Blog

  • Trump, Xi dhe Putin drejt një takimi të përbashkët në Kinë

    Trump, Xi dhe Putin drejt një takimi të përbashkët në Kinë

    Para mbërritjes së Trumpit, Xi Jinping zhvilloi një takim me Putinin, të cilin e përshëndeti si një mik të vjetër.

    Në qendër të diskutimeve pritet të jenë lufta në Ukrainë, bashkëpunimi energjetik dhe raportet mes Pekinit dhe Uashingtonit.

    Gjatë rrugës drejt Kinës, Trump mori pjesë në një samit në Filipine, ku zhvilloi takime me liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, atë australian Anthony Albanese dhe kryeministren japoneze Sanae Takaichi.

    Gjatë vizitës në Filipine, Trump njoftoi se një marrëveshje tregtare mes Uashingtonit dhe Manilës ishte arritur, por nuk publikoi hollësi rreth përmbajtjes së saj.

    Takimi i mundshëm mes tre liderëve pritet të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare, për shkak të ndikimit që marrëdhëniet mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë kanë në sigurinë dhe ekonominë globale.

    Burimi: RTKLive

  • Merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste, arrestohet një person në Lipjan

    Merrte veturat me qira dhe dyshohet se i shiste, arrestohet një person në Lipjan

    Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte marrë vetura me qira nga ankuesi, por më pas i kishte shitur ato.

    Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 23:40, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 17 nëntor 2026.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • Aktivistët mblidhen para Kuvendit, kërkojnë drejtësi për Arlindën

    Aktivistët mblidhen para Kuvendit, kërkojnë drejtësi për Arlindën

    Aktivistët mblidhen para Kuvendit, kërkojnë drejtësi për Arlindën

    Disa aktivistë janë mbledhur të mërkurën para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet për trajtimin e rastit të saj.

    Ata po qëndrojnë jashtë në kohën kur Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlindës është mbledhur për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

    Aktivistët kanë kërkuar tash e disa ditë që rasti të trajtohet me seriozitet, të zbardhen të gjitha rrethanat që çuan në tragjedi dhe të mos mbetet pa përgjigje përgjegjësia institucionale, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    Në fokus të mbledhjes së komisionit janë dëshmitë e kryetarit të Komunës së Pejës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, të cilët pritet të japin sqarime për veprimet institucionale para dhe pas rastit.

    Ndërkohë, komisioni ka vendosur që dëshmia e menaxheres së rastit në QPS-në e Pejës, Toskë Gega, të mbahet me dyer të mbyllura, pas kërkesës së saj për mbrojtjen e ndjeshmërisë së rastit dhe të dhënave që lidhen me një të mitur.

  • Vendimi i djeshëm në Hagë, Bytyqi: S'mund të vlerësojmë bazueshmërinë pa i parë provat (VIDEO)

    Vendimi i djeshëm në Hagë, Bytyqi: S’mund të vlerësojmë bazueshmërinë pa i parë provat (VIDEO)

    Vendimi i djeshëm në Hagë, Bytyqi: S'mund të vlerësojmë bazueshmërinë pa i parë provat (VIDEO)

    Avokati Asdren Bytyqi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se bëhet fjalë për të njëjtën gjykatë, por për raste të ndryshme.

    Ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova tha se nuk mund të japë një vlerësim për vërtetësinë dhe bazueshmërinë e vendimit, pasi provat kryesore të rastit nuk janë bërë publike.

    Bytyqi theksoi se në këtë proces janë përmendur prova voluminoze, përfshirë përgjimet e ish-presidentit Hashim Thaçi me personat e tjerë të dënuar, transmeton Klankosova.tv.

    “Mirëpo vërtet vërtetësia, bazueshmëria, provueshmëria nuk mund të them, sepse nuk është që kemi pasur shumë hapësirë për me përcjellë këtë proces. E para, është deklaruar që ka shumë prova voluminoze, domethënë të përgjimeve të ish-presidentit Thaçi me të tjerët të cilët janë dënuar. Ato ne nuk i kemi dëgjuar, as nuk i kemi parë”, deklaroi ai.

    Ai shtoi se publiku nuk ka pasur qasje të mjaftueshme në këto prova për të kuptuar kontekstin e bisedave dhe udhëzimeve të përmendura në proces.

    “Prandaj unë nuk mund të flas me një nivel të tillë të informacionit dhe të provave derisa nuk janë publike”, u shpreh mes tjerash Bytyqi.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • GTA VI ka gjeneruar më shumë se 1,5 miliard dollarë, ende pa u luajtur nga askush

    GTA VI ka gjeneruar më shumë se 1,5 miliard dollarë, ende pa u luajtur nga askush

    GTA VI ka gjeneruar mbi 1,5 miliard dollarë (rreth 1.35 miliard euro) ende pa u luajtur nga askush.

    Grand Theft Auto VI pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha në botën e argëtimit, kur të dalë në treg më 19 nëntor.

    Loja më e re në serinë Grand Theft Auto (GTA) ka kaluar përmes disa shtyrjeve, por pas 13 vitesh – periudha më e gjatë midis dy lansimeve në historinë e kësaj serie – ajo më në fund është gati.

    Por pritja e gjatë nuk i ka dekurajuar lojtarët.

    Madje, sipas firmës së analizave të tregut “Sensor Tower”, vlerësohet se porositë paraprake për lojën kanë kaluar tashmë shifrën e 1,5 miliard dollarëve.

    Krahasuar me lojërat e tjera të lansuara së fundmi, përmasat e GTA VI janë të pakrahasueshme.

