Blog

  • They don’t see Trump as a friend, Bolton has a warning after meeting in China

    US President Donald Trump may consider Russian President Vladimir Putin and Chinese President Xi Jinping friends, but feelings are not mutual. So stated former US National Security Council John Bolton, harshly criticising Trump’s approach to the two leaders.

    I guarantee they don’t see it the same way, Bolton told NewsNation.

    According to Bolton, Trump believes that personal relations between leaders can help solve problems between states.

    However, he stressed that Putin and Xi Jinping do not function according to this logic.

    He described the two presidents as harsh figures of history, which are guided by national interests rather than by personal friendships.

    According to Bolton, the way to impose respect on authoritarian leaders is to speak the language they understand.

    You need to speak their language, which is the language of power, Bolton said.

    The former American adviser was equally critical of the results of the meeting between the three presidents.

    As far as content is concerned, I would appreciate it almost zero, Bolton said.

    He commented on the joint statement released after the meeting, which began with calling for reforming the United Nations organisation and concluded with the view that a nuclear war cannot be won and should never be carried out.

    Bolton recalled that this expression was also often used by former US President Ronald Reagan.

    Besides, the meeting had no content, he said.

    According to Bolton, if important discussions have been held, they may have occurred during the separate Trump talks with Putin and Xi Jinpingu.

    However, he acknowledged that there is little information about the content of these talks. /Telegraph

    Source Layer: Insander

  • “Ata nuk e shohin Trumpin si mik”, Bolton ka një paralajmërim pas takimit në Kinë

    “Ata nuk e shohin Trumpin si mik”, Bolton ka një paralajmërim pas takimit në Kinë

    “Ata nuk e shohin Trumpin si mik”, Bolton ka një paralajmërim pas takimit në Kinë

    Presidenti amerikan Donald Trump mund t’i konsiderojë miq presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, por ndjenjat nuk janë të ndërsjella. Kështu ka deklaruar ish-këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, duke kritikuar ashpër qasjen e Trumpit ndaj dy liderëve.

    “Ju garantoj se ata nuk e shohin atë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Bolton për NewsNation.

    Sipas Boltonit, Trump beson se marrëdhëniet personale mes liderëve mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve ndërmjet shteteve.

    Megjithatë, ai theksoi se Putini dhe Xi Jinping nuk funksionojnë sipas kësaj logjike.

    Ai i përshkroi dy presidentët si “figura të ashpra të historisë”, të cilët udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe jo nga miqësitë personale.

    Sipas Bolton, mënyra për t’u imponuar respekt liderëve autoritarë është të flasësh gjuhën që ata kuptojnë.

    “Duhet të flasësh gjuhën e tyre, që është gjuha e fuqisë”, deklaroi Bolton.

    Ish-këshilltari amerikan ishte po aq kritik edhe ndaj rezultateve të takimit mes tre presidentëve.

    “Për sa i përket përmbajtjes, do ta vlerësoja pothuajse me zero”, tha Bolton.

    Ai komentoi deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, e cila fillonte me thirrjen për reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përfundonte me qëndrimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë.

    Bolton kujtoi se kjo shprehje ishte përdorur shpesh edhe nga ish-presidenti amerikan Ronald Reagan.

    “Përveç kësaj, takimi nuk kishte përmbajtje”, u shpreh ai.

    Sipas Boltonit, nëse janë zhvilluar diskutime me rëndësi, ato mund të kenë ndodhur gjatë bisedimeve të ndara të Trumpit me Putinin dhe Xi Jinpingun.

    Megjithatë, ai pranoi se nuk ka shumë informacione për përmbajtjen e këtyre bisedimeve. /Telegrafi

    Burimi: Insajderi

  • E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

    E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

    Pavarësisht raportimeve se Simeone pritet të qëndrojë në krye të skuadrës madrilene, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë për rinovimin e saj.

    Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i klubit, Enrique Cerezo, i cili ka bërë të ditur se situata mbetet e pandryshuar.

    “Nuk ka asgjë të re sa i përket Simeones, as pro dhe as kundër. Gjithçka është saktësisht njësoj”, deklaroi Cerezo.

    Ai foli edhe për objektivat e Atletico Madridit në sezonin e ardhshëm, duke veçuar mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve, finalja e së cilës do të zhvillohet në stadiumin Metropolitano.

    “Situata është e vështirë, pasi La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit janë gara shumë të vështira. Megjithatë, do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë për klubin tonë të dashur. Fitimi i Ligës së Kampionëve në stadiumin tonë do të ishte perfekt, por shumë skuadra e dëshirojnë të njëjtën gjë. Shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm”, u shpreh presidenti i Atletico Madridit.

    Burimi: RTKLive

  • Holiday In 2 – Ndërtim cilësor në bregdet

    Holiday In 2 – Ndërtim cilësor në bregdet

    Holiday In 2, projekti rezidencial i Edil Project në Kune të Shëngjinit, ofron banesa pranë plazhit me fokus te cilësia e ndërtimit dhe komoditeti i përditshëm.

    Kur po zgjidhni një banesë pranë detit, ia vlen ta shihni nga afër se si është ndërtuar. Mbyllja e dyerve dhe dritareve, punimi i dyshemesë dhe përfundimet në banjë janë disa nga detajet që mund t’i vlerësoni gjatë një vizite. Në bregdet, ku hapësirat e jashtme ekspozohen ndaj lagështisë dhe ajrit të kripur, rëndësi ka edhe të dini çfarë materialesh janë përdorur dhe si mirëmbahen.

    Një banesë që i përshtatet familjes suaj

    Planimetria ju ndihmon ta imagjinoni si do ta përdorni banesën. Sa dritë merr ambienti i ndenjjes? A ka vend për një tavolinë ku mund të ulet e gjithë familja? Si lidhen kuzhina, dhomat e gjumit dhe ballkoni? Këto janë detaje që e bëjnë më të lehtë zgjedhjen e një apartamenti, sidomos nëse planifikoni të qëndroni për disa javë.

    Në Holiday In 2, afërsia me plazhin dhe hapësirat e gjelbra ju japin mundësi ta kaloni një pjesë të ditës jashtë. Mund ta nisni mëngjesin me një shëtitje buzë detit, të ktheheni për drekë me familjen dhe ta kaloni pasditen në ballkon. Kur banesa është juaja, mund të ktheheni në Shëngjin për një fundjavë ose ta zgjasni qëndrimin sipas planeve tuaja.

    Kontaktoni Edil Project për të parë planimetritë e banesave në dispozicion dhe caktoni një vizitë në Holiday In 2.

    Numrat kontaktues: +355 69 203 5005 / +355 69 202 0608

    Email: info@edilproject.al

    Facebook: Edilproject.al

    Instagram: edilproject.al

    Uebfaqe: www.edilproject.al

  • Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

    Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

    Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit të negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

    Vendimi pritet të formalizohet gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

    Sinjali për këtë ndryshim qëndrimi u dha nga András Bíró-Nagy, Sekretari i Shtetit i Hungarisë për Çështjet e BE-së në Zyrën e Kryeministrit, gjatë një diskutimi mbi zgjerimin, përpara mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të mbajtur të enjten në Bruksel.

    Budapesti ka bllokuar prej kohësh procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke kundërshtuar hapjen e grupeve negociuese.

    Kjo veto ka penguar gjithashtu edhe përparimin e Moldavisë drejt anëtarësimit, pasi proceset e të dy vendeve mbeten të lidhura.

    Ndryshimi i qëndrimit të Hungarisë nisi pas ardhjes në pushtet të Péter Magyar, i cili mposhti Viktor Orbán pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

    Ndërkohë, procesi negociues i Ukrainës ka shënuar përparim gradual. Grupi i parë negociues u hap në qershor, i dyti në korrik, ndërsa dy grupe të tjera në tetor. /Telegrafi/

  • Dy raketa dhe një dron bien në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës

    Dy raketa dhe një dron bien në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës

    Dy raketa dhe një dron bien në Poloni pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës

    Autoritetet polake kanë identifikuar tre zona ku kanë rënë objekte fluturuese, mes tyre dy raketa dhe, sipas vlerësimeve paraprake, një dron me motor reaktiv. Incidentet janë regjistruar pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, i cili u shoqërua edhe me shkeljen e hapësirës ajrore polake.

    Lajmi është konfirmuar nga ministri polak i Mbrojtjes Kombëtare, Władysław Kosiniak-Kamysz, gjatë një konference për mediat të premten. Ai deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte ndër më të mëdhenjtë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

    Sipas ministrit, një prej objekteve është identifikuar në zonën e Nowy Lipowiec, në rajonin e Lublinit, ku autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një raketë të tipit Kh-101. Në dy zonat e tjera janë zbuluar një tjetër raketë dhe një objekt që dyshohet të jetë dron me motor reaktiv.

    “Janë tre pika ku kanë rënë objektet. Në Nowy Lipowiec mund të themi tashmë se bëhet fjalë për një raketë Kh-101. Në pikën e dytë flasim gjithashtu për një raketë, ndërsa në të tretën ka shumë gjasa të bëhet fjalë për një mjet ajror pa pilot me motor reaktiv”, deklaroi Kosiniak-Kamysz.

    Raketa Kh-101 është një raketë ruse lundruese me rreze të gjatë veprimi, e përdorur nga forcat e armatosura ruse për sulme ndaj objektivave në Ukrainë.

    Autoritetet polake vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat objektet kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit dhe kanë përfunduar në territorin e tij.

    Sipas raportimeve të publikuara nga mediat dhe llogaritë që ndjekin zhvillimet e sigurisë, një shpërthim është regjistruar rreth orës 06:35 pranë Chmielek, në qarkun Biłgoraj, në lindje të Polonisë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një shkëndijë të fortë dhe më pas një shpërthim.

    Ndërkohë, autoritetet polake kanë konfirmuar se një objekt fluturues ka rënë në një fushë pranë Nowy Lipowiec mëngjesin e së premtes, ku ka marrë flakë pas përplasjes me tokën. Sipas informacioneve të raportuara nga autoritetet, nuk ka pasur persona të lënduar.

    Sybiha: Agresioni rus kërcënon të gjithë Evropën

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, reagoi pas incidentit, duke e cilësuar shkeljen e hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s një tjetër dëshmi se kërcënimi rus nuk kufizohet vetëm brenda territorit ukrainas.

    Në një reagim në platformën X, ai shkroi se një tjetër shkelje e hapësirës ajrore polake, si pasojë e agresionit rus në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, tregon rrezikun që ky agresion paraqet për të gjithë Evropën dhe komunitetin transatlantik.

    Sybiha vuri në dukje kontrastin mes deklaratave të Moskës për një arkitekturë të re sigurie në Evropë dhe sulmeve të vazhdueshme me raketa e dronë.

    “Ndërsa Moska përpiqet të nisë një diskutim për një ‘arkitekturë të re sigurie në Evropë’, raketat dhe dronët rusë po vënë drejtpërdrejt në pikëpyetje rendin ekzistues të sigurisë në Evropë. Hapi i parë për forcimin e tij do të ishte ndalimi i sulmeve të tilla”, deklaroi ministri ukrainas.

    Ai theksoi gjithashtu se Ukraina përbën vijën e parë të mbrojtjes së Evropës dhe se forcimi i kapaciteteve të saj mbrojtëse ndihmon drejtpërdrejt në garantimin e sigurisë së qytetarëve të vendeve aleate.

    Sipas Sybihës, mbështetja për Kievin nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e Ukrainës, por përbën edhe një investim në sigurinë e përgjithshme evropiane.

    Në këtë drejtim, ai identifikoi tri prioritete: rritjen e presionit ndaj Rusisë, forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes ajrore ukrainase dhe vijimin e përpjekjeve për arritjen e paqes.

    Ministri i Jashtëm ukrainas shprehu gjithashtu solidaritetin e vendit të tij me Poloninë, duke bërë të ditur se të dyja palët po bashkëpunojnë për hetimin e incidentit dhe parandalimin e kërcënimeve të ngjashme në të ardhmen.

    Tetë viktima në Ukrainë, Rusia përdori mbi 100 raketa dhe rreth 400 dronë

    Sulmi rus ndaj Ukrainës gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes ishte masiv. Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia përdori më shumë se 100 raketa dhe rreth 400 mjete ajrore pa pilot.

    Nga sulmet humbën jetën të paktën tetë persona, ndërsa 28 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi zgjati më shumë se tetë orë. Në të u përdorën gjithashtu rreth 120 dronë me motorë reaktivë, të cilët funksionojnë në praktikë si raketa të vogla lundruese.

    Sulmi u shënua vetëm pak orë pas takimit trepalësh mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tyre kinez Xi Jinping, në Shenzhen.

    Takimi ishte shoqëruar me pritshmëri për përparim në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por bisedimet nuk prodhuan rezultate konkrete në këtë drejtim.

    Putin e cilësoi takimin historik, duke deklaruar se bisedimet ishin zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe miqësore. Në fjalën e tij hyrëse, ai tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kishin interesa të përbashkëta për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Megjithatë, nuk u publikua asnjë deklaratë zyrtare me rezultate konkrete të bisedimeve.

    Pas takimit, Trump kontaktoi drejtuesit e të ashtuquajturës “Koalicioni i të Gatshmëve”, të cilët po zhvillonin një takim në Berlin, ku merrnin pjesë edhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

    Sipas një zyrtari të lartë evropian, i cili ishte në dijeni të bisedës, mesazhi kryesor i Trump ishte se “Putini është i lodhur, dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe është gati për një marrëveshje”.

    Presidenti amerikan, sipas të njëjtit burim, u bëri thirrje liderëve evropianë të shfrytëzonin mundësinë për arritjen e paqes. Udhëheqësit evropianë reaguan në mënyrë konstruktive, por kërkuan prova konkrete se Moska ishte vërtet e gatshme për një marrëveshje.

    Nga ana e tij, Jared Kushner deklaroi se Trump u kishte përcjellë si Putinit, ashtu edhe Xi Jinpingut, një mesazh të fortë për dëshirën e tij për arritjen e paqes dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar intensivisht me të dy liderët.

    Ndërkohë, forcat ruse po kryenin një prej sulmeve më të mëdha ajrore të muajve të fundit.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes platformës Telegram se kishte realizuar një “goditje masive me armë me precizion të lartë nga toka, deti dhe ajri”, si dhe me mjete ajrore pa pilot.

    Sipas Moskës, objektivat e sulmeve ishin instalimet ushtarake dhe energjetike ukrainase, infrastruktura portuale në rajonin e Odesës dhe infrastruktura e transportit në Kiev.

    Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase raportuan se mes objektivave të goditura ishte edhe një spital në Kharkiv, si dhe banesa në rajonet Dnipropetrovsk, Lviv, Vinnytsia, Sumy dhe Chernihiv.

    Dëme të konsiderueshme u regjistruan edhe në kryeqytetin Kiev, ku u goditën tri ura që lidhin dy brigjet e lumit Dniepër, duke shkaktuar probleme të mëdha në qarkullim.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se shërbimet përgjegjëse ishin angazhuar për përballimin e pasojave të sulmit.

    “Të gjitha shërbimet e emergjencës kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të kufizuar sa më shpejt pasojat e sulmit”, deklaroi ai.

    Sulmi rus erdhi pas kërcënimeve të mëparshme të Vladimir Putinit për kundërpërgjigje të ashpër ndaj goditjeve ukrainase në urën strategjike të Krimesë, një projekt me vlerë miliarda dollarë që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar.

    “Nuk do të ketë negociata”, kishte paralajmëruar presidenti rus, duke shtuar se përgjigjja e Moskës do të ishte shumë më e dhimbshme sesa goditja e kryer nga regjimi i Kievit ndaj urës.

    Goditjet ruse shkaktuan gjithashtu ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në disa rajone të Ukrainës, në një kohë kur temperaturat kanë filluar të zbresin nën zero.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

    Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

    Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

    Portieri belg Thibaut Courtois do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një sezon tjetër, pasi klubi madrilen ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me të.

    Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin belg për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2028.

    Courtois iu bashkua gjigantit spanjoll në vitin 2018 dhe që nga atëherë ka regjistruar 348 paraqitje me fanellën e Real Madridit, duke fituar gjithsej 14 trofe.

    Në mesin e sukseseve të tij me klubin madrilen janë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tri kampionate të Spanjës, një Kupë e Mbretit, tri Superkupa të Spanjës, tri Kupa të Botës për Klube dhe dy Superkupa të Evropës.

    Përveç trofeve ekipore, portieri belg ka fituar edhe disa çmime individuale. Në vitin 2018 u shpall fitues i çmimit “The Best” nga FIFA, ndërsa në vitin 2022 fitoi Trofeun Yashin. Ai ka fituar gjithashtu çmimin “Zamora” në vitin 2014.

    Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij te Real Madridi ishte triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2022, ku Courtois luajti rol vendimtar dhe u shpall lojtari më i mirë i finales.

    Burimi: Insajderi

  • Shporta minimale sindikale në nëntor rritet për 469 denarë në Maqedoni, arrin në 70.827 denarë

    Shporta minimale sindikale në nëntor rritet për 469 denarë në Maqedoni, arrin në 70.827 denarë

    Vlera e shportës minimale sindikale për nëntorin e vitit 2026 është 70.827 denarë, që është një rritje prej 469 denarësh krahasuar me tetorin, e cila ishte 70.358 denarë.

    Për familjet që jetojnë në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, fondet e nevojshme mujore arrijnë në 86.202 denarë.
    Pjesa më e madhe e buxhetit familjar këtë muaj shkon për ushqim dhe pije, për të cilat nevojiten 25.902 denarë, ose 36,6 përqind e shportës totale.

    Sipas strukturës së shportës minimale sindikale, për nevojat e tjera sigurohen shpenzimet e mëposhtme:

    Veshje dhe këpucë – 6.684 denarë.

    Qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje – 6.379 denarë.

    Higjiena personale dhe mirëmbajtja e higjienës në shtëpi – 2.704 denarë.

    Shëndetësia – 1.201 denarë.

    Transporti – 5.105 denarë.

    Komunikimet – 3.677 denarë.

    Rekreacioni dhe kultura – 6.592 denarë.

    Arsimi – 7.192 denarë.

    Restorante dhe hotele – 4.291 denarë.

    Mallra dhe shërbime të tjera – 1.100 denarë.

    Për familjet që marrin me qira një apartament prej 60 metrash katrorë, shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje arrijnë në 21.754 denarë.

    Me këtë artikull shtesë, shporta minimale sindikale për nëntor arrin në 86.202 denarë./Telegrafi/

  • Presented as Edi Rama, 25-year-old tries to deceive the builder, and asks for 1m euros

    – What?A 25-year-old has been arrested in Afghanistan in Tirana after allegedly attempting to receive 1m euros a 54-year-old, introducing himself on online communication platforms as Prime Minister Edi Rama.

    According to information, identified as citizen Albi Mucha, he wrote to 54-year-old Signal, who is a builder, who has been asking for the amount of money while telling him he’s sending another person to get, reported:Euronews AlbaniaOh.

    Within the framework of the operation, citizens A were involved in the arrest of the author. M., 25, resident in Tirana, when receiving the money, state police suggested.

    54-year-old Ardi Kolcak has realized that it is a fraud scheme and has denounced the police.

    Police suggest the investigation follows to identify and bring to criminal responsibility, other citizens involved in this case and in other cases with the same criminal mechanism.

  • Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

    Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

    Prezantohet si Edi Rama, 25-vjeçari tenton të mashtrojë ndërtuesin dhe i kërkon 1 milion euro

    Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama.

    Sipas informacioneve autori, i identifikuar si shtetasi Albi Muça, i ka shkruar në “Signal” 54-vjeçarit, i cili është ndërtues, ku i ka kërkuar shumën e parave ndërkohë i ka thënë që do të dërgojë një person tjetër për t’i marrë, ka raportuar “EuronewsAlbania“.

    “Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë”, bëri me dije Policia e Shtetit.

    54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici.

    Policia bën me dije se hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.