Blog

  • Raportohet për dhunimin e një gruaje në Graçanicë

    Raportohet për dhunimin e një gruaje në Graçanicë

    Raportohet për dhunimin e një gruaje në Graçanicë

    Policia ka njoftuar se një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën  në Graçanicë.

    Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim ndërkaq rasti është në procedurë hetimore.

    Nuk është raportuar për të arrestuar.

    Burimi: Insajderi

  • Two main bridges in Kiev hit on a Russian attack

    Dy large bridges in the Ukrainian capital have been hit, according to reports by a Russian ballistic missile attack, Kiev Mayor Vitaly Klitschko announced.

    The rockets hit Kiev’s north and South bridges, which cross the Dnieper River, Klitschko said, adding that the supply of water and electricity has been cut off.

    Meanwhile, Ukraine hit the key Kerci Bridge, which connects Russia with the conquered Crime, leaving two people dead, announced Moscow-based region governor, the BBC, broadcasting Klakosova.tv.

    President Voldymyr Zelensky had earlier warned that Moscow could launch further attacks on the country Monday evening, after Ukrainian, US and European officials held new talks aimed at ending the multi-year conflict.

    These online talks, attended by US envoy Jared Kouchner and US special envoy Steve Witkoff, were held after Russia announced it had recorded the largest Ukrainian attack, fearing since the beginning of the war.

    Powerful explosions were heard in Kiev shortly before midnight Tuesday; shortly later, Klitschko said the city had suffered damage to critical infrastructure systems.

    In some areas, there are water and heating shortages, he added.

    According to officials, parts of the Kiev subway system located on the ground have been damaged during the night attacks, while civilians were asked to take refuge in civilian shelters.

    During the air strike, Kiev residents usually take refuge in the city’s underground stations.

    Eight major bridges cross the Dnieper River, connecting the western side to the eastern part of Kiev. Approximately three million people depend on these bridges to move around the city.

    Some of the capital’s main bridges were also targeted by Russian attacks with fears in October.

    Meanwhile, according to local officials, three people have been injured by a Russian missile attack in the Cerkas region.

  • Dy ura kryesore në Kiev goditen në një sulm rus

    Dy ura kryesore në Kiev goditen në një sulm rus

    Dy ura kryesore në Kiev goditen në një sulm rus

    Dy ura të mëdha në kryeqytetin ukrainas janë goditur, sipas raportimeve, nga një sulm rus me raketa balistike, bëri të ditur kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

    Raketat goditën urat Veriore dhe Jugore të Kievit, të cilat kalojnë mbi lumin Dniepër, tha Klitschko, duke shtuar se furnizimi me ujë dhe energji elektrike është ndërprerë.

    Ndërkohë, Ukraina goditi urën e rëndësishme të Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, duke lënë të vdekur dy persona, njoftoi guvernatori i rajonit i vendosur nga Moska, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Presidenti Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më herët se Moska mund të ndërmerrte sulme të tjera ndaj vendit të hënën në mbrëmje, kjo pasi zyrtarë ukrainas, amerikanë dhe evropianë zhvilluan bisedime të reja që synonin t’i jepnin fund konfliktit shumëvjeçar.

    Këto bisedime online, në të cilat morën pjesë i dërguari amerikan Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff, u zhvilluan pasi Rusia njoftoi se kishte regjistruar sulmin më të madh ukrainas me dronë që nga fillimi i luftës.

    Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev pak para mesnatës së të martës; pak më vonë, Klitschko deklaroi se qyteti kishte pësuar “dëmtime në sistemet e infrastrukturës kritike”.

    “Në disa zona ka ndërprerje të furnizimit me ujë dhe ngrohje”, shtoi ai.

    Sipas zyrtarëve, disa pjesë të sistemit të metrosë së Kievit që ndodhen mbi tokë janë dëmtuar gjatë sulmeve të natës, ndërsa civilëve u ishte kërkuar të strehoheshin në vendstrehimet e mbrojtjes civile.

    Gjatë sulmeve ajrore, banorët e Kievit zakonisht strehohen në stacionet nëntokësore të qytetit.

    Tetë ura të mëdha kalojnë mbi lumin Dniepër, duke lidhur pjesën perëndimore me atë lindore të Kievit. Përafërsisht tre milionë banorë varen nga këto ura për të lëvizur nëpër qytet.

    Disa nga urat kryesore të kryeqytetit ishin shënjestruar gjithashtu nga sulme ruse me dronë në muajin tetor.

    Ndërkaq, sipas zyrtarëve lokalë, tre persona janë plagosur nga një sulm rus me raketa në rajonin e Çerkasit.

  • Black Friday vjen në Bau Market me super zbritje deri në 60%: Ja çfarë ju pret nga 18 nëntori

    Black Friday vjen në Bau Market me super zbritje deri në 60%: Ja çfarë ju pret nga 18 nëntori

    Black Friday në Bau Market sjell super zbritje deri në 60% dhe mundësi blerjeje deri në 24 këste. Nga 18 deri më 30 nëntor, ju presin oferta për pajisje pune, elektroshtëpiake, produkte për shtëpinë dhe shumë artikuj të tjerë. Sasitë janë të limituara.

    Nëse prej kohësh po mendoni të blini një pajisje të re për punë, të ndryshoni diçka në shtëpi apo të pajisni zyrën, tani keni edhe më shumë arsye për të përfituar nga ofertat e Black Friday në Bau Market.

    Oferta për punë, shtëpi dhe zyrë

    Nuk është e nevojshme të jeni mjeshtër për të përfituar nga ofertat e Black Friday. Me pajisjet e duhura, edhe ju mund t’i merrni përsipër punët dhe projektet që keni në mendje. Ndoshta kështu zbuloni mjeshtrin që e keni brenda!

    Oferta e Black Friday në Bau Market përfshin mjete me bateri, pajisje elektrike dhe aksesorë pune, elektroshtëpiake, produkte për banjo, karrige zyre dhe gaming, si dhe artikuj dekorativë, lule artificiale, rafte për këpucë e zgjidhje të tjera praktike për shtëpinë.

    Ndër ofertat që ju presin janë edhe xhami statik për dush me çmim 64,90 €, nga 119,90 €, trapani me goditje BORMANN për 69,90 €, nga 89,90 €, si dhe rafti për këpucë për 49,90 €, nga 74,90 €. Tri zgjedhje praktike për të përmirësuar banjën, për t’u bërë gati për projektin e radhës apo për t’i mbajtur këpucët të organizuara.

    Këto janë vetëm disa nga ofertat. Në Bau Market mund të gjeni edhe shumë produkte të tjera me zbritje që shkojnë deri në 60%.

    Për montim, prerje, riparime apo projekte të vogla në shtëpi, zgjidhni produktet që ju duhen dhe përfitoni nga super zbritjet në Bau Market.

    Blini tani dhe paguani deri në 24 këste

    Përveç super zbritjeve, Bau Market ju ofron mundësinë e blerjes deri në 24 këste përmes TEB, BKT, NLB Banka, ProCredit Bank dhe Bankës Ekonomike.

    Në Black Friday gjeni oferta edhe për produkte që mund t’i japin shtëpisë një pamje të re, si dhe pajisje e karrige për ta bërë zyrën më të përshtatshme për punë. Zbuloni mundësitë dhe zgjidhni produktet që ju duhen.

    Oferta nis më 18 nëntor dhe zgjat deri më 30 nëntor. Sasitë janë të limituara.

    Vizitoni Bau Market në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren dhe Pejë dhe përfitoni nga ofertat e Black Friday me zbritje deri në 60%.

    Bau Market ju pret me ofertat nga 18 deri më 30 nëntor!

  • Crime Bridge closes again, Moscow installed authorities say it was hit for the second day

    The road and rail circulation on the bridge linking Russia and the annexed Crime was again suspended on Tuesday. Sergei Aksyonov, the leader of Moscow’s installed administration on the peninsula, attributed the blow to Ukraine. According to Reuters, Kiev did not react immediately and the extent of the damage had not been verified.

    Aksyonov reported two more killed in the attacks on the peninsula, without placing the victims on the bridge. Four trains suffered delays following the suspension of the railway drive, according to the operator quoted by Interfax.

    After the first blow, on Monday, authorities had re-opened an alternative lane, while trains were running. Tuesday’s closure came after this partial reopening.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ura e Krimesë mbyllet sërish, autoritetet e instaluara nga Moska thonë se u godit për të dytën ditë

    Ura e Krimesë mbyllet sërish, autoritetet e instaluara nga Moska thonë se u godit për të dytën ditë

    Ura e Krimesë mbyllet sërish, autoritetet e instaluara nga Moska thonë se u godit për të dytën ditë

    Qarkullimi rrugor dhe hekurudhor në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar u pezullua sërish të martën. Sergei Aksyonov, drejtuesi i administratës së instaluar nga Moska në gadishull, ia atribuoi goditjen Ukrainës. Sipas Reuters, Kievi nuk reagoi menjëherë dhe shkalla e dëmeve nuk ishte verifikuar.

