Blog

  • Debat at Commission in the Zajaj case, deputy The PDK accuses of politicising the VV MP on charges of fraud

    Verbal clashes and charges of politicisation have characterised today’s Parliamentary Investigative Commission meeting in the case of Arlinda Zekij’s murder. The debate took place between PDK deputy Eman Canman and Vetevendosje MP Armen Baloku, following suspicions of possible conflicts of interest from one of the engaged experts.

    The interrogator questioned the impartiality of expert Skender Ka persecuted, claiming that he was a political figure and that in the past he had been linked to the Centre for Social Work ( QPS).

    He demanded that he have persecuted whether there was conflict of interest, referring to his earlier engagement in this institution.

    As far as experts are concerned, expert Skender has been persecuting us if there is no conflict of interest, I just know they were part of the QPS there, Mrman asked.

    He has persecuted allegations of conflict of interest, clarifying that he had worked in the QPS before the war, while after the war he had exercised the principal’s duty at Regional Hospital.

    I worked with the QPS before the war, after the war I was director of the regional hospital, I have no conflict of interest, he said, persecuted.

    Meanwhile, VV member Armend Baloku criticised Candor, saying he had been able to examine the expert’s CV before his commitment was voted.

    This prompted the reaction of the PDK MP, who accused the Commission of politicising the work and named him political figures.

    He’s a political figure. You’ve politicized this commission. He was an MP candidate, you know him very well, you can act, said Mr. Barman.

    His statement prompted Baloch’s reaction, who accused Candor and his circle of fraud and effort to turn the gathering into a spectacle.

    The act means action, I’m acting. Maybe you and your circle are cheating. And if it isn’t if you had a chance with the old ones. You show up and you’re taking the elements out of my field, going against Baloch.

    The clash between the two members continued on personal charges. The carpenter turned to Baloch, citing an activity he criticized through a statement.

    The heavy case is you, since you’ve named the task the Fliqt’s Face, declared Candman.

    Meanwhile, the chairman of the Commission, Burim Ramadani, indicated that several officials and institutional representatives related to the Arlinda Zekij assassination case will be interviewed during the meeting.

    Among the persons interviewed are Toska Gega, the case manager at the Centre for Social Affairs in Pec, Durim Kelmendi, leader of the QPS, Shpat Morina, QPS official, Lukaj Hope, head of the QPS in Peja, as well as Gazmend Muhhadari, head of the Peja municipality.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Debat në Komisionin për rastin Zekaj, deputeti i PDK-së akuzon për politizim – deputeti i VV-së ia kthen me akuza për mashtrim

    Debat në Komisionin për rastin Zekaj, deputeti i PDK-së akuzon për politizim – deputeti i VV-së ia kthen me akuza për mashtrim

    Debat në Komisionin për rastin Zekaj, deputeti i PDK-së akuzon për politizim – deputeti i VV-së ia kthen me akuza për mashtrim

    Përplasjet verbale dhe akuzat për politizim e kanë karakterizuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Debati u zhvillua mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputetit të Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Baloku, pas dyshimeve të ngritura për konflikt të mundshëm interesi të njërit prej ekspertëve të angazhuar.

    Rrahmani vuri në pikëpyetje paanshmërinë e ekspertit Skender Kandiq, duke pretenduar se ai është figurë politike dhe se në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Qendrën për Punë Sociale (QPS).

    Ai kërkoi që Kandiq të deklarohej nëse kishte konflikt interesi, duke iu referuar angazhimit të tij të mëparshëm në këtë institucion.

    “Sa i përket ekspertëve, eksperti Skender Kandiq me na tregu nëse nuk ka konflikt interesi, unë sa e di kanë qenë pjesë e QPS-së atje”, pyeti Rrahmani.

    Kandiq i mohoi pretendimet për konflikt interesi, duke sqaruar se në QPS kishte punuar para luftës, ndërsa pas luftës kishte ushtruar detyrën e drejtorit në Spitalin Rajonal.

    “Unë para luftës kam punuar me QPS, pas luftës kam qenë drejtor në spitalin regjional, nuk kam asnjë konflikt interesi”, deklaroi Kandiq.

    Ndërkaq, anëtari i Komisionit nga VV-ja, Armend Baloku, kritikoi Rrahmanin, duke i thënë se ai kishte pasur mundësi ta shqyrtonte CV-në e ekspertit para se të votohej angazhimi i tij.

    Kjo nxiti reagimin e deputetit të PDK-së, i cili e akuzoi Komisionin për politizim të punës dhe e cilësoi Kandiqin figurë politike.

    “Është figurë politike. E keni politizu këtë komision. Ka qenë kandidat për deputet, e njihni shumë mirë, mundeni me aktru”, tha Rrahmani.

    Deklarata e tij shkaktoi reagimin e Balokut, i cili e akuzoi Rrahmanin dhe rrethin e tij për mashtrim dhe përpjekje për ta shndërruar mbledhjen në spektakël.

    “Aktrimi nënkupton veprim, unë po veproj. Ndoshta ju dhe rrethi juaj jeni duke mashtruar. Dhe a është a nuk është keni pasur mundësi me herrët. Ju bëni shoë dhe po i merrni elementet nga fusha ime”, iu kundërpërgjigj Baloku.

    Përplasja mes dy anëtarëve vazhdoi edhe me akuza personale. Rrahmani iu drejtua Balokut duke përmendur një aktivitet të tij, të cilin e kritikoi përmes një deklarate.

    “Rasti i rëndë jeni ju, sa që aktivitetit ja keni vënë emrin “Fara e Flliqt”, deklaroi Rrahmani.

    Ndërkohë, kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se gjatë mbledhjes do të intervistohen disa zyrtarë dhe përfaqësues institucionalë që lidhen me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në mesin e personave që do të intervistohen janë Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS, Shpat Morina, zyrtar i QPS-së, Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë, si dhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rare images of an indigenous group in the Amazon are published that highlight threats, activists say

    Rare images of an isolated indigenous group emerging from a remote part of Brazil’s Amazon tropical forest have highlighted the threats faced by loggers, hunters and farmers, lawyers say.

    A group based in the United Kingdom on the rights of the indigenous people on Tuesday shared images of a historic gathering Monday in the northeastern state of Maranhao between a government team and about 20 uninhibited Awa people who sought food.

    Awa are a Tupi-Guran people in northwest Maranhaon, some of whom remain in voluntary isolation, according to Funnai, Brazil’s indigenous affairs agency.

    Funnai told Reuters news agency that he was reviewing social media videos and accounts showing isolated Awa interacting with a village in Indieste Arariboia, and that the Brazilian state was not seeking contact with the group, in line with its non-competitive policy.

    Survival International said he published images at the request of the Amazon’s Rangers, an indigenous group campaigning against illegal cutters and farmers.

    Uncommunicated Avas are under extreme pressure as intruders invade from all sides of their territory, pushing them to an increasingly small island of the Amazon tropical forest, surrounded by destruction, said Caroline Pearce, director of the Survey International.

    The organisation of the indigenous peoples of Maranhao, COAPIMA, stressed that the meeting showed the need for careful action by agencies responsible for the risks unplanned contact can pose to isolated groups, mainly from exposure to diseases.

    In recent decades, isolated indigenous groups throughout the Amazon have faced miners, cutters, and illegal farmers occupying.

    And contact with groups can be lethal.

    In Colombia, about 40 per cent of the isolated people Nukak died of diseases after foreigners arrived in the 1980s. /Telegraph/

  • Publikohen imazhe të rralla të një grupi indigjen në Amazonë – ato nxjerrin në pah kërcënimet, thonë aktivistët

    Publikohen imazhe të rralla të një grupi indigjen në Amazonë – ato nxjerrin në pah kërcënimet, thonë aktivistët

    Imazhe të rralla të një grupi indigjen të izoluar që del nga një pjesë e largët e pyllit tropikal të Amazonës në Brazil kanë nxjerrë në pah kërcënimet me të cilat përballen nga prerësit e druve, gjuetarët dhe blegtorët, thonë avokatët.

    “Survival International”, një grup – – me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – për të drejtat e indigjenëve, ndau të martën imazhe të një “takimi historik” të hënën në shtetin verilindor të Maranhaos midis një ekipi qeveritar dhe rreth 20 njerëzve Awa të pa kontaktuar, të cilët kërkuan ushqim.

    Awa janë një popull Tupi-Guarani në Maranhaon veriperëndimore, disa prej të cilëve mbeten në izolim vullnetar, sipas Funai, agjencisë së çështjeve indigjene të Brazilit.

    Funai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se po shqyrtonte videot dhe llogaritë në mediat sociale që tregonin Awa të izoluar duke bashkëvepruar me një fshat në Tokën Indigjene Arariboia, dhe se shteti brazilian nuk po kërkonte kontakt me grupin, në përputhje me politikën e tij të mos-kontaktit.

    Survival International tha se publikoi pamjet me kërkesë të Rojtarëve të Amazonës, një grup indigjen që bën fushatë kundër prerësve dhe blegtorëve të paligjshëm.

    “Awat e pakontaktuara janë nën presion ekstrem ndërsa ndërhyrësit pushtojnë nga të gjitha anët e territorit të tyre, duke i shtyrë ata në një ishull gjithnjë e më të vogël të pyllit tropikal të Amazonës, të rrethuar nga shkatërrimi”, tha Caroline Pearce, drejtoreshë e Survival International.

    Organizata e popujve indigjenë të Maranhaos, COAPIMA, theksoi se takimi tregoi nevojën për veprime të kujdesshme nga agjencitë përgjegjëse për shkak të rreziqeve që kontakti i paplanifikuar mund të paraqesë për grupet e izoluara, kryesisht nga ekspozimi ndaj sëmundjeve.

    Në dekadat e fundit, grupet indigjene të izoluara në të gjithë Amazonën janë përballur me minatorë, prerës dhe blegtorë të paligjshëm që pushtojnë.

    Dhe kontakti me grupet mund të jetë vdekjeprurës.

    Në Kolumbi, rreth 40 përqind e popullit të izoluar Nukak vdiqën nga sëmundjet pasi të huajt i arritën ata në vitet 1980. /Telegrafi/

  • Turpi i futbollistëve që bëjnë politikë me Palestinën dhe dështojnë në sport

    Turpi i futbollistëve që bëjnë politikë me Palestinën dhe dështojnë në sport

    Sa fëmijë palestinezë kanë pasur një racion më të pasur ushqimi falë uljes së kokës së disa futbollistëve kosovarë gjatë ndeshjes me Izraelin? Sa është shkurtuar rruga drejt paqes në Lindjen e Mesme falë një gjesti të tillë në fushën e blertë? Sa arabë apo palestinezë e kanë parë këtë gjest dhe i kanë duartrokitur këta lojtarë që vendosën të luajnë rolin e politikanit në vend të futbollistit?

    Le të mbeten këto pyetje të hapura, përderisa unë do t’i përgjigjem njërës prej tyre. Ambasada e Palestinës në Serbi, e cila mbulon edhe Malin e Zi, nuk e ka përmendur këtë gjest, të paktën deri tani. Vështirë se një gjest i tillë do ta ndryshojë qëndrimin negativ të Palestinës ndaj pavarësisë së Kosovës. Nuk është se na duhet përkrahja e tyre, por kjo vlen të përmendet për të kuptuar se sa pak mund të arrijë një veprim i tillë.

    Për mua, ulja e kokës ishte një veprim i kotë, me potencial për pasoja negative për Kosovën. Një gjest që mund t’u ketë sjellë vetëkënaqësi morale atyre që e bënë dhe atyre që e përkrahën, por që nuk i ka sjellë asgjë konkrete popullit palestinez. Përkundrazi, ka hapur një debat tjetër përçarës në Kosovë dhe ka rrezikuar të dëmtojë marrëdhëniet me një shtet që e ka njohur pavarësinë tonë.

    Sporti dhe aktet politike

    Në historinë e sportit ka akte politike që kanë mbetur në kujtesën e njerëzimit. Por, disa nga më të fuqishmet kanë qenë akte kundër padrejtësive të shtetit të vet, jo shfaqje mosrespektimi ndaj kundërshtarit sportiv.

    Në Lojërat Olimpike të vitit 1968, në Meksikë, dy atletë amerikanë me ngjyrë, Tommie Smith dhe John Carlos, ngritën grushtet e veshur me dorëza të zeza dhe ulën kokat gjatë himnit amerikan. Ishte protestë kundër diskriminimit racor në shtetin e tyre. Ata nuk po përçmonin një kundërshtar sportiv, por po kërkonin që vendi i tyre t’i trajtonte qytetarët e vet me dinjitet. Gjesti i tyre hyri në histori.

    Një rast tjetër, edhe më domethënës, ndodhi në Berlinin e vitit 1936, në Lojërat Olimpike të organizuara nga Gjermania naziste. Atleti gjerman Luz Long e përgëzoi dhe e përqafoi atletin amerikan me ngjyrë, Jesse Owens, i cili e kishte mundur në kërcim së gjati. Në një stadium ku regjimi i Hitlerit synonte të demonstronte epërsinë racore, një gjerman tregoi respekt dhe miqësi ndaj një atleti që ideologjia naziste e konsideronte inferior.

    Pa ngritur asnjë pankartë, pa fyer asnjë kundërshtar dhe pa ulur kokën para himnit të një vendi tjetër, Longu dha një mesazh që në thelb i thoshte “fuck you” ideologjisë raciste të shtetit të vet.

    Këto janë gjeste që mbeten në histori, sepse mbartin një mesazh të fuqishëm moral.

    Ndërsa, gjesti ynë i mosrespektimit ndaj kundërshtarit sportiv, të cilin e kemi ftuar në shtëpinë tonë, për mua është edhe një lloj “magarie”. Sidomos kur kemi parasysh edukatën dhe kulturën tradicionale shqiptare, ku mikpritja zë vend qendror.

    Mund të jesh kundër politikave të qeverisë izraelite, mund të dënosh luftën në Gazë dhe vuajtjet e civilëve palestinezë, pa treguar mungesë respekt ndaj sportistëve që përfaqësojnë atë vend. Por, këto i bënë pa fanellën e Kosovës.

    Sporti dhe uniteti

    Por, ajo që më shqetëson më shumë është se ky gjest solli përçarje dhe jo unitet. Dy gjëra që kanë rëndësi të jashtëzakonshme, si për sportin, ashtu edhe për një komb të vogël si yni.

    Pas përfundimit të aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandela u përball me një shoqëri të ndarë thellësisht. Të bardhët dhe të zinjtë kishin jetuar për dekada në dy botë të ndryshme, me padrejtësi, urrejtje dhe mosbesim të thellë.

    Mandela kërkonte diçka që mund t’i bashkonte.

    Dhe, e gjeti te sporti.

    Në vitin 1995, Afrika e Jugut organizoi Kupën e Botës në ragbi. Ekipi kombëtar, Springboks, ishte pothuajse tërësisht i bardhë. Për shumicën me ngjyrë, ai ekip dhe fanella e tij ishin simbole të aparteidit, të shtypjes dhe të privilegjeve të pakicës së bardhë.

    Mandela mund ta kishte refuzuar atë simbol. Mund ta kishte përdorur sportin për të shprehur zemërimin e shumicës së shtypur. Do të kishte pasur arsye të forta historike për ta bërë këtë.

    Por, bëri të kundërtën.

    Veshi fanellën e Springboks-it, me numrin e kapitenit François Pienaar, dhe doli para stadiumit të mbushur kryesisht me tifozë të bardhë. Ata që dikur e kishin parë si armik, tani brohorisnin emrin e tij.

    Afrika e Jugut fitoi Kupën e Botës dhe për një moment historik, një vend thellësisht i ndarë festoi së bashku.

    Mandela nuk e përdori sportin për t’ua kujtuar njerëzve arsyet pse duhej ta urrenin njëri-tjetrin. E përdori për t’u dhënë një arsye që të bashkoheshin.

    Kjo ishte madhështia e gjestit të tij.

    Në Evropë, sporti përdoret vazhdimisht për të promovuar luftën kundër racizmit, për të treguar diversitetin e shoqërive dhe për të vlerësuar arritjet e atyre që historikisht kanë pasur më pak mundësi.

    Xhaka dhe Shaqiri kanë bërë mrekulli për dinjitetin dhe imazhin e shqiptarëve në Zvicër. Jo duke përçmuar kundërshtarët, por duke qenë të suksesshëm dhe duke dëshmuar se shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane.

    E çfarë bëmë ne?

    Në ekipin e Kosovës, një pjesë e lojtarëve ndërmorën një akt që nuk solli asgjë të dukshme të mirë në shkretëtirat e Lindjes së Mesme, por që solli ndasi, përçarje dhe një debat të panevojshëm në vendin tonë.

    Ky ekip, sikurse secili ekip tjetër që përfaqëson shtetin tonë të vogël dhe relativisht të varfër, duhet të jetë simbol i unitetit, i ndërtimit të miqësive dhe pika ku bashkohemi, jo pika ku ndahemi.

    Fakti që disa lojtarë ulën kokën dhe të tjerët jo tregon se nuk pati një qëndrim të përbashkët për këtë gjest politik. Dhe, fakti që Facebook-u është mbushur me sharje e fyerje të ndërsjella, tregon se gjestet e tilla mund të krijojnë përçarje në shoqërinë tonë për çështje mbi të cilat Kosova ka fare pak ndikim.

    Për çfarë na duhej kjo?

    Për të dëshmuar se kush është më shumë me Palestinën? Për të matur patriotizmin, moralin apo ndjeshmërinë e njëri-tjetrit ndaj vuajtjeve të një populli tjetër?

    Për mua, lojtarët që e bënë këtë gjest duhet të reflektojnë mbi përgjegjësinë që mbajnë kur veshin fanellën e Kosovës. Ajo fanellë nuk është platformë për bindjet politike individuale. Është simbol i një shteti dhe i të gjithë qytetarëve të tij, pavarësisht bindjeve fetare e politike.

    Miqtë nuk fitohen duke i fyer

    Nuk duhet të harrojmë se Izraeli dhe shumë personalitete hebraike kanë qenë mbështetës të rëndësishëm të Kosovës në periudha të ndryshme të luftës sonë për liri dhe të përpjekjeve për shtetësi. Pa asnjë interes për ta.

    Sot Izraeli e njeh Kosovën, kemi marrëdhënie diplomatike dhe ambasador izraelit jorezident.

    Për një vend si Kosova, që ende lufton për njohje ndërkombëtare, këto marrëdhënie nuk janë të parëndësishme.

    Kjo është punë e politikës, e diplomacisë dhe e debatit publik. Nuk shoh se çfarë fiton Kosova kur futbollistët e saj vendosin të bëjnë diplomaci me kokën ulur gjatë himnit të kundërshtarit.

    Madje, për një vend që ka përjetuar vetë luftën, dëbimet dhe vuajtjet e civilëve, do të ishte shumë më dinjitoze të shprehej solidariteti me viktimat pa e kthyer një ndeshje futbolli në një arenë tjetër armiqësie.

    Sepse, solidariteti me një popull nuk matet me shkallën e mosrespektimit që tregojmë ndaj popullit tjetër.

    Më mirë një gol se një gjest politik

    Në fund të fundit, futbollistët tanë kanë një detyrë kryesore kur dalin në fushë: të luajnë futboll dhe ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë.

    Në ndeshjen kundër Izraelit nuk shënuan asnjë gol. Rezultati ishte 0 me 0.

    Do të kishte qenë shumë më mirë të kishin shënuar ndonjë gol kundër Izraelit sesa të bënin politikë. Por, siç duket, kur nuk arrin të bësh atë për të cilën je në fushë, është më lehtë të marrësh vëmendje duke futur hundët në çështje të tjera.

    Dhe, nëse futbollistët tanë vërtet duan t’i ndihmojnë palestinezët, kanë mundësi ta bëjnë këtë në mënyra shumë më konkrete.

    Mund ta hapin kuletën dhe të dhurojnë nga njëqind mijë euro për ndihma humanitare. Mund të financojnë ushqim, barna, trajtime mjekësore apo strehim për familjet që kanë humbur gjithçka.

    Një veprim i tillë do të kishte vlerë reale për njerëzit që vuajnë. Dhe, nuk do të kërkonte as fyerjen e kundërshtarit, as përçarjen e tifozëve kosovarë.

    Por, natyrisht, është shumë më lehtë të bësh politikë me një gjest që nuk të kushton asgjë. /Telegrafi/

  • Dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera, personi nga Kamenica ndërron jetë në QKUK

    Dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera, personi nga Kamenica ndërron jetë në QKUK

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Kamenicë.

    Në raportin policor bëhet e ditur se një person dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera të dyshuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.

    “Kamenicë/ 17.11.2026-08:15 Është raportuar per një person qe dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera të dyshuara. Viktima është shoqëruar në QKUK, nga ku gjatë qëndrimit aty është raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • Several cases of domestic violence within 24 hours in Kosovo

    In most cases, victims are women, while suspects are men. Some of them have been arrested and, at the prosecutor’s decision, sent to the detention.

    In Podujevo a woman has reported being a victim of male violence. After the interview, she left home, while the suspect is in a police search.

    Four cases were reported in Pristina. In one of them, the suspect has been interviewed and, with the prosecutor’s decision, the case will continue in regular procedure. In another case, a suspect has been using himself to the police for an incident reported on November 12th and has been sent to keep up. Meanwhile, in a case occurring in late hours Tuesday, a person has been arrested and sent to maintenance, while the victim has been offered medical treatment.

    A case of domestic violence and slight bodily injury has been reported in Raniculce. According to police, two people have been attacked after a disagreement, while one of the victims has suffered injuries and received medical treatment. The suspects have been acquitted by the prosecutor’s decision, while the case will be handled in regular procedure.

    Another case was reported in Pec, where a woman denounced violence by a man. The suspect has been arrested and sent to custody, while the victim has requested a defense order and has left the location.

    In Gjakova, a woman has informed the police that she’s stuck on the phone. The suspect has been arrested and, after consulting the prosecutor, has been sent to the maintenance.

    Meanwhile, in Rahovec, a woman reported violence by a man against her and other victims. The suspect, who according to police was under the influence of alcohol, has been arrested and sent to maintenance.

    Even in Malisheva a case of rowing has been reported. A woman has claimed that a man had gone to the bar where she was working and had been completely destroyed. The suspect was interviewed and then released by the prosecutor’s decision, as the case continues to be investigated.

    Source Layer: RTKLive

  • Real Madrid receives United States talent for only 360 thousand euros

    According to foreign media, the agreement between the parties is towards finalisation and is expected to be realised during the passing January deadline.

    Gabriel and his family had expressed dissatisfaction with the space footballer was receiving from Manchester United, despite impressive presentations at the club academy from an early age.

    The discontent was added after English talent was not included in Manchester United’s list of Champions League. His family believed that he deserved better with the first team, even training with senior football players, instead of returning to U21 age groups.

    For this reason, Gabriel had sought to leave the club and disrupt his registration at Manchester United’s academy.

    Interested in his services had also shown Paris Saint-Germainini, Bayern Munichu and Barcelona, but 16-year-old reportedly had chosen Real Madrid as his favourite destination.

    According to renowned transfer journalist Fabrizio Romano, the deal will cost the building club only 360 thousand euros in compensation for Manchester Unitedi.

    The player’s agent is currently in Madrid, where the final details of the deal are being completed.

    At Gabriel’s camp, they believe Real Madrid can offer a better way to the first team and greater opportunities to develop its career.

    Source Layer: RTKLive

  • Real Madridi merr talentin e Unitedit për vetëm 360 mijë euro

    Real Madridi merr talentin e Unitedit për vetëm 360 mijë euro

    Sipas medieve të huaja, marrëveshja mes palëve është drejt finalizimit dhe pritet të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Gabriel dhe familja e tij kishin shprehur pakënaqësi me hapësirën që futbollisti po merrte te Manchester Unitedi, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse në akademinë e klubit që në moshë të re.

    Pakënaqësia ishte shtuar pasi talenti anglez nuk ishte përfshirë në listën e Manchester Unitedit për Ligën e Kampionëve. Familja e tij besonte se ai meritonte më shumë mundësi me ekipin e parë, madje edhe të stërvitej me futbollistët seniorë, në vend se të rikthehej te grupmoshat U21.

    Për këtë arsye, Gabriel kishte kërkuar largimin nga klubi dhe ndërprerjen e regjistrimit të tij në akademinë e Manchester Unitedit.

    Interesim për shërbimet e tij kishin shfaqur edhe Paris Saint-Germaini, Bayern Munichu dhe Barcelona, por 16-vjeçari thuhet se kishte zgjedhur Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.

    Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja do t’i kushtojë klubit madrilen vetëm 360 mijë euro në formë kompensimi për Manchester Unitedin.

    Agjenti i lojtarit tashmë ndodhet në Madrid, ku po përfundohen detajet e fundit të marrëveshjes.

    Në kampin e Gabrielit besojnë se Real Madridi mund t’i ofrojë një rrugë më të mirë drejt ekipit të parë dhe mundësi më të mëdha për të zhvilluar karrierën e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Disa raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Disa raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Në shumicën e rasteve, viktimat janë gra, ndërsa të dyshuarit janë burra. Disa prej tyre janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    Në Podujevë, një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës nga një burrë. Pas intervistimit, ajo është larguar nga shtëpia, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Katër raste janë raportuar në Prishtinë. Në njërin prej tyre, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Në një rast tjetër, një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici për një ngjarje të raportuar më 12 nëntor dhe është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, në një rast të ndodhur në orët e vona të së martës, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

    Në Ranillukë është raportuar një rast i dhunës në familje dhe lëndimit të lehtë trupor. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar dy persona, ndërsa njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një grua ka denoncuar dhunën nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe është larguar nga lokacioni.

    Në Gjakovë, një grua ka njoftuar policinë se ishte kanosur përmes telefonit. I dyshuari është arrestuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq, në Rahovec, një grua ka raportuar dhunë nga një burrë ndaj saj dhe viktimave të tjera. I dyshuari, i cili sipas policisë ishte nën ndikimin e alkoolit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Edhe në Malishevë është raportuar një rast i kanosjes. Një grua ka deklaruar se një burrë kishte shkuar në lokalin ku ajo punonte dhe e kishte kanosur verbalisht. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    Burimi: RTKLive