    Nëntë ditë para lansimit, GTA VI arriti mbi 1 miliard dollarë të ardhura nga porositë paraprake — pothuajse dyfishi i asaj që kishte gjeneruar “Call of Duty: Modern Warfare II” (loja më e shitur në SHBA gjatë vitit 2022) në të njëjtën periudhë para lansimit të saj.

    Loja e mëparshme, Grand Theft Auto V, pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë loja më e shitur e vitit 2013, dhe ka vazhduar të sjellë qindra miliona dollarë për serinë çdo vit.

    Ky sukses i qëndrueshëm i detyrohet pjesërisht “GTA Online” – një version online me shumë lojtarë, i cili u lançua pak javë pas daljes në treg të GTA V. /Telegrafi/

  • Juventusi plans three transfers to the target list and known names

    Juventos has started preparations for the January transitional deadline, with the goal of strengthening three positions in Coach Luciano Spalletti’s team, as club leaders are also considering opportunities to evacuate some football players.

    According to the Italian newspaper La Gazzetta dello SportTorines club aims to transfer a left guard, a midfielder and a centre attack for the rest of the season.

    Among Juvenus’ main targets are three football players who are currently active in other championships. It’s about Algerian Rayan Ayt-Nouri of Manchester City, Danish Pierre-Emille Hoybjerg of Marseille and Norwegian Alexander Sorloth of Atletico Madrid.

    For the position of the left protector, the other alternatives are the Spanish Alejandro Balde of Barcelona and Italian Dustin Udogie of Tottenham.

    Meanwhile, in the midfield as an opportunity is also being considered by Frenchman Darryl Bakola of Susswall, who is considered more of an investment in the future.

    In the offensive department, Juvenus lists other names, including the American Folry Balog of Monaco, Italian Gianluca Scamacca of Atalanta and Mateo Retegin of Al-Qadsiah.

    However, the implementation of three transfers in January is not expected to be easy. La Gazzetta dello Sport In addition to financial issues, there is a large number of football players available to Juvenus, reports the report.

    Recently warned capital growth could help cope with transfer costs, but club leaders initially aim to release space on the team through evacuation.

    Among the footballers who may leave Juventu are named Edon Zegrova, Arkadius Milik, Kamil Grabara and Daniele Rugan.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

    Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

    Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur

    Juventusi ka nisur përgatitjet për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar tri pozita në skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti, teksa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe mundësitë për largimin e disa futbollistëve.

    Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, klubi torinez synon të transferojë një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre për pjesën e mbetur të sezonit.

    Në mesin e objektivave kryesorë të Juventusit janë tre futbollistë që aktualisht aktivizohen në kampionate të tjera. Bëhet fjalë për algjerianin Rayan Ait-Nouri të Manchester Cityt, danezin Pierre-Emile Hojbjerg të Marseille dhe norvegjezin Alexander Sorloth të Atletico Madridit.

    Për pozitën e mbrojtësit të majtë, alternativat e tjera janë spanjolli Alejandro Balde i Barcelonës dhe italiani Destiny Udogie i Tottenhamit.

    Ndërkohë, në mesfushë si një mundësi po shqyrtohet edhe francezi Darryl Bakola i Sassuolos, i cili konsiderohet më shumë si një investim për të ardhmen.

    Në repartin ofensiv, Juventusi ka në listë edhe emra të tjerë, përfshirë amerikanin Folarin Balogun të Monacos, italianin Gianluca Scamacca të Atalantas dhe Mateo Reteguin e Al-Qadsiah.

    Megjithatë, realizimi i tri transferimeve në janar nuk pritet të jetë i lehtë. La Gazzetta dello Sport raporton se përveç çështjeve financiare, një tjetër pengesë është edhe numri i madh i futbollistëve në dispozicion të Juventusit.

    Rritja e kapitalit e paralajmëruar së fundmi mund të ndihmojë në përballimin e kostove të transferimeve, por drejtuesit e klubit synojnë fillimisht të lirojnë hapësirë në skuadër përmes largimeve.

    Në mesin e futbollistëve që mund të largohen nga Juventusi përmenden edhe Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik, Kamil Grabara dhe Daniele Rugani.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The investigation into the murder of Arlinda Zekaj, four police investigators from Peja are heard on November 27th

    The Parliamentary Investigative Commission for the Murder of Arlinda Zekiaj is expected to hear four police investigators from Peja on November 27th, chairman of this commission Burim Ramadani has announced.

    Source Layer: Dukeagini

  • Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, më 27 nëntor dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

    Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, më 27 nëntor dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

    Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt pritet të dëgjojë më 27 nëntor katër hetues policorë nga Peja, ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani.

    Burimi: Dukagjini

  • Menaxheri i një banke dorëzon në Polici shumën prej 3800 euro, dyshohet se janë të falsifikuara dhe të deponuar nga klientë të ndryshëm

    Menaxheri i një banke dorëzon në Polici shumën prej 3800 euro, dyshohet se janë të falsifikuara dhe të deponuar nga klientë të ndryshëm

    Policia e Kosovës ka njoftuar një person, menaxheri i një banke private ka dorëzuar në Polici një shumë prej 3800 euro, që dyshohen se janë të flasifikuara.

    Rasti ka ndodhur në Prizren.

    “Prizren / 14.10-29.10.2026. Më 17.11.2026 një mashkull kosovar (menaxher i një banke private) ka dorëzuar në polici një shumë prej 3800€ para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë sipas dëshmitarit janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm”, thuhet në raport.

    Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

    Paratë janë sekuestruar për ekzaminim. /Telegrafi/