Blog

  • Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

    Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

    Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

    Gazetari Andi Shabani, nga stadiumi “Aviva” në Dublin, zhvilloi një bisedë me Arlind Sadikun, drejtorin e sportit në Artmotion.

    Sadiku tha se ndonëse është diskutuar skenari që Kosova të bie në Ligën C, ky skenar, sipas tij, ishte parashikuar si i pamundur.

    Megjithatë, ai tha se rënia e Kosovës në Ligën C erdhi falë Austrisë që nuk u mposht nga Izraeli.

    Ndër të tjera, Sadiku tha se Kosova nuk e ka fondin e lojtarëve kualitativë, sidomos në repartin defansiv.

    “Në mesfushë kemi lojtarë të limituar për të përfaqësuar kombëtaren tonë”, deklaroi ai.

    Ai tha se deri te kartoni i kuq i Kosovës në ndeshjen ndaj Irlandës, dardanët patën 2-3 raste për të shënuar.

    Ndër të tjera, Sadiku tha se nuk e di se si do të shkojë trajneri Franco Foda në ndeshjet kualifikuese për Evropian “me këto eksperimente që i ka bërë në Ligën e Kombeve”.

    “Sa do t’i shërbejnë këto ndeshje, mbetet të shihet, por nuk mendoj se ai do ta cilësojë si një cikël të suksesshëm kualifikues, sepse ne humbëm edhe vazon e dytë në shortin e kualifikimkeve për Evropian, sepse, po të barazonim apo fitonim sonte, do të shmangnim kombëtare si Zvicra, Turqia, Austria të cilat mund të na bien në short për Evropian. Me sonte na është vështirësuar rruga për t’u kualifikuar në Evropian”, deklaroi Arlind Sadiku.

    Sipas tij, “lajmi i mirë në këtë të keqen e sotme është që nuk ramë në Ligën C”. /Klankosova.tv

  • Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

    Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

    Foda: Gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq, kjo nuk duhej të ndodhte

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i zhgënjyer për humbjen nga Irlanda me rezultat 3:0.

    Pas ndeshjes, ai ka thënë se gjithçka ndryshoi pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit.

    Foda ka thënë se deri te momenti i ndëshimit të mbrojtësit, Kosova ishte dominante të fushë.

    “Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë luajtëm mirë dhe më dominant. Është dashur të kalojmë në empërsi me rastin e Lindon Emërllahut që ishte mundësi e mirë shënimi. Deri aty luajtëm mirë. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luanim me një lojtar më pak, por edhe me një lojtar më pak, kishim një mundësi të mirë shënimi para përfundimit të pjesës së parë.”, ka thënë Foda.

     Ai ka shtuar se pas golit të dytë, gjërat për Kosovën u vështirësuan edhe më shumë, pasi që sipas tgij, Irlanda e rriti presionin.

    “Dhe, në këtë nivel nuk mund t’i luash dy lojë me një lojtar më pak, si sonte si ndaj Izraelit.”, ka thënë ai.

    Sa i përket kartonit të kuq, Foda ka thënë se gjesti i Hajrizit nuk duhej të ndodhte.  

    “Nuk duhej të ndodhte, si një lojtar me përvojë duhej të merrje një vendim tjetër.”, ka thënë ai.

    Foda ka shtuar se ishte hera e parë që Kosova luajti në Ligën B, duke thënë se është nivel tjetër me Ligën C.

    Pavarësisht, rezultateve të fundit, Foda është shprehur optimist për ecurinë e Kosovës, duke thënë se ka shumë lojtarë të mirë dhe është shprehur i bindur për të ardhmen e kombëtares.

    Ai ka thënë se kjo skuadër e Kosovës ka treguar se di të luajë. /Klankosova.tv

  • Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin

    Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin

    Përplasje në Senatin amerikan, shefi i përkohshëm i Marinës kritikohet për luftën me Iranin

    Ligjvënësit demokratë në SHBA kanë kritikuar ashpër të martën ushtruesin e detyrës së sekretarit të Marinës Amerikane, Hung Cao, duke e akuzuar se po mbështet pa rezerva presidentin Donald Trump lidhur me luftën me Iranin dhe po minimizon ndikimin e saj në shëndetin mendor të marinarëve.

    Seanca dëgjimore në Senatin amerikan u shoqërua me debate të ashpra, veçanërisht pas raportimeve për tetë tentativa vetëvrasjeje në një aeroplanmbajtëse amerikane, transmeton klankosova.tv

    Seanca mund të jetë një paralajmërim për përplasjet e ardhshme politike, pasi demokratët pritet të marrin kontrollin e Senatit në janar, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në fillim të këtij muaji.

    Hung Cao, i cili synon të marrë konfirmimin e Senatit për të vazhduar në këtë detyrë, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt disa prej pyetjeve më të vështira të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit lidhur me luftën me Iranin.

    Sipas Reuters, pyetjet përfshinin kostot e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit dhe dëmet e shkaktuara në selinë e Marinës Amerikane në Lindjen e Mesme pas sulmeve iraniane.

    Megjithatë, kritikat më të ashpra ndaj tij erdhën për shkak të mbrojtjes që i bëri kushteve në bordin e grupit luftarak të aeroplanmbajtëses “Abraham Lincoln” dhe vlerësimit pozitiv për mënyrën se si Marina po përballet me krizën e shëndetit mendor.

    Përplasje për shëndetin mendor të marinarëve

    Senatorja demokrate nga Nju Jorku, Kirsten Gillibrand, e pyeti Cao-n për një marinar që kishte përfunduar në det pasi ishte hedhur nga anija.

    “Senatore, ai marinar nuk po përpiqej të vriste veten dhe këtë e ka pranuar edhe vetë”, u përgjigj Cao, duke shtuar se marinarit i ishte dhënë një jelek shpëtimi.

    Gillibrand reagoi me ironi: “Çfarë po përpiqej të bënte atëherë? Të notonte deri në Guam?”

    Më pas, ajo e kritikoi Cao-n për minimizimin e presionit psikologjik me të cilin përballen pjesëtarët e ushtrisë.

    “Unë mendoj se ju po e minimizoni ngarkesën që shkakton stresi mendor te këta pjesëtarë të shërbimit ushtarak”, deklaroi ajo, duke e cilësuar përgjigjen e tij si “çnjerëzore” dhe “të pamjaftueshme”.

  • "Nuk duhej ai karton i kuq, Liga B është nivel tjetër" - Foda flet pas humbjes ndaj Irlandës

    “Nuk duhej ai karton i kuq, Liga B është nivel tjetër” – Foda flet pas humbjes ndaj Irlandës

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka analizuar humbjen 3-0 ndaj Republikës së Irlandës, duke theksuar se kartoni i kuq i Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e takimit.

    Foda tha se Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe ishte skuadër më dominuese në minutat e para, por përjashtimi i Hajrizit e vështirësoi dukshëm vazhdimin e përballjes.

    “Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë ishim më të mirë dhe më dominantë. Është dashur të kalojmë në epërsi. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Pas golit të dytë ishte shumë e vështirë, pasi Irlanda bëri edhe më shumë presion”, deklaroi Foda pas ndeshjes.

    Përzgjedhësi theksoi se në këtë nivel të garave është shumë e vështirë të luash me një futbollist më pak, aq më tepër në dy ndeshje radhazi. Ai shtoi se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga këto përballje.

    “Në këtë nivel nuk mund të luash dy ndeshje rresht me një lojtar më pak. Nuk është dashur të ndodhë kartoni i kuq. Skuadra mori mësim nga këto lojë. E pamë që Liga B është nivel tjetër me Ligën C”, u shpreh trajneri gjerman.

    Një tjetër çështje që Foda e veçoi pas përfundimit të ndeshjeve ishte minutazhi i futbollistëve në ekipet e tyre. Sipas tij, një numër i lojtarëve të Kosovës nuk po luajnë mjaftueshëm me klubet, prandaj është e rëndësishme që kjo situatë të ndryshojë.

    “Shumë lojtarë kanë luajtur pak në klubet e tyre. E rëndësishme tani është që lojtarët të luajnë më shumë në klubet e tyre”, përfundoi Foda.

    telegrafi.com

    Kosova e mbylli Grupin 3 të Ligës B në vendin e tretë, pas humbjes 3-0 në Dublin, duke mbetur pa mundësinë për të siguruar play-offin për promovim në Ligën A. /Telegrafi/

  • American Ambassador Wendt presents military tradition based at Embassy in Tirana

    The Ambassador of the United States to Albania, Eric Wendt, has introduced the American Embassy in Tirana activities eyday Activites, a tradition that originated in the American Army.

    Through a post on the X platform, the US Embassy has shared details from this activity, naming it a proud tradition of the United States Army, which aims to strengthen the spirit of cooperation and unity among members of the team.

    It is announced that young colleagues have been welcomed during the meeting, those who are completing their engagement have been honoured, as well as employees who have done more than were required under their duties.

