Blog

  • Fluturoni nga Münster tri herë në javë me PrishtinaTickets

    Fluturoni nga Münster tri herë në javë me PrishtinaTickets

    Fluturoni nga Münster tri herë në javë me PrishtinaTickets

    Me PrishtinaTickets mund të rezervoni udhëtimin tuaj në linjën Prishtinë–Münster–Prishtinë, me tri fluturime në javë.

    Kjo ju mundëson të organizoni një vizitë të shkurtër apo një qëndrim më të gjatë, sipas ditëve të lira dhe planeve tuaja.

    Zgjidhni datat e nisjes dhe kthimit në PrishtinaTickets.com, kontrolloni biletat e disponueshme dhe kryeni rezervimin online.

    Për ndihmë gjatë rezervimit, kontaktoni:

    Gjermani: +49 7621 916 5313
    Kosovë: +383 38 660 550
    Zvicër: +41 61 510 06 86
    Suedi: +46 470 580 944
    Email: info@prishtinatickets.com

    Shfrytëzoni ofertat e fundvitit – rezervoni tani!

    Përmes platformës mund të rezervoni udhëtime vajtje-ardhje në këto linja:

    Prishtinë – BASEL – Prishtinë
    Prishtinë – ZÜRICH – Prishtinë
    Prishtinë – GENÈVE – Prishtinë
    Prishtinë – DÜSSELDORF – Prishtinë
    Prishtinë – STUTTGART – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNSTER – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNCHEN – Prishtinë
    Prishtinë – KÖLN – Prishtinë
    Prishtinë – BERLIN – Prishtinë
    Prishtinë – NUREMBERG – Prishtinë
    Prishtinë – HAMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – HANNOVER – Prishtinë
    Prishtinë – DORTMUND – Prishtinë
    Prishtinë – KARLSRUHE / BADEN-BADEN – Prishtinë
    Prishtinë – LUXEMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – LJUBLJANA – Prishtinë
    Prishtinë – GÖTEBORG – Prishtinë
    Prishtinë – MALMÖ – Prishtinë
    Prishtinë – HELSINKI – Prishtinë
    Prishtinë – SALZBURG – Prishtinë
    Prishtinë – VÄXJÖ – Prishtinë (vetëm verës)
    Prishtinë – BREMEN – Prishtinë (vetëm verës)
    OHRID – BASEL – OHRID (vetëm verës)
    Prishtinë – OSLO – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)
    Prishtinë – BRUKSEL – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)

    Ju ftojmë që rezervimet tuaja të ardhshme t’i bëni ONLINE në PrishtinaTickets.com.

    Burimi: Insajderi

  • Tifozët nga Llapi në Dublin, me fotografitë e heronjve në mbështetje të Kosovës

    Tifozët nga Llapi në Dublin, me fotografitë e heronjve në mbështetje të Kosovës

    Tifozët nga Llapi në Dublin, me fotografitë e heronjve në mbështetje të Kosovës

    Tifozë nga Llapi kanë udhëtuar drejt Dublinit, ku sonte Kosova përballet me Irlandën.

    Ata kanë marrë me vete flamujt e Kosovës dhe një baner me fotografitë e heronjve Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci, duke i kujtuar figurat e rëndësishme të historisë së vendit edhe në këtë ngjarje sportive, njofton Klankosova.tv.

    Tifozët janë bërë pjesë e atmosferës para ndeshjes, duke shprehur mbështetjen për Dardanët.

    Irlandë-Kosovë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

  • Formacioni i mundshëm i Irlandës ndaj Kosovës, mungesa e madhe është Nathan Collins

    Formacioni i mundshëm i Irlandës ndaj Kosovës, mungesa e madhe është Nathan Collins

    Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në përballjen ndaj Kombëtares së Kosovës, ndërsa kapiteni Nathan Collins pritet të mungojë dhe vendin e tij në mbrojtje ta zërë Jake O’Brien i Evertonit.

    Irlanda po bëhet gati për përballjen ndaj Kosovës sonte (e martë) në “Aviva Stadium” të Dublinit nga ora 20:45, ndërsa përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të bëjë disa zgjedhje të rëndësishme në formacionin startues.

    Mungesa më e madhe për vendasit pritet të jetë ajo e Nathan Collins, një prej futbollistëve kryesorë të repartit mbrojtës. Në vend të tij, në treshen e mbrojtjes pritet të aktivizohet Jake O’Brien, futbollisti që luan te Evertoni.

    Sipas formacionit të mundshëm, Irlanda pritet të luajë me skemën 3-4-2-1, me Caoimhin Kelleher në portë, ndërsa Jake O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales do të përbëjnë vijën e mbrojtjes.

    Në mesfushë pritet të luajnë Festy Ebosele Abankwah, Conor Coventry, Jayson Molumby dhe Ryan Manning, ndërsa në mbështetje të sulmuesit kryesor Tray Parrot janë edhe Adam Idah dhe Jack Moylan.

    Formacioni i mundshëm i Irlandës: (3-4-2-1): Kelleher; O’Shea, O’Brien, Scales; Abankwah, Coventry, Molumby, Manning; Moylan, Idah; Parrott;

    /Telegrafi/

  • Ku po fshihet Milan Radoiçiqi?

    Ku po fshihet Milan Radoiçiqi?

    Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili po hetohet për konfliktin e armatosur në Banjskë në vitin 2023, nuk u paraqit në stacionin e policisë të dielën, më 15 nëntor, edhe pse gjykata e urdhëroi të paraqitej dy herë në muaj.

    Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat serbe, përcjell Telegrafi.

    Dhe sipas tyre, Gjykata e Lartë në Beograd, me urdhër të të cilit Radoiçiq duhet të paraqitet në stacionin e policisë më 1 dhe 15 të çdo muaji, nuk mundi as ta konfirmonte dhe as ta mohonte këtë informacion.

    Dje (e hënë, 16 nëntor), Gjykata e Lartë deklaroi vetëm se “brenda juridiksionit të saj, monitoron zbatimin e masës së vendosur dhe, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, ndërmerr të gjitha veprimet e planifikuara që lidhen me kontrollin e përmbushjes së detyrimit të vendosur”.

    Ka shkuar në Rusi?

    Lajmi për mungesën e Milan Radoiçiqit nga stacioni i policisë së “Savski Venac” në Beograd më 15 nëntor vjen pas pretendimit të ish-inspektorit të BIA-s, Milan Zvezdanoviq, se Radoiçiq u largua nga Serbia dhe shkoi në Moskë, për të cilin nuk ka konfirmim zyrtar për momentin.

    Siç theksohej më tej, deri më tani, Radoiçiq shkonte rregullisht në stacionin e policisë çdo datë 1 dhe 15 të muajit, për të konfirmuar se ai ishte ende në vendbanimin e tij.

    Ndërkohë, javën e kaluar, Gjykata e Lartë në Beograd i konfirmoi N1 se stacioni i policisë e informoi atë në një letër të datës 4 nëntor se Radoiçiq u lajmërua për herë të fundit më 1 nëntor.

    Milan Radoiçiq u fajësua për rastin “Bansjka”, kur një konflikt i armatosur ndodhi në fshatin Banjskë me të njëjtin emër, pranë Zveçanit në veri të Kosovës – nga ku mbeti i vrarë edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Radoiçiq akuzohet për blerjen e armëve, municioneve dhe pajisjeve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Kujtojmë se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, dhe dha dorëheqjen nga ajo pozitë pasi njoftoi përmes avokatëve të tij, vetëm pesë ditë pas konfliktit në Banjska, se ai personalisht e kishte organizuar gjithçka.

    Për shkak të rastit “Banjska”, pasaporta e tij u konfiskua fillimisht. Dhe më pas Milan Radoiçiq u bë person në listën e të kërkuarve të Interpolit.

    Por kush e ruan atë?

    Radoiçiq nuk lejohej të largohet nga Serbia që nga viti 2023, pasi mori përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur në Banjska.

    Ndërkohë, mediat serbe theksojnë se ai mund të ishte larguar vetëm me një pasaportë të falsifikuar ose të dikujt tjetër.

    Sipas tyre, sa i përket nëse ai e la Serbinë dhe me çfarë dokumenti udhëtimi – Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

    Për më tepër, pasaporta e tij thuhet se është në atë gjykatë, e cila e urdhëroi atë të paraqitej në polici.

    Ndërsa sa i përket asaj se kush e ruan Milan Radoiçiqin – duket se nuk është sekret.

    Në korrik, N1 mësoi se dy anëtarë të Xhandarmërisë po punojnë si roje private e tij, ndërsa janë të regjistruar në atë njësi sikur të ishin në pushim mjekësor.

    Kujtojmë gjithashtu se Milan Radoiçiq është konsideruar si bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit ende aktual për vite me radhë.

    Gjithashtu, nuk është sekret që ai është shfaqur në tubime të Partisë Progresive Serbe.

    Herën e fundit që është fotografuar ishte në Kragujevc së bashku me djalin e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq. Dhe kjo nuk ishte hera e parë. /Telegrafi/

  • Student Movement in Macedonia: You don’t scare us with stops at the border, the voice of students won’t be silent.

    The Student Movement in Northern Macedonia has expressed concern for pressures and institutional depression that is trying to be exercised towards students and their organisations.

    During the crossing to the Blace border border, on the border with Kosovo, president of the Student Parliament, Besar Sejdiu, who was traveling along with other students to participate in activities in Italy, has been detained.

    With no clear reason, Besar Sejdiu has been isolated from the student group and accompanied by border officials to the internal environments of the border point. The reasoning given has been groundless and insulting, while the way he treated it constitutes an unacceptable effort to intimate and to put pressure on it. It has been announced that North Macedonia’s institutions have placed it on a list for special control, without any explanation of why it is placed on that list and on what basis such an action has been undertaken.

    For us, the move raises serious doubts about deliberate institutional pressure on student representatives and efforts to intimidate and deter students from their legitimate demands. The isolation and association of a student representative to internal border police facilities, without clear rationalisation, cannot be passed quietly.

    We ask the institutions responsible to publicly clarify on what basis Besar Sejdiu is placed on this list, who has made that decision and for what reason. Who has ordered that a student representative be singled out and treated that way?

    From there they add that if someone thinks that with stops at the border, pressure and method of intimidation will silence the student voice, he will make a serious mistake and that they will continue even more powerful, more organized, and even more determined on their demands. /Telegraphy/

  • Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

    Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në kufi, zëri i studentëve nuk do të heshtet

    Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj studentëve dhe organizatave të tyre.

    “Gjatë kalimit në pikën kufitare Bllacë, në kufirin me Kosovën, është ndaluar kryetari i Parlamentit Studentor, Besar Sejdiu, i cili po udhëtonte së bashku me studentë të tjerë për të marrë pjesë në aktivitete në Itali.

    Pa asnjë arsye të qartë, Besar Sejdiu është veçuar nga grupi i studentëve dhe është shoqëruar nga zyrtarët kufitarë në ambientet e brendshme të pikës kufitare. Arsyetimi i dhënë ka qenë i pabazë dhe fyes, ndërsa mënyra e trajtimit të tij përbën një përpjekje të papranueshme për ta intimiduar dhe përt’i ushtruar presion. Ai është njoftuar se institucionet e Maqedonisë së Veriut e kanë vendosur në një listë për kontroll të veçantë, pa iu dhënë asnjë shpjegim se përse është vendosur në atë listë dhe mbi çfarë baze është ndërmarrë një veprim i tillë.

    Për ne, ky veprim ngre dyshime serioze për presion të qëllimshëm institucional ndaj përfaqësuesve studentorë dhe përpjekje për t’i frikësuar e zbrapsur studentët nga kërkesat e tyre legjitime. Veçimi dhe shoqërimi i një përfaqësuesi studentor në ambientet e brendshme të policisë kufitare, pa njëarsyetim të qartë, nuk mund të kalohet në heshtje.

    Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të sqarojnë publikisht mbi çfarë baze është vendosur Besar Sejdiu në këtë listë, kush e ka marrë këtë vendim dhe për çfarë arsye. Kush ka dhënë urdhër që një përfaqësues studentor të veçohet dhe të trajtohet në këtë mënyrë?”, thonë nga Lëvizja Stundetore.

    Nga atje shtojnë se nëse dikush mendon se me ndalesa në kufi, presione dhe metoda frikësimi do ta heshtë zërin e studentëve, do të gabojnë rëndë dhe se ato do të vazhdojnë edhe më fuqishëm, edhe më të organizuar dhe edhe më të vendosur në kërkesat e tyre./Telegrafi/

  • A 15-year-old assault rifle struck with a 15-year-old gunfight during the war, Apel lowers Dusko Arsic’s sentence from 13 to 8 years

    The Court of Appeals has lowered the sentence from 13 to 8 years in prison for war crimes against the civilian population. Apel has confirmed that Arsic banned and mistreated a 15-year-old during the war, while removing him from the conviction that he participated in the B.S. murder after praising that evidence for this part was insufficient.

    In the act of October 5, 2026, the Special Department of the Court of Appeals partially approved the defence complaint and amended the Constitutional Court’s Act in Pristina, which on March 25, 2026, had sentenced Arsic to 13 years in prison.

    Ordered to remove the bag, Arsic hit him from behind

    According to the indictment, on April 20, 1999, near the country called the Macedonian cemetery, in a Pristina municipality village, Arsic and other members of an armed Serb group banned A.K., then 15.

    After the minor was ordered to remove the bag from his back, Arsic approached him from behind and struck him with the barrel of automatic weapons on his back. By the strike, the 15-year-old fell face-to-face, while the abuse continued. A.K. He proved that Arsic even kicked him.

    During the event, A.K. He heard shots and no B.S. They were shot down and badly wounded. According to his testimony, two other members of the group placed the injured man on his back and forced him to carry him to the village.

    Appely appreciated the testimony of the A.K. about the violence he had experienced. The college stressed that the event took place during the day, that the minor had seen Arsic closely and that he gave a detailed description of his appearance and dress. Witnesses who met A.K. After the incident, he describes his physically and emotionally charged condition.

    The court described the mistreatment as inhuman treatment of a civilian under armed conflict. In his detention, the college took the victim’s age as a serious circumstance, being a defenseless civilian, and using automatic weapons for the exercise of violence.

    Why did Apel cut her sentence by five years

    Appely found that B.S. He lost his life as a result of the shooting. A.K. had heard the shots and then seen Arsic with guns in his hand, while at the time of the shooting he was lying face to face. The college estimated that testimony and other evidence were not enough to determine that Arsic had fired or contributed concrete contributions to the murder.

    According to Appeals, the prosecution for participation in the B.S. assassination. He had been serving 13 years. Following the removal of this arrangement, the college sentenced eight years in prison for the ban and mistreatment of A.K.

    The sentence is estimated by the time spent in custody from December 8, 2021. To implement the request for compensation, A.K. was instructed in civil conflict.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fejzullah Krasniqi elected chairman of the Academy of Sciences

    The highest scientific and artistic institution in the country has made changes at its helm. Academy of Sciences and Arts of Kosovo ( A SHAK, taking over this institution after a voting process in the Academy Assembly.

    Krasniqi comes to this position following former Mayor Justina Pula-Shiroka, who has so far led the institution.

    Through an official announcement, A The SHAK has confirmed that the election of the new chairman was made during the meeting held today, November 17th, 2026, where academic Feyzullah Krasniqi has won the members’ trust to lead the institution in the upcoming mandate.

    Additional details about the priorities of the new leadership are expected to become known to the institution itself.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

    Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

    Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

    Institucioni më i lartë shkencor dhe artistik në vend ka bërë ndryshime në krye të tij. Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), duke marrë drejtimin e këtij institucioni pas një procesi votimi në Kuvendin e Akademisë.

    Krasniqi vjen në këtë pozitë duke pasuar ish-kryetaren Justina Pula-Shiroka, e cila ka udhëhequr deri më tani institucionin.

    Përmes një njoftimi zyrtar, ASHAK ka konfirmuar se zgjedhja e kryetarit të ri është bërë gjatë mbledhjes së mbajtur sot, më 17 nëntor 2026, ku akademik Fejzullah Krasniqi ka fituar besimin e anëtarëve për të udhëhequr institucionin në mandatin e ardhshëm.

    Detaje shtesë rreth prioriteteve të udhëheqjes së re pritet të bëhen të ditura në vijim nga vetë institucioni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

    LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

    LEX | E goditi me tytën e automatikut një 15-vjeçar gjatë luftës, Apeli ia ul Dushko Arsiçit dënimin nga 13 në 8 vjet

    Gjykata e Apelit ia ka ulur nga 13 në 8 vjet burgim dënimin Dushko Arsiçit për krime lufte kundër popullatës civile. Apeli ka konfirmuar se Arsiç e ndaloi dhe e keqtrajtoi një 15-vjeçar gjatë luftës, ndërsa e hoqi nga aktgjykimi konstatimin se ai mori pjesë në vrasjen e B.Sh., pasi vlerësoi se provat për këtë pjesë ishin të pamjaftueshme.

    Me aktgjykimin e 5 tetorit 2026, Departamenti Special i Gjykatës së Apelit e aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtjes dhe ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 25 mars 2026 e kishte dënuar Arsiçin me 13 vjet burgim.

    I urdhëruan të hiqte çantën, Arsiç e goditi nga pas

    Sipas aktgjykimit, më 20 prill 1999, pranë vendit të quajtur “Varrezat e Maqedonasve”, në një fshat të komunës së Prishtinës, Arsiç dhe pjesëtarë të tjerë të një grupi të armatosur serb ndaluan A.K., atëherë 15 vjeç.

    Pasi i mituri u urdhërua ta hiqte çantën nga shpina, Arsiç iu afrua nga pas dhe e goditi me tytën e armës automatike në pjesën e poshtme të shpinës. Nga goditja, 15-vjeçari ra përtokë me fytyrë, ndërsa keqtrajtimi vazhdoi. A.K. ka dëshmuar se Arsiç e goditi edhe me shqelma.

    Gjatë ngjarjes, A.K. dëgjoi të shtëna dhe pa B.Sh. të rrëzuar e të plagosur rëndë. Sipas dëshmisë së tij, dy pjesëtarë të tjerë të grupit ia vendosën të plagosurin në shpinë dhe e detyruan ta barte drejt fshatit.

    Apeli e vlerësoi të besueshme dëshminë e A.K. për dhunën që kishte përjetuar vetë. Kolegji theksoi se ngjarja ndodhi gjatë ditës, se i mituri e kishte parë Arsiçin nga afër dhe se dha një përshkrim të hollësishëm të pamjes dhe veshjes së tij. Dëshmitarët që e takuan A.K. pas ngjarjes përshkruan gjendjen e tij të rënduar fizike dhe emocionale.

    Gjykata e cilësoi keqtrajtimin si trajtim çnjerëzor ndaj një civili në kuadër të konfliktit të armatosur. Në caktimin e dënimit, kolegji mori si rrethana rënduese moshën e viktimës, faktin se ishte civil i pambrojtur dhe përdorimin e armës automatike për ushtrimin e dhunës.

    Pse Apeli ia uli dënimin me pesë vjet

    Apeli konstatoi se B.Sh. humbi jetën si pasojë e të shtënave. A.K. kishte dëgjuar krismat dhe më pas e kishte parë Arsiçin me armë në dorë, ndërsa në momentin e qitjes ndodhej i shtrirë me fytyrë përtokë. Kolegji vlerësoi se dëshmia dhe provat e tjera nuk mjaftonin për të përcaktuar se Arsiç kishte shtënë ose kishte dhënë kontribut konkret në vrasje.

    Sipas Apelit, konstatimi për pjesëmarrjen në vrasjen e B.Sh. kishte ndikuar në dënimin prej 13 vjetësh. Pas heqjes së këtij konstatimi, kolegji caktoi tetë vjet burgim për ndalimin dhe keqtrajtimin e A.K.

    Në dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 8 dhjetori 2021. Për realizimin e kërkesës për kompensim, A.K. është udhëzuar në kontest civil.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali