Blog

  • Scaloni i bën një ftesë speciale Messit

    Scaloni i bën një ftesë speciale Messit

    Scaloni i bën një ftesë speciale Messit

    Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit të trajnerëve të kombëtares për Kupën e Botës 2030.

    Scaloni ka shprehur bindjen se ylli argjentinas do të jetë ende aktiv si futbollist edhe pas vitit 2030.

    “Unë mendoj se Messi do të vazhdojë të luajë futboll edhe pas vitit 2030”, u shpreh Scaloni.

    Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Messi të ketë një rol në stafin e Argjentinës, duke bërë edhe një koment me humor pas largimit të Walter Samuelit.

    “Por tani që Walter Samuel po largohet, Messi është i mirëpritur kurdo që të dëshirojë”, tha Scaloni me buzëqeshje.

    Një deklaratë që tregon se dyert e kombëtares argjentinase do të jenë gjithmonë të hapura për kapitenin legjendar.

    Burimi: Insajderi

  • Fejzullah Krasniqi zgjidhet në krye të ASHAK-ut

    Fejzullah Krasniqi zgjidhet në krye të ASHAK-ut

    “Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.

    Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh president e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Dy gola ndaj Holandës, ylli i Liverpoolit merr vlerësime të mëdha nga Klopp

    Dy gola ndaj Holandës, ylli i Liverpoolit merr vlerësime të mëdha nga Klopp

    Jurgen Klopp ka vlerësuar lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të jashtëzakonshëm”, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës.

    23-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje, duke realizuar dy gola, përfshirë një supergol me goditje të harkuar nga jashtë zonës së rreptësisë.

    Paraqitja e tij ka lënë përshtypje të mëdha edhe te Klopp, i cili nuk e ka fshehur admirimin për talentin e mesfushorit, duke pranuar se ishte befasuar që në momentin e parë kur e kishte parë duke luajtur.

    “U befasova kur e pashë për herë të parë në fushë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Klopp.

    Wirtz po kalon një periudhë shumë të mirë edhe me fanellën e përfaqësueses gjermane. Në katër paraqitjet e fundit ndërkombëtare, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij për Gjermaninë dhe Liverpoolin. /Telegrafi/

  • China facilitates tariffs for about $400 million Canadian export dollars after the Xi Carney meeting

    China facilitates tariffs for about $400 million Canadian export dollars after the Xi Carney meeting

    China will suspend additional tariffs for several Canadian pork, fish and marine fruit products for two years, Canada’s government announced on Tuesday after Prime Minister Mark Carney’s meeting with Chinese President Xi Jinping in Shenzhen.

    The move will be implemented from 1 January 2027 to 31 December 2028. According to Ottawa, products benefiting from relief represent about $400m in Canadian exports. The figure refers to the value of goods, not to the amount of tariffs that businesses will save.

    In exchange, Canada will last until the end of 2028 exemptions from tariffs for several Chinese products. The exceptions will cover 23 steel categories and nine aluminum categories for which Canadian supply is not enough or missing.

    Source Layer: Signal

  • Kina lehtëson tarifat për rreth 400 milionë dollarë kanadezë eksporte pas takimit Xi–Carney

    Kina lehtëson tarifat për rreth 400 milionë dollarë kanadezë eksporte pas takimit Xi–Carney

    Kina lehtëson tarifat për rreth 400 milionë dollarë kanadezë eksporte pas takimit Xi–Carney

    Kina lehtëson tarifat për rreth 400 milionë dollarë kanadezë eksporte pas takimit Xi–Carney

    Kina do të pezullojë për dy vjet tarifat shtesë për disa produkte kanadeze të mishit të derrit, peshkut dhe frutave të detit, njoftoi të martën qeveria e Kanadasë pas takimit të kryeministrit Mark Carney me presidentin kinez Xi Jinping në Shenzhen.

    Masa do të zbatohet nga 1 janari 2027 deri më 31 dhjetor 2028. Sipas Otavës, produktet që përfitojnë nga lehtësimi përfaqësojnë rreth 400 milionë dollarë kanadezë eksporte. Shifra i referohet vlerës së mallrave, jo shumës së tarifave që bizneset do të kursejnë.

    Në këmbim, Kanadaja do të zgjasë deri në fund të vitit 2028 përjashtimet nga tarifat për disa produkte kineze. Përjashtimet do të mbulojnë 23 kategori çeliku dhe nëntë kategori alumini për të cilat furnizimi kanadez nuk mjafton ose mungon.

    Burimi: Sinjali

  • A SHAK elects new chairman

    Academy of Sciences and Arts of Kosovo ( A SHECH.

    His choice has been made today, November 17, 2026, during the Assembly of the Academy Assembly, called for the election of chairman of this institution.

    The news has been made known through an official announcement of the Kosovo Academy of Sciences and Arts.

