qëllime elektorale”, ku është diskutuar nevoja për përcaktimin e përgjegjësisë penale për përdorimin e buxhetit të shtetit për përfitime elektorale.

    Qemajl Marmullakaj nga IKD-ja ka thënë se qëllimi i analizës është të përcaktojë kufirin mes përdorimit të parasë publike në funksion të qytetarëve dhe keqpërdorimit të saj për interesa të partive apo koalicioneve në pushtet.

    “Qëllimi i analizës është që të përcaktojë kufirin deri ku përdorimi i parave publike dhe autoriteti qeveritar është në funksion të qytetarëve dhe kur e kalon këtë funksion. Pra, kur paraja publike bëhet element i keqpërdorimit, element i ndërlidhjes me partinë apo koalicionin në pushtet dhe i tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve. Parimi bazë është se paraja është e qytetarit dhe, si e tillë, duhet të menaxhohet nga kushdo që është në pushtet. Qeveritë duhet të vazhdojnë të mbajnë premtimet dhe të marrin vendime, por dallimi qëndron te funksioni i këtyre vendimeve”, ka thënë Marmullakaj.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka vlerësuar të nevojshme iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal, duke thënë se në Kosovë ka pasur raste kur buxheti i shtetit është përdorur për fushata elektorale.

    Ajo ka përmendur vendimet e Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve financiare për studentët, pensionistët, lehonat dhe kategori të tjera shoqërore, disa ditë para zgjedhjeve lokale dhe balotazhit.

    “Po e quaj të nevojshme iniciativën për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të rasteve të shpeshta që e kanë karakterizuar vendin, ku buxheti i shtetit është shpenzuar për fushata elektorale. Mendoj që përshkallëzimi më i madh ka ndodhur sidomos në dy-tre vitet e fundit, ku qeveria në detyrë, në prag të zgjedhjeve lokale dhe balotazhit, tri-katër apo katër-pesë ditë para zgjedhjeve, ka marrë vendime për të subvencionuar dhe për të ndarë mjete financiare për studentët, pensionistët, lehonat dhe kategori të tjera shoqërore. Unë nuk dua të dukem sikur Partia Demokratike e Kosovës nuk e mirëkupton faktin që këto kategori të rëndësishme shoqërore duhet të mbështeten, por kur paratë e buxhetit ndahen në këtë formë dhe legjislacioni në fuqi nuk ka një normë taksative që e sanksionon ndarjen e buxhetit të Republikës së Kosovës për nevoja të përfitimit elektoral, atëherë kemi një problem”, ka deklaruar Deliu.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar mënyrën e planifikimit dhe shpërndarjes së buxhetit për projektet publike.

    Ajo ka bërë të ditur se në nivelin qendror janë 67 projekte me zero buxhet për vitin 2027, ndërsa në nivelin lokal janë mbi 350 projekte që, sipas saj, janë në buxhet, por nuk kanë mjete të ndara për këtë vit.

    Bajrami ka thënë gjithashtu se nëpër ministri, kryesisht në Ministrinë e Financave, janë rreth 250 milionë euro fonde të paalokuara.

    “Besoni ose jo, në nivelin qendror kemi 67 projekte me zero buxhet për vitin 2027 dhe në nivel lokal i kemi mbi 350 projektet të cilat janë në buxhet, mirëpo buxhetin për vitin 2027 e kanë zero. Në anën tjetër, më lejoni t’ju them se nëpër ministri të ndryshme, më së shumti në Ministrinë e Financave, janë diku rreth 250 milionë fonde të paalokuara. Në një anë kemi dhjetëra projekte që buxhetin për vitin 2027 e kanë zero. Kemi projekte ku deri tash janë shpenzuar, për shembull, 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa në vitin 2027 janë ndarë 50 mijë euro, në vitin 2028 edhe 50 mijë dhe në vitin 2029 po ashtu 50 mijë euro. Pra, projekti mbetet të thellohet edhe për tre vitet e tjera. Pse qeveria nuk i ndau këto 150 mijë euro në vitin 2027, por ka vendosur që këtë shumë ta ndajë në tri vite vijuese?”, ka thënë Bajrami, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

    Edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kritikuar ndarjen e mjeteve financiare pak ditë para zgjedhjeve, duke thënë se mbështetja për qytetarët duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo e kufizuar në periudha të caktuara.

    Ajo ka përmendur edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, duke vlerësuar se mbështetja duhet të jetë afatgjatë.

    “Jashtë periudhës së fushatave zgjedhore nuk duhet të ketë shpërdorim të kësaj paraje, duke marrë vendime disa ditë para zgjedhjeve. Po të ishin ato vendime që do të vlenin për gjithë vitin dhe jo vetëm për një muaj, do të ishte ndryshe. Sot qytetarët ballafaqohen me probleme të ndryshme. Ndoshta 100 euro për një shportë ushqimore familjare për ta do të thonë mjaft, por jo vetëm për një muaj. Po të ishin për 12 muaj, do ta kisha mirëkuptuar më shumë. E njëjta vlen edhe për rritjen e pagave për pensionistët, punëmarrësit e administratës publike, sektorin privat dhe administratën në përgjithësi. Sa i përket rritjes së pagave, edhe në buxhetin e vitit 2027 është paraparë që rritja e koeficientit të bëhet vetëm në muajin korrik, që i bie në gjysmën e vitit”, ka deklaruar Haxhiu.

    Në këtë tryezë ishte ftuar edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), por sipas Naim Jakajt nga IKD-ja, përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën ftesës.

  • E FUNDIT| EULEX-i largohet nga shtëpia e Jakup Krasniqit

    E FUNDIT| EULEX-i largohet nga shtëpia e Jakup Krasniqit

    E FUNDIT| EULEX-i largohet nga shtëpia e Jakup Krasniqit

    Ekipet e EULEX-it janë larguar nga shtëpia e Jakup Krasniqit në lagjen Velania të Prishtinës.

    Sipas gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami në afërsi të shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit do të qëndrojë Policia e Kosovës.

    Ndërkaq, Krasniqi është kthyer në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi./Klankosova.tv

  • Jakup Krasniqi do të qëndrojë deri në orën 17:00 në shtëpinë e tij

    Jakup Krasniqi do të qëndrojë deri në orën 17:00 në shtëpinë e tij

    Jakup Krasniqi do të qëndrojë deri në orën 17:00 në shtëpinë e tij

    Në vizitën e dytë në Kosovë që nga transferimi në Hagë, Jakup Krasniqi do të qëndrojë për më shumë se gjashtë orë.

    Klan Kosova ka mësuar se ish-kreu i UÇK-së që u lejua nga Haga për ta vizituar familjen, do të jetë i pranishëm në shtëpinë e tij deri rreth orës 17:00.

    Ardhja e tij lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Krasniqit, Sevdijes.

    Pranë shtëpisë së familjes ndodhet edhe gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.

    E njëjta raporton se ekipet e EULEX-it pritet të largohen nga shtëpia, derisa të njëjtën do ta ruajë Policia e Kosovës.

    “Familjarët kanë kërkuar me qëndru të qetë”, citoi një burim, gazetarja Bajrami, njofton Klankosova.tv.

  • Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët

    Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me sekretarin për politika programore të PDK-së, Bajrush Xhemajli, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

    Çitaku e falënderoi ambasadorin Malaj për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo vlerësoi punën e ambasadorit Malaj gjatë mandatit në Kosovë dhe i uroi suksese në misionin e ri si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

    Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me PDK-në dhe vlerësoi rolin e saj historik për Kosovën dhe shqiptarët. Ai i uroi Çitakut punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së.

    Çitaku dhe Malaj diskutuan për të ardhmen e përbashkët euroatlantike, duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe duke nënvizuar nevojën që edhe Kosova të shënojë hapa konkretë drejt realizimit të këtij vizioni shtetëror.

    Gjatë takimit u shpreh solidaritet me çlirimtarët në Hagë dhe u theksua rëndësia e një procesi të drejtë e të paanshëm. Në takim u nënvizua se mbrojtja e së vërtetës për luftën e UÇK-së, e historisë dhe e së ardhmes së Kosovës është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve.

    Çitaku riafirmoi se PDK-ja do të jetë pranë çlirimtarëve në çdo hap të procesit të apelit dhe shprehu besimin se kjo fazë do të çojë në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë dhe në lirimin e plotë të tyre.

  • “Po mashtron”, “farë e fëlliqtë”, Ahmeti për fjalorin në Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision?

    “Po mashtron”, “farë e fëlliqtë”, Ahmeti për fjalorin në Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision?

    Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sot për siç thotë fjalorin që është përdorur në Komisionin hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Ky komision sot po mban një mbledhje, ndërsa në rend dite është intervistimi i disa zyrtarëve komunla nga Peja.

    Në mbledhje ka pasur edhe fjalor të papërshtatshëm, e lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “’Po mashtron’, ‘i pakulturë’, ‘farë e fëlliqtë’ – janë vetëm disa nga frazat në Komisionin Hetimor për zbardhjen e rastit të Arlinda Zekaj. Çka munden me prit familja e qytetarët nga ky komision? Qëllimi primar nuk mund të jetë perfitimet dhe humbjet partiake. Qëllimi primar dhe i vetëm duhet të jezë zbardhja.

    Por në fakt Arlinda vetë e ka zbardhur krejt këtë rast. Me këtë qasje ka rrezik që ky rast të terroset e jo zbardhet”, shkruan Ahmeti.

    Ndryshe, në këtë mbledhje të Komisionit hetimor parlamentar është intervsituar menaxherja e rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toskë Gega.

    Në kuadër të intervistimeve është paraparë të dëgjohen edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zyrtarë të tjerë që kanë pasur përgjegjësi institucionale lidhur me rastin. /Telegrafi/

  • Dimitrovski: Mungesa e programuesve në Maqedoni është për shkak të kualifikimeve të tyre, por edhe për shkak të largimit të të rinjve nga vendi

    Dimitrovski: Mungesa e programuesve në Maqedoni është për shkak të kualifikimeve të tyre, por edhe për shkak të largimit të të rinjve nga vendi

    Inteligjenca artificiale përdoret nga 85% e kompanive të Tekonologjisë Inofrmative dhe Komunikuese (TIK), thotë Jordan Dimitrovski, kryetaroi i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonoimike për Teknologji Informative dhe Komunikimit (MASIT).

    Ai për “Lokalno” tha se përdoret më pak në industritë e tjera, por se kompanitë e IT-ve janë këtu për t’i dhënë shtysë përdorimit të saj më të madh në operacionet e përditshme dhe në zhvillimin e kompanive.

    “Nga pikëpamja e industrisë së TIK-ut, sipas statistikave, shohim se më shumë se 85% e profesionistëve të IT-së përdorin inteligjencën IT dhe mjetet IT, sot inteligjenca artificiale përdoret në industritë e TIK-ut. Në industri të tjera mund të mos përdoret aq shumë ende, por është detyra jonë t’u japim shtysë ekonomive të tjera që të përdorin më shumë inteligjencën artificiale dhe të jenë më konkurruese në tregjet vendase dhe globale”, tha Dimitrovski.

    Konferenca e 21-të e MASIT-it e sotme, siç shpjegoi ai, ka të bëjë me inteligjencën artificiale dhe përdorimin e saj në kompani.
    “Diskutimi i sotëm do të jetë rreth asaj se si do t’i zbatojmë praktikisht teknologjitë dhe inovacionet dhe inteligjencën artificiale në ndryshimin e mënyrës se si kompanitë punojnë dhe zhvillojnë biznes. Qëllimi i MASIT është të forcojë industrinë e TIK-ut dhe në të njëjtën kohë të bëhet një nxitës i ndryshimit dhe zhvillimit të ekonomisë dhe zhvillimit dhe konkurrueshmërisë së kompanive në vend”, tha Dimitrovski.

    Sipas tij, inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë inxhinierët e IT-së, por edhe sot shihet se pikërisht për shkak të teknologjive të reja ekziston një lloj tjetër programuesish. Kur u pyet nga një gazetar për mungesën e programuesve dhe specialistëve të IT-së, ai tha se mungesa është kryesisht për shkak të kualifikimeve ose rikualifikimeve të tyre, dhe sigurisht edhe për shkak se të rinjtë po largohen nga vendi. Sipas tij, ky proces është gjithashtu i përmbysur, ka migrim të programuesve nga jashtë vendit në vendin tonë.

    “Në përgjithësi, mund të them se edhe në vendet fqinje ka mungesë personeli për shkak të ndryshimit të teknologjive”, thotë Dimitrovski./Telegrafi/

  • Cila është kombëtarja që nuk shënoi asnjë gol në gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve?

    Cila është kombëtarja që nuk shënoi asnjë gol në gjashtë ndeshje të Ligës së Kombeve?

    Njëra prej 54 kombëtareve pjesëmarrëse në edicionin 2026/27 të Ligës së Kombeve ka regjistruar një statistikë tejet negative, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupeve.

    Bëhet fjalë për Gjeorgjinë, e cila e mbylli këtë edicion me një rekord të padëshiruar, duke u bërë përfaqësuesja e vetme në të katër ligat e garës që nuk arriti të realizojë asnjë gol.

    Humbja e fundit erdhi më 17 nëntor, kur Ukraina e mposhti me rezultat 1-0, në një takim ku golin e vetëm e shënoi Danylo Sikan.

    Për ta bërë edhe më të pazakontë këtë statistikë, skuadrat me bilancin e dytë më të dobët ofensiv janë Lihtenshtajni dhe Maqedonia e Veriut, me vetëm nga një gol të shënuar.

    Lihtenshtajni e realizoi këtë gol në katër ndeshje në Ligën D, ndërsa Maqedonia e Veriut në gjashtë takime në Ligën B.

    Gjeorgjia garoi në Grupin 2 të Ligës B, së bashku me Ukrainën, Hungarinë dhe Irlandën e Veriut.

    Në gjashtë xhirot e zhvilluara, regjistroi dy barazime pa gola, ndaj Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, si dhe katër humbje.

    Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, Gjeorgjia pësoi vetëm pesë gola gjatë kësaj faze të garës.

    Me dy pikë të grumbulluara, ajo përfundoi në vendin e fundit të grupit dhe në pranverë do të luajë në playoff-in e rënies nga liga, ku do të kërkojë të sigurojë mbijetesën në Ligën B. /Telegrafi/

  • Exclusive Police detain a nation in Obilic, two young men are caught in marijuana. These are the detainees who ended up holding.

    A white nation, banned during a police raid on Obilic’s Mrabovc, has ended up in the centre of a narcotics case. During the search of two persons in the vehicle, police have found over 22 grams of suspected marijuana substance, while both have ended up in holding, exclusively teaches The Signal newspaper.

    Signal sources suggest the suspects are Vajid Elshani, about 28 years old, and the Spahija Centre, about 30 years old.

    The event took place on Tuesday, November 17th, about 8:00 p.m., on the Paca Guard Street, where police officials had placed a checkpoint for vehicles.

    During the search of a white-coloured Volkswagen T4 nation, in which there were two people, police have discovered two separate amounts of the suspected narcotic substance.

    In the driver’s left jacket pocket, the suspected marijuana substance has been found, while another 1.4 grams [1.5 g] has been found in the passenger.

    In the course of the search, a box of cards has been found to wrap marijuana.

    The total amount of the secuested substance is 22.9 grams.

    Following the discovery of suspected substances, the Regional Investigation Unit Against Narcotics has been announced, which is involved in handling the case.

    Suspects have been interviewed in the presence of defence attorneys, while the State Attorney has reported on the case.

    By the prosecutor’s decision, the case has been initiated against them for the unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue.

    Elshani Vajid and the Spahija Centre have been detained for 48 hours, while investigative procedures are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jakup Krasniqi arrives at his Pristina house

    Former Kosovo Liberation Army spokeswoman Jakup Krasniqi has arrived in Kosovo for a family visit, which he was approved by the Special Court in The Hague.

    Images published by the media in Kosovo show Krasniqi has already arrived at his home in Pristina, where he will stay during the humanitarian visit.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal