Blog

  • Krasniqi completes family visit to Kosovo after coming for humanitarian reasons

    Jakup Krasniqi heads towards Kosovo for family visit

    Former Kosovo Liberation Army spokeswoman Jakup Krasniqi has headed towards Kosovo, as he has been allowed a family visit to his homeland during today.

    In response to Specialised Chambers spokesman Michael, the visit is said to have been approved for strong humanitarian reasons.

    According to Michael, such visits are allowed under the 56th Rule of Procedure and Tests of Specialised Chambers based on international human rights standards.

    He has clarified that any such request is considered by judges or judges in the case who assess all circumstances and make a decision in line with the court’s legal framework and international standards for human rights.

    Michael has stressed that these cases are handled with the urgency and sensitivity that humanitarian circumstances require.

    Krasniqi, one of the known KLA figures, was recently sentenced to 25 years in prison by the Special Court in The Hague.

    This marks his second visit to Kosovo since the arrest and transfer to The Hague.

    The first time, he had returned to his homeland after his brother’s death.

    Source Layer: RTKLive

  • Krasniqi përfundon vizitën familjare në Kosovë pas ardhjes për arsye humanitare

    Krasniqi përfundon vizitën familjare në Kosovë pas ardhjes për arsye humanitare

    Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës për vizitë familjare

    Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur drejt Kosovës, pasi i është lejuar një vizitë familjare në vendlindje gjatë ditës së sotme.

    Në përgjigjen  Në të zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael, thuhet se vizita është miratuar për arsye të forta humanitare.

    Sipas Michael, vizitat e tilla lejohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, e cila mbështetet në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Ai ka sqaruar se çdo kërkesë e tillë shqyrtohet nga gjyqtari ose gjyqtarët e çështjes, të cilët vlerësojnë të gjitha rrethanat dhe marrin vendim në përputhje me kornizën ligjore të gjykatës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    Michael ka theksuar se këto raste trajtohen me urgjencën dhe ndjeshmërinë që kërkojnë rrethanat humanitare.

    Krasniqi, një nga figurat e njohura të UÇK-së, u dënua së fundmi me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Kjo shënon vizitën e dytë të tij në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë.

    Herën e parë, ai ishte kthyer në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

    Burimi: RTKLive

  • “Mbylle gojën, eja luaj në vendin tim”, ylli i Man Utd i kthehet ashpër një tifozit pas kritikave të tij

    “Mbylle gojën, eja luaj në vendin tim”, ylli i Man Utd i kthehet ashpër një tifozit pas kritikave të tij

    Amad Diallo ka reaguar ashpër ndaj një tifozi të Manchester Unitedit në Instagram, pasi ky i fundit e kritikoi për një rast të humbur që konsiderohej si “gol i sigurt” në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës.

    Në paraqitjen e tij të fundit para rikthimit në Old Trafford, ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino, Amad luajti për 65 minuta në barazimin 2-2 të Bregut të Fildishtë ndaj Gambisë të martën.

    24-vjeçari pati një paraqitje me dy fytyra. Fillimisht u vlerësua për harkimin e shkëlqyer në minutën e 12-të, kur Luc Zogbe shënoi me kokë, por në pjesën e dytë u kritikua për një rast të pastër që nuk arriti ta konkretizonte.

    Në minutën e 60-të, Yan Diomande dërgoi një krosim të shkëlqyer drejt Amadit, i cili kishte mundësinë ta dërgonte topin në rrjetë nga afër. Megjithatë, goditja e tij me të djathtën përfundoi në traversë.

    Bregu i Fildishtë arriti të shpëtonte një pikë vetëm në minutën e 98-të, kur Christ Inao Oulai shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

    Rasti i humbur nga Amad ka rikthyer në vëmendje edhe mungesën e golave të tij me fanellën e Manchester Unitedit. Sipas statistikave të raportimit, ai nuk ka shënuar për “Djajtë e Kuq” prej 336 ditësh, që nga barazimi 4-4 ndaj Bournemouthit më 15 dhjetor 2025.

    Një tifoz i Unitedit, i cili ka mbi 20 mijë ndjekës në Instagram, publikoi një video ku vuri në pah kontrastin mes asistimit të shkëlqyer të Amadit dhe rastit të humbur. Postimi grumbulloi afro 2 mijë pëlqime dhe mbi 50 mijë shikime.

    Por, reagimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i vetë futbollistit. Amad iu përgjigj drejtpërdrejt tifozit me tone të ashpra, duke i thënë ta mbyllë gojën.

    “Thjesht mbylle gojën, vëlla, po flet shumë tani. Eja luaj në vendin tim nëse të pengon kaq shumë”, ka shkruar Diallo./Telegrafi/

  • DPHM me alarm: Maqedonia do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/h

    DPHM me alarm: Maqedonia do të përfshihet nga reshje shiu dhe erëra të forta mbi 80 km/h

    Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta nga jugperëndimi me mbi 80 km/orë.

    Në ditët në vijim, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme me intensitet të ndryshueshëm.

    Nën ndikimin e rrymave ajrore jugore, do të jetë relativisht ngrohtë deri të premten me temperatura që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

    Sinoptikët nga e shtuna paralajmërojnë rënie të temperaturave.

  • Hilton hap hotelin e parë në Kosovë

    Hilton hap hotelin e parë në Kosovë

    Hoteli i parë i Hilton në Kosovë, hapi dyert në zemër të kryeqytetit. Hoteli 17-katësh, investim i kompanisë Royal SH.P.K., është në pronësi të saj dhe menaxhohet nga Hilton. Me gjithsej 196 dhoma dhe suita, Hilton Prishtina u ofron një destinacion të ri si udhëtarëve të biznesit, ashtu edhe atyre që udhëtojnë për pushime.

    Dizajni i veçantë, hapësirat plot gjallëri dhe shërbimet e standardit të lartë e bëjnë Hilton Prishtina një vend ku mysafirët dhe banorët e qytetit mund të takohen, të kalojnë kohë së bashku dhe ta përjetojnë Prishtinën nga afër. Arkitektura mban firmën e studios kosovare Rraci Ark Ing, ndërsa enterierin e ka projektuar studioja Autoban nga Stambolli dhe restorantet i ka dizajnuar HBA London. Së bashku, këto elemente i japin hotelit një identitet të veçantë, ndërsa dritaret nga dyshemeja deri në tavan ofrojnë pamje panoramike të Prishtinës.

    Katharina Schlaipfer, nënpresidente e operacioneve për Evropën Kontinentale, tha: “Gëzohemi shumë që po e shënojmë hyrjen e Hilton në Kosovë me Hilton Hotels & Resorts, markën tonë kryesore. Hilton Prishtina i shtohet rrjetit tonë gjithnjë e më të gjerë të hoteleve në Evropë dhe u ofron udhëtarëve një destinacion të ri për ta zbuluar me Hilton. Ka qenë kënaqësi ta shihnim këtë hotel teksa merrte jetë. Tani mezi presim t’i mirëpresim mysafirët tanë.”

    “Ky hotel përfaqëson një investim prej mbi 60 milionë eurosh në të ardhmen e mikpritjes në Kosovë”, tha Arbër Kryeziu, duke folur në emër të të dy pronarëve të hotelit, të tij dhe të bashkëshortes, Teutës. “Që në fillim, ambicia jonë ishte të ndërtonim një nga hotelet më të mira të markës Hilton Hotels & Resorts në rajon, pikërisht këtu në Prishtinë. Për ta realizuar këtë synim, bëmë bashkë profesionistë të dizajnit nga vendi dhe bota dhe këmbëngulëm që çdo punim të përmbushte standardet më të larta të mjeshtërisë. Restorantet i kemi menduar po aq për prishtinasit sa edhe për mysafirët që qëndrojnë tek ne. Shpresojmë që secili mysafir të largohet me kujtime të bukura nga qëndrimi këtu dhe të ruajë një lidhje të veçantë me Prishtinën.”

    Stella Zinn, drejtoreshë e përgjithshme e Hilton Prishtina, tha: “Hapja e Hilton Prishtina është një moment krenarie për ekipin tonë dhe një hap i rëndësishëm për mikpritjen në Kosovë. Synojmë të vendosim standardin e mikpritjes së nivelit të lartë në rajon, duke ndërthurur shërbimin për të cilin njihet Hilton me ngrohtësinë e mikpritjes vendase. Kjo mikpritje nis me një fjalë të thjeshtë shqip: ‘Përshëndetje!’ Qoftë kur qëndroni në hotel, qoftë kur vini nga qyteti për të ngrënë apo për të festuar, mezi presim t’ju mirëpresim e t’ju bëjmë të ndiheni si në shtëpi që në vizitën e parë.”

    Mysafirët kanë në dispozicion shërbimin në dhomë dhe palestrën 24 orë në ditë. Qëndrimi në dhoma dhe suita të caktuara përfshin edhe hyrjen në Executive Lounge, ndërsa ekipi i shërbimit concierge mund t’i ndihmojë mysafirët ta njohin Prishtinën përmes përvojave vendase. Për takime dhe festime, hoteli ofron rreth 800 metra katrorë në tetë hapësira të përshtatshme për lloje të ndryshme ngjarjesh, përfshirë sallën Royal Ballroom. Për çdo rast, nga takimet e vogla e konferencat deri te dasmat dhe festat e veçanta, hoteli ofron mbështetjen e një ekipi të specializuar, pajisje moderne audiovizuale dhe menu të përshtatura sipas rastit. Spa-ja pritet të mirëpresë mysafirët pak pas hapjes së hotelit, ndërsa hapja e Chamba Rooftop Bar & Dining parashikohet në muajt në vijim.

    Në Hilton Prishtina, mysafirët mund të zgjedhin mes shijeve të kuzhinës siciliane dhe atmosferës së qetë të Regale Bar & Lounge. Në Isola Cucina Siciliana, shefi i kuzhinës Biagio Zapparrata sjell frymën e Sicilisë në Prishtinë përmes një menuje sezonale të frymëzuar nga trashëgimia e tij siciliane dhe nga kënaqësia e një vakti të përbashkët. Kuzhina e hapur u jep mysafirëve mundësinë ta ndjekin gatimin nga afër, ndërsa përgatitja e disa pjatave përfundon në tavolinë, para mysafirëve. Pas mëngjesit dhe drekës, vjen koha për një aperitiv e më pas për darkë rreth tryezës. Në Regale Bar & Lounge, dita nis me kafe të sapopërgatitur, matcha ceremoniale dhe ëmbëlsira të freskëta, vijon me dreka biznesi dhe mbyllet me kokteje e verëra vendase në mbrëmje. I frymëzuar nga gjethet e harlisura të bimës Anthurium Regale, ambienti ndërthur shijen vendase me një elegancë të natyrshme. Është një sallon që i fton mysafirët dhe prishtinasit të çlodhen e të kalojnë kohë së bashku në çdo orë të ditës.

    Hilton Prishtina ndodhet në rrugën Tirana, Prishtinë, Kosovë, pranë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, monumentit NEWBORN dhe stadiumit “Fadil Vokrri”. Nga hoteli arrihet lehtë në sheshin “Nënë Tereza” dhe në pikat e interesit kulturor të qytetit.

    Mysafirët e Hilton Prishtina mund të përfitojnë edhe nga Hilton Honors, programi i besnikërisë i Hilton, i vlerësuar me çmime. Përmes kanaleve zyrtare të Hilton, anëtarët mund të rezervojnë qëndrimet e tyre, të grumbullojnë pikë Hilton Honors dhe t’i përdorin ato për qëndrime në hotel, si dhe të gëzojnë përfitimet e programit që tashmë i njohin dhe i vlerësojnë.

    Për më shumë informacione ose për të rezervuar, vizitoni www.hilton.com/prishtina

  • Two pistols with permission, but the police will take both of them. This is 52-year-old who ended up under investigation in Pec.

    A check of a BMW car in Pec has led to the discovery of a 12-round pistol, while the manager’s later raid has uncovered another ammunition weapon. But what makes the case unusual is that the suspect owned permission for both weapons, which were seized, however, due to the way they were held, teaches exclusively the Signal Journal.

    Signal sources suggest that it is Avni Krasniqi, about 52 years old.

    The event took place on Tuesday, November 17, around 21:20, in the street area KLAH and Nora Kelmendi) in Pec, where police investigators, in assisting a patrol, have banned a BMW vehicle run by Krasniqi.

    During the car’s search, in the split in front of the passenger seat, police have located and seized a 9m Luger calibre pistol, a clip and 12 rounds.

    But that is not all.

    After the State Attorney’s announcement, a raid has been ordered on the suspect’s house, where another 983 mm calibre pistol has been found on the hall table.

    Along with the second weapon are two caricators, 13 rounds of caliber 9que19 mm, and a .66239 mm calibration bullet.

    In total, police have seized two pistols, three rounds and 26 bullets.

    According to information provided by the signal, Krasniqi had permission for both weapons, but police officials have found they were not kept in the right manner.

    For this reason, weapons and ammunition have been seized for further procedures.

    Krasniqi has been escorted to the investigation unit, where he has been interviewed in connection with the case.

    After consulting with the State Attorney, he was released in regular procedure.

    The case has been initiated for the criminal work: ownership, control or unauthorized possession of weapons.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Dy pistoleta me leje, por Policia ia sekuestron të dyja – ky është 52-vjeçari që përfundoi nën hetime në Pejë

    Ekskluzive | Dy pistoleta me leje, por Policia ia sekuestron të dyja – ky është 52-vjeçari që përfundoi nën hetime në Pejë

    Ekskluzive | Dy pistoleta me leje, por Policia ia sekuestron të dyja – ky është 52-vjeçari që përfundoi nën hetime në Pejë

    Një kontroll i një veture BMW në Pejë ka çuar në zbulimin e një pistolete me 12 fishekë, ndërsa bastisja e mëvonshme e shtëpisë së drejtuesit ka zbuluar edhe një armë tjetër me municion. Por ajo që e bën rastin të pazakontë është se i dyshuari posedonte leje për të dyja armët, të cilat megjithatë iu sekuestruan për shkak të mënyrës së mbajtjes së tyre, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Avni Krasniqin, rreth 52 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 21:20, në zonën e rrugëve “UÇK” dhe “Nora Kelmendi” në Pejë, ku hetuesit policorë, në asistim të një patrulle, kanë ndaluar një automjet BMW që drejtohej nga Krasniqi.

    Gjatë kontrollit të veturës, në ndarjen përpara ulëses së pasagjerit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9 mm Luger, një karikator dhe 12 fishekë.

    Por kontrolli nuk ka përfunduar me kaq.

    Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, është urdhëruar bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku në tavolinën e sallonit është gjetur edhe një pistoletë tjetër e kalibrit 9×19 mm.

    Bashkë me armën e dytë janë sekuestruar dy karikatorë, 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishek i kalibrit 7.62×39 mm.

    Në total, Policia ka sekuestruar dy pistoleta, tre karikatorë dhe 26 fishekë.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Krasniqi kishte leje për të dyja armët, por zyrtarët policorë kanë konstatuar se ato nuk mbaheshin në mënyrën e duhur.

    Për këtë arsye, armët dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme.

    Krasniqi është shoqëruar në njësinë e hetimeve, ku është intervistuar lidhur me rastin.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive Police stop BMW off the highway to Kacanik passenger with 3.6 grams of cocaine, this is the suspect.

    A grey-colored BMW has been banned from an antidrug unit on the highway to Doganaj of Kacanik, where a bag of suspected cocaine was discovered during passenger control. Police intervention has ended with narcotics sequencing and initiating criminal case, the Signal newspaper exclusively teaches.

    Signal sources suggest that the person who was found the substance is Liberation Salihu, about 27 years old.

    The event took place on Tuesday, November 17th, around 21:30, when investigators of the Directorate for Narcotics Trafficking Investigation at Ferizaj, in collaboration with investigators and patrol of the Kacanic Police Station, have stopped a BMW car for control.

    The police suspected that people in the vehicle could possess narcotics.

    During the passenger’s body control, Liberation Salihu has been found and seized a nylon bag with suspected cocaine, with a total weight of 3.6 grams.

    Meanwhile, nothing illegal has been found during driver and vehicle control.

    According to information provided by the signal, the driver of the vehicle was Valdrin Selimi, about 28 years old.

    After sequencing the substance, the State Attorney has been contacted, which has authorized interviewing the suspected person and taking the necessary investigative actions.

    With the D.A.’s instructions, Liberation Salihu has been released after completing the police procedures, while the case will be handled in regular procedure.

    Suspected cocaine substance is seized as material evidence.

    The case has been initiated for the unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogic substances.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Policia ndalon BMW-në në dalje të autostradës në Kaçanik – pasagjerit i gjenden 3.6 gramë kokainë, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | Policia ndalon BMW-në në dalje të autostradës në Kaçanik – pasagjerit i gjenden 3.6 gramë kokainë, ky është i dyshuari

    Ekskluzive | Policia ndalon BMW-në në dalje të autostradës në Kaçanik – pasagjerit i gjenden 3.6 gramë kokainë, ky është i dyshuari

    Një BMW me ngjyrë hiri është ndaluar nga njësitet antidrogë në dalje të autostradës në Doganaj të Kaçanikut, ku gjatë kontrollit të pasagjerit është zbuluar një qese me substancë të dyshuar kokainë. Ndërhyrja policore ka përfunduar me sekuestrimin e narkotikëve dhe inicimin e rastit penal, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi të cilit iu gjet substanca është Çlirim Salihu, rreth 27 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 21:30, kur hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, në bashkëpunim me hetuesit dhe patrullën e Stacionit Policor në Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë BMW.

    Policia kishte dyshime se personat që ndodheshin në automjet mund të posedonin substanca narkotike.

    Gjatë kontrollit trupor të pasagjerit, Çlirim Salihu, është gjetur dhe sekuestruar një qese najloni me substancë të dyshuar kokainë, me peshë të përgjithshme prej 3.6 gramësh.

    Ndërkohë, gjatë kontrollit të shoferit dhe automjetit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, drejtuesi i automjetit ishte Valdrin Selimi, rreth 28 vjeç.

    Pas sekuestrimit të substancës, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

    Me udhëzim të Prokurorisë, Çlirim Salihu është liruar pas përfundimit të procedurave policore, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Substanca e dyshuar kokainë është sekuestruar si provë materiale.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Komuna e Drenasit paralajmëron erëra të forta të enjten, qytetarëve u bën thirrje për kujdes

    Komuna e Drenasit paralajmëron erëra të forta të enjten, qytetarëve u bën thirrje për kujdes

    Komuna e Drenasit paralajmëron erëra të forta të enjten, qytetarëve u bën thirrje për kujdes

    Komuna e Drenasit ka paralajmëruar qytetarët për erëra të forta që pritet të përfshijnë territorin e kësaj komune të enjten, më 19 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), erërat do të fryjnë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë.

    Ndërkaq, gjatë hovëve, shpejtësia e erës mund të jetë edhe më e madhe.

    Për të parandaluar incidentet dhe për të mbrojtur qytetarët dhe pronën, komuna ka bërë thirrje që të merren masa paraprake.

    Qytetarëve u rekomandohet të sigurojnë sendet e lehta në ballkone, oborre dhe hapësira të jashtme, të kontrollojnë tabelat reklamuese, skelat dhe strukturat e tjera që mund të rrëzohen nga era.

    Po ashtu, kërkohet të shmanget qëndrimi pranë drunjve dhe objekteve të paqëndrueshme, si dhe të tregohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj erërave.

    Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe, sipas nevojës, do t’i informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme.

    Burimi: Insajderi