Real Madridi merr talentin e Unitedit për vetëm 360 mijë euro

Real Madridi merr talentin e Unitedit për vetëm 360 mijë euro

Written by

in

Sipas medieve të huaja, marrëveshja mes palëve është drejt finalizimit dhe pritet të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gabriel dhe familja e tij kishin shprehur pakënaqësi me hapësirën që futbollisti po merrte te Manchester Unitedi, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse në akademinë e klubit që në moshë të re.

Pakënaqësia ishte shtuar pasi talenti anglez nuk ishte përfshirë në listën e Manchester Unitedit për Ligën e Kampionëve. Familja e tij besonte se ai meritonte më shumë mundësi me ekipin e parë, madje edhe të stërvitej me futbollistët seniorë, në vend se të rikthehej te grupmoshat U21.

Për këtë arsye, Gabriel kishte kërkuar largimin nga klubi dhe ndërprerjen e regjistrimit të tij në akademinë e Manchester Unitedit.

Interesim për shërbimet e tij kishin shfaqur edhe Paris Saint-Germaini, Bayern Munichu dhe Barcelona, por 16-vjeçari thuhet se kishte zgjedhur Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja do t’i kushtojë klubit madrilen vetëm 360 mijë euro në formë kompensimi për Manchester Unitedin.

Agjenti i lojtarit tashmë ndodhet në Madrid, ku po përfundohen detajet e fundit të marrëveshjes.

Në kampin e Gabrielit besojnë se Real Madridi mund t’i ofrojë një rrugë më të mirë drejt ekipit të parë dhe mundësi më të mëdha për të zhvilluar karrierën e tij.

Burimi: RTKLive