Blog

  • Trump mbërrin në Kinë

    Trump mbërrin në Kinë

    Trump mbërrin në Kinë

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Shenzhen, përpara takimit të tij me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

    Avioni presidencial amerikan, Air Force One, që transportonte presidentin e ShBA-së, ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar Shenzhen Bao’an./Klankosova.tv

  • Meteorologu Rugova tregon si do të jetë moti, paralajmëron erëra të fuqishme (VIDEO)

    Meteorologu Rugova tregon si do të jetë moti, paralajmëron erëra të fuqishme (VIDEO)

    Meteorologu Rugova tregon si do të jetë moti, paralajmëron erëra të fuqishme (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova ka folur për ndryshimet e temperaturave në vend gjatë muajit nëntor.

    Ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova paralajmëroi temperatura të larta dhe erëra që mund të jenë më të fuqishme në ditët në vazhdim.

    Rugova tha se gjatë ditës së sotme priten temperatura më të larta, njofton Klankosova.tv.

    “Edhe sot, edhe nesër janë temperaturat më të larta, deri të 18-shi munden me arritur, pjesë të Dukagjinit edhe deri në 20 apo 21 gradë Celsius”, u shpreh ai.

    Rugova shtoi se gjatë ditës së enjte dhe të premte priten erëra edhe më të fuqishme.

    “Nesër mbrëma, mes të enjtes dhe të premtes, po priten me qenë erëra edhe më të fuqishme, dmth prej 70 apo 90 kilometra në orë me qenë fushave, derisa në pjesë më të larta mundet me arritë edhe mbi 100 kilometra në orë”, shtoi ai.

    Meteorologu Rugova paralajmëroi reshje gjatë ditës së sotme dhe të enjten, ndërsa të premten do të jetë mot më i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 17 gradë Celsius, ndërsa minimalet deri në 12 gradë Celsius.

    Ai paralajmëroi temperatura më të ulëta gjatë javës së ardhshme.

    “Në fillim të javës po depërtojnë masa pak më të ftofta ajrore që i zbresin temperaturat deri në 8-9 gradë Celsius”, tha Rugova.

    Rugova për këtë periudhë paralajmëroi edhe mundësinë për mjegull dhe reshje të lehta shiu, por me temperatura deri në 10 gradë Celsius, ndërsa nuk parashihen rreziqe për vërshime në vend.

    Ndërsa gjatë dimrit paralajmërohen reshje të pakta bore, me temperatura jo shumë të ulëta.

  • Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, të premten e ardhme pritet të dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

    Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, të premten e ardhme pritet të dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

    Kryetari i Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani, ka bërë të ditur që më 27 nëntor do të ftohen për dëgjim katër hetues policorë nga Peja.

    Ndërkaq, gjatë javës pasuese pritet të dëgjohen edhe tetë zyrtarë nga zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor.

    Ramadani ka rekomanduar që dëgjimi i këtyre tetë zyrtarëve të ndahet në dy ditë, pasi, sipas tij, është e pamundur që të gjithë të intervistohen brenda një dite.

    “Për të premten e ardhshme, sipas listës së aktiviteteve të kalendarit që e kemi, kemi katër dëgjime të hetuesve policorë në Pejë. Këtë listë që e kemi të gjithë, e kemi zinxhirin komandues të policisë dhe inspektoratin policorë, që i bie tetë zyrtarë. Unë propozoj që të premten t’i ftojmë për dëgjim hetuesit policorë të Pejës dhe pastaj në javën tjetër e kalojmë në tetë që janë zinxhiri komandues dhe inspektorati. Tetë brenda ditës e kemi të pamundur prandaj duhet t’i ndajmë në dy ditë javën tjetër. Mes 29 dhe 30 nëntor deri 4 dhjetor e kemi zinxhirin komandues të policisë dhe inspektoratin”, tha ai, raporton kp.

    Sipas kalendarit të paraqitur nga Ramadani, dëgjimet e zyrtarëve të zinxhirit komandues të policisë dhe të Inspektoratit Policor janë planifikuar për fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetorit.

  • Ministria e Financave hap ankandin letrave me vlerë në 20 milionë euro

    Ministria e Financave hap ankandin letrave me vlerë në 20 milionë euro

    Ministria e Financave ka njoftuar se më 25 nëntor 2026 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë i letrave me vlerë për këtë vit, në të cilin do të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në vlerë prej 20 milionë eurosh.

    Sipas njoftimit të Ministrisë, investimi në këto obligacione garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

    Po ashtu, interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet investitorëve për tërë periudhën trevjeçare, ndërsa të hyrat nga ky investim janë të liruara tërësisht nga tatimi.

    Ministria ka bërë të ditur se qytetarët dhe të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në ankand për blerjen e letrave me vlerë mund të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

  • 20 candidates undergo written test for Constitutional judges

    The special commission for the examination of candidates for appointment to the Constitutional Court has started writing testing for candidates that have applied for the judge’s position in the institution.

    A total of 20 candidates have been subjected to written testing, out of 22 at first.

    One of the candidates has failed to meet the criteria set for this position, while another has been withdrawn from the candidacy, causing the number of candidates who have continued the selection process to be 20.

    The writing test will last 90 minutes, meanwhile, the media have been allowed to take images before testing begins.

    Source Layer: Insander

  • A person died in KKUK, allegedly consumed drugs or other substances

    A person died Tuesday at the University Clinical Centre in Kosovo ( QKUK), after allegedly consuming drugs or other suspected substances.

    The case was reported in Kamenica, while the person was initially associated with medical treatment at KKUK. During his stay at this health institution, he was reportedly dead.

    At the State Attorney’s decision, the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    Case circumstances remain under investigation.

    Source Layer: Insander

  • Vdiq një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

    Vdiq një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

    Vdiq një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

    Një person ka vdekur të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se kishte konsumuar barna ose substanca të tjera të dyshuara.

    Rasti është raportuar në Kamenicë, ndërsa personi fillimisht ishte shoqëruar për trajtim mjekësor në QKUK. Gjatë qëndrimit në këtë institucion shëndetësor, është raportuar se ai ka vdekur.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rrethanat e rastit mbeten nën hetim.

    Burimi: Insajderi

  • 20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

    20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

    20 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka filluar testimin me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në këtë institucion.

    Testimit me shkrim i janë nënshtruar gjithsej 20 kandidatë, nga 22 sa kanë qenë në garë fillimisht.

    Njëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara për këtë pozitë, ndërsa një tjetër është tërhequr nga kandidimi, duke bërë që numri i kandidatëve që kanë vazhduar procesin e përzgjedhjes të jetë 20.

    Testi me shkrim do të zgjasë 90 minuta, ndërkaq mediat janë lejuar të marrin pamje para fillimit të testimit.

    Burimi: Insajderi

  • Operacioni ‘Heshtja’ në Prishtinë, bie në pranga një person- sekuestrohen tri vetura

    Operacioni ‘Heshtja’ në Prishtinë, bie në pranga një person- sekuestrohen tri vetura

    Operacioni ‘Heshtja’ në Prishtinë, bie në pranga një person- sekuestrohen tri vetura

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një tjetër person ka rënë në pranga si i dyshuar për operacionin anti-drogë ‘Heshtja’.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin ditor të së mërkurës, teksa policia njofton se arrestimi ndodhi të martën, shkruan Insajderi.

    Policia më tej bën të ditur se janë sekuestruar tri vetura.

    “Prishtinë / 14.11.2026 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 17.11.2026 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar, si dhe janë sekuestruar tri vetura. I dyshuari pas intervistimit ne konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbi 80 për qind e aktiviteteve të parapara në Planin e Veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për periudhën 2022–2026 janë përmbushur plotësisht.

    Këtë e ka bërë të ditur gjatë Samitit Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ku ka theksuar se përfshirja e këtyre komuniteteve është çështje e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjësi e shtetit, e jo çështje e privilegjeve apo favorizimeve.

    Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë ndërmarrë veprime konkrete për luftimin e diskriminimit dhe krijimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe institucione.

    Duke folur për mbështetjen në arsim, ai ka bërë të ditur se për vitin akademik 2025–2026 janë ndarë 477 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve, në vlerë të përgjithshme prej 109 mijë e 800 eurosh. Ndërsa për vitin shkollor 2026–2027 janë ndarë 554 bursa.

    Sipas Kurtit, vlera e bursës për nxënës është rritur nga 300 në 400 euro për vit mësimor.

    Ai ka theksuar se është rritur edhe mbështetja financiare për qendrat mësimore, duke bërë të ditur se buxheti për 10 organizata joqeveritare që menaxhojnë gjithsej 54 qendra është rritur nga 250 mijë në 370 mijë euro.

    Përmes kësaj mbështetjeje, gjatë vitit shkollor 2026–2027, mbi 2 mijë e 600 fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian pritet të përfitojnë ndihmë në mësimnxënie, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

    Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se janë hartuar draft-materialet mësimore për historinë, kulturën dhe traditat e këtyre komuniteteve, ndërsa është planifikuar edhe rishikimi i programeve mësimore të gjuhës rome dhe përgatitja e teksteve të reja.

    Ai ka vlerësuar se arsimi është një nga instrumentet më të fuqishme për luftimin e pabarazisë, duke theksuar se asnjë fëmijë nuk duhet ta ketë të ardhmen e kufizuar për shkak të rrethanave në të cilat ka lindur apo jeton.

    Në fjalimin e tij, kryeministri ka theksuar edhe rëndësinë e kushteve të jetesës dhe banimit, të cilat i ka cilësuar si të drejta themelore dhe parakushte për mirëqenie, siguri dhe integrim.

    Burimi: RTKLive