Blog

  • Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

    Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

    E njohur si mbretëresha e dimrit, kamelia magjeps me lulet elegante dhe ngjyrat e pasura. Por disa gabime gjatë muajve të ftohtë mund të shkaktojnë rënien e sythave përpara lulëzimit

    Pak lule kanë aq shumë elegancë, delikatesë dhe hijeshi sa kamelia. Lulet e saj madhështore, petalet e formësuara bukur dhe ngjyrat intensive e bëjnë një nga bimët zbukuruese më të veçanta.

    Megjithatë, për të mbetur e shëndetshme dhe për t’i ruajtur sythat, kamelia kërkon kujdes të veçantë gjatë nëntorit, përpara se të fillojnë ngricat.

    Mbretëresha e dimrit dhe simbolika e saj

    Kamelia ka një simbolikë të pasur, e cila ndryshon sipas kulturave dhe ngjyrave.

    Në Kinë dhe Japoni, prej shekujsh lidhet me dashurinë, besnikërinë, admirimin dhe jetëgjatësinë. Në Evropën viktoriane konsiderohej simbol i elegancës dhe bukurisë.

    Aleksandër Dyma i Riu e përjetësoi në romanin e famshëm “Zonja me kamelie”, ndërsa lulja është shndërruar edhe në një nga simbolet karakteristike të shtëpisë së modës Chanel.

    Meqenëse disa varietete lulëzojnë gjatë vjeshtës dhe dimrit, kamelia simbolizon qëndrueshmërinë dhe bukurinë që mbijeton edhe në ditët e ftohta.

    Ndërsa shumë bimë pushojnë, ajo përgatitet për lulëzim. Disa varietete tashmë çelin në nëntor, ndërsa të tjerat zhvillojnë sytha që hapen më vonë.

    Foto: Manuta

    Si ta mbroni kamelian nga ngricat?

    Kamelia e pëlqen freskinë, por temperaturat shumë të ulëta mund t’i dëmtojnë sythat, veçanërisht kur kultivohet në vazo.

    Nëse e mbani në ballkon, vendoseni në një kënd të mbrojtur nga era. Vazot mund t’i mbështillni me material izolues për të mbrojtur rrënjët.

    Bima ka nevojë për dritë të mjaftueshme, por duhet mbrojtur nga dielli i fortë dhe erërat e ftohta.

    Sipas Shoqatës Mbretërore të Hortikulturës (RHS), rezistenca ndaj të ftohtit ndryshon sipas varietetit, ndërsa kameliet që lulëzojnë në vjeshtë mund të kërkojnë mbrojtje shtesë gjatë dimrave të ashpër.

    Sa shpesh duhet ujitur në nëntor?

    Gjatë nëntorit, kamelia kërkon më pak ujë sesa në verë, por dheu nuk duhet të thahet plotësisht.

    Ujiteni me masë, kur shtresa sipërfaqësore e dheut fillon të thahet.

    Preferohet uji i shiut, sepse kamelia nuk e pëlqen ujin me përmbajtje të lartë gëlqereje.

    Kujdes me sythat: Mund të bien para lulëzimit

    Shmangni zhvendosjet e shpeshta dhe ndryshimet e papritura të temperaturës.

    Këto kushte, së bashku me mungesën ose tepricën e ujit, mund të shkaktojnë rënien e sythave.

    Nëntori gjithashtu nuk është periudha e përshtatshme për krasitje të zakonshme. Hiqni vetëm degët e dëmtuara ose të thara.

    foto: esindeniz

    Dheu i përshtatshëm është vendimtar

    Kamelia e pëlqen dheun paksa acid, të shkrifët dhe me kullim të mirë.

    Nëse kultivohet në vazo, përdorni substrat të përshtatshëm për azale dhe rododendrone.

    Mos lejoni grumbullimin e ujit rreth rrënjëve, sepse lagështia e tepërt mund të shkaktojë kalbëzimin e tyre.

    Nëse bima ka zhvilluar sytha, mos u përpiqni ta përshpejtoni lulëzimin duke e futur në një dhomë shumë të ngrohtë. Kushtet e freskëta dhe të qëndrueshme janë më të përshtatshme.

    Çfarë simbolizojnë ngjyrat e kamelias?

    Ngjyrat e kësaj luleje bartin kuptime të ndryshme:

    • Kamelia e kuqe – dashuri e thellë, pasion, respekt dhe admirim.
    • Kamelia e bardhë – sinqeritet, pastërti dhe ndjenja të buta.
    • Kamelia rozë – mall, romantikë, butësi dhe përkushtim.

    Me kujdesin e duhur, kamelia mund ta zbukurojë shtëpinë apo kopshtin pikërisht atëherë kur natyra ka më së paku ngjyra. /Telegrafi/

  • Ireland marks from penalty, red card for Hajriz

    Ireland has passed in excess of 1-0 towards Kosovo, marking from the white penalty point.

    Penaltia was awarded after the intervention of Kreshnik Hajrizi within the area of rigour.

    Kosovo remains with one less player

    The situation has gotten even worse for the dardians, since Kreshnik Hajrizi has been punished with red card.

    The defender hand-cut the ball heading towards Kosovo’s gate, being excluded from the game and leaving the team with a less football player.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Irlanda shënon nga penalltia, karton i kuq për Hajrizin

    Irlanda shënon nga penalltia, karton i kuq për Hajrizin

    Irlanda shënon nga penalltia, karton i kuq për Hajrizin

    Irlanda ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Kosovës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

    Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së Kreshnik Hajrizit brenda zonës së rreptësisë.

    Kosova mbetet me një lojtar më pak

    Situata është përkeqësuar edhe më shumë për “Dardanët”, pasi Kreshnik Hajrizi është ndëshkuar me karton të kuq.

    Mbrojtësi e ndali me dorë topin që po shkonte drejt portës së Kosovës, duke u përjashtuar nga loja dhe duke lënë ekipin me një futbollist më pak.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. hits Iranian missile base on Central Strategic Island

    An American military official has reported that United States warplanes have hit an Iranian missile launch site today on the southern Iranian laughing island of Hormuz.

    According to the U.S. Media official’s statement, aircraft have used precise ammunition to strike the facility belonging to the Islamic Revolutionary Guard Corps ( IGRC). The operation has been described as part of a self-defense operation.

    )The attack was carried out in response to IRC aggression targeting members of the American service and American assets, Said the official.

    The move comes after an attack on a US military radar system in Bahrain, which occurred today.

    The official added that the US Central Command (US) Central Command is on high alert and fully prepared to protect American civilians and military personnel throughout the region.

    The smiling island, located in a strategic position at the Strait of Hormuz One of the world’s most important oil routes is a military-sensitive area. Today’s attack marks a further outbreak of tension between the United States and Iran in the Persian Gulf.

    So far there have been no Iranian official reports concerning this incident, nor detailed information on damage caused or victim events.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SHBA-ja godet bazën raketore iraniane në ishullin strategjik të Qeshmit

    SHBA-ja godet bazën raketore iraniane në ishullin strategjik të Qeshmit

    SHBA-ja godet bazën raketore iraniane në ishullin strategjik të Qeshmit

    Një zyrtar ushtarak amerikan ka njoftuar se avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë goditur sot një vend nisjeje raketash iraniane në ishullin jugor iranian të Qeshm, i cili ndodhet në Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas deklaratës së zyrtarit amerikan për media, avionët kanë përdorur “municione precize” për të goditur objektin që i përkiste Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Operacioni është përshkruar si “pjesë e një operacioni të vetëmbrojtjes”.

    “Sulmi u krye si përgjigje ndaj agresionit të IRGC-së që synonte anëtarët e shërbimit amerikan dhe asetet amerikane”, ka thënë zyrtari.

    Ky veprim vjen pas një sulmi me dron ndaj një sistemi radari ushtarak amerikan në Bahrein, i cili ndodhi po sot.

    Zyrtari ka shtuar se Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) “mbetet në gatishmëri të lartë dhe plotësisht e përgatitur për të mbrojtur civilët dhe personelin ushtarak amerikan në të gjithë rajonin”.

    Ishulli i Qeshm, i vendosur në një pozicion strategjik në Ngushticën e Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme të naftës në botë – është një zonë e ndjeshme nga pikëpamja ushtarake. Sulmi i sotëm shënon një eskalim të mëtejshëm të tensionit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik.

    Deri më tani nuk ka pasur njoftime zyrtare nga ana iraniane lidhur me këtë incident, as informacione të detajuara për dëmet e shkaktuara apo për eventualet viktima.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq

    Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq

    Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq

    Irlanda ka kaluar në epërsi kundër Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Goli u shënua nga pika e bardhë pas penalltisë që shkaktoi nga prekja e qëllimshme me dorë nga Kreshnik Hajrizi.

    Për pasojë, Hajrizi u ndëshkua me të kuq.

    Goli u shënua nga Troy Parrott. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Probleme me shërbimet e Apple, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje në App Store, iCloud dhe Apple Pay

    Probleme me shërbimet e Apple, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje në App Store, iCloud dhe Apple Pay

    Probleme me shërbimet e Apple, mijëra përdorues raportojnë ndërprerje në App Store, iCloud dhe Apple Pay

    Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme në qasjen në shërbimet e Apple, përfshirë App Store, iCloud dhe Apple Pay. Kompania ka bërë të ditur se ndërprerja është shkaktuar nga një përditësim i brendshëm i sistemeve të saj.

    Problemet janë shfaqur më 17 nëntor, duke prekur disa nga shërbimet kryesore të kompanisë. Përdorues të shumtë kanë raportuar vështirësi në internet, ndërsa Apple ka konfirmuar se po punon për rikthimin e plotë të funksionimit të tyre.

