Blog

  • Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

    Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

    Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka besuar punët kryesore një personi që ka lidhje familjare me një të akuzuar për vepra të rënda penale. Kurti ka emruar shef kabineti Blerim Sallahun. Blerimi, i njohur si autor i thënies “vaji në tepsi”, është vëllai i Rrahim Sallahut. Rrahim Sallahu aludohet për vepra penale aq të rënda, të cilat i kryejnë kriminelët më të mëdhenj të Kosovës.

    Rrahim Sallahu, akuzohet se gjatë periudhës 2012 e deri në ditën e arrestimit, i dëmtuari kërkon dhe merr 7.000 euro borxh, i cili borxh pas tre muajve, në emër të fajdesë bëhet 10.000 euro, pastaj më vonë merr edhe shumën prej 4.000 euro, për t’ia kthyer 4.400, për çka si garancion lë veturën e tipit “Golf 5”, në vlerë prej 6.500 euro. Pastaj, gjithnjë sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2014, prapë i dëmtuari kërkon dhe merr borxh nga i pandehuri Sallahu shumë prej 20.000 euro, me kamatë mujore prej 5%.
    Tash, Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse për emërimin e tij s’ka pasur njoftim zyrtar.

    Sallahu më herët ka mbajtur disa pozita në institucionet e Kosovës. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Drejtësisë, ndërsa për një periudhë ka qenë edhe ushtrues detyre i ministrit të Drejtësisë.
    Gjatë Qeverisë Kurti I, ai kishte qenë shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe për shumë vite kishte shërbyer si këshilltar ligjor në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mars të këtij viti, Sallahu është emëruar si këshilltar ligjor i Kurtit, shkruan Paparaci transmeton Sinjali

    Sallahu është bërë i njohur edhe për deklaratën e tij për “vajin në tepsi”, të cilën e kishte dhënë në një paraqitje televizive.
    Në atë kohë, duke folur për punën e Ministrisë së Drejtësisë, Sallahu kishte thënë se shpejtësia dhe cilësia e punës në këtë ministri mund të krahasoheshin me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

    “Po ju them këtu me përgjegjësi që niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, kishte deklaruar ai.

    Kjo shprehje ishte bërë “hit” në rrjetet sociale.

    Këtë pozitë për rreth pesë vjet e kishte mbajtur Luan Dalipi, i cili në shkurt të vitit 2026 ishte larguar nga posti i shefit të stafit të Kurtit, duke njoftuar vetë për përfundimin e angazhimit të tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda &#82/11; Nichit: You’re the only children who love you!

    – What?A hot comment has been exchanged between Arlinda and Nichi during our Big Brother Show V IP Kosovo 5.

    Arlinda has turned to Nichi with a statement that has sparked reactions.

    She told him.

  • Arlinda - Nichit: Ty veç fëmijët të dojnë!

    Arlinda – Nichit: Ty veç fëmijët të dojnë!

    Arlinda - Nichit: Ty veç fëmijët të dojnë!

    Një koment pikant është shkëmbyer mes Arlindës dhe Nichit gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova 5.

    Arlinda i është drejtuar Nichit me një deklaratë që ka ngjallur reagime.

    “Ty veç fëmijët të dojnë!”, i ka thënë ajo.

  • Maqedonci kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina

    Maqedonci kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina

    Maqedonci kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kërkuar nga Ukraina që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

    Një kërkesë të tillë, Maqedonci e kabërë gjatë Konferencës për Deminimin në Ukrainë (UMAC), të mbajtur në Bruksel.

    Ai ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Ukrainën, ndërsa ka theksuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte një mbështetje edhe më të madhe.

    Maqedonci ka bërë të ditur se FSK-ja, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ka trajnuar shtatë grupe me gjithsej 146 pjesëtarë të Policisë Kombëtare, Gardës Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainës.

    Sipas tij, Kosova ka ofruar edhe dy pako mbështetëse ushtarake, ka kontribuar për dy vjet në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar për trajnimin e rekrutëve ukrainas, si dhe ka pritur gazetarë ukrainas.

    “Kosova është e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj në fushën e deminimit për rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit, por edhe në faza të tjera, kur të vendosim bashkërisht për një gjë të tillë”, deklaroi ai.

    Maqedonci theksoi se njohja e Kosovës nga Ukraina do të lehtësonte mbështetjen e mëtejshme.

    “Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na ndihmonte dhe do të na mundësonte të bënim më shumë në mbështetje të Ukrainës, pa pasur nevojë të përballemi me procedura dhe pengesa, të cilat mund t’i quajmë të panevojshme”, tha ministri.

    Ai foli edhe për ndikimin rus në Evropë, duke theksuar se ky ndikim vazhdon të jetë i pranishëm në Serbi. /Klankosova.tv

  • “Djali gëzohet kur të sheh në TV, është me nënën tënde”, a do ta vazhdojë Edita rrugëtimin në BBVK?

    “Djali gëzohet kur të sheh në TV, është me nënën tënde”, a do ta vazhdojë Edita rrugëtimin në BBVK?

    “Djali gëzohet kur të sheh në TV, është me nënën tënde”, a do ta vazhdojë Edita rrugëtimin në BBVK?

    Gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova 5, Edita ka marrë një mesazh emocionues për djalin e saj.

    Prezantuesi Alaudin Hamiti i ka përcjellë disa fjalë për të voglin.

    “Akili është mirë, qetë, me nanën tënde, gjyshen. E madje gëzohet kur të sheh në televizor”, i është thënë Editës.

  • The afternoon of hard experiences at home bursts into oil: I’ve got the developing lockup guy.

    The most famous home resident, Big Brother V IP Kosova 5, Edita has burst into tears during confession to her developing son.

    Her confession has linked her to the game developed at home not to speak, saying that she has tried not to show that her son suffers from autism.

    It’s not about the market that my son is an autism he didn’t talk to, she said.

    Meanwhile, she has reacted to words said during the game.

    He tried to tell him he’s not okay, because there are people outside who can’t talk to him, Edith said.

    Source Layer: Insander

  • Director of Administrative Court seeks from judges more efficiency in solving subjects

    Administrative Court Chairman Kreshnik Kaciu held today his next college with judges from the four departments: The Fiscal Department; for the Labour County; for state-funded Social and Pension schemes; and the General Department, where the only topic of the agenda was efficiency in solving matter.

    During this college, it was found that the efficiency of the 3rd month of 2026 was not satisfactory. Therefore, Mayor Kaciu, demanded from all judges that maximum commitment and continued commitment to increased efficiency in the treatment and resolution of subjects, as well as a substantial increase in the rate of character resolution.

    In college, special attention was also given to the possibility of establishing subjects without holding court hearings, in cases when legal conditions for such a procedure are met.

    At the conclusion of the meeting, President Kaciu reaffirmed the importance of individual engagement and professional responsibility of each judge, in achieving concrete results in the settlement of subjects, with the aim of providing justice at reasonable time, and increasing public confidence in the judicial system.

    Source Layer: Insander

  • Kryetari i Gjykatës Administrative kërkon nga gjyqtarët më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve

    Kryetari i Gjykatës Administrative kërkon nga gjyqtarët më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve

    Kryetari i Gjykatës Administrative kërkon nga gjyqtarët më shumë efikasitet në zgjidhjen e lëndëve

    Kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, zhvilloi sot kolegjiumin e radhës me gjyqtarët e katër departamenteve të gjykatës: Departamentit Fiskal; për Konteste të Punës; për Skemat Sociale dhe Pensionale të financuara nga shteti; dhe Departamentit të Përgjithshëm, ku temë e vetme e rendit të ditës ishte efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve.

    Gjatë këtij kolegjiumi, u konstatua se efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve në tre mujorin e tretë të vitit 2026, nuk ka qenë i kënaqshëm. Prandaj, kryetari Kaçiu, kërkoi nga të gjithë gjyqtarët angazhim maksimal dhe përkushtim të vazhdueshëm në rritjen e efikasitetit në trajtimin dhe zgjidhjen e lëndëve si dhe ngritje substanciale të normës së zgjidhjes së lëndëve.

    Në kolegjium, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësisë së vendosjes për lëndët pa mbajtjen e seancave gjyqësore, në rastet kur plotësohen kushtet ligjore për një procedurë të tillë.

    Në përmbyllje të takimit, kryetari Kaçiu ritheksoi rëndësinë e angazhimit individual dhe përgjegjësisë profesionale të secilit gjyqtar, në arritjen e rezultateve konkrete në zgjidhjen e lëndëve, me synim ofrimin e drejtësisë në kohë të arsyeshme dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

    Burimi: Insajderi

  • Edita në përjetime të rënda në shtëpi, plas në vaj: Kam djalin me ngecje në zhvillim

    Edita në përjetime të rënda në shtëpi, plas në vaj: Kam djalin me ngecje në zhvillim

    Edita në përjetime të rënda në shtëpi, plas në vaj: Kam djalin me ngecje në zhvillim

    Banorja e shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP Kosova 5, Edita ka shpërthyer në lot gjatë rrëfimit për djalin e saj që ka ngecje në zhvillim.

    Rrëfimin e saj, ajo e ka lidhur me lojën që është zhvilluar në shtëpi për të mos folur, duke thënë se është munduar të mos tregojë se djali i saj vuan nga autizmi.

    “Nuk kom desht me tregu që djali jem është me autizëm, që nuk fol”, ka thënë ajo.

    Ndërkohë, ajo ka reaguar për fjalët që janë thënë gjatë lojës.

    “Jom mundu me i thënë që nuk është mirë, se ka njerëz jashtë që nuk munden me fol”, ka thënë Edita.

    Burimi: Insajderi

  • Gjermania e turpëron Holandën, Gruda protagonist

    Gjermania e turpëron Holandën, Gruda protagonist

    Në një përballje mes dy rivalëve të vjetër, të cilët u takuan për herë të pesëdhjetë në histori, gjermanët e kanë zhvilluar një pjesë të dytë fantastike dhe e kanë siguruar kalimin në fazën e barazhit për çerekfinale të Ligës A.

    Protagonisti kryesor i kësaj fitore ka qenë Brajan Gruda, i cili ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

    Gjermania ka kaluar në epërsi në pjesën e parë, kur Derry Scherhant ka shënuar pas asistimit të Joshua Kimmich. Futbollisti i Freiburg ka depërtuar në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të saktë e ka dërguar topin në këndin e largët të portës.

    Në pjesën e dytë, gjermanët e kanë vazhduar dominimin. Florian Wirtz ka realizuar për 2:0 me një goditje të fuortë nga jashtë zonës, ndërsa Nico Schlotterbeck ka shënuar golin e tretë me kokë, pas asistimit nga goditja e lirë e Grudës.

    Më pas, Gruda ka asistuar sërish për Wirtz, i cili ka realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Gjermaninë.

    Rezultatin përfundimtar 5:0 e ka vendosur vetë Gruda, duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer pas goditjes së Scherhant, e cila ishte ndalur nga shtylla.

    Kjo është fitorja më e thellë e Gjermanisë ndaj Holandës në historinë e përballjeve mes tyre. Po ashtu, Holanda nuk kishte pësuar humbje kaq të rëndë ndaj asnjë kundërshtari që nga viti 1959.

    Ky rezultat e ndryshoi edhe renditjen përfundimtare të grupit. Gjermania, e cila e nisi mbrëmjen në vendin e tretë, përfundoi në krye të grupit dhe siguroi kalimin në fazën tjetër.

    Edhe Holanda vazhdon garën, falë bilancit më të mirë në përballjet e drejtpërdrejta me Greqinë. Kjo e fundit, pavarësisht fitores 1-0 kundër Serbisë dhe grumbullimit të njëmbëdhjetë pikëve, është bërë përfaqësuesja e parë në historinë e Ligës së Kombeve që arrin këtë kuotë dhe nuk përfundon në dy pozitat e para të grupit.

    Burimi: RTKLive