
Një koment pikant është shkëmbyer mes Arlindës dhe Nichit gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova 5.
Arlinda i është drejtuar Nichit me një deklaratë që ka ngjallur reagime.
“Ty veç fëmijët të dojnë!”, i ka thënë ajo.


Një koment pikant është shkëmbyer mes Arlindës dhe Nichit gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova 5.
Arlinda i është drejtuar Nichit me një deklaratë që ka ngjallur reagime.
“Ty veç fëmijët të dojnë!”, i ka thënë ajo.


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kërkuar nga Ukraina që ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Një kërkesë të tillë, Maqedonci e kabërë gjatë Konferencës për Deminimin në Ukrainë (UMAC), të mbajtur në Bruksel.
Ai ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Ukrainën, ndërsa ka theksuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte një mbështetje edhe më të madhe.
Maqedonci ka bërë të ditur se FSK-ja, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ka trajnuar shtatë grupe me gjithsej 146 pjesëtarë të Policisë Kombëtare, Gardës Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainës.
Sipas tij, Kosova ka ofruar edhe dy pako mbështetëse ushtarake, ka kontribuar për dy vjet në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar për trajnimin e rekrutëve ukrainas, si dhe ka pritur gazetarë ukrainas.
“Kosova është e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj në fushën e deminimit për rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit, por edhe në faza të tjera, kur të vendosim bashkërisht për një gjë të tillë”, deklaroi ai.
Maqedonci theksoi se njohja e Kosovës nga Ukraina do të lehtësonte mbështetjen e mëtejshme.
“Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na ndihmonte dhe do të na mundësonte të bënim më shumë në mbështetje të Ukrainës, pa pasur nevojë të përballemi me procedura dhe pengesa, të cilat mund t’i quajmë të panevojshme”, tha ministri.
Ai foli edhe për ndikimin rus në Evropë, duke theksuar se ky ndikim vazhdon të jetë i pranishëm në Serbi. /Klankosova.tv


Gjatë spektaklit të sontëm të Big Brother VIP Kosova 5, Edita ka marrë një mesazh emocionues për djalin e saj.
Prezantuesi Alaudin Hamiti i ka përcjellë disa fjalë për të voglin.
“Akili është mirë, qetë, me nanën tënde, gjyshen. E madje gëzohet kur të sheh në televizor”, i është thënë Editës.
The most famous home resident, Big Brother V IP Kosova 5, Edita has burst into tears during confession to her developing son.
Her confession has linked her to the game developed at home not to speak, saying that she has tried not to show that her son suffers from autism.
It’s not about the market that my son is an autism he didn’t talk to, she said.
Meanwhile, she has reacted to words said during the game.
He tried to tell him he’s not okay, because there are people outside who can’t talk to him, Edith said.
Source Layer: Insander
Administrative Court Chairman Kreshnik Kaciu held today his next college with judges from the four departments: The Fiscal Department; for the Labour County; for state-funded Social and Pension schemes; and the General Department, where the only topic of the agenda was efficiency in solving matter.
During this college, it was found that the efficiency of the 3rd month of 2026 was not satisfactory. Therefore, Mayor Kaciu, demanded from all judges that maximum commitment and continued commitment to increased efficiency in the treatment and resolution of subjects, as well as a substantial increase in the rate of character resolution.
In college, special attention was also given to the possibility of establishing subjects without holding court hearings, in cases when legal conditions for such a procedure are met.
At the conclusion of the meeting, President Kaciu reaffirmed the importance of individual engagement and professional responsibility of each judge, in achieving concrete results in the settlement of subjects, with the aim of providing justice at reasonable time, and increasing public confidence in the judicial system.
Source Layer: Insander


Kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, zhvilloi sot kolegjiumin e radhës me gjyqtarët e katër departamenteve të gjykatës: Departamentit Fiskal; për Konteste të Punës; për Skemat Sociale dhe Pensionale të financuara nga shteti; dhe Departamentit të Përgjithshëm, ku temë e vetme e rendit të ditës ishte efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve.
Gjatë këtij kolegjiumi, u konstatua se efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve në tre mujorin e tretë të vitit 2026, nuk ka qenë i kënaqshëm. Prandaj, kryetari Kaçiu, kërkoi nga të gjithë gjyqtarët angazhim maksimal dhe përkushtim të vazhdueshëm në rritjen e efikasitetit në trajtimin dhe zgjidhjen e lëndëve si dhe ngritje substanciale të normës së zgjidhjes së lëndëve.
Në kolegjium, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësisë së vendosjes për lëndët pa mbajtjen e seancave gjyqësore, në rastet kur plotësohen kushtet ligjore për një procedurë të tillë.
Në përmbyllje të takimit, kryetari Kaçiu ritheksoi rëndësinë e angazhimit individual dhe përgjegjësisë profesionale të secilit gjyqtar, në arritjen e rezultateve konkrete në zgjidhjen e lëndëve, me synim ofrimin e drejtësisë në kohë të arsyeshme dhe rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.
Burimi: Insajderi


Banorja e shtëpisë më të famshme, Big Brother VIP Kosova 5, Edita ka shpërthyer në lot gjatë rrëfimit për djalin e saj që ka ngecje në zhvillim.
Rrëfimin e saj, ajo e ka lidhur me lojën që është zhvilluar në shtëpi për të mos folur, duke thënë se është munduar të mos tregojë se djali i saj vuan nga autizmi.
“Nuk kom desht me tregu që djali jem është me autizëm, që nuk fol”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, ajo ka reaguar për fjalët që janë thënë gjatë lojës.
“Jom mundu me i thënë që nuk është mirë, se ka njerëz jashtë që nuk munden me fol”, ka thënë Edita.
Burimi: Insajderi

Në një përballje mes dy rivalëve të vjetër, të cilët u takuan për herë të pesëdhjetë në histori, gjermanët e kanë zhvilluar një pjesë të dytë fantastike dhe e kanë siguruar kalimin në fazën e barazhit për çerekfinale të Ligës A.
Protagonisti kryesor i kësaj fitore ka qenë Brajan Gruda, i cili ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.
Gjermania ka kaluar në epërsi në pjesën e parë, kur Derry Scherhant ka shënuar pas asistimit të Joshua Kimmich. Futbollisti i Freiburg ka depërtuar në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të saktë e ka dërguar topin në këndin e largët të portës.
Në pjesën e dytë, gjermanët e kanë vazhduar dominimin. Florian Wirtz ka realizuar për 2:0 me një goditje të fuortë nga jashtë zonës, ndërsa Nico Schlotterbeck ka shënuar golin e tretë me kokë, pas asistimit nga goditja e lirë e Grudës.
Më pas, Gruda ka asistuar sërish për Wirtz, i cili ka realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Gjermaninë.
Rezultatin përfundimtar 5:0 e ka vendosur vetë Gruda, duke e dërguar në rrjetë topin e kthyer pas goditjes së Scherhant, e cila ishte ndalur nga shtylla.
Kjo është fitorja më e thellë e Gjermanisë ndaj Holandës në historinë e përballjeve mes tyre. Po ashtu, Holanda nuk kishte pësuar humbje kaq të rëndë ndaj asnjë kundërshtari që nga viti 1959.
Ky rezultat e ndryshoi edhe renditjen përfundimtare të grupit. Gjermania, e cila e nisi mbrëmjen në vendin e tretë, përfundoi në krye të grupit dhe siguroi kalimin në fazën tjetër.
Edhe Holanda vazhdon garën, falë bilancit më të mirë në përballjet e drejtpërdrejta me Greqinë. Kjo e fundit, pavarësisht fitores 1-0 kundër Serbisë dhe grumbullimit të njëmbëdhjetë pikëve, është bërë përfaqësuesja e parë në historinë e Ligës së Kombeve që arrin këtë kuotë dhe nuk përfundon në dy pozitat e para të grupit.
Burimi: RTKLive

Kombëtarja e Gjermanisë ka përfunduar në vendin e parë në grup, pas fitores bindëse 5-0 ndaj Holandës, në një ndeshje ku shkëlqeu Brajan Gruda, me një gol dhe dy asistime.
Gjermanët e dominuan përballjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 41-të, kur Derry Scherhant realizoi pas asistimit të Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, Florian Wirtz dyfishoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa Nico Schlotterbeck shënoi për 3-0 pesë minuta më vonë, pas asistimit nga goditja e lirë e Grudës.
Ylli i ndeshjes, Brajan Gruda, ishte protagonist edhe në golin e katërt, duke asistuar për Wirtz në minutën e 71-të.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori ofensiv e vulosi paraqitjen fantastike me golin e pestë të Gjermanisë, pas një topi të kthyer brenda zonës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Greqia mposhti Serbinë me rezultat 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Georgios Masouras në minutën e 69-të, pas asistimit të Vangelis Pavlidis.
Kështu, pas përfundimit të ndeshjeve, Gjermania, Holanda dhe Greqia kanë nga 11 pikë, ndërsa Serbia mbetet në kuotën zero. Gjermania e mbyll në krye, ndërsa tri përfaqësueset e tjera përfundojnë me pikë të barabarta. /Telegrafi/

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë vizitës së tij në Kinë këtë javë.
Trump i bëri këto komente para gazetarëve, teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për të nisur udhëtimin e tij në Azi, ku fillimisht do të mbërrijë në Filipine të martën, transmeton Telegrafi.
Më pas, presidenti amerikan pritet të udhëtojë drejt Kinës, ku është planifikuar të marrë pjesë në bisedime trepalëshe me homologët e tij rusë dhe kinezë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.
“Ne mund të takohemi edhe me Kim Jong-un. Kjo do të ishte mirë. Kemi mundësinë të arrijmë shumë gjëra”, u tha Trump gazetarëve.
Trump planifikon të diskutojë çështjen e çarmatimit bërthamor gjatë takimeve me Putinin dhe Xi Jinpingun në qytetin Shenzhen, në juglindje të Kinës. Bisedimet pritet të zhvillohen në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
“Do të flasim për denuklearizimin. Është një çështje e vështirë, sepse është shumë e vështirë për cilindo prej nesh të thotë se do të heqim dorë nga armët tona bërthamore”, deklaroi Trump të hënën.
Ai shtoi se diskutimet do të përfshijnë edhe luftërat në Iran dhe Ukrainë, si dhe çështjet e ekonomisë dhe tregtisë.
Në gusht, Trump kishte folur pozitivisht për raportet e tij me liderin e Koresë së Veriut dhe kishte shprehur pritjen se të dy do të takoheshin gjatë këtij viti, pa dhënë detaje të tjera.
“Fakti që unë shkoj mirë me të është diçka e mirë, jo e keqe. Ai ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme. Nuk duhej të ishte lejuar kurrë që kjo të ndodhte”, kishte deklaruar Trump.
Ai kishte shtuar se, po të ishte president në atë kohë, nuk do të kishte lejuar që Koreja e Veriut të siguronte armë të tilla.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, deklaroi në shtator se raportimet për zgjerimin e prodhimit të materialeve bërthamore të Koresë së Veriut, të përshtatshme për armë, përbëjnë “shkak për shqetësim serioz”. /Telegrafi/