Blog

  • Vinicius Junior shënon het-trik për Brazilin dhe tregon pse u nervozua nga zëvendësimi

    Vinicius Junior shënon het-trik për Brazilin dhe tregon pse u nervozua nga zëvendësimi

    Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 7-0 të Brazilit ndaj Singaporit, në një ndeshje miqësore ku sulmuesi i Real Madridit realizoi tri golat e parë të takimit, duke regjistruar het-trikun e tij të parë me përfaqësuesen A të Brazilit.

    Pas përfundimit të ndeshjes së së martës, braziliani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe seriozitetin me të cilin skuadra e trajtoi këtë përballje, pavarësisht nivelit të kundërshtarit.

    Ai gjithashtu foli për arritjen personale, duke theksuar se shpreson që ky të jetë vetëm het-triku i parë nga shumë të tjerë me fanellën e Brazilit.

    “Është hera e parë që shënoj tri gola dhe shpresoj të jetë e para nga shumë të tjera. E nisëm ndeshjen të përqendruar, duke e ditur se kishim përballë një kundërshtar të një niveli dukshëm më të ulët”.

    “Mund të kisha shënuar edhe më shumë, por jam i lumtur me fitoren. Tani kthehemi te klubet. Në mars duhet të jemi në 100 për qind të formës”, deklaroi Vinicius.

    Përveç tri golave, vëmendje tërhoqi edhe reagimi i tij në fillim të pjesës së dytë, kur u zëvendësua nga Allan.

    Kamerat e kapën sulmuesin duke shfaqur pakënaqësi teksa po largohej nga fusha, çka nxiti pyetje rreth reagimit të tij.

    Vinicius shpjegoi se dëshira për të vazhduar lojën dhe për të shënuar më shumë gola ishte arsyeja e reagimit të tij, por theksoi se e kuptonte plotësisht vendimin e stafit teknik.

    “E kisha marrëveshjen që të luaja edhe 15 apo 20 minuta të tjera, por unë gjithmonë dua të shënoj më shumë gola. E kuptova se ishte e nevojshme që edhe lojtarët e tjerë të aktivizoheshin dhe se Allan kishte nevojë për minuta. Kjo periudhë shërben për përgatitje dhe prova, ndërsa trajneri bëri pikërisht këtë, duke u dhënë të gjithëve minuta”.

    “Tani duhet ta kompletojmë skuadrën, pasi po afrohen ndeshjet kualifikuese”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

  • Plays the song “Oy Kosovo Kosovo Kosovo,” Slovenian musician apologises: Found it on Google

    In an event that was organised to promote co-operation and integration, music has become a source of diplomatic incident. The renowned Slovenian musician and accordionist, Marko Hatlak, has come up with a public reaction calling for sincere forgiveness, as at the opening of the EU Enlargement Forum in Brussels, during the presentation of participating countries, he chose to interpret for Kosovo a song with contextal backgrounds and territorial claims.

    Hatlak, who had taken over from the European Commission the preparation of the music programme for the ten participating countries, has argued his release with a surface internet research. According to him, due to the week-long deadline to prepare ten traditional songs, he had used the Google research engine.

    When I looked for a traditional song from Kosovo, I missed my song “Oy Kosovo, Kosovo.” The search platform described him as patriotic. I chose it only from a musician’s point of view, based on harmony and rhythm, without understanding the historical and political context, Hatak has stated in his letter of repentance.

    The Slovenian musician has largely acquitted the organisers of the event, claiming no one had noticed the problematic nature of this election during the programme’s preliminary review. However, he has broken the silence to address the damage caused, sending forgiveness directly to senior officials and affected diplomats.

    On his apology list, Kosovo Ambassador to Slovenia Valdet Sadiku, the one in Belgium’s Kingdom, Agron Bajrami, chief negotiator Jeton Zulfaj, and Enlargement Commissioner Marta Kos.

    If I had known its meaning, I would never have interpreted it. Throughout my career, I have tried to bring only peace and joy through music. It’s never been my intention to offend anyone, it’s ended up Hatlak, hoping in the understanding of the Kosovo side for this mistake he’s described as totally unintentional.

    Source Layer: Signal

  • Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Luajti këngën “Oj Kosovo Kosovo”, muzikanti slloven kërkon falje: E gjeta në Google

    Në një ngjarje që u organizua për të promovuar bashkëpunimin dhe integrimin, muzika është kthyer në burim incidenti diplomatik. Muzikanti dhe fizarmonicisti i njohur slloven, Marko Hatlak, ka dalë me një reagim publik ku ka kërkuar falje të sinqertë, pasi në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, gjatë prezantimit të vendeve pjesëmarrëse, zgjodhi të interpretonte për Kosovën një këngë me prapavijë kontroverse dhe pretendime territoriale.

    Hatlak, i cili kishte marrë përsipër nga Komisioni Evropian përgatitjen e programit muzikor për dhjetë vendet pjesëmarrëse, ka arsyetuar lëshimin e tij me një “kërkim sipërfaqësor në internet”. Sipas tij, për shkak të afatit të shkurtër prej vetëm një jave për të përgatitur dhjetë këngë tradicionale, ai kishte përdorur motorin e kërkimit Google.

    “Kur kërkova për një këngë tradicionale nga Kosova, më doli kënga ‘Oj Kosovo, Kosovo’. Platforma e kërkimit e përshkruante si patriotike. E përzgjodha vetëm nga këndvështrimi i një muzikanti, duke u bazuar te harmonitë dhe ritmi, pa arritur të kuptoj kontekstin historik dhe politik,” ka deklaruar Hatlak në letrën e tij të pendimit.

    Muzikanti slloven ka shfajësuar deri diku edhe organizatorët e ngjarjes, duke pretenduar se askush nuk e kishte vënë re natyrën problematike të kësaj zgjedhjeje gjatë shqyrtimit paraprak të programit. Megjithatë, ai ka prishur heshtjen për të adresuar dëmin e shkaktuar, duke ia dërguar faljen drejtpërdrejt zyrtarëve të lartë dhe diplomatëve të prekur.

    Në listën e kërkimfaljes së tij figurojnë ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ai në Mbretërinë e Belgjikës, Agron Bajrami, kryenegociatori Jeton Zulfaj, si dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

    “Po ta kisha ditur domethënien e saj, kurrë nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime jam përpjekur të sjell vetëm paqe dhe gëzim përmes muzikës. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd,” ka përfunduar Hatlak, duke shpresuar në mirëkuptimin e palës kosovare për këtë gabim që e ka cilësuar si krejtësisht të paqëllimshëm.

    Burimi: Sinjali

  • Iran hits American base in Bahrain, shuts down the tanker crew at Hormuz

    Iran has allegedly attacked an American military radar system in Bahrain, while tensions in the Persian Gulf continue to escalate despite diplomatic efforts to end the war.

    The Iranian Revolutionary Guard claimed to have targeted the radar system at the Sheikh Isa base, where there is an American military presence. Bahrain authorities announced that they had investigated the attack and that there were no reports of victims or material damage. In parallel, British maritime security authorities reported that the crew of an oil tank had been declared missing after the ship was attacked in the Strait of Hormuz, north of the portual city of Khasab.

    The attacks occurred at a time when Iran, Oman and Qatar are developing efforts to restore negotiations and avoid expanding the conflict, which began on 28 February following the US and Israeli attacks on Iran.

    Iranian Foreign Minister Abbas Aracchi held talks in Oman with his counterpart, Badr Albusadi, whose focus was the safety of the maritime corridors and the guarantee of the free movement of international transport. Meanwhile, Iranian and Qatar officials were expected to meet in Doha to approach positions between the parties. Qatari said the aim of the talks is to narrow differences among the proposals submitted, while Oman stressed the importance of preventing escalation and further consequences of the war.

    One of the main issues hampering the negotiations remains Hormuz Strait, a strategic maritime corridor through which, prior to the war, passed about a fifth of the global oil supply and liquid natural gas. Blocking much of Iran’s maritime traffic has caused concerns about power supply and impact on international price hikes.

    US President Donald Trump has declared he can refrain from attacks on Iran if Washington does not face what he calls Tehran’s provocation or the Iran-backed Houthi rebels in Yemen. However, he has announced that he will preserve the US naval blockade of Iran, one of the most difficult points in negotiations. On Tuesday, Brant oil was traded at 92.61 dollars per barrel, about 0.2% more than pre-war levels.

    Meanwhile, the conflict is extending to other Middle East areas where the Houth rebels have undertaken attacks on Saudi Arabia and have taken control of areas along the coast of Yemen, near the Bab el-Mendeb Strait. Bahrain was attacked two days earlier, when Tehran claimed to have targeted another American radar system at the Al-Rifa base in response to Washington’s actions.