    Në një deklaratë për median “USA Today”, kompania ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e sistemeve tashmë janë rikthyer në funksion.

    “Shumë nga sistemet tona janë rikthyer në funksion pas disa ndërprerjeve të shkaktuara nga një përditësim i brendshëm këtë mëngjes. Po punojmë që edhe sistemet e mbetura të jenë funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e Apple.

    Në faqen zyrtare të statusit të sistemeve, Apple ka raportuar probleme me App Store, Apple Music, AppleCare në pajisje, si dhe me llogaritë iCloud dhe procesin e kyçjes në to.

  • Përplasje mes Bejtës dhe Akilit pas ndarjes së detyrave të shtepisë (VIDEO)

    Përplasje mes Bejtës dhe Akilit pas ndarjes së detyrave të shtepisë (VIDEO)

    Përplasje mes Bejtës dhe Akilit pas ndarjes së detyrave të shtepisë (VIDEO)

    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Bejta dhe Akili janë përplasur ashpër pas ndarjes së detyrave të shtëpisë nga kapiteni i javës.

    Bejta, si kapiten i caktuar, caktoi Nichin dhe Akilin për pastrimin e banjës, vendim që u kundërshtua nga Akili, i cili e cilësoi këtë ndarje si tendencioze.

    Akili iu drejtua Bejtës duke e pyetur nëse po ushtronte presion apo po përpiqej ta detyronte të pranonte detyrën.

    “A je duke më bërë presion, a je duke më detyruar? Ti e ke detyrën t’i ndash punët, por unë nuk e bëj. Ti vetë dëshiron të thuash se Akili dhe Nichi janë caktuar për ta larë banjën. Dy rivalë këtu!”, tha Akili.

    Përplasjen e plotë mes tyre mund ta ndiqni në videon më poshtë:

  • Del jashtë funksionit rrjeti sekret i NSA-së për komunikimet e klasifikuara

    Del jashtë funksionit rrjeti sekret i NSA-së për komunikimet e klasifikuara

    Del jashtë funksionit rrjeti sekret i NSA-së për komunikimet e klasifikuara

    Rrjeti sekret që përdor Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) për komunikimet e brendshme ka dalë jashtë funksionit, ka raportuar CNN, bazuar në burimet e këtij mediumi.

    Rrjeti i njohur si NSA Net, u mundëson punonjësve të agjencisë të komunikojnë brenda saj për informacione të klasifikuara. Deri më tani, nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik, i thanë burimet CNN-it.

    Ndërsa, agjencia po përpiqet të përcaktojë përmasat e problemit, ajo ka vendosur një sistem me orare të shkallëzuara të paraqitjes në punë për personelin, thanë burimet.

    CNN ka kërkuar një koment nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan thanë se ndërprerja e NSA Net nuk do të ndikojë në aftësinë e agjencisë për t’i përcjellë informacione urgjente të inteligjencës presidentit Donald Trump, ndërsa ai udhëton në Azi me avionin presidencial Air Force One.

    Të dy burimet përshkruan ekzistencën e disa sistemeve rezervë dhe rrjeteve alternative, të cilat qeveria mund t’i përdorë për të komunikuar në mënyrë të sigurt me presidentin. Në atë kohë, Trump ndodhej në Filipine, përpara se të nisej drejt Kinës të nesërmen, ku pritej të zhvillonte bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

    Ndërprerja në agjencinë më të fuqishme të inteligjencës amerikane vjen pas disa problemeve të mëdha teknologjike që kanë prekur kompanitë ajrore dhe korporata të tjera në SHBA.

    Të gjitha fluturimet në mbarë vendin u pezulluan për disa orë të premten, pas një defekti të madh në sistemet teknologjike, duke shkaktuar vonesa ose anulime të mijëra fluturimeve. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e gjurmoi problemin deri te një ruter i vetëm në Arkansas.

    Ndërkohë, një ndërprerje e madhe javën e kaluar, që preku produktet e Microsoft-it, bëri që përdoruesit në mbarë botën të mos kishin qasje në postën elektronike Outlook dhe në takimet përmes Microsoft Teams.

    Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se ndërprerjet në NSA, FAA apo Microsoft janë shkaktuar nga sulme kibernetike. Megjithatë, këto raste tregojnë qartë se si defektet teknologjike mund të shkaktojnë kaos në tregje dhe potencialisht të përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

  • Irlanda në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me të kuq

    Irlanda në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me të kuq

    Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Irlanda pas 28 minutave lojë.

    Pavarësisht që “Dardanët” e nisën në mënyrë pozitive, Irlanda mori epërsinë falë Troy Parrott, i cili shënoi nga pika e bardhë.

    Kreshnik Hajrizi e largoi topin me dorë nga porta, kësisoj gjyqtari akordon penallti. Si pasojë e kësaj, lojtari i Sioni u ndëshkua me karton të kuq.

    Tani, Kosova përpos në disavantazh duhet të luajë edhe me një lojtar më pak./Telegrafi/