Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe përkushtimi i përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit. Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin për anëtarësim në NATO.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.
Burimi: RTKLive
