Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

Written by

in

Courtois blindon besnikërinë ndaj Real Madridit, vazhdon kontratën deri më 2028

Portieri belg Thibaut Courtois do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një sezon tjetër, pasi klubi madrilen ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me të.

Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin belg për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2028.

Courtois iu bashkua gjigantit spanjoll në vitin 2018 dhe që nga atëherë ka regjistruar 348 paraqitje me fanellën e Real Madridit, duke fituar gjithsej 14 trofe.

Në mesin e sukseseve të tij me klubin madrilen janë dy tituj të Ligës së Kampionëve, tri kampionate të Spanjës, një Kupë e Mbretit, tri Superkupa të Spanjës, tri Kupa të Botës për Klube dhe dy Superkupa të Evropës.

Përveç trofeve ekipore, portieri belg ka fituar edhe disa çmime individuale. Në vitin 2018 u shpall fitues i çmimit “The Best” nga FIFA, ndërsa në vitin 2022 fitoi Trofeun Yashin. Ai ka fituar gjithashtu çmimin “Zamora” në vitin 2014.

Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij te Real Madridi ishte triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2022, ku Courtois luajti rol vendimtar dhe u shpall lojtari më i mirë i finales.

Burimi: Insajderi