Blog

  • Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Tërmeti përshkon zonën e Los Angeles

    Një tërmet me magnitudë 4.4 ka goditur zonën e Los Angeles të premten në orët e hershme të mëngjesit.

    Tërmeti goditi në orën 03:45, sipas kohës lokale të Paqësorit, ndërsa epiqendra e tij ishte një milje në veriperëndim të qytetit Commerce, sipas të dhënave të Institutit Gjeologjik të SHBA-së.

    Dridhjet u regjistruan në një thellësi prej 10.6 miljesh, shkruan USAToday, transmeton Klankosova.tv

    Raportohet se lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë të Los Anxhelosit, duke përfshirë edhe komunitete më të largëta nga epiqendra.

    Më shumë se 7 500 persona thuhet se i kishin ndier lëkundjet brenda orës së parë pas tërmetit.

    Megjithatë, nuk pati informacione për dëme materiale apo dëmtime strukturore, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit./Klankosova.tv

  • "Ti je manipuluese..." - Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    “Ti je manipuluese…” – Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    "Ti je manipuluese..." - Plas debati mes Likit dhe Norës (VIDEO)

    Arlinda dhe Nora kurrqysh s’po e çojnë në shtëpinë e Vëllait të Madh.

    Dy banoret e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të kenë debate kohë pas kohe.

    Sot përplasja shpërtheu për manipulim.

    Ndiqeni se çka ndodhi:

  • KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e artë”, në hapësirat stërvitore të kampit Vrelo.

    Sipas njoftimit të NATOS, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi është organizuar në kuadër të prioritetit të këtij misioni “Ushtrohu dhe Parandalo” (Rehearse and Prevent), ndërsa pjesëmarrësit janë angazhuar në disa skenarë me intensitet të lartë, që simuluan situata komplekse emergjente.

    Gjatë ushtrimit janë praktikuar procedurat e përbashkëta të komandimit, kontrollit dhe komunikimit, si dhe manovrat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me fokus në teknikat e shtensionimit të situatave dhe menaxhimin e rendit publik.

    Një pjesë e ushtrimit përfshiu edhe simulimin e evakuimit të shpejtë mjekësor të personave të lënduar, me mbështetjen e helikopterëve të KFOR-it.

    Po ashtu, specialistët e KFOR-it dhe FSK-së për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe menaxhimin e materialeve të rrezikshme kanë bashkëpunuar në identifikimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese të simuluara, si dhe në trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore.

    KFOR-i ka theksuar se ushtrimet e tilla të përbashkëta janë të rëndësishme për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe për të siguruar që njësitë pjesëmarrëse të mund të reagojnë shpejt, në mënyrë efektive dhe të koordinuar ndaj krizave të mundshme.

    Sipas misionit të NATO-s, përmes harmonizimit të taktikave dhe procedurave standarde të veprimit, institucionet forcojnë kapacitetet e përbashkëta për të parandaluar përshkallëzimin e situatave, për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

    Në njoftim thuhet se përfundimi i suksesshëm i ushtrimit “Shpata e artë” dëshmon përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka theksuar se misioni i këtij mekanizmi është i përqendruar te njerëzit dhe siguria e tyre.

    “Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, sigurinë e tyre dhe tonën. Për këtë jemi këtu, për ta ofruar këtë me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, ka deklaruar Vergori.

    Ai ka theksuar rëndësinë e ushtrimit dhe ndërlidhjen e tij me mandatin afatgjatë të KFOR-it në Kosovë.

  • Man Utd prepares the staggering 600m-euro budget for January Merkato

    Manchester United can prepare for a major reconstruction of the team during the January transitional deadline, with coach Maurizio Pochetino reportedly making an extraordinary budget of 500m to 600m euros available.

    According to former scout Bryan King, the heads of the English club are considering the possibility of big investments to reinforce the team, which is going through a difficult time.

    Among the football players who are being named as the possible targets of Manchester United are Chelsea’s star, Cole Palmer, and the defender of Newcastle United, Lewis Hall.

    Pochetino knows Palmer well, having worked with him during the time he was a Chelsea coach. For this reason, a reunion at Old Tuffford would constitute one of the most spectacular movements of the passing deadline.

    However, so far it has not been reported on any Manchester United official offer to any of the football players, while it remains unclear whether the club will really be willing to invest such a large sum.

    It should be noted that the figure of 500 to 600m euros was mentioned by Bryan King and was not officially confirmed by Manchester United leaders.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Man Utd përgatit buxhetin marramendës prej 600 milionë eurosh për merkaton e janarit

    Man Utd përgatit buxhetin marramendës prej 600 milionë eurosh për merkaton e janarit

    Man Utd përgatit buxhetin marramendës prej 600 milionë eurosh për merkaton e janarit

    Manchester United mund të përgatitet për një rindërtim të madh të skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit, me trajnerin Mauricio Pochettino që raportohet se mund të ketë në dispozicion një buxhet të jashtëzakonshëm prej 500 deri në 600 milionë eurosh.

    Sipas ish-skautit Bryan King, drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë mundësinë e investimeve të mëdha për të përforcuar skuadrën, e cila po kalon një periudhë të vështirë.

    Në mesin e futbollistëve që po përmenden si objektiva të mundshëm të Manchester Unitedit janë ylli i Chelseat, Cole Palmer, dhe mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Lewis Hall.

    Pochettino e njeh mirë Palmerin, pasi kishte punuar me të gjatë kohës kur ishte trajner i Chelseat. Për këtë arsye, një ribashkim i tyre në Old Trafford do të përbënte një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar.

    Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë ofertë zyrtare të Manchester Unitedit për asnjërin prej futbollistëve, ndërsa mbetet e paqartë nëse klubi do të jetë realisht i gatshëm të investojë një shumë kaq të madhe.

    Duhet theksuar se shifra prej 500 deri në 600 milionë eurosh është përmendur nga Bryan King dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e Manchester Unitedit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Isni Kilaj shows the shots at The Hague have brought them frozen

    Former Commander of The KLA, Isni Kilaj, who was released on November 17th by the Special Court in an unprecedented confession, has shown what life was like within the detention walls of Specialised Chambers. In an interview for RTV21, Kilaj said that during their detention time they were brought frozen foods, which, according to him, have been inhospitable. As he says, that kind of food cannot survive.

    A 24-hour shower is when they bring it to us at 11:00. It’s a frozen meal, just like at the wedding, on a flat plastic plate, along with forks. Food is frozen, probably for months or years. They heat them up in microwaves and bring them to us, but also because of the temperature they use, as well as the fact that the food has lasted too long, it is infertile. We have been ever warning, We have addressed the Ombudsperson at The Hague and the Court’s Directorate there, but they have never taken action to change the way the preparation or the kind of food served by prisoners.

    Kilaj, who was released on November 17th from the Special Chambers after being acquitted of all charges weighing on him, shows that food was purchased with their finances by means of a special court order, which was constantly delayed by a week.

    A good one here was that we had the right to buy our own food. We’ve had a list offered by the detention unit and we’ve selected food, we’ve made payments, and they’ve constantly brought us a week’s delay. We’ve had conditions inside to prepare food. We all bought food because we cannot live with such food as they offer us. It’s a common kitchen where we could meet and prepare food, Kilay has declared. /rtv21/

    Source Layer: Insander

  • Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

    Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

    Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

    Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata Speciale, në një rrëfim të padëgjuar më parë, ka treguar se si ishte jeta brenda mureve të paraburgimit pranë Dhomave të Specializuara. Në një intervistë për RTV21, Kilaj tha se gjatë kohës së paraburgimit u kanë sjellë ushqime të ngrira, të cilat, sipas tij, kanë qenë të pangrënshme.Sic thotë, me atë llojë ushqimi nuk mund të mbijetohet.

    “Një shujtë 24-orëshe është kur ata na e sjellin në orën 11:00. Është një ushqim i ngrirë, tamam sikur në dasma, në një pjatë të sheshtë plastike, së bashku me pirunë. Ushqimet janë të ngrira, që sigurisht kanë qëndruar me muaj ose me vite. I ngrohin ato në mikrovalë dhe na i sjellin, por edhe për shkak të melmesave që përdorin, si dhe faktit që ushqimi ka qëndruar shumë gjatë, ai është i pangrënshëm. Ne kemi bërë vazhdimisht vërejtje. Iu kemi drejtuar Ombudspersonit në Hagë dhe drejtorisë së Gjykatës aty, por asnjëherë nuk kanë ndërmarrë veprime për ta ndryshuar mënyrën e përgatitjes apo llojin e ushqimit që u shërbehet të burgosurve”.

    Kilaj, i cili më 17 nëntor u lirua nga Dhomat e Specializuara pasi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin ndaj tij, tregon se ushqimet i blinin me financat e tyre, përmes një porosie sipas rregullave të Gjykatës Speciale, e cila u vinte vazhdimisht me një javë vonesë.

    “Një e mirë këtu ka qenë se kemi pasur të drejtë ta blejmë vetë ushqimin. E kemi pasur një listë të ofruar nga njësia e paraburgimit dhe ne kemi përzgjedhur ushqimet, kemi bërë pagesën dhe ato na janë sjellë vazhdimisht me një javë vonesë. Kemi pasur kushte brenda për të përgatitur ushqim. Të gjithë kemi blerë ushqim, sepse nuk kemi mundësi të jetojmë me një ushqim të tillë, çfarë na ofrojnë ata. Është një kuzhinë e përbashkët, ku mund të takoheshim dhe të përgatisnim ushqim”, ka deklaruar Kilaj./rtv21/

    Burimi: Insajderi

  • Protesta në mbi 100 qytete të Italisë, mijëra punëtorë e studentë protestojnë për paga më të larta

    Protesta në mbi 100 qytete të Italisë, mijëra punëtorë e studentë protestojnë për paga më të larta

    Dhjetëra mijëra punëtorë dhe studentë kanë dalë të premten në rrugët e qyteteve të ndryshme të Italisë, në kuadër të një greve të përgjithshme të organizuar nga konfederata më e madhe e sindikatave në vend, CGIL.

    Burimi: Dukagjini

  • Kur dashuria bëhet rrezik: Donna Dafi publikon këngën e re “Enemy”

    Kur dashuria bëhet rrezik: Donna Dafi publikon këngën e re “Enemy”

    “Ti je helmi që po më vret ngadalë”, këndon Donna Dafi në videoklipin e saj më të ri, “Enemy”, që u publikua sot.

    Këngëtarja me rrënjë shqiptare sjell një këngë pop, që rrëfen çastin kur njeriu që dikur të bënte të ëndërroje bëhet pikërisht ai nga i cili duhet të mbrohesh. Në “Enemy”, protagonistja i dallon shenjat e manipulimit, por tërheqja vazhdon ta kthejë pas.

    Pikërisht aty qëndron tensioni i këngës: mund ta dish se dikush po të lëndon dhe prapë të mos jesh gati të largohesh.

    Metafora e helmit i jep zë kësaj kundërthënieje, ndërsa fraza “My Enemy” (“Armiku im”), me çdo përsëritje, tingëllon më pak si dyshim dhe më shumë si një e vërtetë që nuk mund të mohohet më.

    “Doja që kënga të ishte joshëse dhe e rrezikshme njëkohësisht, sepse ndonjëherë gjërat që na bëjnë më shumë dëm janë edhe më të vështirat për t’u lënë pas”, shprehet Donna Dafi.

    Nëse në “Good Morning” Donna e merrte kontrollin, në “Enemy” ajo kthehet te çasti para atij vendimi: kur e sheh të vërtetën, por ende të tundon gënjeshtra.

    Fraza thumbuese “pretty little liar” i shton këngës një dozë ironie. Protagonistja ende nuk është shkëputur, por nuk u beson më premtimeve që dikur e mbanin të lidhur.

    Me “Enemy”, Donna Dafi zbulon një anë më dramatike të muzikës së saj pop dhe i jep hapësirë një ndjenje që rrallë pranohet hapur: ta duash ende dikë, edhe pasi ke kuptuar se nuk mund t’i besosh më. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Nga Gucia shqiptare – kryeministër në Beograd?

    Nga Gucia shqiptare – kryeministër në Beograd?

    Familja e Dejan Shoshkiqit, i cili përflitet se mund të jetë në krye të qeverisë së re serbe të dalë nga Lista Studentore, rrjedh nga Gucia. I ati i tij ka qenë kryetar i Republikës së Malit të Zi dhe deri më 1943 ishte i internuar në kampet e fashistëve italianë në Shqipëri. Shoshkiqi nuk është politikani i vetëm i Listës Studentore me rrënjë në Mal të Zi.

    Si kandidat për kryeministër të Serbisë, gjithnjë e më shpesh në qarqet politike dhe mediatike të Beogradit po përmendet Dejan Shoshkiq (ndonëse ende asgjë nuk është e sigurt; mund të dalin në sipërfaqe edhe kandidatë të tjerë, varësisht se si vendosin të ashtuquajturat „plenume të studentëve“, të cilat funksionojnë si një „parlament në hije“).

    Biografia e Dejan Shoshkiqit është interesante. Shoshkiqi u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Beogradit më 1989 dhe u shpall studenti i gjeneratës. Aty përfundoi magjistraturën më 1993 dhe doktoraturën në financa më 1999. U specializua gjithashtu në Francë, SHBA dhe në Bankën Kombëtare të Zvicrës, si dhe ishte bursist i programit Fulbright. Shoshkiqi, i cili ka ligjëruar në SHBA, ka qenë guvernator i Bankës Popullore të Serbisë. Dha dorëheqje nga ky post me ardhjen në pushtet të partisë së Aleksandar Vuçiqit.

    Dejan Shoshkiqi është i biri i Branisllav Shoshkiqit, i cili u lind më 1922 në Guci, një rajon i Malit të Zi, fare pranë kufirit me Shqipërinë dhe tradicionalisht i dominuar nga shqiptarët.

    Branisllav Shoshkiqi ka qenë kryetar i Republikës së Malit të Zi në vitet 1985-1986; më parë ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Për një kohë të gjatë ishte profesor i ekonomisë në Universitetin e Beogradit. Vdiq dhe u varros në Beograd më 2022, në moshën 99-vjeçare.

    Shkollimin e kreu në Novi Pazar dhe Berane, ku përfundoi gjimnazin. Që kur ishte nxënës gjimnazi, më 1936, u bë anëtar i SKOJ-it (Lidhjes së Rinisë Komuniste të Jugosllavisë). Studimet i nisi më 1940 në Universitetin e Beogradit. Që nga viti 1941 mori pjesë në lëvizjen antifashiste. Në fund të vitit 1941, pushtuesit e arrestuan në Berane dhe e internuan në kampet në Shqipëri, të ngritura nga fashistët italianë.

    Branisllav Shoshkiq

    Gjatë pushtimit fashist (1941–1943), të internuarit antifashistë nga Mali i Zi dhe Sanxhaku (përfshirë ata të arrestuar në zonën e Berane) zakonisht dërgoheshin në kampet e përqendrimit në Kavajë, Klos (Burrel), Berat, Porto Palermo ose Pukë.

    Ndonëse Dejan Shoshkiqi deklarohet si serb. Mediat e afërta me ish-regjimin e Aleksandar Vuçiqit (si „Informer“) e kanë akuzuar si „kuadër malazez“ dhe „pinjoll i një familjeje të regjimit komunist“. Para zgjedhjeve, mediat proqeveritare, Vuçiqi dhe mbështetësit e tij kanë alarmuar, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për rrezikun që „malazezët të qeverisin Serbinë“.

    Si malazez është cilësuar edhe Ilija Sërdanoviqi, i cili kryesoi Listën Studentore. Në të vërtetë, Sërdanoviqi ka lindur dhe është rritur në Novi Sad të Vojvodinës, në veri të Serbisë, por me origjinë është nga fshati Bukovica, në Parkun Kombëtar të Durmitorit në Malin e Zi. Si aktivist për mbrojtjen e natyrës, Sërdanoviqi ka qëndruar në Bukovicë për të mbrojtur një lumë nga shkatërrimi. Në një kronikë të televizionit të Malit të Zi thuhej se Ilija Sërdanoviqi bëri që Bukovica e Malit të Zi të bëhej fshati më i njohur në rajon. „Banorët krenohen me bashkëvendësin e tyre, i cili u doli në krah kur po mbrohej lumi, por edhe tani, kur mbështeti studentët dhe i udhëhoqi drejt fitores në zgjedhjet në Serbi“.

    Në mediat bulevardeske dhe nacionaliste serbe biografia e Sërdanoviqit është “stolisur” edhe me akuza të tjera: pasi u shpall malazez, ai u quajt kandidat i “Kavaçki klan”, një grup i rrezikshëm kriminal nga një fshat afër Kotorit. Gjiri i Kotorrit prej vitesh zë vend në mediat lokale dhe ndërkombëtare, në raportet e instituteve kërkimore perëndimore dhe në njoftimet e policisë – për shkak të një lufte brutale mes dy klaneve rivale të drogës. Njëri quhet Shkaljari, tjetri Kavaçi – emra këta të marrë nga dy fshatra fqinjë pranë qytetit bregdetar të Kotorrit. Lufta mes dy klaneve nisi më 2014 për punë droge. Që atëherë, kjo përplasje ka shkaktuar rreth 70 viktima. Atentatet nuk kanë ndodhur vetëm në të gjithë Ballkanin, por edhe në Spanjë, Gjermani, Austri, Holandë, Greqi, Turqi – madje edhe në Ukrainë. Në këto sulme janë përdorur pushkë automatike, snajperë, mjete shpërthyese dhe bomba të vendosura në vetura.