    Aksyonov raportoi edhe dy të vrarë nga sulmet në gadishull, pa i vendosur viktimat në urë. Katër trena pësuan vonesa pas pezullimit të qarkullimit hekurudhor, sipas operatorit të cituar nga Interfax.

    Pas goditjes së parë, të hënën, autoritetet kishin rihapur një korsi me kalim të alternuar, ndërsa trenat po qarkullonin. Mbyllja e së martës erdhi pas këtij rihapjeje të pjesshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Indications in detention as evidence against Thaci, this is the prison sentence Prosecution seeks

    The Special Court in The Hague is expected to start at 10:00 a hearing for declaring the case against Hashim Thaci and four of his co-accuseds for allegedly obstructing justice.

    In addition to Thaci, the former head of the Kosovo Intelligence Agency, the Smaj Union, the former leader of Malisheva, Isni Kilaj, former Justice Minister Hajredin Kuci, and Kosovo Liberation Army veteran Fadil Fazliu are charged.

    All five accused have been asked to be physically present at the session, which is usually aired by ten minutes late.

    According to the indictment, Hashim Thaci and his four co-accuseds have allegedly tried to influence witness testimony in the war crimes trial against former KLA leaders.

    The prosecution claims that Thaci, during visits to The Hague’s detention centre in 2023, has provided confidential information about witnesses and instructions to influence their testimony.

    The charges include obstructing official persons, violating the secret of the procedure and disobeying the tribunal.

    The Specialised Prosecutor’s Office has asked for six years in prison for Hashim Thaci — three years for the Smajan Union, Isni Kiljan and Fadil Fazliu — and nine months for Hajredin Kuci.

    Thaci has been sentenced to 25 years in prison for war crimes on 16 September, on the first degree. If convicted even in the case of obstruction of justice, he may receive another sentence.

    All five indictees have been acquitted.

    About 28 hours of recordings by nine visits Hashim Thaci has admitted to The Hague’s pre-trial Centre are part of the prosecution’s evidence in the case of obstruction of justice.

    According to the prosecution, conversations recorded during 2023 testify that Thaci has given visitors confidential information and instructions to influence witness evidence.

    The records were made with judicial authorization.

    Thaci’s defence has rejected the credibility of transcripts and interpretation of talks by the prosecution, demanding his innocent statement.

    Source Layer: Insander

  • Incizimet në paraburgim si prova kundër Thaçit, ky është dënimi me burg që kërkon Prokuroria

    Incizimet në paraburgim si prova kundër Thaçit, ky është dënimi me burg që kërkon Prokuroria

    Incizimet në paraburgim si prova kundër Thaçit, ky është dënimi me burg që kërkon Prokuroria

    Gjykata Speciale në Hagë pritet të nisë në orën 10:00 seancën për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij për pengim të dyshuar të drejtësisë.

    Përveç Thaçit, në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

    Të pesë të akuzuarve u është kërkuar të jenë fizikisht të pranishëm në seancë, e cila zakonisht transmetohet me dhjetë minuta vonesë.

    Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarit e tij dyshohet se janë përpjekur të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Prokuroria pretendon se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

    Akuzat përfshijnë pengimin e personave zyrtarë, shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindjen ndaj gjykatës.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin.

    Thaçi është dënuar më 16 shtator, në shkallë të parë, me 25 vjet burgim për krime lufte. Nëse shpallet fajtor edhe në rastin për pengim të drejtësisë, ai mund të marrë një dënim tjetër.

    Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

    Rreth 28 orë incizime nga nëntë vizita që Hashim Thaçi ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë janë pjesë e provave të Prokurorisë në rastin për pengim të drejtësisë.

    Sipas Prokurorisë, bisedat e regjistruara gjatë vitit 2023 dëshmojnë se Thaçi u ka dhënë vizitorëve informacione konfidenciale dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.

    Regjistrimet janë bërë me autorizim gjyqësor.

    Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar besueshmërinë e transkripteve dhe interpretimin e bisedave nga Prokuroria, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Irlandës, tri mungesa për Fodën

    Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Irlandës, tri mungesa për Fodën

    Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Republikën e Irlandës me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

    UEFA ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të Kosovës për këtë përballje, ku përzgjedhësi Franco Foda do të ketë në dispozicion pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbulluar për këtë cikël, pra 21 lojtarë.

    Megjithatë, Dardanët do të kenë tri mungesa për këtë takim të rëndësishëm.

    Veldin Hoxha nuk do të jetë në dispozicion për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit, ndërsa Edon Zhegrova është liruar nga grumbullimi shkaku i një lëndimit dhe nuk ka udhëtuar drejt Irlandës.

    Mungesa e tretë është ajo e sulmuesit të ri Enis Rexhepi, i cili nuk mund të aktivizohet pasi ende nuk është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses në FIFA.

    Kështu, Foda do të duhet të bëjë llogaritë pa këta tre futbollistë në një ndeshje me rëndësi të madhe për objektivin e Kosovës.

    Dardanëve u mjafton të shmangin humbjen për ta përfunduar grupin në pozitën e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në “play-off”-in për promovim në Ligën A.

    Lista e plotë:

    Portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Shaipi.

    Mbrojtës: Lindrit Kamberi, Kreshnik Hajrizi, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda, Bleon Kurtulus.

    Mesfushorë: Elvis Rexhbecaj, Milot Rashica, Betim Fazliji, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Milot Avdyli, Leon Avdullahu.

    Sulmues: Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Baton Zabërgja, Vedat Muriqi.


    /Telegrafi/

  • Nuk keni pse të prisni mëngjesin për vitaminën C: Sasia që merrni është më e rëndësishme

    Nuk keni pse të prisni mëngjesin për vitaminën C: Sasia që merrni është më e rëndësishme

    Sipas ekspertëve në Institutin Linus Pauling, nuk ka rëndësi nëse e merrni me vakt apo me stomak bosh kur bëhet fjalë për sasinë e vitaminës C nga një suplement që arrin në qarkullimin e gjakut. Ajo që ka më shumë rëndësi është doza dhe sa mirë e toleron stomaku juaj atë.

    Alexander Michels, një ekspert i vitaminës C në Institutin Linus Pauling në Universitetin Shtetëror të Oregonit, iu përgjigj pyetjes së një lexuesi, duke thënë se nuk ka avantazhe ose disavantazhe të njohura për marrjen e acidit askorbik vetëm ose me ushqim për sa i përket sasisë që arrin në qarkullimin e gjakut. Ai shtoi se kalciumi mund ta ulë paksa përthithjen, por ndryshimi nuk ka gjasa të jetë i dukshëm.

    Nëse keni stomak të shqetësuar

    Acidi askorbik mund të shkaktojë shqetësime në stomak ose urth tek disa njerëz. Kjo, sipas Michels, është arsyeja e vetme për të marrë në konsideratë të ashtuquajturën vitaminë C të tamponuar. Produkte të tilla janë më shpesh askorbate minerale, me një vlerë pH më afër neutralit, kështu që ato kanë më pak gjasa të irritojnë stomakun.

    Zyra Amerikane e Shtesave Ushqimore (ODS) në Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) gjithashtu deklaron se vitamina C përmirëson thithjen e hekurit nga ushqimet bimore.

    Doza është më e rëndësishme

    Sipas të dhënave të ODS, me një konsum të moderuar prej 30 deri në 180 miligramë në ditë, trupi thith rreth 70 deri në 90 përqind të vitaminës C. Në doza më të mëdha se një gram në ditë, thithja bie nën 50 përqind dhe teprica ekskretohet në urinë.

    Kjo është arsyeja pse, sipas Michels, për të ruajtur nivele më të larta të vitaminës C në gjak, është më mirë ta shpërndani dozën gjatë gjithë ditës. Ai e përshkruan marrjen e saj dy herë në ditë si ekuilibrin më të mirë midis komoditetit dhe niveleve të gjakut.

    Marrja e rekomanduar ditore për të rriturit është 90 miligramë për burrat dhe 75 miligramë për gratë, ndërsa duhanpirësit kanë nevojë për 35 miligramë më shumë. Kufiri i sipërm për të rriturit është 2,000 miligramë në ditë, pasi dozat e larta mund të shkaktojnë diarre, të përziera, dhimbje stomaku dhe probleme të tjera të tretjes, sipas DSO-së.