Blog

  • Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga personat, me inicialet H.K., është ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa personi tjetër, A.S., është ekstraduar nga Franca.

    Të dy kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

    “Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe asaj në Ferizaj, për procedurat e mëtejshme ligjore.”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se operacioni u realizua përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

  • Zhernovski: Mickoski është kopje e Vuçiqit

    Zhernovski: Mickoski është kopje e Vuçiqit

    “Mickoski është kopje e Vuçiqit, ai mbulon çdo aferë të qeverisë me akuza, kallëzime penale kundër opozitës dhe defokus të publikut”, tha sekretari për politikë ndërkombëtare dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zhernovski, në një intervistë në emisionin në TV24.

    Zhernovski përmendi skandalin me Alta Bankën si shembull konkret, për të cilin tregoi se në vend që të përgjigjet për hyrjen në bankë dhe origjinën e dyshimtë të parave, qeveria po përpiqet ta njollosë opozitën me kallëzime penale.

    “Për një vit tani, ne kemi shpjeguar se këto janë para kriminale, para me origjinë të dyshimtë, para që lidhen me operacione pastrimi parash, një bankë që Banka Qendrore Evropiane nuk e lejon në tregun e saj. E kemi thënë këtë për një vit dhe nuk është bërë asgjë. Më lejoni të sqaroj, po flasim për akuza kundër Venko Filipçes, kreut të LSDM-së, sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Dimitrijeviç, dhe meje, si sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar. Pra, drejtpërdrejt kundër njerëzve nga maja e partisë”, tha Zhernovski.

    Ai shtoi se qeveria po bën publikisht përpjekje të koordinuara për të fshehur të vërtetën.

    “Kujdes nga një zinxhir gënjeshtrash. Trajko Slaveski së pari gënjen se nuk e di kush e zotëron Alta Bank, nuk e di kush është, sa pronësi ka dhe thotë se nuk ishte i interesuar për këtë, dhe pastaj, në seancën mbikëqyrëse, ai shumë qartë thotë se po kontrolloheshin. Kujdes se si ata vetë janë kapur në gënjeshtër. Ministrja Koçoska gënjen se nuk ishte e informuar, se nuk dinte për Alta Bank, dhe ne po paraqesim dokumente që tregojnë se me propozimin e saj, po shqyrtohen pikat qeveritare dhe po merren vendime për Alta Bank”.

    “Kryeministri gënjen se gjatë epokës së LSDM-së, kanë ndodhur disa aktivitete që lidhen me Alta Bank, gjë që nuk është e vërtetë, sepse LSDM as nuk hyri në marrëdhënie biznesi me Matsura, as nuk bleu ose shiti aksione, e kështu me radhë. Ato histori që askush nuk di asgjë nuk janë vetëm një ikje nga e vërteta, sepse përgjegjësia do t’i kapë, por edhe një nënçmim i plotë i publikut”, theksoi Zhernovski.

  • Arben Berisha takes the lead in the LDK branch in Obilic, Xhafer Gashi remains out

    The Democratic League of Kosovo this Tuesday has authorised Arben Berisha as the co-ordinator of the branch of this party in Obilic, instead of Xhafer Gashi.

    Source Layer: Dukeagini

  • Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq, Xhafer Gashi mbetet jashtë

    Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq, Xhafer Gashi mbetet jashtë

    Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të martë ka autorizuar Arben Berishën si koordinator të degës së kësaj partie në Obiliq, në vend të Xhafer Gashit.

    Burimi: Dukagjini

  • Germany warns: Putin will again use winter as weapons against Ukraine

    German Defence Minister Boris Pistorius has warned that Russia could intensify attacks on Ukraine’s vital infrastructure during the winter months, targeting water supply, electricity and heating.

    Speaking at a meeting in Brussels, Pistorius said Germany would continue to back Ukraine firmly, while the country is preparing for another difficult winter under Russian attacks.

    We expect Putin to try again to destroy the supply of water, electricity, and heat. He uses winter as a weapon, the German minister declared.

    He also warned that the Russian president is trying to gain time, hoping Ukraine and its allies tire and give up support.