    The Assembly of the Kosovo Academy of Sciences and Arts, today on November 17th, 2026, held the meeting for the election of Academy Chairman. The Academy’s chairman was elected, academic Fejzullah Krasniqi, said in the announcement.

    On A Report SHAK no further details have been provided concerning the voting process and the number of votes Krasniqi has received.

    Krasniqi’s predecessor has been Justina Shiroka-Pula, who was elected president of Kosovo on 6 October.

    Source Layer: Insander

  • ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

    ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

    ASHAK-u zgjedh kryetarin e ri

    Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

    Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

    “Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e ASHAK-ut nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me procesin e votimit dhe numrin e votave që ka marrë Krasniqi.

    Paraardhës i Krasniqit ka qenë Justina Shiroka-Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh president e Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Pse Manchester Unitedi e zgjodhi Pochettinon? Flet Gerrard

    Pse Manchester Unitedi e zgjodhi Pochettinon? Flet Gerrard

    Trajneri argjentinas fitoi garën për stolin e “Djajve të Kuq”, duke lënë pas kandidatë si Unai Emery, Eddie Howe dhe Antonio Conte. Ai pritet të nisë punën të mërkurën, përpara përballjes së së dielës ndaj Liverpoolit.

    Pochettino do ta zëvendësojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua javën e kaluar, në një moment kur Manchester Unitedi ndodhej në zonën e rënies nga liga, në pozitën e 18-të.

    Përvoja e tij në Premier League dhe njohja e futbollit anglez besohet se kanë ndikuar në përzgjedhjen e tij. Megjithatë, Gerrard, duke folur në emisionin “The Overlap”, ka vënë në pah edhe një tjetër përparësi të trajnerit argjentinas: aftësinë për të komunikuar në disa gjuhë.

    Pochettino flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht. Sipas Gerrardit, kjo mund ta ndihmojë atë të krijojë një lidhje më të mirë me futbollistët e Unitedit, veçanërisht me ata që flasin spanjisht.

    “Kur shikon lojtarët kryesorë të Manchester Unitedit, si Lisandro Martinez, Bruno Fernandes, Matheus Cunha dhe Amad Diallo, ai do të mund të komunikojë në spanjisht me disa prej tyre”, ka thënë Gerrard.

    Ai ka theksuar se aftësia për të folur gjuhë të ndryshme mund të ketë ndikuar edhe gjatë procesit të intervistimit dhe përzgjedhjes së trajnerit.

    “Fakti që mund të flasë spanjisht mund të ketë shumë rëndësi. Aftësia e tij për të komunikuar në disa gjuhë mund të ketë qenë arsyeja pse u përzgjodh para Eddie Howes”, ka shtuar ish-kapiteni i Liverpoolit.

    Gerrard beson se nëse Pochettino arrin t’i rikthejë lojtarët në formën më të mirë dhe të krijojë një atmosferë pozitive në skuadër, kjo mund të jetë një hap i rëndësishëm për ringritjen e Manchester Unitedit.

    Burimi: RTKLive

  • Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

    Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimete sotme në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, dhe premtoi se do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.

    Në njoftim thuhet se Gjykata shpalli Thaçi, Smakaj, dhe Fazliu, fajtorë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, që përfshijnë tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke bërë përpjekje të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët e mbrojtur.

    Gjykata nënvizoi veçanërisht rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre tentativave për pengim dhe gjithashtu e shpalli atë fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Gjykata dënoi gjithashtu Kuçin për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës dhe shpalli Kilajn të pafajshëm.

    Duke komentuar aktgjykimin e sotëm, Prokurorja e Specializuar tha “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre”.

    “Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas”, theksoi tutje Uest.

    “ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit”, tha ajo

    “Akuzat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë u ngritën në bazë të audioincizimeve të individualizuara e të fshehta, të bëra me autorizimin e gjykatës, dhe materialeve të sekuestruara që demonstrojnë se z. Thaçi, që ishte në paraburgim në Hagë, iu dha udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij që të kontaktonin dëshmitarë të ZPS-së në procesin për krime lufte ndaj z. Thaçi që ishte në proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • U.S. approves new treatment for several patients with rheumatialgia

    The American drug authority, The FDA has approved the use of secukinumabi to adults with rheumatic polylialgia that have not responded sufficiently to cortichosteroids or tolerate the gradual reduction of their dose, the producer Novatitis announced on Tuesday.

    Reumatic controversy is an inflammatory disease that mainly affects people over 50 years of age and can cause severe pain and rigidity in their shoulders, necks and hips.

    In the clinical test of the third phase, about 41% of patients in the group that received the approved dose reached stable emissions in the 52nd week, compared to about 20% in the placebo group. Both groups followed up on gradual lowering of cortichosteroids. The European Union approved the use of this shepherd for rheumatialism in October.

    Source Layer: Signal