Blog

  • Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

    Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

    Meqenëse ka kaluar kohë në paraburgim më gjatë, gjykatësi tha se dënimi ndaj tij konsiderohet i shlyer.

    “Zoti Fazliu, unë ju shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha gjykatësi.

    Ai u shpall fajtor edhe për mosbindje ndaj gjykatës.

    Burimi: Insajderi

  • Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik gjatë sezonit dimëror

    Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik gjatë sezonit dimëror

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obliguar të posedojnë pajisjet dimërore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Policia u ka bërë thirrje shoferëve që, krahas pajisjeve dimërore, të kontrollojnë edhe gjendjen teknike të automjeteve, veçanërisht sistemin e frenimit, ndriçimin, fshirëset e xhamave dhe sistemin e ngrohjes.

    Në apel, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet që shpejtësinë ta përshtatin me kushtet e rrugës dhe të motit, të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve dhe të shmangin frenimet apo manovrimet e papritura.

    Po ashtu, Policia rikujton rëndësinë e mospërdorimit të telefonave mobilë gjatë drejtimit të automjetit, shmangien e udhëtimeve të panevojshme gjatë motit të ligë, si dhe kujdesin e veçantë ndaj këmbësorëve, sidomos fëmijëve, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    Në fund të apelit, Policia ka theksuar se asnjë udhëtim nuk është më i rëndësishëm se jeta, duke u bërë thirrje qytetarëve për përgjegjësi dhe respektim të rregullave të trafikut gjatë gjithë sezonit dimëror.

    Burimi: RTKLive

  • Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj

    Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj

    Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj

    Fadil Fazliu është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale dhe është dënuar me 12 muaj burgim, njofton Klankosova.tv.

  • Isni Kilaj shpallet i pafajshëm

    Isni Kilaj shpallet i pafajshëm

    Isni Kilaj shpallet i pafajshëm

    Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale.

    I njëjti do të lirohet menjëherë pasi të përfundojë seanca, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë Hashim Thaçi u dënua me 1 vjet e 5 muaj burgim për veprën tentim-pengimi në drejtësi, derisa Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj.

  • Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn

    Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn

    Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn

    Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim.

    Ai akuzohej për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë, njofton Klankosova.tv

  • Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e 5 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e 5 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Haga e dënon Thaçin me 1 vjet e 5 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor në disa pika nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjyqin e dytë ndaj tij.

    Gjyqtari Christopher Gosnell shqiptoi një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim, apo 1 vjet e pesë muaj./Klankosova.tv

  • Jennifer Lopez e kthen në humor komentin për martesat e saj të dështuara

    Jennifer Lopez e kthen në humor komentin për martesat e saj të dështuara

    Jennifer Lopez e kthen në humor komentin për martesat e saj të dështuara

    Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez qeshi me lot kur një fans e përdori historinë e saj të ‘martesave të dështuara’ si shaka. Një video e reagimit të saj u bë virale në rrjetet sociale.

    Në shfaqjen e emisionit të saj televiziv “The JLO Show: Live in Las Vegas” në New York, Lopez foli për jetën e saj personale dhe përmendi se ishte divorcuar katër herë, gjatë të cilave ngriti katër gishta.

    Ja një historik i martesave të saj:

    Jennifer Lopez u martua për herë të parë me Ojani Noa në vitin 1997 dhe u divorcuan vitin pasardhës.

    Nga viti 2001 deri në vitin 2003, ajo ishte e martuar me balerinin Cris Judd, dhe në vitin 2004, u martua me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ka binjakë.

    Ata u divorcuan në vitin 2014.

    Burri i saj i katërt ishte aktori Ben Affleck. Pasi i dhanë fund fejesës së tyre në fillim të viteve 2000, ata u pajtuan gati dy dekada më vonë dhe u martuan në vitin 2022.

    Ata u ndanë në vitin 2024 dhe divorci u finalizua në vitin 2025./Klankosova.tv

  • MPB-ja u bën thirrje shoferëve të pajisen me pajisje dimërore

    MPB-ja u bën thirrje shoferëve të pajisen me pajisje dimërore

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet që qarkullojnë në trafikun publik rrugor duhet të jenë të pajisura detyrimisht me pajisje dimërore, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

    Sipas MPB-së, për automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash. Si alternativë, lejohen edhe gomat verore me profil të paktën 4 milimetra, me kusht që automjeti të ketë zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse.

    Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4), gomat dimërore duhet të kenë profil minimal prej 6 milimetrash. Në rast të përdorimit të gomave verore, profili duhet të jetë së paku 4 milimetra dhe automjeti duhet të jetë i pajisur me zinxhirë bore, sipas llojit të sistemit të tërheqjes.

    Ndërkaq, automjetet motorike me peshë mbi 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në rrotat lëvizëse, me profil minimal prej 6 milimetrash. Lejohen edhe gomat verore me profil prej së paku 4 milimetrash, nëse automjeti posedon zinxhirë bore ose pajisje të tjera ndihmëse. Autobusët dhe automjetet transportuese që për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë bore duhet të kenë goma dimërore dhe lopatë.

    MPB-ja sqaron se goma dimërore konsiderohen ato që në pjesën anësore kanë shenjat „MS“, „M+S“, „M & S“, si dhe simbolin e fjollës së borës në një mal të stilizuar me tri maja.

