Blog

  • Three Serbian citizens banned in Kamenica

    Kosovo police have detained three citizens of Serbia, two women and one male, in the village of Novoselle in Kamenica.

    According to the 24-hour police report, they were allegedly illegally entering Kosovo’s territory from Serbia, outside the border crossing.

    Shh. Novoselle, Camenice / 16,11,2026 – 12:35. The police unit has banned the car with foreign license plates, in which there were three suspects two women and one male citizen of Serbia. The car suspect allegedly illegally outside the border crossing from Serbia’s territory has entered Kosovo territory. The suspects following the investigation by the prosecutor’s order after the initialisation of the case have been released in regular procedure, the KB report said.

    Source Layer: Insander

  • Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë

    Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë

    Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë

    Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkull, në fshatin Novosellë të Kamenicës.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia, jashtë vendkalimit kufitar.

    “Fsh. Novosellë, Kamenicë / 16.11.2026 – 12:35. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë. Me veturë të dyshuarit dyshohet se në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

    Burimi: Insajderi

  • “Dua t’ia ndez një qiri babait dhe t’i them sa më mungon”: Një tragjedi shqiptare nga Vukovari, qyteti që jeton me hijet e së kaluarës

    “Dua t’ia ndez një qiri babait dhe t’i them sa më mungon”: Një tragjedi shqiptare nga Vukovari, qyteti që jeton me hijet e së kaluarës

    Para 35 vjetësh, forcat serbe pushtuan Vukovarin, një qytet kroat me arkitekturë baroke pranë Danubit. Në mesin e mbrojtësve të qytetit kishte edhe shqiptarë – ashtu siç kishte edhe viktima civile shqiptare.

    Në vjeshtën e vitit 1991, qyteti i Vukovarit në Sllavoninë Lindore të Kroacisë, dikur një qendër industriale dhe kulturore me rreth 45’000 banorë, u shndërrua në fushëbetejën më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Disa media ndërkombëtare e quajtën “Stalingradi kroat”.

    Ajo që komanda ushtarake në Beograd e kishte planifikuar si një operacion të shpejtë, disaditor, për të pushtuar Kroacinë, u kthye në një rrethim 87-ditor të Vukovarit. Përballë një force sulmuese prej rreth 30’000 ushtarësh, të pajisur me mbi 600 tanke, qindra gryka artilerie, aviacion dhe flotë lumore në Danub, qëndronin vetëm rreth 1800 mbrojtës kroatë me armatim të lehtë. Gjatë kësaj periudhe, mbi qytet u hodhën më shumë se 6,5 milionë predha – deri në 11’000 në ditë – duke mos lënë asnjë ndërtesë apo rrugë të paprekur. Ndërkaq, Kulla e Ujit, e lartë 50 metra, mbeti simbol i pathyeshmërisë, pasi nuk arritën ta rrëzonin as pas më shumë se 600 goditjeve të drejtpërdrejta.

    Pas tre muajsh rezistence mbinjerëzore, rrethimi u shtrëngua plotësisht në mesin e nëntorit 1991. Më 18 nëntor u thye mbrojtja në qendër të qytetit, ndërsa më 20 nëntor luftëtarët e fundit në Borovo Naselje dhe Mitnica dorëzuan armët për të shpëtuar mijëra civilë të strehuar në kombinatin “Borovo”.

    Rënia e Vukovarit u pasua nga krime masive, plaçkitje, dëbime dhe dërgimin e rreth 7000 mbrojtësve e civilëve në kampet serbe të përqendrimit në Serbi. Edhe pse Vukovari u mposht ushtarakisht, tridhjetë e pesë vjet më vonë ai mbetet një pikë kthese në historinë moderne kroate, pasi sakrifica e tij i dha vendit kohën e çmuar për t’u organizuar dhe për t’u mbrojtur.

    Vukovari është edhe një dramë shqiptare. Kur ushtarët dhe paramilitarët serbë u futën në qytet, ata arrestuan edhe pacientët e spitalit të Vukovarit, mbi 200 syresh, dhe i dërguan në një objekt të një kombinati bujqësor në periferi të qytetit. Aty i pushkatuan të gjithë. Sot aty gjendet një muze që kujton viktimat. Mes shumë emrave gjenden edhe emra shqiptarësh nga Vukovari, të vrarë nga soldateska e Beogradit. Në këtë qytet jetonin disa familje shqiptare, të cilat i kishin aty bizneset e tyre: furra buke, restorante, dyqane këpucësh, mishtore. Gjatë luftës, shumë prej tyre humbën pronat.

    Në tmerrin e Vukovarit, shqiptarët ishin gjithandej, në të gjitha frontet. Pra, kishte shqiptarë që banonin e jetonin në Vukovar dhe që u vranë nga ushtarët serbë. Kishte shqiptarë që iu bashkuan forcave kroate për të mbrojtur Vukovarin. Dhe kishte rekrutë shqiptarë që kishin mbetur në armatën e serbizuar jugosllave dhe që zhvillonin betejën e jetës së tyre: si të iknin nga kjo ushtri e urryer dhe të shpëtonin kokën? Oficerët serbë i kanë shitur për shuma të majme kokat e ushtarëve shqiptarë.

    Disa gjëra, mes shumë të tjerave, më kanë mbetur në kujtesë nga qëndrimet e mia në Vukovar: një shqiptar nga Gostivari që shiste hamburgerë në një kamp-shtëpizë dhe priste që autoritetet kroate t’ia lëshonin lejen për të ndërtuar shtëpinë e shkatërruar. Shtëpinë e kishte pasur në qendër, por autoritetet, sipas tij, e terrorizonin me burokraci. Një kujtim tjetër: Vukovari është vendlindja e Lavoslav Ružičkës, i cili, si profesor në ETH të Zürichut, mori Çmimin Nobel për Kimi. Në Vukovar, shtëpia e Ružičkës është muze.

    Kjo nuk është e tëra, natyrisht. Zëri më kumbues shqiptar në Vukovar padyshim është zëri i Klaudija Gojanit. Në gusht të vitit 1991, babai i saj, Jozo, vendosi që gruan dhe fëmijët t’i dërgonte në Gjermani, ndërsa vetë qëndroi në Vukovar për të mbrojtur qytetin. Kur forcat serbe u futën në qytet, bashkë me Jozon morën peng edhe qindra banorë të tjerë, mes tyre edhe gazetarin legjendar kroat Sinisha Gllavasheviq, kronikat e të cilit nga Vukovari i rrethuar kanë hyrë në historinë e Kroacisë.

    Kur iku me nënën në Gjermani më 1991, Klaudija ishte foshnje. Sot ajo është gazetare e Radios Kroate të Vukovarit, të cilës ia kishte dhënë famën Sinisha Gllavasheviq. Vite më parë, Klaudija Gojani i kishte deklaruar gazetës “Jutarnji list”: “Jemi shqiptarë, babai ka ardhur këtu nga Klina e Kosovës, atëbotë ishte 16-vjeçar. Në Vukovar ai kishte shumë familjarë. Kemi pasur mishtoren tonë dhe një dyqan këpucësh. Ata jetonin një jetë të lumtur dhe të qetë, askush nuk e ka pritur atë që ndodhi më 1991. E keqja ndihej, nëna e kishte ndier, andaj e luti babain t’i linte të gjitha dhe të niseshin për në Gjermani. Ai tha se Kroacia i ka dhënë çdo gjë, jo Gjermania, prandaj do të qëndronte këtu për të luftuar për Kroacinë”.

    Eshtrat e Jozo Gojanit nuk janë gjetur ende. Klaudija nuk e ka njohur kurrë babain e saj. Ende e kërkon. “Dua t’ia ndez një qiri dhe t’i them sa më mungon”, thotë ajo për mediat kroate.