    Pistorius announced that Germany and other allies will continue military assistance to Kiev. Support package includes hundreds of millions of euros for initiative PURL (The list of Ukraine’s Need Priorities), with a special focus on air protection, advanced radar, ammunition to fighter aircraft used to drop drones, as well as additional assistance to the Freya missile program.

    Even the Secretary – General NATO, Mark Rutte, spoke of support the Allies are offering to Ukraine, but warned that a small number of states continue to bear most of the burden.

    European allies must share the burden even more equally. Some countries continue to do most of their work. We all want Ukraine to succeed and each of us should do our part, Rutte said.

    He added that this issue would be further discussed at the meeting of the Gates Coalition in Berlin on Thursday.

    Ukraine’s allies were also questioned for recent statements by US Deputy Defence Secretary Elbridge Colby, who had estimated that long-range attacks have not been effective to end the war or curb Russian progress on the front line.

    Colby also claimed that such attacks, including those related to the Wildberry Company, could have strengthened Russia’s determination to continue the war.

    Rutte, however, defended long-range Ukrainian attacks, stressing that it is important that the Russian military machine weaken.

    Pistorius went further, labeling him foolish enough to criticize Ukrainian attacks.

    Instead of criticizing them, we need to criticize and talk about terrorist attacks carried out every night and every day on civilian energy, water and heating infrastructure in Ukraine, he said.

    British Minister Wes Streeting was also asked about the lack of air defence systems in Ukraine, and whether the measures proclaimed by allies would suffice to improve the situation.

    Streeting praised the Allies’ contribution, saying the new aid will have influence, but acknowledged that more support is needed.

    He described the year 2026 as the catastrophic war machine of Putin.

    Poutin has caused an unacceptable number of casualties in the Russian Army ranks and has imposed a large economic cost on its citizens. All of this, while the front line has almost moved. In recent times she has even moved in favour of Ukraine, Streeting declared.

  • Gjermania paralajmëron: Putini do ta përdorë sërish dimrin si armë kundër Ukrainës

    Gjermania paralajmëron: Putini do ta përdorë sërish dimrin si armë kundër Ukrainës

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës gjatë muajve të dimrit, duke synuar furnizimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

    Duke folur në një takim në Bruksel, Pistorius tha se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me vendosmëri, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër dimër të vështirë nën sulmet ruse.

    “Ne presim që Putini të përpiqet edhe një herë të shkatërrojë furnizimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje. Ai e përdor dimrin si armë”, deklaroi ministri gjerman.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se presidenti rus po përpiqet të fitojë kohë, duke shpresuar që Ukraina dhe aleatët e saj të lodhen dhe të heqin dorë nga mbështetja.

    Pistorius bëri të ditur se Gjermania dhe aleatët e tjerë do të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Kievin. Paketa e mbështetjes përfshin qindra miliona euro për nismën PURL (Lista e Prioriteteve të Nevojave të Ukrainës), me fokus të veçantë në mbrojtjen ajrore, radarë të avancuar, municion për avionët luftarakë që përdoren për rrëzimin e dronëve, si dhe ndihmë shtesë për programin e raketave Freya.

    Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli për mbështetjen që aleatët po i ofrojnë Ukrainës, por paralajmëroi se një numër i vogël shtetesh vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të barrës.

    “Aleatët evropianë duhet ta ndajnë barrën edhe më barabartë. Disa vende vazhdojnë të bëjnë pjesën më të madhe të punës. Të gjithë duam që Ukraina të ketë sukses dhe secili prej nesh duhet ta bëjë pjesën e vet”, tha Rutte.

    Ai shtoi se kjo çështje do të diskutohet më tej në takimin e Koalicionit të të Gatshmëve në Berlin, të enjten.

    Aleatët e Ukrainës u pyetën gjithashtu për deklaratat e fundit të nënsekretarit amerikan të Mbrojtjes, Elbridge Colby, i cili kishte vlerësuar se sulmet me rreze të gjatë veprimi nuk kanë qenë efektive për t’i dhënë fund luftës apo për të frenuar përparimin rus në vijën e frontit.

    Colby pretendoi gjithashtu se sulme të tilla, përfshirë ato ndaj objektivave të lidhura me kompaninë Wildberries, mund ta kenë forcuar edhe më shumë vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar luftën.

    Rutte, megjithatë, mbrojti sulmet ukrainase me rreze të gjatë veprimi, duke theksuar se është e rëndësishme që makineria ushtarake ruse të dobësohet.

    Pistorius shkoi edhe më tej, duke e cilësuar si “mjaft të pamend” kritikën ndaj sulmeve ukrainase.

    “Në vend që t’i kritikojmë ato, duhet të kritikojmë dhe të flasim për sulmet terroriste që kryhen çdo natë dhe çdo ditë ndaj infrastrukturës civile energjetike, të ujit dhe ngrohjes në Ukrainë”, deklaroi ai.

    Edhe ministri britanik Wes Streeting u pyet për mungesën e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë dhe nëse masat e shpallura nga aleatët do të mjaftojnë për ta përmirësuar situatën.

    Streeting vlerësoi kontributin e aleatëve, duke thënë se ndihma e re do të ketë ndikim, por pranoi se nevojitet më shumë mbështetje.

    Ai e përshkroi vitin 2026 si “vit katastrofal për makinerinë luftarake të Putinit”.

    “Putini ka shkaktuar një numër të papranueshëm viktimash në radhët e ushtrisë ruse dhe u ka imponuar qytetarëve të tij një kosto të madhe ekonomike. E gjithë kjo, ndërkohë që vija e frontit pothuajse nuk ka lëvizur. Madje, kohët e fundit, ajo ka lëvizur në favor të Ukrainës”, deklaroi Streeting.

  • Dua Lipa pjesë e GTA 6, do të këndojë një nga temat muzikore të videolojës së shumëpritur

    Dua Lipa pjesë e GTA 6, do të këndojë një nga temat muzikore të videolojës së shumëpritur

    Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa do të jetë pjesë e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), pasi një nga këngët e saj është përfshirë në albumin muzikor që do ta shoqërojë këtë produksion.

    Sipas një raportimi të revistës prestigjioze “Rolling Stone”, Dua është në mesin e artistëve të njohur ndërkombëtarë që kanë kontribuar me muzikë të re për albumin “GTA VI: The Album”, i cili përmban gjithsej 34 këngë.

    Përfshirja e saj në këtë projekt e vendos këngëtaren në një listë të gjatë emrash të njohur të industrisë muzikore, të cilët do të jenë pjesë e përvojës së re të lojës. Në mesin e artistëve të tjerë të përfshirë janë Lana Del Rey, Zara Larsson, Jennie, Arca, Morgan Wallen, Keith Richards, Travis Scott, Rauw Alejandro, Rina Sawayama, Young Thug, Tove Lo dhe Playboi Carti.

    Lajmi për listën e këngëve u bë publik pasi në internet u shfaqën fotografi të kopjeve të vinilit, të cilat duket se ishin publikuar para kohe. Burime të afërta me projektin kanë konfirmuar për “Rolling Stone” përmbajtjen e albumit.

    Në mesin e materialeve të reja muzikore që do të përfshihen në videolojë është edhe kënga “Crazy for You” nga Lana Del Rey. Përveç kësaj, këngëtarja pritet të ketë edhe një rol tjetër në lojë, duke qenë se do të jetë prezantuese e një prej radiostacioneve virtuale, ku do të luajë muzikë të përzgjedhur prej saj.

    Albumi “GTA VI: The Album” pritet të publikohet të premten, më 20 nëntor, një ditë pas lansimit digjital të videolojës. Kjo e fundit është ndër projektet më të shumëpritura në industrinë e lojërave elektronike, ndërsa përfshirja e emrave të mëdhenj të muzikës pritet t’i japë edhe më shumë vëmendje kolonës së saj zanore.

    Për Dua Lipën, pjesëmarrja në një prej videolojërave më të njohura në botë përbën një tjetër bashkëpunim me një produksion të përmasave ndërkombëtare, duke zgjeruar edhe më tej prezencën e saj përtej skenës muzikore. /Telegrafi/

  • Government approves two credit bills, some grants initiatives

    The Kosovo government, at the 12th electronically held collection, has adopted two bills for ratification of credit agreements to improve equipment and health infrastructure, as well as some initiatives for financial agreements in the water supply, energy and waste management sectors.

