Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

Written by

in

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lindrit Kamberi, ka dhënë një mesazh motivues dhe plot optimizëm pas përfundimit të ndeshjes, duke vënë theksin te potenciali i madh që posedojnë “Dardanët” dhe rëndësia e lojës kolektive për objektivat e ardhshme.

Kamberi u shpreh i bindur se nëse grupi bashkohet dhe punon si një ekip i vetëm, Kosova mund të arrijë suksese të mëdha, veçanërisht në kualifikimet për Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm.

“Kosova ka kualitet individual shumë të lartë dhe nëse vazhdojmë të bashkohemi e të punojmë si ekip, do të arrijmë synime të mëdha. Prandaj, të shohim vitin tjetër për Evropian; besoj se mundemi të bëhemi një ekip më kolektiv dhe të dalim pozitivisht”, deklaroi Kamberi. /IndeksOnline/

Burimi: Insajderi