Blog

  • The charge of treason, the clash between Nichi and Achilles in Prime ( V IDEO)

    PThe clashes between Nichi and Achilles have continued at Prime Six.

    Two, after attending the video summed up with debates and the crack of reports, they are again involved in criticism and accusations.

    You had me as your enemy, you had no friend.

    But the latter told him that he was protected when others spoke ill of him.

    He said Achilles. /I did. tv

  • Akuza për tradhti, përplasje mes Nichit dhe Akilit në Prime (VIDEO)

    Akuza për tradhti, përplasje mes Nichit dhe Akilit në Prime (VIDEO)

    Akuza për tradhti, përplasje mes Nichit dhe Akilit në Prime (VIDEO)

    Përplasjet mes Nichit dhe Akilit kanë vazhduar edhe në Prime-in e gjashtë.

    Dyshja, pasi kanë ndjekur videon e përmbledhur me debatet dhe krisjen e raporteve mes tyre, ata sërish janë përfshirë në kritika e akuza.

    “Ti mu më ki armik, nuk më ki ma shok.”, ka qenë komenti i Nichit ndaj Akilit.

    Kurse, ky i fundit i ka thënë atij se e ka mbrojtur kur të tjerët kanë folur keq për të.

    “Jam akuzu për ty, jam sha për ty.”, ka thënë Akili. /Klankosova.tv

  • Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja

    Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja

    Biznesmeni dhe veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas fjalimit të ekspertes së politikës së jashtme, Donika Emini, në një aktivitet në zemër të Evropës, duke kritikuar Bashkimin Evropian për, siç thotë ai, zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj Kosovës.

    Në një reagim të publikuar në platformën X, Bajraktari ka përgëzuar Eminin për fjalimin e saj, të cilin e ka cilësuar si të fuqishëm, ndërsa ka shprehur kritika ndaj qasjes së institucioneve evropiane në raport me Kosovën.

    Ai ka thënë se Bashkimi Evropian shpesh nuk i respekton vlerat demokratike që pretendon se i mbron.

    “Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian shumë shpesh zbaton standarde të dyfishta dhe dështon të respektojë vlerat demokratike që pretendon se i mbron”, ka shkruar Bajraktari.

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe skandalit të krijuar pas interpretimit të një kënge serbe me përmbajtje që cenon sovranitetin e Kosovës në një aktivitet në kuadër të institucioneve evropiane, Bajraktari ka theksuar se bota duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe demokratik.

    Sipas tij, tolerimi i mesazheve të tilla brenda institucioneve evropiane dëshmon se Kosova nuk ka aleat më të rëndësishëm dhe më të besueshëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Bota duhet ta kuptojë, një herë e përgjithmonë, se Kosova është shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe demokratik. Skandali i fundit i tolerimit të mesazheve që cenojnë sovranitetin e Kosovës brenda institucioneve evropiane tregon se Kosova nuk ka aleat më të rëndësishëm dhe më të besueshëm sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

    Në fund të reagimit, Bajraktari ka përcjellë një mesazh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosovën dhe shqiptarët.

    “Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin amerikan, Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

  • Rudina for Edita: He’s been pushing the game.

    Big Brother Opinionist V IP Kosova 5, Rudina Dembacaj, has commented on the entry of the new resident, Edita, to the most famous house in the country.

    She has estimated that Edita has rushed into the game, not wasting time to get involved in domestic dynamics.

    Rdiday’s been pushing, Rudina said during the sixth Prime, as she commented on her first impressions of the new resident.

    Source Layer: Insander

  • Rudina për Editën: E ka marrë me turr lojën

    Rudina për Editën: E ka marrë me turr lojën

    Rudina për Editën: E ka marrë me turr lojën

    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 5, Rudina Dembacaj, ka komentuar hyrjen e banores së re, Editës, në shtëpinë më të famshme në vend.

    Ajo ka vlerësuar se Edita është futur me shumë vrull në lojë, duke mos humbur kohë për t’u përfshirë në dinamikat e shtëpisë.

    “Edita e ka marrë me turr”, u shpreh Rudina gjatë Prime-it të gjashtë, teksa komentonte përshtypjet e para për banoren e re.

    Burimi: Insajderi

  • Do not lie to people, Berisha denies GEN-I payments in Belgrade during his term as ambassador

    Kosovo’s Ambassador to Croatia, Martin Berisha, has faced another question by journalist Lirim Mehmetaj about the payments from GEN-I Belgrade.

    In Debat Plus, Mehmetaj has asked Berisha whether he had accepted money from GEN-I Belgrade until April 2022, when he was Kosovo’s ambassador simultaneously.

    Why did you take money from GEN-I Belgrade while you were ambassador until April 2022?

    Berishaaj has rejected the question, saying that on this issue journalism should respond to the current country, while accusing him of presenting the case falsely.

    You have to answer somewhere I have to answer… You’re eating first in deception… No, don’t fool the people, don’t fool the people, Berisha said.

    Berisha has denied accepting money from GEN-I Belgrade during the time it exercised the duty of Kosovo’s ambassador to Croatia.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

    “Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përballur me një tjetër pyetje nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me pagesat nga GEN-I Beograd.

    Në Debat Plus, Mehmetaj e ka pyetur Berishajn nëse kishte pranuar para nga GEN-I Beograd deri në prill të vitit 2022, kur njëkohësisht ishte ambasador i Kosovës.

    “Pse keni pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës sa keni qenë ambasador, deri në prill 2022?”, e ka pyetur Mehmetaj.

    Berishaj e ka kundërshtuar pyetjen, duke thënë se për këtë çështje gazetari duhet të përgjigjet në vendin përkatës, ndërsa e ka akuzuar atë se po e paraqet çështjen në mënyrë mashtruese.

    “Ju keni me u përgjigj diku ku duhet me u përgjigj… Ti së pari po hamëndson në mashtrim… Jo, mos e rrej popullin, mos e rrej popullin”, ka thënë Berishaj.

    Berishaj ka mohuar se ka pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

    Burimi: Dukagjini

  • Një gur gjigant bie mbi veturën në pritje në trafik, gruaja në Kinë shpëton për pak sekonda

    Një gur gjigant bie mbi veturën në pritje në trafik, gruaja në Kinë shpëton për pak sekonda

    Një gur masiv u shkëput nga shpati i një mali dhe u rrokullis me shpejtësi drejt rrugës, duke përfunduar mbi një veturë që ishte ndalur në trafik në qarkun Li, në provincën Sichuan të Kinës.

    Pamjet e kamerës së veturës kanë kapur momentin e frikshëm, kur një grua arrin të largohet në çastet e fundit, vetëm pak sekonda para se shkëmbi të përplasej me forcë në pjesën e pasme të automjetit, transmeton Telegrafi.

    Guri goditi veturën dhe depërtoi përmes xhamit të pasmë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet. E gjithë ngjarja ndodhi papritur, ndërsa vetura ishte e ndalur në kolonën e trafikut dhe gruaja arriti të shmangte përplasjen në momentin e fundit.

    Pamjet tregojnë se sa pak kohë kishte në dispozicion për të reaguar përballë rënies së papritur të shkëmbit nga mali.

    Fatmirësisht, pavarësisht përplasjes së fuqishme dhe dëmeve në automjet, nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/

  • Philippe Diallo sfidon Infantinon për presidencën e FIFA-s

    Philippe Diallo sfidon Infantinon për presidencën e FIFA-s

    Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, pritet të kandidojë kundër Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.

    Kandidatura e Diallos ka marrë mbështetjen unanime të shoqatave kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe Këshillin e FIFA-s. Megjithatë, ajo duhet të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit.

    UEFA ka bërë të ditur se mbështet Diallon në këtë garë, duke theksuar nevojën për ndryshime në drejtimin e futbollit botëror.

    Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo

    Në deklaratën e saj, konfederata evropiane ka kërkuar më shumë transparencë, qeverisje të mirë dhe përqendrim te zhvillimi i futbollit në të gjitha rajonet e botës.

    Kandidatura e francezit vjen në një kohë kur Infantino po përballet me kritika të shumta, veçanërisht pas polemikave rreth planeve për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Pas reagimeve të ashpra nga drejtues të futbollit botëror, presidenti i FIFA-s u detyrua ta tërhiqte këtë propozim.

    Federata Franceze e Futbollit kishte tërhequr mbështetjen për rizgjedhjen e Infantinos që në shtator, duke deklaruar se besimi ndaj tij ishte dëmtuar. Ndërkohë, edhe federatat e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë kishin tërhequr letrat e mëparshme të mbështetjes për presidentin aktual.

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

    Infantino synon mandatin e katërt në krye të FIFA-s, ndërsa zgjedhjet e marsit 2027 pritet të sjellin një përballje të rëndësishme për drejtimin e futbollit botëror. /Telegrafi/

  • Lëngu i grejpfrutit mund të përmirësojë elasticitetin e arterieve: Çfarë tregoi studimi te gratë pas menopauzës?

    Lëngu i grejpfrutit mund të përmirësojë elasticitetin e arterieve: Çfarë tregoi studimi te gratë pas menopauzës?

    Një studim klinik ka zbuluar ndikimin e mundshëm të këtij fruti në enët e gjakut, por ekziston edhe një kujdes i rëndësishëm për personat që përdorin barna

    Konsumimi i rregullt i lëngut 100 për qind natyral të grejpfrutit mund të zvogëlojë ngurtësinë e arterieve dhe të ndikojë pozitivisht në shëndetin vaskular. Këtë e sugjerojnë rezultatet e një studimi klinik te gratë pas menopauzës, ndërsa analiza të tjera shkencore kanë shqyrtuar mekanizmat e mundshëm të këtij ndikimi.

    Megjithatë, përfitimet e vërejtura lidhen kryesisht me elasticitetin e arterieve dhe nuk provojnë se grejpfruti trajton venat me varice ose kapilarët e zgjeruar.

    Si ndikon lëngu i grejpfrutit në funksionin e enëve të gjakut?

    Kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit vaskular dhe parandalimin e problemeve me venat, specialistët e The Vein Institute of Jacksonville theksojnë rëndësinë e ushqimit të pasur me vitamina C, E, B6 dhe B12, bakër, fibra dhe bioflavonoide.

    Vitamina C luan rol të veçantë në prodhimin e kolagjenit, proteinë që ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe qëndrueshmërisë së indeve lidhore, përfshirë muret e enëve të gjakut.

    Megjithëse përfitimet e agrumeve njihen prej kohësh, të dhënat klinike për ndikimin e drejtpërdrejtë të grejpfrutit në funksionin vaskular kanë qenë më të kufizuara.

    Një studim i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition tregoi se konsumimi i përditshëm i lëngut të grejpfrutit për gjashtë muaj shoqërohej me zvogëlim të ngurtësisë arteriale te gratë pas menopauzës.

    Studiuesit ia atribuuan këtë ndikim të mundshëm flavanoneve, përbërës natyralë të grejpfrutit me veti biologjike që mund të ndikojnë në funksionin e enëve të gjakut.

    Një prej tyre është naringina, polifenol që gjendet natyrshëm në këtë frut dhe që po studiohet për rolin e tij në proceset inflamatore dhe funksionin vaskular, transmeton Telegrafi.

    foto: varyapigu

    Si u zhvillua studimi?

    Në hulumtim morën pjesë 48 gra të shëndetshme pas menopauzës, të moshës 50 deri në 65 vjeç.

    Studimi ishte i rastësishëm, i kontrolluar dhe i dyfishtë i verbër. Pjesëmarrëset konsumuan dy lloje pijesh në periudha të ndryshme:

    Njëra pije përmbante 340 mililitra lëng natyral grejpfruti në ditë, me flavanone.

    Pija tjetër ishte kontrolluese, me përbërje të përafërt ushqyese, por pa flavanone.

    Secila pije u konsumua për gjashtë muaj, me një ndërprerje dymujore ndërmjet dy periudhave.

    Rezultatet treguan se pas konsumimit të lëngut të grejpfrutit, treguesi i ngurtësisë së arterieve ishte më i ulët sesa pas konsumimit të pijes kontrolluese.

    Konkretisht, shpejtësia e valës së pulsit, një matës i ngurtësisë së aortës, ishte mesatarisht 7,36 metra në sekondë pas grejpfrutit, krahasuar me 7,70 metra në sekondë pas pijes kontrolluese.

    Megjithatë, studimi nuk gjeti përmirësime domethënëse në tensionin arterial apo në treguesit e matur të funksionit endotelial.

    Çfarë rëndësie kanë këto rezultate?

    Ngurtësia e shtuar e arterieve lidhet me rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, përfshirë infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.

    Prandaj, rezultatet janë interesante, por ato nuk mjaftojnë për ta rekomanduar lëngun e grejpfrutit si trajtim për problemet vaskulare. Nevojiten studime më të mëdha për të përcaktuar përfitimet afatgjata.

    Kujdes: Grejpfruti mund të ndërveprojë me barnat

    Një çështje veçanërisht e rëndësishme është ndërveprimi i grejpfrutit me disa medikamente.

    Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), grejpfruti mund të ndikojë në përqendrimin e disa barnave në gjak, përfshirë statina të caktuara për kolesterolin, barna për tensionin arterial dhe medikamente të tjera.

    Për këtë arsye, personat që marrin terapi të rregullt duhet të këshillohen me mjekun ose farmacistin përpara se të fillojnë konsumimin e përditshëm të lëngut të grejpfrutit. /Telegrafi/