    Sërdanoviq nuk ka të bëjë asgjë me këto klane dhe propaganda e mediave të Vuçiqit kundër tij nuk pati efekt. Siç nuk pati as akuza se Sërdanoviq, kardiolog me profesion, ka qenë mjek personal i Millo Gjukanoviqit, ish-kryetarit shumëvjeçar të Malit të Zi, i cili më 2006, nëpërmjet referendumit, e bëri Malin e Zi të pavarur.

    Lidhur me debatet në Serbi mbi “rrezikun e kandidatëve malazezë” nuk kanë munguar as ngacmimet nga Mali i Zi. Politologu Ljubomir Filipoviq shkroi në shtator në rrjetet sociale se „mezi pret“ që Sërdanoviqi të bëhet kryeministër i Serbisë: „Mezi pres që Sërdanoviqi të bëhet kryeministër serb, që të sundojmë sërish atje, pastaj që gjuha malazeze të bëhet gjuhë zyrtare në Serbi, që ai të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore me Kishën Malazeze dhe t’u japë pasaporta të gjithë shokëve tanë të rinisë nga Aleanca Liberale dhe lëvizja e komitëve, që të shkojmë e të votojmë në çdo zgjedhje dhe që ai të mos largohet kurrë më nga pushteti“.

    Me këto ironi Filipoviq godiste kërkesat e Beogradit ndaj Malit të Zi për t’i dhënë sa më shumë të drejta „popullit serb“ në këtë vend.

    Shoshkiq dhe Sërdanoviq nuk janë “malazezët” e vetëm që po sikletosin Vuçiqin dhe përkrahësit e tij. Edhe Radomir Saiçiq, një profesor i kimisë dhe figurë prominente e Listës Studentore, ka thënë se me origjinë është nga Mali i Zi. Madje ai ka deklaruar se është “krenar që është malazez” dhe rrjedh nga fisi i Vasojeviqëve për të cilin ka shumë mite e legjenda, hamendësime e supozime. Një nga to: Vasojeviqët në zanafillë paskëshin qenë fis shqiptar, por më vonë u sllavizuan. Në librin e tij “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve”, shkrimtari malazez Mark Milani supozon se ishin dy vëllezër, Vasa e Krasa. Nga Vasa u bënë Vasojeviqët (“serbë” dhe orotodoksë), nga Krasa u bë fisi Krasniqi (“mysliman”). Ndërsa profesor Eqrem Çabej në studimin “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” shkruan: “Pas traditës fisore të Krasniqëve, këta vetë, Nikajt e Vasojeviqët, janë fise vëllezër, të cilët me kohë u shkëputën: Nikajt mbetën katolikë, Krasniqët u bënë muhamedanë, Vasojeviqët u bënë njëkohësisht ortodoksë e sllavë”. (Këto të dhëna burojnë nga një shkrim i publicistit dhe gjuhëtarit Mehmet Elezi, botuar te revista “ExLibris”, qershor 2024).

    Lidhur me deputetin e Listës Studentore Radomir Saiçiq në mediat serbe është pandehur se ai ka lidhje familjare me Aleksandar Lekso Saiçiqin, luftëtarin malazez, emri i të cilit ka mbetur në kujtesë falë legjendës për një duel me një samuraj japonez gjatë Luftës Ruso-Japoneze.

    Aleksandar Lekso Saiçiq lindi më 1873 në Vinickë, në krahinën e Vasojeviqëve, në territorin e Malit të Zi të sotëm. Rruga e tij jetësore e çoi nga shkollimi në Cetinë dhe stërvitja ushtarake në Beograd deri te shërbimi në ushtrinë ruse, ku e gjeti Lufta Ruso-Japoneze, e cila filloi në vitin 1904.

    Duket se si dikur edhe sot vlen makisma humoristike malazeze: “Jemi pak, por mirë të shpërndarë”. Ndonëse ishin populli më i vogël për nga numri në federatën jugosllave, malazezët ishin jashtëzakonisht të përfaqësuar në pozitat e larta drejtuese, politike, ushtarake dhe në funksionet e drejtorëve në mbarë Jugosllavinë.