
Avokati Asdren Bytyqi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se bëhet fjalë për të njëjtën gjykatë, por për raste të ndryshme.
Ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova tha se nuk mund të japë një vlerësim për vërtetësinë dhe bazueshmërinë e vendimit, pasi provat kryesore të rastit nuk janë bërë publike.
Bytyqi theksoi se në këtë proces janë përmendur prova voluminoze, përfshirë përgjimet e ish-presidentit Hashim Thaçi me personat e tjerë të dënuar, transmeton Klankosova.tv.
“Mirëpo vërtet vërtetësia, bazueshmëria, provueshmëria nuk mund të them, sepse nuk është që kemi pasur shumë hapësirë për me përcjellë këtë proces. E para, është deklaruar që ka shumë prova voluminoze, domethënë të përgjimeve të ish-presidentit Thaçi me të tjerët të cilët janë dënuar. Ato ne nuk i kemi dëgjuar, as nuk i kemi parë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se publiku nuk ka pasur qasje të mjaftueshme në këto prova për të kuptuar kontekstin e bisedave dhe udhëzimeve të përmendura në proces.
“Prandaj unë nuk mund të flas me një nivel të tillë të informacionit dhe të provave derisa nuk janë publike”, u shpreh mes tjerash Bytyqi.
Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm: