Blog

  • NJOFTIM PËR MBYLLJEN E BIZNESIT “JAS GROUP L.L.C.”

    NJOFTIM PËR MBYLLJEN E BIZNESIT “JAS GROUP L.L.C.”

    NJOFTIM PËR SHPËRBËRJE VULLNETARE DHE LIKUIDIM TË SH.P.K.-së

    Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar:

    JAS GROUP L.L.C.

    Numri Unik Identifikues: 812383371

    Veprimtaria: Prodhimi i konstrukcioneve metalike dhe pjesëve të tyre

    Selia: Rr. Tirana, Nr. 2, 10000 Prishtinë, Kosovë

    NJOFTON:

    Në bazë të vendimit të pronarëve (anëtareve) të shoqërisë dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqëritë Tregtare të Republikës së Kosovës, JAS GROUP L.L.C. ka marrë vendim për shpërbërjen vullnetare dhe likuidimin e shoqërisë, me qëllim të mbylljes dhe çregjistrimit përfundimtar të saj.

    Shoqëria nuk ka ushtruar aktivitet ekonomik dhe nuk ka realizuar transaksione financiare.

    Ftohen të gjitha palët e treta që mund të kenë ndonjë kërkesë apo pretendim ndaj shoqërisë që t’i paraqesin ato brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi.

    Ky njoftim publikohet me qëllim të informimit të publikut, kreditorëve dhe palëve të tjera të interesuara lidhur me procedurën e shpërbërjes vullnetare dhe likuidimit të shoqërisë.

    Kërkesat eventuale duhet të paraqiten me shkrim dhe të shoqërohen me dokumentacionin përkatës mbështetës, në adresën:

    Rr. Anton Çetta, Nr. 5A

    10000 Prishtinë, Kosovë

    Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në 16:00.

    Kërkesat duhet të paraqiten brenda afatit të përcaktuar më sipër dhe të shoqërohen me dokumentacionin përkatës që dëshmon bazën e kërkesës.

    Prishtinë, më 19 Tetor 2026

    JAS GROUP L.L.C.

    NOTICE OF CLOSURE OF “JAS GROUP L.L.C.”

    NOTICE OF VOLUNTARY DISSOLUTION AND LIQUIDATION OF THE LIMITED LIABILITY COMPANY

    Limited Liability Company:

    JAS GROUP L.L.C.

    Unique Identification Number: 812383371

    Business Activity: Manufacture of metal structures and parts thereof

    Registered Office: Tirana Street, No. 2, 10000 Prishtina, Kosovo

    HEREBY NOTIFIES:

    Pursuant to the decision of the owners (members) of the company and in accordance with the applicable provisions of the Law on Business Organizations of the Republic of Kosovo, JAS GROUP L.L.C. has adopted a decision on the voluntary dissolution and liquidation of the company, with the purpose of its final closure and deregistration.

    The company has not conducted any economic activity and has not carried out any financial transactions.

    All third parties who may have any claim or other legal demand against the company are hereby invited to submit such claims within 30 (thirty) days from the date of publication of this notice.

    This notice is published for the purpose of informing the public, creditors and other interested parties of the voluntary dissolution and liquidation proceedings of the company.

    Any claims must be submitted in writing and accompanied by the relevant supporting documentation to the following address:

    Anton Çetta Street, No. 5A

    10000 Prishtina, Kosovo

    Claims may be submitted on any business day between 09:00 and 16:00.

    All claims must be submitted within the above-mentioned deadline and accompanied by the relevant documentation evidencing the basis of the claim.

    Prishtina, 19 October 2026

    JAS GROUP L.L.C.

    OBAVEŠTENJE O ZATVARANJU POSLOVANJA „JAS GROUP L.L.C.”

    OBAVEŠTENJE O DOBROVOLJNOM PRESTANKU I LIKVIDACIJI DRUŠTVA SA OGRANIČENOM ODGOVORNOŠĆU

    Društvo sa ograničenom odgovornošću:

    JAS GROUP L.L.C.

    Jedinstveni identifikacioni broj: 812383371

    Delatnost: Proizvodnja metalnih konstrukcija i njihovih delova

    Sedište: Ul. Tirana, br. 2, 10000 Priština, Kosovo

    OBAVEŠTAVA:

    Na osnovu odluke vlasnika (članova) društva i u skladu sa odredbama Zakona o privrednim društvima Republike Kosovo, JAS GROUP L.L.C. donelo je odluku o dobrovoljnom prestanku i likvidaciji društva, u cilju njegovog konačnog zatvaranja i brisanja iz registra.

    Društvo nije obavljalo privrednu delatnost niti je vršilo finansijske transakcije.

    Pozivaju se sva treća lica koja eventualno imaju potraživanja ili druga pravna potraživanja prema društvu da ih prijave u roku od 30 (trideset) dana od dana objavljivanja ovog obaveštenja.

    Ovo obaveštenje se objavljuje radi informisanja javnosti, poverilaca i drugih zainteresovanih lica o postupku dobrovoljnog prestanka i likvidacije društva.

    Eventualna potraživanja moraju biti podneta u pisanom obliku, uz odgovarajuću prateću dokumentaciju, na adresu:

    Ul. Anton Četa, br. 5A

    10000 Priština, Kosovo

    Potraživanja se mogu dostaviti svakog radnog dana u periodu od 09:00 do 16:00 časova.

    Sva potraživanja moraju biti podneta u gore navedenom roku i praćena odgovarajućom dokumentacijom kojom se dokazuje osnov potraživanja.

    Priština, 19 October 2026

    JAS GROUP L.L.C.

  • Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

    Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit: Shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë

    Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Përmes një postimi në Instagram, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si instrumentalizim të drejtësisë dhe përpjekje për diskreditimin e figurave historike dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, ka shkruar Veseli.

    Ai gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë lidhur me zhvillimet në Hagë, duke kërkuar përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare.

    “Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, ka deklaruar ai.

  • KRU “Prishtina” realizon 10 shkyçje në Hajvali ndaj konsumatorëve me borxhe të mëdha

    KRU “Prishtina” realizon 10 shkyçje në Hajvali ndaj konsumatorëve me borxhe të mëdha

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka realizuar 10 shkyçje të konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit në Hajvali, si pasojë e borxheve të mëdha ndaj shërbimeve të ujit.

    Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërsa vetëm brenda pak orësh janë realizuar dhjetë shkyçje.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ky aksion është rezultat i punës në terren dhe angazhimit të inspektorëve dhe ekipeve teknike të kompanisë.

    Përmes këtij aksioni, kompania ka përcjellë mesazhin se obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit duhet të përmbushen nga të gjithë konsumatorët.

    KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis ndaj konsumatorëve që neglizhojnë pagesën e borxheve. /Telegrafi/

  • The government after Thaci’s sentence: Justice must be reliable, special reserves remain stable

    The Kosovo government has reacted after the Special Court’s ruling on former President Hashim Thaci and others over charges of administration of justice.

    In a communiqué sent to the media, the government has indicated that its criticism and reserves to the Specialised Chambers remain unchanged, especially in the transparency of procedures, respect for the parties’ rights and guaranteeing standards for a fair trial.

    Independence of the judiciary and respect for judicial decisions are fundamental principles of rule of law. However, this does not rule out the right and responsibility to raise concerns about the functioning of justice institutions. In this sense, the criticism and reserves we have repeatedly expressed against the specialised rooms remain stable, especially in the transparency of procedures, respect for the rights of parties, and guaranteeing standards of fair judgment, the Government’s response is said.

    Furthermore, the Government points out that belief in the justice system depends not only on decisions made but also on how they reach them.

    Therefore, our commitment to rule of law and our insistence on full respect for legal rights and guarantees are part of the same principled attitude: justice must not only be put into place, but also be fair, transparent and reliable, it is said further in response.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

    Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

    Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

    Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.

    Në një komunikatë të dërguar mediave, Qeveria ka bërë të ditur se kritikat dhe rezervat e saj ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

    “Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

    Më tej, Qeveria thekson se besimi në sistemin e drejtësisë nuk varet vetëm nga vendimet që merren, por edhe nga mënyra se si arrihet deri te ato.

    “Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet tutje në reagim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula praises Slovenian support for Kosovo’s European integration

    Friendship relations and shared commitment to enhanced co-operation were reconfirmed during the meeting. Shiroka Pula expressed gratitude for Slovenia’s continued support in strengthening Kosovo institutions and in the European integration process.

    It stressed the importance of Slovenian support for Kosovo’s membership in the Council of Europe and advancing Euro-Atlantic aspirations, particularly the goal for NATO membership.

    The meeting also discussed the possibilities for deepening economic co-operation, increasing investments, trade exchanges, and co-operation between the two countries’ businesses.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës

    Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe përkushtimi i përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit. Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian.

    Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin për anëtarësim në NATO.

    Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • Vritet gazetari nga Kosta Rika që raportonte për lidhje të dyshuara mes politikanëve dhe trafikantëve të drogës – dalin pamje që thuhet se tregojnë momentin e sulmit

    Vritet gazetari nga Kosta Rika që raportonte për lidhje të dyshuara mes politikanëve dhe trafikantëve të drogës – dalin pamje që thuhet se tregojnë momentin e sulmit

    Një gazetar nga Kosta Rika, i cili kishte denoncuar lidhje të dyshuara mes politikanëve dhe trafikantëve të drogës në këtë vend të Amerikës Qendrore, është vrarë me armë zjarri.

    Policia njoftoi se persona të armatosur mbi një motoçikletë i zunë pritë Camilo Rodríguez-it, 50 vjeç, ndërsa ai po udhëtonte me makinën e tij në veri të kryeqytetit, San José, të hënën pasdite.

    Gazetari i pavarur kishte deklaruar më herët se kishte marrë kërcënime me vdekje nga bandat e trafikimit të drogës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Mediat vendase raportuan se kjo është vrasja e parë e një gazetari në Kosta Rika në më shumë se dy dekada.

    Ngjarja ndodh në një kohë kur bandat e krimit ndërkombëtar po shtojnë praninë e tyre në vend, duke rritur shkallën e vrasjeve, e cila më parë ishte e ulët.

    Presidentja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosta Rikës, Yanancy Noguera, u shpreh se “të gjitha provat deri më tani tregojnë për heshtjen e një zëri kritik në Kosta Rika – një personi që publikonte informacione mbi krimin e organizuar në vend”.

    Rodríguez kishte punuar si gazetar për disa dekada, si në radio ashtu edhe në shtypin e shkruar.

    Kohët e fundit, ai publikonte video në rrjetet sociale ku përmendte me emër figura publike – si gjyqtarë, biznesmenë dhe politikanë – duke pretenduar se ata ishin të korruptuar ose kishin lidhje me trafikantë të njohur droge.

    Në një nga videot e tij, ai pretendoi se shtëpia e presidentes së Kosta Rikës, Laura Fernández, ishte ndërtuar nga një kompani që, sipas tij, kishte lidhje me një bandë kriminale.

    Fernández, e cila i mohoi kategorikisht akuzat për çdo shkelje, e paditi gazetarin në gjykatë për shpifje.

    Duke reaguar ndaj vrasjes së tij përmes një mesazhi video, presidentja e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si “një njollë mbi lirinë e shprehjes”.

    Ajo shtoi se i ka dhënë udhëzime policisë që të bëjë çmos për të “ndëshkuar vrasësit e Camilos”.

    Rodríguez kishte tentuar gjithashtu të përfshihej në politikë, duke kërkuar të kandidonte për president nën siglën e Partisë së Rinovimit të Kosta Rikës në vitin 2021.

    Megjithatë, kandidatura e tij u refuzua nga autoritetet zgjedhore, pasi partia nuk arriti të përmbushte kriteret e nevojshme për regjistrimin e kandidatëve.

    Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës, Carlo Díaz, tha se “të heshtësh dikë që raporton për trafikun e drogës ose korrupsionin – në këtë rast një komunikues – është një sinjal që nuk mund ta tolerojmë në një shoqëri demokratike”. /Telegrafi/

  • KRU “Gjakova” njofton: Uji në Rekën e Keqe është i sigurt për pije

    KRU “Gjakova” njofton: Uji në Rekën e Keqe është i sigurt për pije

    KRU “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonën e Rekës së Keqe tashmë i plotëson standardet e lejuara për konsum dhe mund të përdoret për pije dhe nevoja të tjera.

    Sipas njoftimit të kompanisë, pas analizave laboratorike dhe monitorimit të vazhdueshëm gjatë ditës së sotme, është konstatuar se turbullira e ujit ka rënë dhe parametrat e tij janë brenda standardeve të lejuara.

    Kështu, konsumatorët e kësaj zone mund ta përdorin ujin pa kufizime për pije dhe nevoja të tjera, në përputhje me standardet e sigurisë.

    KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

  • Wessel’s son seeks institutional response following Thaci’s decision in The Hague

    Klestor Veselin, son of former Kosovo Parliament Speaker Kadri Veselin, has reacted following The Hague tribunal’s recent ruling on former Kosovo president Hashim Thaci.

    Through a post on the Instagram social network, Wessel has expressed his disappointment over this decision, calling it an instrumentising justice and using it as a weapon for discrediting a historical figure and the Kosovo Liberation Army.

    A spit on the face of the rule of law. An instrumentisation and use of justice as a weapon for discrediting a historical and KLA figure he represents has written Wessel.

    He has also called for reaction from Kosovo state institutions, praising that they should take steps regarding developments in The Hague.

    It is urgent that the state encourage international institutions to turn their eyes to what is happening in The Hague and that desecration being committed to truth and law by that court is condemned, Wessel has declared.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal