Blog

  • Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

    Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, ZPS-ja: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë

    Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimete sotme në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, dhe premtoi se do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.

    Në njoftim thuhet se Gjykata shpalli Thaçi, Smakaj, dhe Fazliu, fajtorë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, që përfshijnë tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke bërë përpjekje të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët e mbrojtur.

    Gjykata nënvizoi veçanërisht rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre tentativave për pengim dhe gjithashtu e shpalli atë fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Gjykata dënoi gjithashtu Kuçin për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës dhe shpalli Kilajn të pafajshëm.

    Duke komentuar aktgjykimin e sotëm, Prokurorja e Specializuar tha “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre”.

    “Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas”, theksoi tutje Uest.

    “ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit”, tha ajo

    “Akuzat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë u ngritën në bazë të audioincizimeve të individualizuara e të fshehta, të bëra me autorizimin e gjykatës, dhe materialeve të sekuestruara që demonstrojnë se z. Thaçi, që ishte në paraburgim në Hagë, iu dha udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij që të kontaktonin dëshmitarë të ZPS-së në procesin për krime lufte ndaj z. Thaçi që ishte në proces”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • U.S. approves new treatment for several patients with rheumatialgia

    The American drug authority, The FDA has approved the use of secukinumabi to adults with rheumatic polylialgia that have not responded sufficiently to cortichosteroids or tolerate the gradual reduction of their dose, the producer Novatitis announced on Tuesday.

    Reumatic controversy is an inflammatory disease that mainly affects people over 50 years of age and can cause severe pain and rigidity in their shoulders, necks and hips.

    In the clinical test of the third phase, about 41% of patients in the group that received the approved dose reached stable emissions in the 52nd week, compared to about 20% in the placebo group. Both groups followed up on gradual lowering of cortichosteroids. The European Union approved the use of this shepherd for rheumatialism in October.

    Source Layer: Signal

  • SHBA-ja miraton një trajtim të ri për disa pacientë me polimialgji reumatike

    SHBA-ja miraton një trajtim të ri për disa pacientë me polimialgji reumatike

    SHBA-ja miraton një trajtim të ri për disa pacientë me polimialgji reumatike

    Autoriteti amerikan i barnave, FDA, ka miratuar përdorimin e secukinumabit te të rriturit me polimialgji reumatike që nuk janë përgjigjur mjaftueshëm ndaj kortikosteroideve ose nuk e tolerojnë uljen graduale të dozës së tyre, njoftoi të martën prodhuesi Novartis.

    Polimialgjia reumatike është një sëmundje inflamatore që prek kryesisht njerëzit mbi 50 vjeç dhe mund të shkaktojë dhimbje e ngurtësi në shpatulla, qafë dhe ije.

    Në provën klinike të fazës së tretë, rreth 41% e pacientëve në grupin që mori dozën e miratuar arritën remision të qëndrueshëm në javën e 52-të, krahasuar me rreth 20% në grupin placebo. Të dyja grupet ndoqën skemë të uljes graduale të kortikosteroideve. Bashkimi Evropian e miratoi përdorimin e këtij bari për polimialgjinë reumatike në tetor.

    Burimi: Sinjali

  • Depressed Vucinqi in the Parliamentary seat in Parliament, doesn’t even sing Serbia’s anthem

    Without spot, frustrated and willless, former Serbian President Aleksandar Vuciq neither sang his country’s anthem during the MP’s oath in Serbia’s Parliament. Its images from the constant sessions have become viral on social networks.

    After 14 years in power, his party, the SNS, has lost the parliamentary majority and has shifted to the opposition. Thus, Vuciq has returned to MPs’ seats after 20 years, in completely different circumstances than when he was in power.

    During the execution of the Serbian state anthem, Vucic was seen not singing, while his face expressed dissatisfaction and despair.

    Source Layer: Insander

  • Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë

    Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë

    Vuçiqi i dëshpëruar në ulësen e deputetit në Kuvend, nuk e këndon as himnin e Serbisë

    Pa pikë qehre, i merzitur dhe pa vullnet – ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e këndoi as himnin e vendit të tij gjatë betimit të deputetëve në Kuvendin e Serbisë. Pamjet e tij nga seanca konstituive janë bërë virale në rrjetet sociale.

    Pas 14 vjetësh në pushtet, partia e tij, SNS, ka humbur shumicën parlamentare dhe është zhvendosur në opozitë. Kështu, Vuçiq është rikthyer në ulëset e deputetëve pas plot 20 vjetësh, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga ato kur ishte në pushtet.

    Gjatë ekzekutimit të himnit shtetëror serb, Vuçiq u pa duke mos kënduar, ndërsa fytyra e tij shprehte pakënaqësi dhe dëshpërim.

    Burimi: Insajderi

  • Fejzullah Krasniqi zë vendin e Justina Shiroka-Pulës në krye të ASHAK-ut

    Fejzullah Krasniqi zë vendin e Justina Shiroka-Pulës në krye të ASHAK-ut

    Fejzullah Krasniqi zë vendin e Justina Shiroka-Pulës në krye të ASHAK-ut

    Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

    Zgjedhja e tij u bë të martën, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të institucionit, njofton Klankosova.tv.

    Zgjedhja e Krasniqit vjen pasi ish-kryetarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës më 7 tetor, duke lënë kështu postin e drejtueses së Akademisë.

  • Mesazh emocionues i Fahri Fazliut për babanë pas aktgjykimit në Hagë

    Mesazh emocionues i Fahri Fazliut për babanë pas aktgjykimit në Hagë

    Mesazh emocionues i Fahri Fazliut për babanë pas aktgjykimit në Hagë

    Fahri Fazliu ka publikuar një fotografi me babanë e tij, Fadil Fazliu, drejtpërdrejt nga Haga, pas aktgjykimit ndaj tij.

    Përmes një mesazhi emocionues, Fahriu ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë për të atin, duke theksuar se as burgu nuk mund ta lëkundë një njeri që qëndron besnik ndaj idealeve të tij.

    “Nuk ka burg që mund ta ndalë një njeri që beson në idealet e tij dhe qëndron i palëkundur në rrugën e atdheut, për të cilin ka sakrifikuar gjithçka”, ka shkruar Fahriu, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka shtuar se historia i ruan me nder ata që mbeten besnikë ndaj idealeve të tyre dhe përballojnë sfidat me dinjitet.

    Fahri Fazliu ka shprehur krenarinë dhe respektin për babanë e tij, duke e përmbyllur me sloganin: “UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!”.

  • A ka Kosova gjasa të fitojë në Dublin? Detaje të reja para ndeshjes (VIDEO)

    A ka Kosova gjasa të fitojë në Dublin? Detaje të reja para ndeshjes (VIDEO)

    A ka Kosova gjasa të fitojë në Dublin? Detaje të reja para ndeshjes (VIDEO)

    Kosova do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, në kuadër të ndeshjes që zhvillohet nga ora 20:45.

    Dardanët synojnë ta përmbyllin vitin me rezultat pozitiv, në mënyrë që ta ruajnë pozitën e dytë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në plejof për promovim.

    Nga stadiumi “Aviva” në Dublin ka raportuar gazetari i Klan Kosovës, Andi Shabani, i cili ka bërë të ditur se atmosfera në kryeqytetin irlandez është e qetë, ndërsa vëmendja është përqendruar në prag të kësaj përballjeje.

    Sipas raportimit të tij, në stadiumin “Aviva” pritet të jenë të pranishëm mbi 51 mijë tifozë për ta përcjellë ndeshjen mes Irlandës dhe Kosovës.

    Për më shumë detaje ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Ali Ahmeti kujton 32-vjetorin e emërtimit të UÇK-së: Një datë me peshë të madhe historike

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar 32-vjetorin e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), më 17 nëntor 1994.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ky vendim u mor në qytetin Aarau të Zvicrës, ku emri i UÇK-së mori formë zyrtare dhe më pas u shndërrua në simbol të luftës për liri.

    “Për mua dhe për gjithë brezin e atdhetarëve që jetuam, vepruam dhe sakrifikuam me idealin e çlirimit kombëtar, 17 Nëntori i vitit 1994 mbetet një datë e veçantë, me peshë të madhe historike dhe kombëtare, e lidhur pazgjidhshmërisht me rrugëtimin tonë të gjatë drejt lirisë”, ka shkruar Ahmeti.

    Sipas tij, emërtimi i UÇK-së, ishte një vendim me rëndësi historike.

    “Emërtimi i UÇK-së, ishte një vendim me rëndësi historike, që shënoi një kthesë të madhe në organizimin e luftës së armatosur çlirimtare dhe hapi një kapitull të ri në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

    Në këtë përvjetor, me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme, kujtojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të madh historik, që kontribuuan, qëndruan dhe luftuan për ta shndërruar idealin shekullor të lirisë në realitet”, theksoi ai më tutje, transmeton Klan.

  • Flick kërkon përforcime në mbrojtje, Barcelona synon dy emra të mëdhenj

    Flick kërkon përforcime në mbrojtje, Barcelona synon dy emra të mëdhenj

    Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv në afatin kalimtar të janarit 2027, me Josko Gvardiol të Manchester Cityt dhe Jonathan Tahu të Bayern Munichut si dy prej emrave në listën e dëshirave.

    Sipas raportimit të AS, drejtori sportiv Deco ka eksploruar mundësinë e transferimit të të dy mbrojtësve, ndërsa trajneri Hansi Flick ka dhënë dritën e gjelbër për afrimin e një futbollisti në këtë repart, nëse kushtet e lejojnë.

    Megjithatë, realizimi i këtyre operacioneve nuk do të jetë i lehtë, pasi Barcelona duhet fillimisht të krijojë hapësirë në kufirin e pagave për të pasur mundësi të veprojë në treg.

    Gvardiol është njëri prej futbollistëve që pëlqehet më shumë nga Deco. Mbrojtësi kroat 24-vjeçar mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e majtë, dy pozicione që katalunasit synojnë t’i përforcojnë.

    Sipas AS, Barcelona kishte kërkuar informacione nga Manchester City për situatën e tij, në kohën kur dy klubet po zhvillonin bisedime edhe për çështjen e Rodrit.

    Megjithatë, transferimi i kroatit konsiderohet shumë i vështirë, pasi Manchester City nuk ka sinjalizuar gatishmëri për ta lënë të largohet.

    Alternativa tjetër është Jonathan Tahu i Bayern Munichut. Sipas Sky Sport Germany, Barcelona ka kërkuar informacione për situatën e qendërmbrojtësit gjerman në prag të afatit kalimtar dimëror.

    Tahu kishte qenë më herët në listën e dëshirave të katalunasve, pasi përfundoi kontratën me Bayer Leverkusenin në vitin 2025. Megjithatë, ai vendosi të transferohej te Bayern Munichu, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

    Gjatë këtij sezoni, 30-vjeçari ka pasur minutazh të ndryshueshëm, pasi trajneri Vincent Kompany ka alternuar atë me Dayot Upamecanon dhe Kim Min-jae. Pavarësisht kësaj, Tah vazhdon të jetë pjesë e planeve të klubit bavarez.

    Bayerni për momentin nuk e konsideron largimin e tij, ndërsa as vetë futbollisti nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar.

    Ndërkohë, BILD ka vënë në pikëpyetje nëse Barcelona ka bërë vërtet një kërkesë zyrtare për transferimin e tij, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë kontakte me rrethin e mbrojtësit./Telegrafi/