Blog

  • Arrestohet në Shqipëri 64-vjeçari i kërkuar për dhunë seksuale, ishte larguar nga Italia përmes portit të Ankonës

    Arrestohet në Shqipëri 64-vjeçari i kërkuar për dhunë seksuale, ishte larguar nga Italia përmes portit të Ankonës

    Një 64-vjeçar shqiptar, banues në Foligno të Italisë, është arrestuar në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim për vuajtjen e një dënimi përfundimtar prej katër vitesh burgim për dhunë seksuale dhe shkelje të paprekshmërisë së banesës.

    Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit në Peruxhia.

    64-vjeçari ishte larguar nga Italia në qershor të këtij viti, përmes portit të Ankonës, në përpjekje për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit.

    Pas hetimeve dhe shkëmbimit të informacioneve mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, u bë e mundur identifikimi i vendndodhjes së tij në Shqipëri, ku dyshohet se ishte strehuar së bashku me partneren e tij, shtetase ukrainase.

    Arrestimi u realizua përmes bashkëpunimit mes Policisë italiane, strukturave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe autoriteteve shqiptare, shkruan il Resto de Carlino, transmeton Telegrafi.

    Ngjarja për të cilën ishte dënuar 64-vjeçari kishte ndodhur në korrik të vitit 2017, në Foligno.

    Sipas dosjes gjyqësore, gjatë një konflikti të shkaktuar nga xhelozia ndaj partneres së tij 61-vjeçare, ai i kishte marrë telefonin për të kontrolluar mesazhet që ajo shkëmbente me një person tjetër.

    Më pas, e kishte kapur nga qafa, e kishte goditur disa herë me shuplaka dhe me grusht në stomak, për t’i shqyer më pas rrobat dhe për ta detyruar të kryente marrëdhënie seksuale.

    Pas arrestimit, 64-vjeçari është vendosur në paraburgim në Shqipëri, ndërsa pritet të përfundojnë procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane, ku do të vuajë dënimin prej katër vitesh burgim./Telegrafi/

  • Adem Jashar’s portrait is located beside that of Ibrahim Rugova in President Shiroka Pula’s cabinet

    Adem Jashar’s portrait is located beside that of Ibrahim Rugova in President Shiroka Pula’s cabinet

    In the cabinet of Kosovo President Justina Shiroka Pula, the portrait of the legendary commander of the Kosovo Liberation Army ( U n Adem Yasar, alongside the portrait of the historical president, Dr. Ibrahim Rugova.

    Kosovo Liberation Army flag has been deployed in the same environment, completing the symbol of this space organisation in the presidential cabinet.

    The introduction of portraits of two important figures in Kosovo’s history — Adem Jashar and Ibrahim Rugova — brings in a common space two of the personalities closely related to the country’s travel towards freedom and independence.

    Adem Jashari, commander and one of the main figures of Albanian armed resistance, became a symbol of the liberation war after his fall and the Jashar family in Prekaz in March 1998.

    Meanwhile, Ibrahim Rugova, as the historic president of Kosovo, led for years peaceful resistance and political and diplomatic efforts to internationalise the Kosovo issue and realise independence.

    Both of these personalities represent important chapters of Kosovo’s modern history, while putting their portraits together, along with the KLA flag, creates a common symbol of political and armed resistance to the country’s freedom. /Telegraphy.

    Adem Jashar’s portrait is located beside that of Ibrahim Rugova in President Shiroka Pula’s cabinet

  • Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

    Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

    Në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është vendosur portreti i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, krahas portretit të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

    Në të njëjtin ambient është vendosur edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke plotësuar simbolikën e këtij organizimi të hapësirës në kabinetin presidencial.

    Vendosja e portreteve të dy figurave të rëndësishme të historisë së Kosovës, Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, sjell në një hapësirë të përbashkët dy prej personaliteteve që lidhen ngushtë me rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe pavarësisë.

    Adem Jashari, komandant dhe një nga figurat kryesore të rezistencës së armatosur shqiptare, u bë simbol i luftës çlirimtare pas rënies së tij dhe të familjes Jashari në Prekaz, në mars të vitit 1998.

    Ndërkaq, Ibrahim Rugova, si president historik i Kosovës, udhëhoqi për vite të tëra rezistencën paqësore dhe përpjekjet politike e diplomatike për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe realizimin e pavarësisë.

    Të dy këta personalitete përfaqësojnë kapituj të rëndësishëm të historisë moderne të Kosovës, ndërsa vendosja e portreteve të tyre krahas njëri-tjetrit, së bashku me flamurin e UÇK-së, krijon një simbolikë të përbashkët të rezistencës politike dhe të armatosur për lirinë e vendit./Telegrafi.

    Adem Jashar’s portrait is located beside that of Ibrahim Rugova in President Shiroka Pula’s cabinet

  • The crucial match between Ireland and Kosovo begins

    A crucial challenge has begun between Kosovo and Ireland, valid for the final lap of the group phase of the League of Nations League B.

    The confrontation is under way at the packed stadium éAviva in Dublin, where the Dyrdians aim to get a positive score to end up in the B3 Group’s second place and ensure participation in the réplay-off game for League A.

    Franco Foda’s selection team will also have a draw to ensure this objective and close the group stage in its second position.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

    Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

    Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

    Ka nisur sfida vendimtare mes Kosovës dhe Irlandës, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Përballja po zhvillohet në stadiumin e stërmbushur “Aviva” në Dublin, ku “Dardanët” synojnë të marrin një rezultat pozitiv për të përfunduar në vendin e dytë të Grupit B3 dhe për të siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet e “play-off”-it për Ligën A.

    Skuadrës së përzgjedhësit Franco Foda i mjafton edhe një barazim për ta siguruar këtë objektiv dhe për ta mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two Kosovo-wanted people fled Albania, France

    Kosovo police have announced that two people wanted under international arrest warrants have been extradited Tuesday to Kosovo, one from Albania and the other from France.

    According to police report, citizen H.K. He was extradited from Albania, after being called on an international arrest warrant issued by Kosovo’s justice institutions.

    Meanwhile, citizens of A.S., also wanted by Kosovo authorities via INTERPOL, have been extradited from France.

    Both extraditions have been realised on November 17th, in co-ordination of the Directorate for International Police Co-operation with the relevant units of the Kosovo Police and the justice institutions.

    After arriving in Kosovo, the two people have been handed over to relevant police units in Pristina and Ferizaj for continuing legal procedures. /insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

    Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

    Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë ekstraduar të martën në Kosovë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Franca.

    Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi H.K. është ekstraduar nga Shqipëria, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

    Ndërkaq, nga Franca është ekstraduar shtetasi A.S., i cili po ashtu kërkohej nga autoritetet kosovare përmes INTERPOL-it.

    Të dy ekstradimet janë realizuar më 17 nëntor, në koordinim të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

    Pas mbërritjes në Kosovë, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në Prishtinë dhe Ferizaj, për vazhdimin e procedurave ligjore. /insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

    Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

    Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e 12-të elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje, marrëveshje financiare dhe nisma për investime në shëndetësi, energji, ujësjellës dhe menaxhimin e mbeturinave.

    Në mesin e vendimeve kryesore është miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin “Përmirësimi i Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”.

    “Kjo marrëveshje përfshin blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, punimet infrastrukturore rehabilituese për instalimin e tyre, ngritjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), asistencën teknike dhe trajnimin e ekipeve të inxhinierisë biomjekësore për mirëmbajtjen e këtyre aseteve. Ky projekt është në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë për reformimin e sektorit të shëndetësisë dhe sigurimin e qasjes shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët” – thuhet në njoftimin e tyre.

    Po ashtu, Qeveria miratoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

    Përmes këtij projekti synohet modernizimi i pajisjeve mjekësore në gjashtë spitale publike, rinovimi i infrastrukturës spitalore dhe përmirësimi i kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese.

    Sipas njoftimit, projekti synon gjithashtu të rrisë qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet e cenueshme.

    Çka është miratuar tjetër?

    – Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Grant dhe Zbatim të Projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, si dhe KfW Frankfurt am Main, lidhur me projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatur me Klimën – Ujërat e Zeza në Prishtinë”.

    – Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

    – Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta II-IV (Kontributi i BE-së)”.

    – Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin  “Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë”.

    – Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

    – Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të paraqitura në Aneksin A (Kursimet) dhe Aneksin B (Ndarjet).

    – Miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve buxhetore të krijuar si rezultat i alokimit të parakohshëm.

    – Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjeve buxhetore të ndikuara negativisht.

  • Shtyrja e projektit të baterive, Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti

    Shtyrja e projektit të baterive, Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti

    Shtyrja e projektit të baterive, Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar pasardhësin e tij në krye të ekzekutivit të vendit.

    Për deputetin e LDK-së, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë duke dështuar në sektorin e energjisë.

    Për këtë, Hoti ka marrë shkas raportimin e fundit se Qeveria e Kosovës ka shtyrë për në vitin 2029 projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

    “Projektin e gazit e anuluan. Mjetet i orientuan drejt blerjes së baterive, duke harruar një fakt themelor, bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë. Fillimisht duhet ta kesh energjinë për ta ruajtur! Tani njoftojnë se edhe projekti i baterive është shtyrë deri në vitin 2029.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Ai ka thënë se për tetë vjet kjo qeveri nuk ka krijuar kapacitete të reja për prodhimin e energjisë.

    “Pra, nga viti 2021 deri në vitin 2029, tetë vjet për të blerë disa bateri për ruajtjen e energjisë, ndërkohë që nuk kanë krijuar kapacitete të reja për prodhimin e saj. Tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar. Ky është bilanci i politikës së tyre energjetike!”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

  • Blendi Fevziu sjell koleksion me 14 libra

    Blendi Fevziu sjell koleksion me 14 libra

    Blendi Fevziu sjell koleksion me 14 libra

    Një koleksion prej 14 librash të autorit Blendi Fevziu është promovuar sot në Prishtinë.

    Në këtë ngjarje morën pjesë shkrimtarë, publicistë, e figura të njohura nga fusha publike në Kosovë e Shqipëri, teksa promovimi i veprave të autorit nga Shqipëria u bë në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” në kryeqytetin kosovar. 

    Përmes kësaj ngjarje, Fevziu sjell në një botim të përmbledhur krijimtarinë e tij, teksa në mesin e librave një nga ta ka për temë Hashim Thaçin dhe luftën e Kosovës, pastaj një për ish-mbretin shqiptar Ahmet Zogun, udhëheqësin komunist Enver Hoxhën e disa të tjerë.

    Fevziu, përpos që promovoi librat e tij të plotë të krijimtarisë së tij, ka promovuar edhe dy libra të rinj. /Klankosova.tv