    Pas pushtimit të Vukovarit forcat serbe organizuan një vizitë të gazetarëve të huaj në këtë qytet. Mes tyre atëbotë ishte edhe Cyrill Stieger nga gazeta “Neue Zürcher Zeitung”. Ai e ka përshkruar kështu situatën që e kishte parë në Vukovar: “Edhe tre ditë pas pushtimit të Vukovarit, gazetarëve të sjellë aty nga Armata Popullore Jugosllave u shfaqej një pamje tmerri. Lagje të tëra ishin shkatërruar dhe shumë shtëpi ishin djegur plotësisht. I gjithë qyteti ishte i mbushur me rrënoja dhe gërmadha. Në anë të rrugës qëndronin të shtrira kafshë të ngordhura, ndërsa para një shtëpie të shkatërruar nga plumbat ndodheshin dy kufoma. Në një oborr të brendshëm përballë spitalit, gazetarëve iu prezantuan rreth 20 kufoma, shumica prej tyre të karbonizuara dhe të gjymtuara. Disa kishin një etiketë me numër në këmbë. Me gjasë, ishin pacientë të spitalit. Këtë ia kishin bërë ‘fashistët kroatë’ popullsisë civile serbe, tha një oficer i armatës jugosllave. Kur u pyet se nga e dinte ai që viktimat ishin serbë dhe nëse kishte ende rëndësi kjo përballë atij mjerimi njerëzor, ai ktheu shpinën menjëherë. Në një shfaqje propagandistike të pashembullt, që nuk mund të tejkalohej për nga cinizmi, oficerët e armatës jugosllave u përpoqën t’ua shisnin gazetarëve pushtimin e qytetit si një ‘fitore të madhe’, ndërsa ata endeshin si të mpirë mes rrënojave.

    Sipas tyre, në Vukovar nuk ishte mbrojtur Kroacia, siç pretendonte Zagrebi; përkundrazi, qyteti ishte shndërruar në një kështjellë me qëllim që prej andej të përhapej fashizmi. Lufta u ishte imponuar serbëve dhe ushtria jugosllave e kishte ‘çliruar qytetin pas një lufte heroike nga duart e hordhive fashiste’. Të gjitha këto oficerët i thoshin me tonin e bindjes së plotë dhe me gjoksin të fryrë nga krenaria. Nën një shi të rrëmbyeshëm, gazetarët u ushqyen nga kuzhina fushore e ushtrisë jugosllave përpara rrënojave të zeza të hotelit ‘Dunav’, dhe si kujtim secili pjesëmarrës mori një stilolaps me mbishkrimin JNA”. Kështu dukeshin “fitoret serbe” më 1991./Telegrafi/

  • Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

    Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.

    Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të pesë të akuzuarve në seancë.

    Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

  • CNN: Irani po harton plane për të shpërthyer, potencialisht, një "bombë të pistë" në Uashington

    CNN: Irani po harton plane për të shpërthyer, potencialisht, një “bombë të pistë” në Uashington

    Inteligjenca e re amerikane tregon se Irani po zhvillon plane për të synuar zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump duke shpërthyer një të ashtuquajtur “bombë të ndyrë” ose një armë kimike në Uashington, edhe pse zyrtarët vazhdojnë të debatojnë nëse Irani mund ose do të përpiqet të ekzekutojë një gjë të tillë, sipas shtatë zyrtarëve amerikanë.

    Burime të njohura me inteligjencën e fundit e karakterizuan planifikimin iranian si, për momentin, një përpjekje për t’i dhënë vetes mundësi dhe jo një tregues të një sulmi të afërt, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

    Por komploti “i kapur” nga SHBA-të ka qenë shumë specifik dhe përfshin vende dhe objektiva, thanë dy nga burimet, dhe ka shkaktuar një mori planifikimesh të paparashikuara nga SHBA-të.

    Në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lauren Bis, theksoi se SHBA-të “po monitorojnë çdo kërcënim të mundshëm, por në këtë kohë nuk ka kërcënime të besueshme për atdheun”.

    Por zyrtarët amerikanë e kanë parë këtë si një sinjal të një gatishmërie alarmante për përshkallëzim nga Irani, ndërsa përballet me presion të madh nga sulmet e vazhdueshme ushtarake amerikane dhe një bllokadë ekonomike ndëshkuese që zyrtarët e lartë të administratës e kanë thënë se është “shkatërruese” për vendin.

    Kjo tregon se Teherani tani po planifikon në mënyrë aktive sulme të mundshme brenda territorit të SHBA-së, sipas këtyre burimeve, edhe nëse nuk ka prova se ata kanë vendosur të ecin përpara me diçka të tillë.

    “Nëse ata kanë personelin e duhur për t’i ekzekutuar është një çështje debati”, ka thënë një nga burimet.

    Me bisedimet diplomatike të ngadalta për t’i dhënë fund konfliktit që po vazhdojnë, presidenti Donald Trump deklaroi javën e kaluar se lufta do të mbaronte “shumë shpejt”.

    Por urgjenca prapa skenave për t’u mbrojtur nga ky kërcënim i fundit nënvizon natyrën e paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të asaj që është provuar si një konflikt i pazgjidhshëm – dhe rrezikun që çmimi i luftës që Trump filloi në shkurt mund t’u kthehet amerikanëve në mënyra që shkojnë përtej çmimeve në pompat së benzinës, vlerëson CNN.

    Dy nga burimet thanë se zyrtarët kanë mbajtur disa takime gjatë javës së kaluar për të diskutuar se si t’i kundërvihen kërcënimit, një planifikim që një burim e përshkroi si “të kujdesshëm”.

    Kjo vjen pasi kërcënimet nga Irani gjithashtu e shtynë Shërbimin Sekret të zhvendoste Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, në strehim ushtarak javën e kaluar.

    Komplotet iraniane kundër zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm amerikanë, përfshirë një komplot vrasjeje me pagesë kundër Trump në vitin 2024, kanë vazhduar që nga administrata e parë e presidentit dhe kryesisht janë përqendruar në mundësitë për të vrarë zyrtarë amerikanë ndërsa ata udhëtonin jashtë shtetit.

    E zyrtarët paralajmëruan se Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj një sulmi me armë jokonvencionale.

    “Bombat e ndyra” – të cilat paketojnë materiale radioaktive në një bombë konvencionale – janë relativisht të lehta për t’u montuar.

    Dhe Irani nuk do të kishte nevojë domosdoshmërisht të kontrabandonte operativë të trajnuar në vend: Do të duhej vetëm të bindte një person që jeton tashmë brenda Shteteve të Bashkuara për të kryer sulmin, thuhet në shkrimin e CNN.

    Madje, siç thuhet më tej, inteligjenca amerikane ka kapur biseda iraniane që pretendojnë se ka fshehur materiale për prodhimin e bombave brenda Shteteve të Bashkuara, sipas njërit prej burimeve.

    Zyrtarët janë të ndarë në mendime se sa i besueshëm është kjo informatë, por besojnë gjerësisht se do të ishte shumë e lehtë, dhe madje ka të ngjarë, që Irani të ketë para-pozicionuar materiale bërthamore ose agjentë kimikë që mund të vendosen në një armë konvencionale.

    Veç kësaj, shumë zyrtarë të sigurisë kombëtare supozojnë se materialet bërthamore të paravendosura kanë qenë tashmë në SHBA për vite, nëse jo dekada, tha një burim tjetër.

    Me fjalë të tjera, aftësia e Iranit për të nisur këtë lloj sulmi nuk është rritur, tha personi i dytë. Ajo që ka ndryshuar është nxitja iraniane.

    Një zëdhënës i Misionit Iranian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha në një deklaratë se Irani “e konsideron përdorimin e armëve kimike në çdo rrethanë si tërësisht të paligjshëm dhe kategorikisht i hedh poshtë dhe i hedh poshtë pa mëdyshje akuzat e rreme dhe të fabrikuara që qarkullojnë në këtë drejtim”. /Telegrafi/

  • A case of violation in Gracanica reported, the victim is sent for examination

    A case of rape was reported to have occurred Sunday in Gracanica.

    According to the announcement from the 24-hour Kosovo Police report, the victim has been sent for examination, meanwhile, the case is in investigative procedure.

    It wasn’t reported to arrest.

    Source Layer: Insander

  • Raportohet një rast dhunimi në Graçanicë, viktima dërgohet për ekzaminim

    Raportohet një rast dhunimi në Graçanicë, viktima dërgohet për ekzaminim

    Raportohet një rast dhunimi në Graçanicë, viktima dërgohet për ekzaminim

    Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën  në Graçanicë.

    Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim ndërkaq rasti është në procedurë hetimore.

    Nuk është raportuar për të arrestuar.

    Burimi: Insajderi

  • 30 days of detention for 31-year-old Ohrid beat up and kept his girlfriend locked up

    The court assigned the 31-day detention measure to 31-year-old Kristijan Koraboski, who was yesterday charged with three criminal acts after earlier beating his 26-year-old girlfriend, in Ohrid.

    While practicing violence, according to the Prosecutor, Koraboski closed it illegally, attacked him physically, injured him physically, and threatened security.

    During the day, with the aim of investigating the incident, the public prosecutor took several actions. The damaged side was examined in the presence of social services and a expertise was ordered and done for its type and nature of injuries, the Prosecutor’s Office reports. /Telegraphy/

  • 30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin nga Ohri që rrahu dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij

    30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin nga Ohri që rrahu dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij

    Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra penale pasi më parë kishte rrahur të dashurën e tij, 26-vjeçaren Sarë, në Ohër.

    Ndërsa ushtronte dhunë, sipas Prokurorisë, Koraboski e mbylli atë në mënyrë të paligjshme, e sulmoi fizikisht, e lëndoi fizikisht dhe i kërcënoi sigurinë.

    “Gjatë ditës, me qëllim hetimin e incidentit, prokurori publik ndërmori disa veprime. Pala e dëmtuar u ekzaminua në prani të shërbimeve sociale dhe u urdhërua dhe u krye një ekspertizë për llojin dhe natyrën e lëndimeve të saj”, njoftojnë nga Prokuroria./Telegrafi/

  • Dy yjet e Barcelonës pritet të largohen në janar

    Dy yjet e Barcelonës pritet të largohen në janar

    Klubi katalunas, Barcelona pritet të largojë dy lojtarë gjatë dimëror, nëse ofertat janë të kënaqshme për bordin drejtues.

    Barcelona pritet të bëjë disa lëvizje në afatin kalimtar të janarit, por fillimisht po mendohen shitjet për të gjeneruar fonde.

    Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Barcelona po e shqyrton seriozisht një shitje të dyfishtë të Alejandro Balde dhe Jules Kounde për oferta të mira në afatin kalimtar të janarit.

    Balde ka rënë plotësisht në zgjedhjet e trajnerit Hansi Flick, me Joao Cancelo dhe Xavi Espart përpara tij në rendin e mbrojtësit të majtë.

    Ndërkohë, forma e Kounde mezi ka shënuar ndonjë përmirësim dhe problemet e tij me lëndimet vetëm sa ia kanë shtuar problemet. Eric Garcia dhe Brian Farinas janë bërë opsionet e besueshme të Flick në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

    Barca po kërkon të gjenerojë fonde për përforcime mbrojtëse në janar, dhe shitjet e Kounde dhe Balde do të jenë çelësi për biznesin e tyre. /Telegrafi/