    The escalation also comes after Bahrain authorities’ decision to sentence 64 people, mostly Shiite clergymen, accused of co-operating with Iran with the purpose of violating the state. Tehran condemned the court ruling, calling the charges groundless and denying interference in Bahrain’s internal affairs.

    Source Layer: Insander

  • Irani godet bazën amerikane në Bahrein, zhduket ekuipazhi i cisternës në Hormuz

    Irani godet bazën amerikane në Bahrein, zhduket ekuipazhi i cisternës në Hormuz

    Irani godet bazën amerikane në Bahrein, zhduket ekuipazhi i cisternës në Hormuz

    Irani ka sulmuar me dronë një sistem radarësh ushtarakë amerikanë në Bahrein, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vijojnë të përshkallëzohen, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    Garda Revolucionare iraniane deklaroi se kishte shënjestruar sistemin e radarëve në bazën Sheikh Isa, ku ndodhet edhe një prani ushtarake amerikane. Autoritetet e Bahreinit njoftuan se kishin interceptuar sulmin dhe se nuk kishte raportime për viktima apo dëme materiale. Paralelisht, autoritetet britanike të sigurisë detare raportuan se ekuipazhi i një cisterne nafte ishte shpallur i zhdukur, pasi anija u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, në veri të qytetit portual omanian Khasab.

    Sulmet ndodhën në një kohë kur Irani, Omani dhe Katari po zhvillojnë përpjekje për të rikthyer negociatat dhe për të shmangur zgjerimin e konfliktit, që nisi më 28 shkurt pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, zhvilloi bisedime në Oman me homologun e tij, Badr Albusaidi, ku në fokus ishte siguria e korridoreve detare dhe garantimi i lëvizjes së lirë të transportit ndërkombëtar. Ndërkohë, zyrtarët iranianë dhe ata të Katarit pritej të takoheshin në Doha për të afruar qëndrimet mes palëve. Katari deklaroi se synimi i bisedimeve është ngushtimi i dallimeve mes propozimeve të paraqitura, ndërsa Omani theksoi rëndësinë e parandalimit të përshkallëzimit dhe pasojave të mëtejshme të luftës.

    Një nga çështjet kryesore që pengon negociatat mbetet Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik detar përmes të cilit, para luftës, kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm. Bllokimi i pjesës më të madhe të trafikut detar nga Irani ka shkaktuar shqetësime për furnizimin me energji dhe ka ndikuar në rritjen e çmimeve ndërkombëtare.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit nëse Uashingtoni nuk përballet me atë që ai i cilëson si provokime nga Teherani ose nga rebelët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se do të ruajë bllokadën detare amerikane ndaj Iranit, një prej pikave më të vështira në negociata. Të martën, nafta Brent tregtohej me 92.61 dollarë për fuçi, rreth 0.2% më shumë mbi nivelet e para luftës.

    Ndërkohë, konflikti po shtrihet edhe në zona të tjera të Lindjes së Mesme, ku rebelët Houthi kanë ndërmarrë sulme ndaj Arabisë Saudite dhe kanë marrë nën kontroll zona përgjatë bregdetit të Jemenit, pranë ngushticës Bab el-Mandeb. Bahreini ishte sulmuar edhe dy ditë më parë, kur Teherani pretendoi se kishte shënjestruar një tjetër sistem radarësh amerikanë në bazën Al-Rifaa, në përgjigje të veprimeve të Uashingtonit.

    Përshkallëzimi vjen gjithashtu pas vendimit të autoriteteve të Bahreinit për të dënuar me burgim të përjetshëm 64 persona, shumica klerikë shiitë, të akuzuar për bashkëpunim me Iranin me qëllim cenimin e shtetit. Teherani e dënoi vendimin gjyqësor, duke i cilësuar akuzat si të pabazuara dhe duke mohuar ndërhyrjen në punët e brendshme të Bahreinit.

    Burimi: Insajderi

  • Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për shitje të heroinës, kërkohet konfiskimi i dy veturave luksoze dhe armëve

    Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për shitje të heroinës, kërkohet konfiskimi i dy veturave luksoze dhe armëve

    Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për shitje të heroinës, kërkohet konfiskimi i dy veturave luksoze dhe armëve

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.B., A.R., dhe B.(Sh) B., të cilët gjenden në paraburgim nga data 23.03.2026 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Gjithashtu, të pandehurit R.B., dhe B.(Sh) B., akuzohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit R.B., A.R., dhe B.(Sh)B., duke vepruar në bashkëkryerje dhe si anëtarë të grupit, nga periudha e pavërtetuar e deri më 23 mars 2026, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike të llojit heroinë. Për këtë qëllim, ata kanë komunikuar dhe koordinuar vazhdimisht veprimet e tyre, për sigurimin e personave për shitblerjen e narkotikëve.

    “Gjatë veprimeve hetimore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, më 23 mars 2026, gjatë realizimit të një shitjeje të narkotikëve, policia ka ndaluar automjetin në të cilin, të pandehurit kishin fshehur dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë fillestare prej 1,017.25 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit R.B, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi tjetër e dyshuar heroine, me peshë fillestare prej 806 gramësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sipas raportit të ekspertimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, dy sasitë e sekuestruara përmbajnë heroinë në përzierje me substanca të tjera, me peshë neto të përgjithshme prej 1,780.13 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit B.(Sh)B., është gjetur dhe sekuestruar edhe substancë narkotike e llojit kanabis (marihuanë), me peshë neto prej 12.69 gramësh.

    Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, të akuzuarit R.B., dhe B.(Sh)B., akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Gjatë kontrolleve në pronat e tyre janë sekuestruar, ndër të tjera, pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe gjithsej 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Gjithashtu, Prokuroria ka propozuar konfiskimin e përhershëm të pasurisë dhe sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë: dy automjete (Land Rover dhe Mercedes GLE), disa telefona mobil dhe pajisje elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve, substancat narkotike të sekuestruara, armët dhe municioni, si dhe para të gatshme.

    Bëhet me dije se, Prokuroria ka propozuar që automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), ndërsa të hyrat të derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për narkotikët, armët, municionin dhe pajisjet e tjera është propozuar konfiskimi dhe shkatërrimi, sipas procedurave ligjore.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova gati për duelin me Irlandën, Dardanët zhvillojnë stërvitjen në Dublin

    Kosova gati për duelin me Irlandën, Dardanët zhvillojnë stërvitjen në Dublin

    Kosova gati për duelin me Irlandën, Dardanët zhvillojnë stërvitjen në Dublin

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e së martës një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të ndeshjes së sotme kundër Irlandës.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se futbollistët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para kësaj sfide, me fokus dhe motivim maksimal për të arritur një rezultat pozitiv.

    Përmes një postimi në Facebook, FFK-ja ka ndarë pamje nga stërvitja e Dardanëve, transmeton Klankosova.tv

    Përballja Irlandë – Kosovë zhvillohet sonte në orën 20:45.

  • Arrestohen dy shqiptarë në Itali, dyshohen për trafikim të kokainës mes Triestes dhe Lombardisë

    Arrestohen dy shqiptarë në Itali, dyshohen për trafikim të kokainës mes Triestes dhe Lombardisë

    Pesë persona janë arrestuar në Itali, në kuadër të një hetimi për një rrjet të dyshuar të trafikimit të kokainës, i cili vepronte mes Triestes dhe Lombardisë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë që jetojnë në Lombardi, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ishte furnizuesi kryesor i drogës për grupin.

    Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Kompanisë Aurisina në Trieste kanë arrestuar pesë persona, tre nga Trieste dhe dy shtetas shqiptarë me banim në Lombardi, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që lidhen me posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

    Arrestimet u kryen në zbatim të një urdhri për paraburgim, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Triestes me kërkesë të prokurorisë lokale, e cila ka koordinuar hetimet, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

    Hetimi nisi në shkurt, pas sekuestrimit të disa gramëve kokainë te përdoruesit vendas, të cilët kishin blerë dozat në shtëpinë e një burri 59-vjeçar nga Duino Aurisina.

    Pas këtij rasti, karabinierët zhvilluan operacione vëzhgimi, ndjekjeje dhe kontrolli, të mbështetura nga përgjimet telefonike dhe mbikëqyrja mjedisore.

    Gjatë hetimeve u sekuestruan sasi të tjera narkotikësh dhe u identifikuan personat që shërbenin si korrierë, furnizues dhe financues të kokainës që mbërrinte në provincën e Triestes.

    Dy burra nga Trieste, të moshës 59 dhe 62 vjeç, të cilët ishin në mesin e personave të përfshirë në hetim, u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke transportuar kokainë në automjetet e tyre. Njëri prej tyre kishte me vete 100 gramë, ndërsa tjetri 33 gramë të kësaj lënde narkotike.

    Sipas hetimeve, grupi e shpërndante drogën duke ua dërguar personalisht blerësve të rregullt në shtëpitë ose vendet e tyre të punës. Blerësit, të gjithë nga Trieste, u identifikuan dhe u raportuan gjatë hetimit.

    Furnizuesi kryesor i kokainës dyshohet se ishte një 49-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte gjithashtu në mesin e personave ndaj të cilëve ishte marrë masa e paraburgimit.

    Ai ishte ndaluar më parë në Bergamo, ku kishte qëndruar për disa muaj në lidhje me posedimin e 94 kilogramëve kokainë me qëllim shpërndarjeje. Një pjesë e kësaj sasie droge ishte e destinuar për tregun e Triestes./Telegrafi/

  • Imazhet që po habisin përdoruesit e rrjeteve sociale – një "kafshë parahistorike" pranë kufirit të SHBA-së apo diçka e krijuar me AI?

    Imazhet që po habisin përdoruesit e rrjeteve sociale – një “kafshë parahistorike” pranë kufirit të SHBA-së apo diçka e krijuar me AI?

    Disa imazhe të pazakonta që pretendohet se tregojnë një krijesë misterioze me krahë të errët duke fluturuar mbi kufirin SHBA-Meksikë janë bërë virale në rrjetet sociale.

    Dhe sigurisht, ato kanë nxitur spekulime se mund të bëhet fjalë për një “kafshë parahistorike”.

    Pamjet, të publikuara në rrjetet sociale, kanë shkaktuar krahasime me pterodaktilin, por edhe dyshime se mund të jenë krijuar me inteligjencë artificiale (AI).

    Një nga videot është shpërndarë nga hetuesi i fenomeneve UFO, Jaime Maussan, i cili pretendon se krijesa është filmuar nga një kamerë sigurie në Luginën e Juárezit, në Meksikë.

    Maussan fillimisht e identifikoi si pterodaktil, por më vonë ndryshoi versionin, duke pretenduar se mund të jetë një Pteranodon.

    Ndërkohë, autoritetet lokale i kanë hedhur poshtë pretendimet për një kafshë parahistorike, ndërsa disa specialistë sugjerojnë se mund të jetë një çafkë e madhe blu.

    Një tjetër video pretendohet se tregon krijesën duke sulmuar një qen përpara se të ngrihet në fluturim, por as ky rrëfim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/

  • Renault do të krijojë 2,000 vende pune në Francë, ndërsa do të shkurtojë 1,000 të tjera - deri në vitin 2028

    Renault do të krijojë 2,000 vende pune në Francë, ndërsa do të shkurtojë 1,000 të tjera – deri në vitin 2028

    Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, njoftoi të hënën planet për të krijuar 2,000 vende pune deri në vitin 2028 – kryesisht në sektorin e prodhimit – ndërsa do të shkurtojë 1,000 pozicione, kryesisht administrative, në përpjekje për t’iu bërë ballë konkurrencës së ashpër nga Kina.

    Kompania u prezantoi sindikatave projektin e saj “France Industrie FutuREady”, i cili synon të transformojë aktivitetet industriale për t’iu përgjigjur sfidës në rritje që prodhuesit kinezë të automjeteve u paraqesin prodhuesve evropianë.

    Riorganizimi do të përfshijë krijimin e 2,000 vendeve të reja të punës gjatë dy viteve, kryesisht pozicione në sektorin e prodhimit (punëtorë krahu), tha Thierry Charvet, kreu i departamentit të cilësisë, prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit, gjatë një bisede me gazetarët.

    Renault ka rreth 15,000 vende pune industriale në Francë.

    Plani parashikon punësimin e 1,650 operatorëve dhe punëtorëve të prodhimit në fabrikat e kompanisë, si dhe 250 punonjësve në funksione mbështetëse (indirekte) dhe 100 të diplomuarve të rinj.

    Renault njoftoi gjithashtu largimin vullnetar të 1,000 punonjësve në funksione administrative dhe mbështetëse, sipas një skeme që mbetet ende për t’u negociuar me sindikatat.

    Disa pozicione që konsiderohen strategjike do të ruhen, përfshirë ato në inxhinierinë e baterive, elektronikën dhe softuerin, sistemet e motorizimit elektrik dhe mirëmbajtjen industriale.

    Në muajin shtator, kompania njoftoi se do të investojë 600 milionë euro (660 milionë dollarë) në Spanjë deri në vitin 2030, për prodhimin e pesë modeleve të reja. /Telegrafi/