Blog

  • Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Jensen Huang shpreh gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të Nvidia-s: Do të ishte nder për mua

    Themeluesi i Nvidia-s, Jensen Huang, ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të rikthehej në postin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, nëse bordi i drejtuesve do të vlerësonte se një vendim i tillë do të ishte në interesin më të mirë të saj.

    Në reagimin e tij të parë publik pas dorëheqjes së papritur, Huang pranoi se kishte bërë gabime serioze në jetën personale, ndërsa shprehu keqardhje për problemet që, sipas tij, u kishte shkaktuar anëtarëve të bordit të kompanisë.

    “Kam krijuar probleme për Bordin, për të cilat pendohem thellësisht. I marr plotësisht përsipër gabimet e mia”, shkroi ai në platformën X.

    Huang bëri të ditur se pas largimit kishte marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga punonjës të kompanisë, investitorë dhe persona të tjerë, të cilët i kishin kërkuar të rikthehej në drejtimin e Nvidia-s.

    “Ndërsa kompania përballet me dinamika komplekse teknologjike, tregtare, konkurruese dhe gjeopolitike, shumë njerëz kanë vijuar të më kontaktojnë drejtpërdrejt. Nëse bordi i drejtorëve vendos se rikthimi im është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, kompanisë dhe Amerikës, do të ishte nder për mua t’u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të rikthehesha si CEO”, u shpreh ai.

    Megjithatë, sipas raportimeve të BBC-së, bordi i Nvidia-s nuk po shqyrton aktualisht mundësinë e rikthimit të Huang në krye të kompanisë. Ndërkohë, drejtuesit e saj po zhvillojnë një hetim lidhur me sjelljen e tij, përfshirë pretendimet për një marrëdhënie jashtëmartesore me një ekzekutive të Nvidia-s.

    Çështja është shoqëruar edhe me raportime për një lidhje të dyshuar të Huang me një grua, e cila dyshohet se ka vepruar në interes të Pekinit. Sipas BBC-së, miliarderi pritet të merret në pyetje nga disa komitete të ligjvënësve amerikanë gjatë javëve në vijim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Complete all the vessels for the qualifications of Europe 2028: There is no face between Kosovo and Albania

    Complete all the vessels for the qualifications of Europe 2028: There is no face between Kosovo and Albania

    Kosovo’s national will be found in the third vase, such as Albania, at the qualifications of Euro 2028, with the lot being withdrawn on December 6th.

    The others suffered deep losses on the 3-0 trip to Dublin, a challenge we were with a player less than in the 26th minute because of Kreshnik Hajriz’s red card.

    More painful than this is loss is that Kosovo will now be in the third vase, so we will logically have two strong opponents in Europa 2028) qualifications.

    Complete all the vessels for the qualifications of Europe 2028: There is no face between Kosovo and Albania

    But the priority is that Kosovo will not face Albania, so the two nationals will be in different groups with the goal of securing the European ticket.

    The total ranking of five vases will be this way:

    Vazo 1: England, Portugal, Franz, Germany, Spain, Belgium, Holland, Denmark, Greece, Italy, Norway, Croatia

    Vazo 2: Wells, Serbia, Turkey, Czechia, Switzerland, Sweden, Austria, Hungary, Northern Ireland, Slovenia, Bosnia and Herzegovina, Ireland

    Vazo 3: Kosovo, Albania, Scotland, Ukraine, Poland, Romania, Israel, Georgia, Northern Macedonia, Montenegro, Iceland, Slovakia

    Vazo 4: Estonia, Belarus, the Far Islands, Cyprus, Finland, Moldova, Armenia, Bulgaria, Luxembourg, Kazakhstan, Latvia, San Marino

    Vazo 5: Malta, Azerbaijan, Lithuania, Andorra, Gibraltar, Liechtenstein.

    Clearly, the rules of U. The EFA for Kosovo remains the same, so we cannot be in the same qualifying group as Serbia and Bosnia and Herzegovina, located in the second vase.

    How does the qualifications work?

    54 nationals, divided into 12 groups, will participate in the preliminary phase.

    The 12 winners of the group qualify directly at Euro 2028.

    The eight best vice champions also provide direct qualifications.

    The other four vice champions will have the opportunity to seek a place through play-off.

    How does the qualifications work?

    54 nationals, divided into 12 groups, will participate in the preliminary phase.

    The 12 winners of the group qualify directly at Euro 2028.

    The eight best vice champions also provide direct qualifications.

    The other four vice champions will have the opportunity to seek a place through play-off.

    Thus, 20 of the 24 European countries will be determined through regular qualifying phase, while the other four countries will be divided through a reserved system for nicotine and play-offs.

    When do the qualifications develop?

    Shorty 6 December 2026

    Qualification matches begin March 2027

    Qualifications complete November 2027

    Shorty will be held on December 6th, at 6:00 local time in Kosovo. The European will take place from 9 June to 9 July 2028 in the four organising countries. /Telegraph/

    Standings provided by Sofascore
  • Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Kompletohen të gjitha vazot për kualifikueset e “Euro 2028”: Nuk ka përballje mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Kombëtarja e Kosovës do të gjendet në vazon e tretë, njësoi si Shqipëria, në kualifikueset e “Euro 2028”, me shortin që do të tërhiqet më 6 dhjetor.

    “Dardanët” pësuan humbje të thellë në udhëtim në Dublin prej 3-0, sfidë ku ishim me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të shkaku i kartonit të kuq së Kreshnik Hajrizit.

    Më e dhimbshme se kjo është humbje është se tani Kosova do të jetë në vazon e tretë, pra logjikisht do të kemi dy kundërshtarë të fortë në kualfikueset e “Euro 2028”.

    Complete all the vessels for the qualifications of Europe 2028: There is no face between Kosovo and Albania

    Por, përparësia është se Kosova nuk do të përballet me Shqipërinë, kësisoj dy kombëtaret do të jenë në grupe të ndryshme me objektiv për ta siguruar biletën për Evropian.

    Renditja e plotë e pesë vazove do të jetë kështu:

    Vazo 1: Angli, Portugali, Franci, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Greqi, Itali, Norvegji, Kroaci

    Vazo 2: Uells, Serbi, Turqi, Çeki, Zvicër, Suedi, Austri, Hungari, Irlandë Veriore, Slloveni, Bosnja/Hercegovinë, Irlandë

    Vazo 3: Kosovë, Shqipëri, Skoci, Ukrainë, Poloni, Rumani, Izrael, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Islandë, Sllovaki

    Vazo 4: Estoni, Bjellorusi, Ishujt Farore, Qipro, Finlandë, Moldavi, Armeni, Bullgari, Luksemburg, Kazakistan, Letoni, San Marino

    Vazo 5: Maltë, Azerbajxhan, Lituani, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtajn.

    Kuptohet, rregullat e UEFA-s për Kosovës mbesin të njëjta, pra nuk mund të jemi në të njëjtin grup kualifikues me Serbinë dhe Bosnja-Hercegovinën, që gjenden në vazon e dytë.

    Si funksionon sistemi i kualifikimeve?

    Në fazën eliminatore do të marrin pjesë 54 kombëtare, të ndara në 12 grupe.

    – 12 fituesit e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në Euro 2028.

    – Tetë nënkampionët më të mirë sigurojnë gjithashtu kualifikimin direkt.

    – Katër nënkampionët e tjerë do të kenë mundësinë të kërkojnë një vend përmes play-offit.

    Si funksionon sistemi i kualifikimeve?

    Në fazën eliminatore do të marrin pjesë 54 kombëtare, të ndara në 12 grupe.

    – 12 fituesit e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në Euro 2028.

    – Tetë nënkampionët më të mirë sigurojnë gjithashtu kualifikimin direkt.

    – Katër nënkampionët e tjerë do të kenë mundësinë të kërkojnë një vend përmes play-offit.

    Kështu, 20 nga 24 vendet në Evropian do të përcaktohen përmes fazës së rregullt kualifikuese, ndërsa katër vendet e tjera do të ndahen përmes sistemit të rezervuar për nikoqirët dhe play-offit.

    Kur zhvillohen kualifikueset?

    Shorti – 6 dhjetor 2026

    Ndeshjet kualifikuese fillojnë – Mars 2027

    Kualifikueset përfundojnë – Nëntor 2027

    Shorti do të mbahet më 6 dhjetor, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.Evropiani do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, në katër vendet organizatore./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Ilir Krasniqi: Carton changed it all, we need improvements

    Protector Ilir Krasniqi has demanded that Kosovo learn from this loss and improve not to repeat the same mistakes again.

    The Daardians fell into the third vase for the version of Euro 2028 was due to the loss of travel to Ireland by 3-0.

    Krasniqi for Kosovo’s Klan said the red card gave the whole other forms of the match, but must be forgotten as soon as possible.

    We knew we had a very difficult fight. Ireland is a very strong team. We started off well, but the cartoons changed it all and then we had trouble with one less player.

    Yeah, normally. We’ve played the game before, we’ve been confident we’re coming for victory. If it wasn’t a card we’d play differently, but it was written like that. Let’s forget about it quickly and learn from it.

    We have had matches that we could do better, as in Kosovo with Austria. Normally we need improvements and support, especially in these days. It’s a loss, but I hope it makes us stronger.

    Source Layer: Insander

  • Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

    Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

    Ilir Krasniqi: Kartoni ndryshoi të gjithën, kemi nevojë për përmirësime

    Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka kërkuar që Kosova të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet që të mos i përsëris sërish të njëjtat gabime.

    “Dardanët” ranë në vazon e tretë për shortin e “Euro 2028” si pasojë e humbjes në udhëtim te Irlanda me rezultat 3-0.

    Krasniqi për “Klan Kosova” deklaroi se kartoni i kuq i dha krejt tjetër format ndeshjes, por duhet harruar sa më parë.

    “E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Irlanda është ekip mjaft i fortë. E nisëm mirë, por episodi i kartonit e ndryshoi të gjithën dhe pastaj kemi pasur vështirësi me një lojtar më pak”.

    “Po, normalisht. Kemi luajtur edhe lojën më herët, kemi pasur besim që po vijmë për fitore. Nëse nuk ishte kartoni do të luanim ndryshe, por ka qenë e shkruar kështu. Ta harrojmë sa më shpejtë dhe të mësojmë nga kjo gjë”.

    “Kemi pasur ndeshje që kemi mundur të bëjmë më mirë, si në Kosovë me Austrinë. Normalisht kemi nevojë për përmirësime dhe ta përkrahim njëri-tjetrin sidomos në këto ditë. Është humbje, por që shpresoj se do të na bëj më të fortë”.

    Burimi: Insajderi

  • Dardans, disappointed with the result of the Irish fan: Incredibly friendly atmosphere

    TThe dardans turned out to be disappointed by the stadium Aviva in Dublin after losing 3-0 to Ireland.

    One of them, with whom journalist Arlind Sadiku spoke, said they have expected at least the draw in this match.

    Kreshnik Hyrizi’s red carton, he called it amateur mistake.

    Another fan said it takes a lot of work, especially in a psychic way.

    The other dardan typhosi said the problem is at Foda, as according to him, similar mistakes have been made in the last two national matches.

    Meanwhile, an Irish fan expressed happiness with the result.

    But, I must say, Kosovo is very good friends. Wonderful fans, there was noise and atmosphere, incredible. Friendly atmosphere. But I can’t remember when Ireland scored three goals in Aviva. However, the atmosphere was wonderful, she expressed it.

  • Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

    Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

    Dardanët, të zhgënjyer me rezultatin – tifozja irlandeze: Atmosferë e pabesueshme miqësore

    Tifozët dardanë dolën të zhgënjyer nga stadiumi “Aviva” në Dublin, pas humbjes 3-0 ndaj Irlandës.

    Njëri nga ta, me të cilin bisedoi gazetari Arlind Sadiku, tha se kanë pritur së paku barazim në këtë ndeshje.

    Kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit, ai e quajti “gabim amatoresk”.

    Një tjetër tifoz tha se duhet shumë punë, sidomos në aspektin psikik.

    Tifozi tjetër dardan tha se problemi është te Foda, pasi, sipas tij, janë bërë gabime të njëjta në dy ndeshjet e fundit të kombëtares.

    Ndërkaq, një tifozë irlandeze, u shpreh e lumtur me rezultatin.

    “Por, më duhet të them, Kosova janë miq shumë të mirë. Fansa të mrekullueshëm, kishte zhurmë e atmosferë, e pabesueshme. Atmosferë miqësore. Por, s’mund ta kujtoj kur Irlanda ka shënuar tre gola në Aviva. Megjithatë, atmosfera ishte e mrekullueshme”, u shpreh ajo.

  • Kledja rrëfehet për ankthin: Kur më kap, më duhet të eci (VIDEO)

    Kledja rrëfehet për ankthin: Kur më kap, më duhet të eci (VIDEO)

    Kledja rrëfehet për ankthin: Kur më kap, më duhet të eci (VIDEO)

    Kledja ka ndarë një rrëfim emocional me Anjezën, duke folur mes lotësh për problemet me ankthin dhe mënyrën se si po e përjeton qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Ajo ka treguar se situata me Nichin ia ka rikthyer ankthin, pasi në momente të tilla ka nevojë të largohet nga të tjerët dhe të qëndrojë vetëm, gjë që brenda shtëpisë nuk e ka gjithmonë të mundur.

    “M’u shfaq prapë kur isha me Nichin. Në ato raste duhet të ikësh diku. Kur më kap, më duhet të eci, të largohem, të rri vetëm. Këtu nuk kam ku të rri”, ka rrëfyer Kledja.

    Anjeza e ka pyetur nëse kishte menduar t’ia tregonte Nichit këtë gjendje, por Kledja është shprehur se nuk kishte dëshirë t’i tregonte.

    Ajo ka shpjeguar gjithashtu se ankthi i shfaqet sidomos kur ndien se është në qendër të vëmendjes, kur njerëzit e dëgjojnë apo kur ndodhet në situata që e bëjnë të ndihet në siklet.

    “Çdo gjë, kur kam vëmendjen e njerëzve, kur më dëgjojnë njerëzit, kur më bëjnë të ndihem në siklet. Edhe kur përjetoj gjëra të mira, të këqija, çfarëdo lloj ndjesie, më kap ankthi. Sa herë që ndodh dhe nuk mbushem me frymë, më ndodh”, ka treguar ajo para Anjezës.

  • Gruaja nga Koreja e Jugut organizon festë madhështore për divorcin: Nuk do ta braktis më kurrë veten

    Gruaja nga Koreja e Jugut organizon festë madhështore për divorcin: Nuk do ta braktis më kurrë veten

    Një grua nga Koreja e Jugut është bërë virale në rrjetet sociale pasi festoi përfundimin e martesës së saj me një organizim të veçantë, ku morën pjesë familjarë dhe miq të afërt.

    Në vend që divorcin ta konsideronte si dështim, ajo vendosi ta shënonte këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj, transmeton Telegrafi.

    Cho Seung-yeon, 37 vjeçe, organizoi një festë për të shënuar zyrtarisht divorcin, në një ceremoni që për nga organizimi ngjante shumë me një pritje dasme. E veshur me të bardha, ajo festoi së bashku me njerëzit e saj të afërt në një ambient të dekoruar me tavolina dhe një tortë të veçantë për rastin.

    Një nga momentet më emocionuese të ceremonisë ishte fjalimi i saj drejtuar të pranishmëve. Duke luftuar me lotët, Cho foli për vendimin që të vendosë veten në radhë të parë dhe të mos e humbasë më identitetin e saj në përpjekje për të fituar dashurinë e dikujt tjetër.

    “Nuk do ta zvogëloj më veten vetëm që të më duan. Pavarësisht se çfarë ndodh, nuk do ta braktis më kurrë veten”, u shpreh ajo.

    Megjithatë, vendimi i saj për ta festuar publikisht divorcin shkaktoi edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa përdorues vunë në pikëpyetje arsyen pse përfundimi i një martese duhej të shënohej me një festë publike, duke argumentuar se divorci duhet të mbetet çështje private.

    Të tjerë e mbështetën Cho-n, duke e përgëzuar për zgjedhjen që ta shndërrojë këtë moment në një fillim të ri, në vend që ta lejojë përfundimin e martesës ta përcaktojë jetën e saj.

    “Urime për çlirimin dhe mirë se vijnë fillimet e reja”, shkroi një përdorues.

    Një tjetër komentoi: “Uau, çfarë ideje e mrekullueshme! Është fantastike”.

    Ndërsa një komentues i tretë shkroi: “Divorci është po aq normal sa martesa. Normalizimi i tij nuk do të thotë të inkurajosh divorcin, por thjesht të tregosh se si është jeta pas tij. E mbështes dhe e admiroj dikë që është divorcuar, por ka zgjedhur të jetojë për veten dhe e shpreh këtë kaq bukur”.

    Në një intervistë për BBC-në, Cho tha se qëllimi i saj ishte të sfidonte paragjykimet ndaj grave të divorcuara në Korenë e Jugut dhe të rikthente identitetin e saj përtej institucionit të martesës.

    Festat për divorc mbeten relativisht të rralla në Korenë e Jugut, ku ndarja martesore vazhdon të shoqërohet me stigmë shoqërore, veçanërisht për gratë.

    Megjithëse qëndrimet ndaj divorcit po ndryshojnë gradualisht, përfundimi i një martese ende shihet shpesh si një përvojë private dhe e vështirë, e jo si një rast për festim. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Policia parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra në veri të Kosovës, konfiskohen cigare dhe produkte të tjera

    Policia parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra në veri të Kosovës, konfiskohen cigare dhe produkte të tjera

    Policia e Kosovës ka parandaluar të martën dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në territorin e komunës së Leposaviqit.

    Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë identifikuar më 17 nëntor, në dy lokacione të ndryshme, pas angazhimeve policore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    Rasti i parë është regjistruar rreth orës 16:30, në fshatin Kamen të Leposaviqit, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një autobus, pasi kishin pranuar informacione se në bagazhin e tij mund të kishte mallra të dyshimta.

    Gjatë kontrollit, në hapësirën e bagazhit janë gjetur të fshehura 12 paketa me cigare të llojeve të ndryshme, ku secila prej tyre përmbante nga 50 boksa cigare.

    Shoferi i autobusit ka deklaruar se cigaret i kishte blerë në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e Agjencisë Tatimore të Kosovës, të cilët kanë konstatuar se për mallrat e gjetura nuk kishte dokumentacion valid.

    Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj shoferit është iniciuar rast penal për veprën penale “Tregti e ndaluar”. Ndërkaq, inspektorët tatimorë do ta trajtojnë sipas procedurave përkatëse edhe lokalin në Mitrovicë, nga i cili dyshohet se janë blerë cigaret.

    Rasti i dytë është evidentuar rreth orës 20:00, në fshatin Mihaliq të Leposaviqit, ku policia ka ndaluar për kontroll dy automjete.

    Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të ndryshme, përfshirë cigare, pije alkoolike, detergjente dhe produkte të tjera, për të cilat dyshohet se nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm.

    Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, mallrat e gjetura janë proceduar në Doganën e Kosovës për trajtim dhe veprime të mëtejme ligjore.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme, përfshirë kontrabandimin me mallra.

    Në të njëjtën kohë, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar që çdo aktivitet të dyshimtë ta raportojnë në numrin emergjent 192.