    The U.S. Embassy noted that traditions that unite people are of particular importance, referring to the history of the United States from the War for Independence to the present day.

    From the U.S. War of Independence until now, the best traditions are those that unite people. Ambassador Wendt recently introduced himself to the Embassy eyday Activity, a proud tradition of the United States Army, said in the post.

    Furthermore, the embassy stresses that team members work together every day to strengthen relations between the two countries.

    Every day, this extraordinary group works together to make the United States and Albania stronger, more prosperous and safer, says the US Embassy’s announcement.

  • Ambasadori amerikan Wendt prezanton në Ambasadën në Tiranë traditën ushtarake “Payday Activities”

    Ambasadori amerikan Wendt prezanton në Ambasadën në Tiranë traditën ushtarake “Payday Activities”

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka prezantuar në Ambasadën amerikane në Tiranë aktivitetin “Payday Activities”, një traditë që e ka origjinën në ushtrinë amerikane.

    Përmes një postimi në platformën X, Ambasada e SHBA-së ka ndarë detaje nga ky aktivitet, duke e cilësuar atë si një traditë krenare të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e cila synon të forcojë frymën e bashkëpunimit dhe unitetit mes pjesëtarëve të ekipit.

    Në njoftim bëhet e ditur se gjatë takimit janë mirëpritur kolegët e rinj, janë nderuar ata që po përfundojnë angazhimin e tyre, si dhe janë vlerësuar punonjësit që kanë bërë më shumë sesa u kërkohej në kuadër të detyrave të tyre.

    Ambasada amerikane ka theksuar se traditat që bashkojnë njerëzit kanë një rëndësi të veçantë, duke iu referuar edhe historisë së Shteteve të Bashkuara, nga Lufta për Pavarësi e deri në ditët e sotme.

    “Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që i bashkojnë njerëzit. Ambasadori Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë ‘Payday Activities’, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në postim.

    Më tej, ambasada thekson se pjesëtarët e ekipit punojnë çdo ditë së bashku për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

  • Kamberi: Kosovo has top individual quality

    Kosovo Representative Lindit Kamberi’s defender has estimated that the team has high individual quality, but has stressed the need for more work in a collective way in order to achieve even better results.

    Kamberi has said that players should get better acquainted with each other and create a more united team, expressing optimism about the future of the representative.

    Kosovo has very high individual quality. If we work more as a team, get to know each other, we can get a lot more. Next year we can become more collective teams and achieve bigger things, Kamberi said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

    Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

    Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

    Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lindrit Kamberi, ka vlerësuar se skuadra ka kualitet të lartë individual, por ka theksuar nevojën për më shumë punë në aspektin kolektiv, në mënyrë që të arrijë rezultate edhe më të mira.

    Kamberi ka thënë se lojtarët duhet të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një ekip më të bashkuar, duke shprehur optimizëm për të ardhmen e Përfaqësueses.

    “Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, tha Kamberi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi: Kosovo has high individual quality, but we need to function as a team for big goals

    The defender of the National of Kosovo, Lindrit Kamberi, has delivered a motivating and optimistic message after the end of the match, emphasising on the great potential owned by the Richards and the importance of collective play for future goals.

    Kamberi voiced confidence that if the group joins and works as a single team, Kosovo can achieve major successes, especially in qualifications for the European Championship next year.

    Kosovo has very high individual quality and if we continue to join and work as a team, we will achieve great goals. Therefore, let’s look next year for Europeans; I believe we can become a more collective team and be positive, Kamberi said. /IndesksOnline/

    Source Layer: Insander

  • Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

    Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

    Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lindrit Kamberi, ka dhënë një mesazh motivues dhe plot optimizëm pas përfundimit të ndeshjes, duke vënë theksin te potenciali i madh që posedojnë “Dardanët” dhe rëndësia e lojës kolektive për objektivat e ardhshme.

    Kamberi u shpreh i bindur se nëse grupi bashkohet dhe punon si një ekip i vetëm, Kosova mund të arrijë suksese të mëdha, veçanërisht në kualifikimet për Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.

    “Kosova ka kualitet individual shumë të lartë dhe nëse vazhdojmë të bashkohemi e të punojmë si ekip, do të arrijmë synime të mëdha. Prandaj, të shohim vitin tjetër për Evropian; besoj se mundemi të bëhemi një ekip më kolektiv dhe të dalim pozitivisht”, deklaroi Kamberi. /IndeksOnline/

    Burimi: Insajderi