    Gjithashtu, rregullorja ndalon përdorimin e gomave me gozhda metalike në trafikun rrugor.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë detyrimin ligjor dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe qarkullimit të papenguar në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

  • Një ditë në Shkollën Finlandeze: Dyert e hapura për prindërit dhe fëmijët më 5 dhjetor

    Një ditë në Shkollën Finlandeze: Dyert e hapura për prindërit dhe fëmijët më 5 dhjetor

    Shkolla Finlandeze organizon më 5 dhjetor një ditë të dyerve të hapura (Open Day), duke ftuar prindërit dhe fëmijët e interesuar të vizitojnë shkollën, të njihen nga afër me programet arsimore dhe të përjetojnë ambientin ku zhvillohet procesi mësimor.

    Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 15:00 dhe synon t’u ofrojë familjeve një mundësi për të zbuluar shkollën përtej asaj që mund të shohin në fotografi apo të lexojnë në materialet informuese. Përmes vizitave në hapësirat e shkollës, takimeve me ekipin dhe aktiviteteve të përbashkëta, prindërit dhe fëmijët do të kenë mundësi të përjetojnë nga afër atë që e karakterizon përditshmërinë në Shkollën Finlandeze.

    Gjatë kësaj dite, familjet do të mund të njihen më nga afër me dy programet që ofron shkolla. Kjo do t’u mundësojë prindërve të informohen për qasjen arsimore, mundësitë dhe përvojën mësimore që ofron secili program.

    Përveç prezantimit të shkollës dhe programeve, një pjesë e rëndësishme e Open Day do të jenë aktivitetet e përbashkëta për prindërit dhe fëmijët. Përmes tyre, të vegjlit do të kenë mundësi të përfshihen në përvoja argëtuese dhe interaktive, ndërsa prindërit do të mund të shohin nga afër mënyrën se si shkolla ndërthur mësimin, kreativitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve.

    Open Day është një mundësi për familjet që janë në proces të zgjedhjes së shkollës për fëmijët e tyre, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen më mirë me qasjen dhe filozofinë arsimore të Shkollës Finlandeze të Kosovës.

    Data: 5 dhjetor 2026
    Ora: 10:00–15:00
    Lokacioni: Shkolla Finlandeze

    Të gjithë prindërit dhe familjet e interesuara janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj dite dhe të kalojnë një të shtunë ndryshe me fëmijët e tyre.

    Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të regjistrohen përmes formularit online si më poshtë:

    Forma e regjistrimit për Open Day | 5 Dhjetor

    ose të kontaktojnë Shkollën Finlandeze në kosovo@finnish.school ose në +383 45 235 650.

  • Gjykata Speciale shpall vendim lirues për Isni Kilajn

    Gjykata Speciale shpall vendim lirues për Isni Kilajn

    Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin lirues ndaj Isni Kilajt.

    Kilaj ishte duke u akuzuar për veprën penale të tentativës për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, e cila figuron në pikën 14 të aktakuzës, raporton Telegrafi.

    Po ashtu, ai është shpallur fajtor për veprën penale të mosbindjes ndaj gjykatës, të përfshirë në pikën 15 të aktakuzës, në kuadër të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

    Por, nga periudha e kaluar në para burgim, Kilaj u lirua nga Gjykata Speciale.

    Zhvillimet e rastit gjyqësor

    Isni Kilaj ishte arrestuar më 3 nëntor 2023 dhe ishte transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Më 4 nëntor 2023, ai ishte paraqitur për herë të parë para Gjykatësit të Vetëm, në cilësinë e të dyshuarit.

    Më 3 maj 2024, për shkak të vonesave të konsiderueshme procedurale, Gjykatësi i Vetëm kishte urdhëruar lirimin e tij në Kosovë, nën kushte të rrepta. Ky vendim ishte konfirmuar edhe nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

    Pas konfirmimit të aktakuzës në dhjetor 2024, Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu ishin arrestuar dhe transferuar në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Ndërkaq, Hashim Thaçit i ishte dorëzuar fletarrestimi, ndërsa Hajredin Kuçit fletëthirrja për paraqitjen e parë.

    Në paraqitjen e parë para gjykatës, më 8 dhe 9 dhjetor 2024, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi ishin deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Thaçi dhe Smakaj nuk ishin deklaruar lidhur me fajësinë ose pafajësinë në atë seancë.

    Më 10 dhjetor 2025, Kilaj ishte liruar me kusht në Kosovë, sipas urdhrit të Gjykatësit të Vetëm. Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu ishin liruar me kusht më 10 shkurt 2026, shkruan Telegrafi.

    Fillimi dhe përfundimi i gjykimit

    Gjykimi në këtë çështje kishte filluar më 27 shkurt 2026, me deklaratat hyrëse të Prokurorisë së Specializuar dhe ekipeve të Mbrojtjes së Bashkim Smakajt dhe Isni Kilajt.

    Prokuroria e Specializuar e kishte përfunduar paraqitjen e provave më 13 mars 2026.

    Pas disa zhvillimeve procedurale dhe paraqitjes së provave nga palët, procedura e paraqitjes së provave ishte mbyllur më 5 gusht 2026, përcjell Telegrafi.

    Ndërkaq, deklaratat përmbyllëse ishin paraqitur nga palët gjatë periudhës 10-14 shtator 2026.

    Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm kishte caktuar 17 nëntorin 2026 si datë për shpalljen e aktgjykimit. /Telegrafi/