    At the meeting, held on November 17th, the government has adopted the Bill on Ratification of the Credit Agreement with the European Investment Bank for the Project Improvement of Medical Equipment and Infrastructure.

    According to the Government’s announcement, the project includes buying new medical equipment, infrastructure works for their installation, establishing the Project Implementation Unit, technical assistance and training of biomedical engineering teams.

    Similarly, the Bill for Ratification of the Credit Agreement with the Council of Europe Development Bank has been adopted for the Secondar and Terciar Health Care Project.

    This project envisions modernisation of medical equipment in six public hospitals, renovation of hospital infrastructure, improved diagnostic and treatment capacities, and increased access to health services.

    The government has also approved the initiative for linking the Grant Agreement and Implementation Project with the Regional Water Company Pristina-based Pristina Water Company and KfW Frankfurt am Main for the Urban Development Project Adapted to the Zeza River climate in Pristina.

    Another approved initiative is that of the grant agreement between Kosovo, COSTT and KfW’s project for the Enhancing Transmission Network.

    Also, the initiative for the grant agreement with the Kosovo and KfW Deposit Deposit Management Company has been adopted for the ʹMajage Management of Nature Wastes Project I I-IV.

    The credit agreement initiative with the French Development Agency has also been approved at this meeting for construction of the sewage treatment plant in Pristina.

    The government has also approved the initiative for the grant agreement with the International Bank for Reconstruction and Development and International Development Association for the Kosovo Energy Efficiency Fund project.

    In part of the budgetary decisions, the Government has approved the Finance Ministry’s request for realisation of savings and budgetary divisions, as well as the demand for sharing means for covering the lack created as a result of early accommodation.

    Also approved was the request of the Regional Development Ministry, the Ministry of Environment and Spatial Planning, the Kosovo Agency for Intelligence, the Kosovo Prosecutorial Council and the Ministry of Education and Science for the transfer of budgetary means up to 25% of budgetary divisions negatively affected.

    Source Layer: RTKLive

  • Qeveria miraton dy projektligje për kredi në shëndetësi dhe disa nisma për grante

    Qeveria miraton dy projektligje për kredi në shëndetësi dhe disa nisma për grante

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 12-të, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë për përmirësimin e pajisjeve dhe infrastrukturës shëndetësore, si dhe disa nisma për marrëveshje financiare në sektorët e ujësjellësit, energjisë dhe menaxhimit të mbeturinave.

    Në mbledhjen e mbajtur më 17 nëntor, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve për projektin “Përmirësimi i Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, projekti përfshin blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, punimet infrastrukturore për instalimin e tyre, ngritjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit, asistencën teknike dhe trajnimin e ekipeve të inxhinierisë biomjekësore.

    Po ashtu, është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

    Ky projekt parasheh modernizimin e pajisjeve mjekësore në gjashtë spitale publike, rinovimin e infrastrukturës spitalore, përmirësimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese, si dhe rritjen e qasjes në shërbimet shëndetësore.

    Qeveria ka miratuar gjithashtu nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Grant dhe Zbatim të Projektit me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatur me Klimën – Ujërat e Zeza në Prishtinë”.

    Një tjetër nismë e miratuar është ajo për marrëveshjen e grantit ndërmjet Kosovës, KOSTT-it dhe KfW-së për projektin “Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

    Po ashtu, është miratuar nisma për marrëveshjen e grantit me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë dhe KfW-në, për projektin “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta II-IV (Kontributi i BE-së)”.

    Në këtë mbledhje është miratuar edhe nisma për marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

    Qeveria ka miratuar edhe nismën për marrëveshjen e grantit me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

    Në pjesën e vendimeve buxhetore, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, si dhe kërkesën për ndarjen e mjeteve për mbulimin e mungesës së krijuar si rezultat i alokimit të parakohshëm.

    Gjithashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjeve buxhetore të ndikuara negativisht.

    Burimi: RTKLive

  • Kilaj after the Special: This process was unfair from the start, punishment against friends is political

    Isni Kilaj, who was acquitted of Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague, has declared that the trial against him and others has not had to begin at all, calling him unfair and politically motivated.

    Source Layer: Dukeagini