Blog

  • Jashari: Dënimi i Thaçit edhe kësaj radhe ishte politik, institucionet të organizojnë mbrojtjen në Apel

    Jashari: Dënimi i Thaçit edhe kësaj radhe ishte politik, institucionet të organizojnë mbrojtjen në Apel

    Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se përmes këtij procesi po synohet të goditet edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shtetësia e Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Alarmojnë infermieret: Mungesë stafi, s’përballojnë ngarkesën (VIDEO)

    Alarmojnë infermieret: Mungesë stafi, s’përballojnë ngarkesën (VIDEO)

    Alarmojnë infermieret: Mungesë stafi, s’përballojnë ngarkesën (VIDEO)

    Disa infermierë të Klinikës Infektive janë zotuar për një deklaratë alarmante.

    Nga mbingarkesa e punës me të cilën po përballen aktualisht për shkak të fruthit, një reparti me mbi 20 pacientë të vegjël i shërben veç një infermier.

    E pikërisht për mungesë të stafit, këta me datë 12 nëntor e kanë deleguar një shkresë te drejtuesja e klinikës e të cilën e ka siguruar televizioni Klan Kosova.

    Në të, veç tjerash, letër bëhet e ditur që kanë presion të shtuar nga familjarët dhe përcjellësit e pacientëve.

    Se kanë mbingarkesë, si infektiva ashtu dhe pediatria në këtë valë të tretë të fruthit që ka shpërthyer nga shtatori deri tani, e pohojnë edhe nga IKShPK.

    E pasi që Klan Kosova këtë çështje e ka adresuar të hënën në të gjitha hallakat menaxhuese, deri në nivel ministri, ka pasur ca lëvizje.

    Gjatë mbrëmjes të së hënës, Klinikën Infektive e ka vizituar Drejtori Shëndetësor i QKUK, Luan Morina bashkë me shefin e divizionit të infermierisë, Lulzim Gashi duke e angazhuar një infermier shtesë për vetëm një repart.

    Mirëpo sipas stafit, nevoja është edhe për tre në tri reparte tjera dhe jo për angazhim të përkohshëm.

    Për më tepër, pasi që televizioni e ka adresuar zyrtarisht këtë çështje te QKUK/ShSKUK, sinjalizuesit kanë bërë të ditur që janë paralajmëruar për masa ndëshkuese, veç pse ata e kanë ngritur këtë problematikë te Klan Kosova.

    Përkundër pritjes nga e hëna deri të martën, televizioni nuk ka pranuar asnjë për përgjigje zyrtare.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Aktgjykimi ndaj Thaçit: PDK me veprime juridike e diplomatike (VIDEO)

    Aktgjykimi ndaj Thaçit: PDK me veprime juridike e diplomatike (VIDEO)

    Aktgjykimi ndaj Thaçit: PDK me veprime juridike e diplomatike (VIDEO)

    Burrit që ia mbajnë fotografinë në mur, hallin po ia qajnë në tavolinë.

    Dënimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, u vlerësua si i turpshëm e i papranueshëm nga Partia Demokratike, nga e cila paralajmërojnë se nuk do të rrinë duarkryq.

    Se çka janë këto hapa pas këtij vendimi nuk u tregua. Fjalë pak u.d kryetarja e PDK-së, ishte edhe për punën e strategjisë shtetërore për përballje me Apelin në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, proces që s’dihet në çfarë faze është.

    Pikërisht, në punën e këtij grupi ka shpresë Vetëvendosja që do përfshihet si çështje edhe vendimi i së martës për tentim- pengim drejtësie.

    Jo vetëm ky grup, por krejt deputetët e kanë në dorë nëse do futet në fuqi Ligji për Dhomat e Specializuara, i cili pritet shpejt të vijë në Kuvend.

    Zvarritje për këtë që u vu në rend të ditës, por ende jo në votim, nuk do as Aleanca.

    As për vazhdimin e seancës që ka në rend këtë ligj, e as për thirrjen e një tjetre nuk u arrit dakordim në mbledhjen e kryesisë, që dështoi në mungesë kourumi.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • Pengimi i drejtësisë: Thaçi 17 muaj burg, Kilaj bën histori (VIDEO)

    Pengimi i drejtësisë: Thaçi 17 muaj burg, Kilaj bën histori (VIDEO)

    Pengimi i drejtësisë: Thaçi 17 muaj burg, Kilaj bën histori (VIDEO)

    Është i vetmi i dënuar dy herë, në dy raste të ndara nga kjo Gjykatë Speciale.

    Dhe këtë, ish-presidenti Hashim Thaçi e quajti kryekëput politikë, e jo drejtësi.

    Megjithatë, me buzëqeshje ironike e dëgjoi shpalljen e aktgjykimit, i cili këtij ia dha 1 vit e 5 muaj burg për tentim të pengimit të drejtësisë.

    Në këtë rast nuk dihet ende nëse do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, prej ditës kur u dorëzua fletëarresti për rastin e dytë, më 5 dhjetor 2024. Nga Gjykata deklaruan se kjo varet nëse aktgjykimi me dënim prej 25 vjetësh për rastin e madh, për krime lufte, hyn në fuqi apo jo.

    Megjithatë, me këtë çështje nuk merren më të bashkëakuzuarit e Thaçit.

    Fadil Fazliut e Bashkim Smakajt, Gjykata vendosi që t’ua llogarisë kohën e kaluar në paraburgim, andaj, ani pse u dënuan me nga 12 muaj burg, do të marrin rrugë drejt Kosovës.

    Hajredin Kuqi, që ishte pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, mori dënim me kusht.

    Përveç që do të vijnë në Kosovë, Smajkajt e Kilajt do t’iu kthehen edhe nga 50 mijë euro secilit që i dhanë si dorëzani. E edhe Fadil Fazliut 40 mijë që i dha për këtë punë.

    Këtë vendim e mirëpriti prokurorja e specializuar, Kimberly West, duke premtuar se njësojë do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë, për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.

    Pretendimet e prokurorisë ishin se këta pesë bënë plane gjatë vizitave te Thaçi në qendrën e paraburgimit, nga korriku deri në tetor 2023, për të tentuar pengimin e disa dëshmitarëve përfshirë Bislim Zyrapin, Rrustem Mustafën e Sylejman Selimin që u paraqitën në rastin e parë të Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën:

  • “Kosova beson në rezultat pozitiv”, Atdhe Nuhiu e Milot Avdyli optimist para sfidës me Irlandën

    “Kosova beson në rezultat pozitiv”, Atdhe Nuhiu e Milot Avdyli optimist para sfidës me Irlandën

    Si asistenti i Franco Fodas, Atdhe Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Milot Avdyli besojnë se Kosova do të merr rezultat pozitiv ndaj Irlandës.

    “Dardanët” janë mysafir i Irlandës ndërsa nevojitet vetëm një pikë për ta zënë pozitën e dytë në fazën e grupeve.

    Para ndeshjes, për “Klan Kosova”, Nuhiu deklaroi se ekipi është tërësisht i përgatitur dhe presin rezultat pozitiv.

    “Përgatitjet kanë shkuar mirë. Na kanë pritur mjaft mirë, i kemi pasur të gjitha kushtet. Shpresoj se do ta bëjmë një paraqitje pozitive dhe besoj shumë në rezultatin pozitiv”.

    “Rikthim në 3-5-2? Po sepse dimë të luajmë me këtë formacion sepse e kemi luajtur para disa ndeshjeve. Besojmë se për këtë ky do të jetë më i përshtatshmi për këtë kundërshtarë”.

    “Të gjithë janë të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht. Stadiumi shumë i mrekullueshëm dhe si futbollist nuk ka motivim më të madh se të luash në këto stadiume dhe më dhënë paraqitje pozitive me na gëzuar të gjithëve”.

    Ndërsa, Avdyli shtoi se do ta presë rastin për të zhvilluar minuta, kurse është mese i sigurt se do ta zëmë vendin e dytë.

    “Mendoj se jemi përgatitur mjaft mirë. Kemi zhvilluar dy stërvitje dhe analizuar të dy ndeshjet që kanë zhvilluar Irlanda. Jemi të gatshëm për të luajtur për vendin e dytë”.

    “Duke marrë parasysh se deri te kartoni i kuq se na ka penalizuar mjaft shumë. E kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kemi folur me ekipin dhe stafin, që të hyjmë me të njëjtin qëllim që të bëjmë ndeshje sa më të mirë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin”.

    Përndryshe, kujtojmë përballja do të nisë nga ora 20:45./Telegrafi/

  • ​Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

    ​Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

    Tensione janë shënuar edhe të martën para Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

    Sipas raportimit të Top Channel, përplasjet kanë ndodhur në Bulevard, pasi protestuesit kanë tentuar të qëndrojnë para zyrës së kryeministrit Edi Rama, por policia nuk i ka lejuar dhe i ka zhvendosur në trotuarin pranë Kryesisë së Kuvendit.

    Situata është tensionuar edhe më tej kur efektivët e policisë kanë tentuar të shoqërojnë një nga protestuesit.

    Në këtë moment, disa qytetarë kanë ndërhyrë për të penguar policët që ta marrin personin në fjalë, duke shkaktuar përplasje mes tyre.

    Tensione të ngjashme ishin shënuar edhe një ditë më parë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta ka vazhduar edhe të martën.

  • Bekim Sali në Vilnius: Zgjerimi i BE-së duhet të sjellë përparim të bazuar në merita dhe përfitime konkrete

    Bekim Sali në Vilnius: Zgjerimi i BE-së duhet të sjellë përparim të bazuar në merita dhe përfitime konkrete

    Zëvendëskryetari dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi vizitë pune në Lituani, në prag të kryesimit të saj me Këshillin e Bashkimit Evropian gjatë periudhës janar–qershor 2027.

    Sipas programit të vizitës, takimet përfshijnë këshilltaren kryesore të Presidentit, Asta Skaisgirytė, dhe konsultimet bilaterale me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sigitas Mitkus.

    Në qendër të diskutimeve ishin perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, përparimi i reformave, integrimi gradual dhe forcimi i bashkëpunimit bilateral.

    Ministri theksoi rëndësinë e një procesi të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në kritere objektive, si dhe nevojën që reformat të përkthehen në përfitime për qytetarët dhe bizneset.

    “U trajtuan zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përfitimet nga SEPA, mundësitë për bashkëpunim në digjitalizim, siguri kibernetike dhe administrimin e fondeve evropiane, si dhe diskutimet për përgatitjen e BE-së për zgjerim dhe Kornizën Financiare Shumëvjeçare 2028–2034”.

    “Ministri vlerësoi që zgjerimi është ndër prioritetet e shpallura të Presidencës lituaneze dhe shprehu interes për bashkëpunim më të afërt në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftimin nga kabineti i ministrit Bekim Sali.

  • Rrëzohet aeroplani ushtarak rus në Siberi, humbin jetën të 17 personat në bord

    Rrëzohet aeroplani ushtarak rus në Siberi, humbin jetën të 17 personat në bord

    Të 17 personat që ndodheshin në bordin e një avioni transportues ushtarak rus të tipit An-12 kanë humbur jetën pasi mjeti ajror u rrëzua pranë fshatit Yagunovo, në rajonin e Kemerovos, në Siberi, të martën, më 17 nëntor.

    Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se një rrjedhje e karburantit shkaktoi zjarr në njërin prej katër motorëve të avionit, duke dëmtuar sistemet e kontrollit dhe duke bërë që ai të humbiste lartësinë me shpejtësi.

    Mediumi rus Baza raportoi se specialistët që po shqyrtojnë rrënojat dyshojnë se karburanti ka rrjedhur nga një pompë e dëmtuar ose nga një tubacion në mbështjellësin e motorit, pjesa që rrethon motorin e avionit.

    Dyshohet se karburanti mori flakë gjatë fluturimit, duke dëmtuar sipërfaqet e kontrollit të avionit. Më pas, ai u rrëzua në një fushë rreth pesë kilometra larg aeroportit të Kemerovos, transmeton Telegrafi.

    Megjithëse shkaku i aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, Baza raportoi se një vlerësim fillestar i rrënojave tregoi se njëri prej katër motorëve ishte dëmtuar dukshëm më shumë se të tjerët.

    Avioni An-12 po transportonte pjesë rezervë, për të cilat nuk janë dhënë detaje, nga Novosibirski drejt qytetit Kansk, në rajonin fqinj të Krasnojarskut. Ai kishte përshkuar rreth një të katërtën e itinerarit kur ekuipazhi lëshoi sinjalin e alarmit dhe kërkoi leje për një ulje emergjente në Kemerovo.

    Megjithatë, avioni nuk arriti deri te pista e aeroportit. Ai u rrëzua në një fushë pranë Yagunovos, gjatë përpjekjes për të realizuar uljen emergjente.

    Sipas Baza-s, banorët e zonës thanë se kishin parë një gjurmë të zjarrtë në qiell pak para rrëzimit. Mediumi raportoi më vonë se avioni kishte marrë flakë ende në ajër, ndërsa të dhënat paraprake tregonin për një defekt teknik.

    Hetuesit po shqyrtojnë tri pista kryesore: mosfunksionimin e pompës së karburantit, rrjedhjen e vajgurit në mbështjellësin e motorit që mund të ketë shkaktuar zjarr, si dhe një defekt në sistemin hidraulik.

    Ekipet e emergjencës vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes. Në orët e para pas aksidentit, mediat ruse raportuan shifra të ndryshme për viktimat. Fillimisht u njoftua për tre të vdekur, ndërsa Baza më pas raportoi se kishte humbur jetën i gjithë ekuipazhi. Më vonë, numri i viktimave u përditësua në 17.

    Guvernatori i rajonit të Kemerovos, Ilya Seredyuk, konfirmoi se kishte ndodhur një incident ajror pranë Yagunovos dhe bëri të ditur se shërbimet emergjente ishin angazhuar në vendin e ngjarjes, pa dhënë hollësi të tjera.

    Rrëzimi i An-12 është incidenti më i fundit në një seri aksidentesh që kanë përfshirë aviacionin ushtarak rus gjatë këtij viti.

    Më 31 mars, një avion ushtarak rus An-26 u rrëzua gjatë fluturimit mbi Gadishullin e Krimesë, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave.

    Ndërkaq, më 29 shtator, një bombardues strategjik Tu-95MS u rrëzua në rajonin Amur të Rusisë, ku humbën jetën tetë oficerë rusë. Tre prej tyre ishin lidhur nga një bazë të dhënash ukrainase me organizimin e sulmeve raketore kundër Ukrainës.

    Më 29 tetor, një aeroplan luftarak rus i tipit Su-57, i teknologjisë stealth, u dogj në aeroportin ushtarak të Akhtubinskut, pas një problemi gjatë ndezjes së motorit.

    Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (HUR) ia atribuoi incidentin përdorimit të dyshuar të karburantit me cilësi të dobët. Sipas saj, Rusia kishte ulur standardet e karburantit për avionët luftarakë në gusht, pasi sulmet ukrainase kishin reduktuar prodhimin në rafineritë e saj.

    Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky ndryshim ka pasur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me incidentin e Su-57. /Telegrafi/

  • AGK urges withdrawal of the KOHA Group indictment against journalist Hope

    Association of Kosovo Journalists ( The AGK has expressed deep concern over the indictment filed by the KOHA Group against journalist Hope Hasimi, through which financial compensation of 5 thousand euros is required because of her resignation before the end of a five-year period.

    According to AGK, this period was defined in a document called Contrat on the Sponsorisation of Professional Treatments.

    ) The AGK considers this an unprecedented and extremely disturbing act, especially given that the indictment was initiated by a media house against a journalist she contributed to, it says in response.

    The AGK has announced that, according to the public statement by journalist Hasimi, signing the document was set as a condition for employment, following a period of training and practical work without financial compensation.

    According to the Association, such practices risk creating a harmful precedent and uncertainty for media professionals, violating their freedom to make independent decisions regarding professional development and labour relations.

    ) The AGK stands in full solidarity with journalist Hope and will support it with all its institutional and professional capacities, said in response.

    AGK has announced that legal representation of the journalist is being conducted by attorney Yll Zekij, AGK legal official, with the support of the O Mission The SEU in Kosovo.

    By respecting the independence of the judiciary and without prejudging the epilogue of the judicial process, the AGK calls on the KOHA Group to withdraw from the indictment against journalist Hope Hasim, testifying to respect of journalists’ rights, it is said further in response.

    The AGK has stressed that media houses should be an example in protecting journalists’ rights and creating fair working conditions, not taking action that can exert financial and professional pressure on them.

    The association has announced that it will closely convey this process and continue its commitment to protecting journalists’ rights in Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • AGK-ja kërkon tërheqjen e padisë së Grupit KOHA ndaj gazetares Shpresa Hasimi

    AGK-ja kërkon tërheqjen e padisë së Grupit KOHA ndaj gazetares Shpresa Hasimi

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim të thellë për padinë e ngritur nga Grupi KOHA ndaj gazetares Shpresa Hasimi, përmes së cilës kërkohet kompensim financiar prej 5 mijë eurosh për shkak të dorëheqjes së saj para përfundimit të një periudhe pesëvjeçare.

    Sipas AGK-së, kjo periudhë ishte përcaktuar në një dokument të quajtur “Kontratë mbi Sponsorizimin e Trajnimeve Profesionale”.

    “AGK-ja e konsideron këtë një veprim të paprecedentë dhe jashtëzakonisht shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se padia është iniciuar nga një shtëpi mediatike ndaj një gazetareje ku ajo ka dhënë kontribut”, thuhet në reagim.

    AGK-ja ka bërë të ditur se, sipas deklarimit publik të gazetares Hasimi, nënshkrimi i dokumentit ishte vendosur si kusht për punësim, pas një periudhe trajnimi dhe pune praktike pa kompensim financiar.

    Sipas Asociacionit, praktika të tilla rrezikojnë të krijojnë një precedent të dëmshëm dhe pasiguri për profesionistët e medias, duke cenuar lirinë e tyre për të marrë vendime të pavarura lidhur me zhvillimin profesional dhe marrëdhëniet e punës.

    “AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetaren Shpresa Hasimi dhe do ta mbështesë atë me të gjitha kapacitetet e saj institucionale dhe profesionale”, thuhet në reagim.

    AGK-ja ka njoftuar se përfaqësimi ligjor i gazetares po bëhet nga avokati Yll Zekaj, zyrtar ligjor i AGK-së, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

    “Duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit dhe pa paragjykuar epilogun e procesit gjyqësor, AGK-ja i bën thirrje Grupit KOHA që të tërhiqet nga padia ndaj gazetares Shpresa Hasimi, duke dëshmuar respektim të të drejtave të gazetarëve”, thuhet më tej në reagim.

    AGK-ja ka theksuar se shtëpitë mediatike duhet të jenë shembull në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe krijimin e kushteve të drejta të punës, e jo të ndërmarrin veprime që mund të ushtrojnë presion financiar dhe profesional ndaj tyre.

    Asociacioni ka bërë të ditur se do ta përcjellë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në Kosovë.

    Burimi: RTKLive