Blog

  • Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

    Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

    Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

    Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është rikthyer një mesazh i fuqishëm i tij i vitit 2020 lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

    Postimi vjen vetëm një ditë para se Dhomat e Specializuara të shpallin vendimin të martën, më 17 nëntor, në procesin ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

    Në deklaratën e ripublikuar nga ekipi që menaxhon faqen e tij, Thaçi theksonte se shërbimi në radhët e UÇK-së përbën nderin më të madh të jetës së tij.

    “Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, kishte deklaruar Thaçi në shkurt të vitit 2020.

    Ai kishte nënvizuar se lufta çlirimtare është krenari në çdo ballafaqim.

    “Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në deklaratën e rikthyer.

    Aktgjykimi i së martës është i ndarë nga procesi kryesor për krime lufte dhe ka të bëjë me akuzat për pengim të drejtësisë. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa seanca për shpalljen e vendimit pritet të nisë nesër në orën 10:00.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive: 40 mijë euro, veturë 25 mijë euro dhe ndikim në drejtësi – Prokuroria zbardh rolin e Ardian dhe Lavdim Krasniqit

    Ekskluzive: 40 mijë euro, veturë 25 mijë euro dhe ndikim në drejtësi – Prokuroria zbardh rolin e Ardian dhe Lavdim Krasniqit

    Ekskluzive: 40 mijë euro, veturë 25 mijë euro dhe ndikim në drejtësi – Prokuroria zbardh rolin e Ardian dhe Lavdim Krasniqit

    Një veturë e tipit “VW T-Roc” në vlerë prej 25 mijë eurosh, dhjetëra mijëra euro të dhëna në forma të ndryshme, dyshimet për ndikim në një proces gjyqësor dhe falsifikimi i një raporti të testimit për COVID-19. Këto janë disa nga pretendimet që Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka përfshirë në parashtresën për precizimin e provave në çështjen penale ndaj Ardian Krasniqit dhe Lavdim Krasniqit.

    Në një dokument prej 15 faqesh, Prokuroria ka paraqitur provat materiale, deklaratat e dëshmitarëve dhe pretendimet për veprimet që, sipas saj, i kanë kryer të pandehurit në bashkëpunim.

    Ardian Krasniqi, sipas përshkrimit në dokumentin qw ka siguruar Klan Kosova, ka qenë shofer personal dhe familjar i Lavdim Krasniqit, i cili në atë kohë ushtronte funksionin e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Një pjesë e rëndësishme e pretendimeve lidhet me marrëdhënien e tyre me Bashkim Mullollin.

    Dyshimet për para dhe dhurata në këmbim të ndikimit në një proces gjyqësor

    Sipas Prokurorisë, që nga janari i vitit 2018 e deri në dhjetor të vitit 2019, Ardian Krasniqi dhe Lavdim Krasniqi, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kërkuar dhe pranuar para dhe dhurata nga Bashkim Mullolli.

    Në dokument përshkruhen disa takime në lokalin “Sole” në lagjen Dardania, në rrugën “Dragodan”, në qendrën tregtare Grandstore dhe në zyrën e noterit Sefadin Blakaj.

    Prokuroria pretendon se këto përfitime janë dhënë me qëllim të ndikimit në vendimmarrjen e personit zyrtar në procesin gjyqësor ndaj Bashkim Mullollit, i dënuar për veprën penale të vrasjes në tentativë.

    Sipas parashtresës, Bashkim Mullolli ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me katër vjet e shtatë muaj burgim, ndërsa Gjykata e Apelit ia kishte zvogëluar dënimin në tre vjet e shtatë muaj.

    Në mesin e përfitimeve që Prokuroria i përmend është edhe një veturë e tipit “VW T-Roc”, me ngjyrë të bardhë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, me tabela regjistrimi 01-706 NQ.

    Sipas pretendimit të Prokurorisë, kjo veturë i ishte dhënë Marigonë Berishës, ndërsa përfitimet e tjera, në para dhe dhurata, kishin arritur vlerën prej rreth 40 mijë eurosh.

    Prokuroria pretendon se këto veprime ishin ndërmarrë për të ndikuar në vendimmarrjen gjyqësore dhe për të mundësuar uljen e dënimit të Bashkim Mullollit.

    Për këto veprime, në dokument përmendet vepra penale e ushtrimit të ndikimit, në bashkëkryerje.

    Dëshmitari Bashkim Mullolli: Kam dhënë para disa herë

    Një pjesë e konsiderueshme e parashtresës i kushtohet deklaratave të Bashkim Mullollit, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në këtë çështje.

    Në deklarimet e tij në Prokurori, Mullolli ka përshkruar marrëdhëniet me Ardian Krasniqin, duke thënë se ky i fundit ishte shofer i Lavdim Krasniqit dhe se përmes tij kishte komunikuar me drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

    Sipas deklaratës së Mullollit, Ardian Krasniqi i kishte kërkuar para në disa raste, duke i thënë se ato duheshin për të ndihmuar në procesin gjyqësor të tij.

    Ai ka përmendur shuma prej 2 mijë, 5 mijë dhe 10 mijë eurosh, të cilat, sipas deklarimit të tij, ia kishte dhënë Ardian Krasniqit në takime të ndryshme.

    Mullolli ka deklaruar gjithashtu se kishte pasur kërkesa për para edhe për çështje të tjera, përfshirë blerjen e veturës dhe shpenzime të familjes.

    Në një pjesë të dëshmisë, ai ka përmendur edhe një raport të testimit për COVID-19, për të cilin pretendon se Ardian Krasniqi ia kishte siguruar me qëllim që t’i mundësohej shtyrja e ekzekutimit të dënimit.

    Mullolli ka deklaruar se raporti ishte për testin SARS-CoV-2, me rezultat pozitiv, të datës 19 gusht 2020.

    Vetura “T-Roc” dhe paratë e dhëna për të

    Në dokument përshkruhet edhe mënyra se si, sipas dëshmisë së Mullollit, ishte realizuar çështja e veturës.

    Ai ka deklaruar se vetura e tipit “VW T-Roc” ishte marrë në emër të Marigonë Berishës dhe se për të kishte pasur pagesa e marrëveshje të ndryshme.

    Sipas dëshmisë së tij, Ardian Krasniqi i kishte kërkuar para edhe për Marigonën, ndërsa në një rast kishte përmendur shumën prej 14 mijë eurosh.

    Mullolli ka deklaruar se një pjesë të parave ia kishte dhënë Ardianit, ndërsa një pjesë tjetër ishte transferuar përmes bankës.

    Ai ka përshkruar edhe një marrëdhënie financiare me Lavdim Krasniqin, duke pretenduar se paratë që kishte dhënë në disa raste lidheshin me procesin gjyqësor dhe me kërkesat e Ardian Krasniqit.

    Në të njëjtën parashtresë, Prokuroria përmend edhe deklarimet e dëshmitarit Isen Sadiku, i cili ka folur për veturën “T-Roc”.

    Sadiku ka deklaruar se e kishte pasur këtë veturë në vitin 2019 dhe se më pas ia kishte dhënë Bashkim Mullollit për një periudhë. Ai ka përmendur edhe një borxh prej rreth 13 mijë eurosh që, sipas tij, kishte mbetur nga marrëdhëniet financiare lidhur me veturën.

    Ndërkaq, noteri Sefadin Blakaj ka dhënë shpjegime për kontratën e shitblerjes së veturës dhe procedurat e realizimit të saj.

    Sipas deklaratës së tij, në kontratë ishte përfshirë kompania “Te Hysi” SHPK, ndërsa Bashkim Mullolli ishte personi i autorizuar për shitjen. Noteri ka deklaruar se nuk mund të konfirmonte nëse paratë për këtë veturë ishin pranuar në praninë e të pandehurve.

    Dyshimet për ndihmën në shmangien e arrestimit të djalit të Bashkim Mullollit

    Një tjetër pjesë e rëndësishme e parashtresës qw ka siguruar Klan Kosova lidhet me dyshimet se Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi kishin përdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar për ta ndihmuar Bashkim Mullollin në shmangien e arrestimit të djalit të tij, Albi Mullolli.

    Sipas Prokurorisë, në shtator të vitit 2020, përmes Ardian Krasniqit, ishte mundësuar që Albi Mullolli të largohej nga territori i Kosovës dhe të udhëtonte drejt Shqipërisë.

    Në dokument thuhet se Ardian Krasniqi kishte përdorur veturën zyrtare të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për ta transportuar Bashkim Mullollin dhe familjen e tij drejt Shqipërisë, duke kaluar përmes pikës kufitare në Morinë.

    Prokuroria pretendon se udhëtimi ishte organizuar në mënyrë të tillë që të shmangeshin kontrollet kufitare dhe mundësia e arrestimit të Albi Mullollit.

    Për këtë çështje, Prokuroria i referohet edhe deklaratës së dëshmitarit Albi Mullolli, i cili ka përshkruar udhëtimin me veturën zyrtare.

    Në parashtresë përmendet edhe një bisedë mes Lavdim Krasniqit dhe Bashkim Mullollit, e datës 26 shkurt 2021, si dhe komunikimet në aplikacionet WhatsApp dhe Messenger.

    Prokuroria i konsideron këto komunikime dhe incizimet si prova që dëshmojnë përdorimin e veturës zyrtare dhe përfshirjen e të pandehurve në këtë veprim.

    Për këto veprime, Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje.

    Raporti për COVID-19: Prokuroria dyshon për falsifikim të dokumentit

    Një tjetër dyshim penal i përfshirë në parashtresë lidhet me raportin e testimit për COVID-19, të datës 19 gusht 2020.

    Sipas Prokurorisë, Ardian Krasniqi kishte përpiluar ose siguruar një dokument publik të falsifikuar, me qëllim që ai të përdorej si dokument origjinal.

    Raporti kishte të bënte me testimin mikrobiologjik të Bashkim Mullollit, me numër identifikues 753,131, ku ishte shënuar rezultati pozitiv për SARS-CoV-2.

    Prokuroria pretendon se raporti nuk figuron në databazën e Departamentit të Mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se nuk ishte lëshuar nga ky departament.

    Për ta mbështetur këtë pretendim, Prokuroria i referohet deklaratës së Zanë Kaqaniku Devës, specialiste e mikrobiologjisë në IKSHPK.

    Ajo ka shpjeguar mënyrën se si regjistrohen pacientët, si gjenerohen raportet e testimit dhe si ruhen të dhënat në sistemin elektronik “Medlis”.

    Sipas deklaratës së saj, raporti me numër 753,131, në emër të Bashkim Mullollit, nuk figuron në databazën e Departamentit të Mikrobiologjisë.

    Prokuroria i referohet edhe një shkrese të datës 13 prill 2021, të pranuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja, e cila, sipas parashtresës, konfirmon se raporti nuk ishte lëshuar nga institucioni.

    Për këtë veprim, Ardian Krasniqi ngarkohet me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

    Dëshmitarët dhe provat materiale

    Në parashtresë, Prokuroria ka propozuar administrimin e deklaratave të 13 dëshmitarëve, në mesin e tyre Bashkim Mullolli, Albi Mullolli, Beqir Dauti, Fetah Salihu, Bajram Lumi, Isen Sadiku, Blerim Potera, Fahri Kajtazi, Sefadin Blakaj, Burim Beha, Era Shala, Leonita Devaja dhe Ismail Haliti.

    Provat materiale përfshijnë:

    Videoincizime të kalimit kufitar të Albi Mullollit me Ardian Krasniqin.

    Videoincizimin e udhëtimit të Bashkim Mullollit me veturë zyrtare në aeroportin e Maqedonisë.

    Transkriptin e bisedës mes Lavdim Krasniqit dhe Bashkim Mullollit, të datës 26 shkurt 2021.

    Komunikimet në WhatsApp dhe Messenger.

    Dokumentet dhe kallëzimin penal lidhur me dyshimet për falsifikimin e raportit për COVID-19.

    Aktakuzën ndaj personave të tjerë të përmendur në dokument.

    Raportin financiar.

    Ardian Krasniqi mohon akuzat, por pranon se ka marrë para hua

    Në deklaratën e tij të dhënë në polici dhe Prokurori, Ardian Krasniqi i ka mohuar pretendimet për kryerjen e veprave penale.

    Ai ka deklaruar se që nga viti 2017 kishte punuar si shofer në Këshillin Prokurorial dhe se me Bashkim Mullollin njihej përmes Lavdim Krasniqit.

    Sa i përket marrëdhënieve financiare, Krasniqi ka pranuar se kishte marrë disa herë para hua nga Bashkim Mullolli, por ka mohuar se ato kishin lidhje me ndonjë ndërhyrje në procesin gjyqësor.

    Në deklaratën e tij, ai ka përmendur se kishte marrë dy herë nga 5 mijë euro dhe një herë 350 euro, ndërsa ka deklaruar se në momentin e dhënies së dëshmisë ende kishte një borxh prej 12 mijë eurosh ndaj Mullollit.

    Ai ka pranuar gjithashtu se kishte marrë rreth 2 mijë euro nga Blerim Potera, por ka mohuar pretendimin se Bashkim Mullolli ia kishte dhënë ato para përmes tij.

    Sa i përket veturës “T-Roc”, Krasniqi ka deklaruar se Bashkim Mullolli ishte i interesuar për ta blerë atë dhe se kishte shkuar bashkë me Marigonën për të parë veturën.

    Ai ka mohuar se kishte ndërmarrë veprime për ta ndihmuar djalin e Mullollit që të arratisej nga Kosova, si dhe ka mohuar se kishte siguruar raport të falsifikuar për COVID-19.

    Çfarë kërkon Prokuroria?

    Në përfundim të parashtresës, Prokuroria ka paraqitur provat që, sipas saj, mbështesin pretendimet për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Prokuroria pretendon se Ardian Krasniqi dhe Lavdim Krasniqi kanë vepruar në bashkëkryerje për të përfituar para dhe dhurata, për të ndikuar në një proces gjyqësor dhe për të ndihmuar Bashkim Mullollin në shmangien e ekzekutimit të dënimit.

    Ndërsa për Ardian Krasniqin, Prokuroria veçon edhe dyshimet për falsifikimin e raportit të testimit për COVID-19.

    Të gjitha këto janë pretendime të organit të akuzës dhe duhet të vërtetohen në procedurë gjyqësore. Ardian Krasniqi, në deklaratën e tij, i ka mohuar veprat penale për të cilat ngarkohet.

    Blerta Ahmeti

  • Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani

    Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën pasdite në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona.

    Sipas informacioneve të bëra publike, dy nga viktimat janë të rinj nga Kosova, përkatësisht nga Komuna e Rahovecit, Leart Morina dhe Berhan Zeka.

    Aksidenti ka ndodhur në autostradën B311, në afërsi të qytetit Erbach, në distriktin Alb-Donau, ku janë përfshirë gjithsej nëntë automjete.

    Sipas njoftimit të policisë gjermane, në aksident kanë vdekur një shofer 18-vjeçar dhe një shofer 19-vjeçar. Ndërkaq, një pasagjer 26-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, pasi ishte dërguar në spital.

    Një pasagjere tjetër 26-vjeçare ka mbetur e lënduar, por gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë e ditur.

    Policia ka njoftuar gjithashtu se dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

    Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shoferi 18-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit derisa po kryente një parakalim me shpejtësi të lartë, në segmentin rrugor ndërmjet Dellmensingen dhe Donaurieden.

    Automjeti i tij fillimisht është përplasur me disa vetura të tjera, për t’u përplasur më pas ballë për ballë me një makinë që po qarkullonte në drejtim të kundërt.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar përmasat e rënda të aksidentit, ku njëra prej veturave është shkatërruar pothuajse tërësisht. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipe të shumta emergjente, ndërsa është angazhuar edhe një ekspert për të përcaktuar shkakun e saktë dhe rrjedhën e aksidentit.

    Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se dëshmitarët po merren në pyetje. Rruga B311, në segmentin ndërmjet Dellmensingen dhe Donaurieden, ishte mbyllur për qarkullim të hënën për shkak të pastrimit të vendit të aksidentit.

    Ndërkohë, autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë./Telegrafi/

  • Robert Pattinson është James Bondi i ri: Është publikuar fotografia e parë në rolin e agjentit 007

    Robert Pattinson është James Bondi i ri: Është publikuar fotografia e parë në rolin e agjentit 007

    Aktori britanik Robert Pattinson është zgjedhur zyrtarisht si James Bond i ri, raportoi Variety. Kjo i dha fund kërkimit disamujor të Amazon MGM për pasardhësin e Daniel Craig.

    Pattinson merr rolin e agjentit 007 nga Daniel Craig, i cili luajti rolin e Bond në pesë filma, duke filluar me filmin “Casino Royale” të vitit 2006.

    Ai u shfaq për herë të fundit në filmin “No Time to Die” të vitit 2021, ku Bond sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar botën nga një organizatë e fshehtë terroriste globale.

    Ishte gjithashtu filmi i fundit në seri përpara se producentët e hershëm Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli t’ia shisnin kontrollin krijues të ekskluzivitetit Amazon MGM.

    Sipas Variety, spekulimet rreth Bond-it të ri kanë dominuar median dhe industrinë e filmit gjatë muajit të kaluar, me disa aktorë që radhiten si të preferuar. Jacob Elordi u përmend fillimisht, por më vonë u zbulua se ylli i “Euphoria” as nuk bëri audicion.

    Jack Lowden dukej si një bast i sigurt, dhe në fillim të shtatorit, bashkë-ylli i tij në “Slow Horses” deklaroi se Bond ishte zgjedhur tashmë dhe shtoi se po mbante gishtat e kryqëzuar për Lowden.

    Ai u lirua më pas nga Callum Turner, i cili dukej si një zgjedhje pothuajse e sigurt derisa u zbulua se Pattinson dhe Nicholas Hoult po merrnin pjesë gjithashtu në audicion. Josh O’Connor, Tom Francis, Aaron Taylor-Johnson, Harris Dickinson dhe madje edhe Harry Styles ishin gjithashtu në lojë.

    Variety vlerëson se Pattinson është pothuajse me siguri ylli i filmit më i kërkuar këtë vit, siç dëshmohet nga fitimet e filmave të tij. “The Drama”, në të cilin ai luan me Zendaya-n, fitoi 134 milionë dollarë në të gjithë botën me një buxhet prej 28 milionë dollarësh, dhe “Primetime”, në të cilin ai luajti rolin e prezantuesit televiziv Chris Hansen, fitoi 61 milionë dollarë me një buxhet prej 18 milionë dollarësh.

    Pattinson luajti rolin e Antinous në filmin “The Odyssey” me fitime prej 1.8 miliardë dollarësh, dhe ai gjithashtu luan në filmin “Dune: Part Three”, i cili do të dalë në dhjetor. Ai film u drejtua nga Denis Villeneuve, i cili do të drejtojë edhe filmin e ri të Bondit, kështu që Variety spekulon se Pattinson mund ta ketë marrë rolin sepse i bëri përshtypje të nominuarit katër herë për çmimin Oscar.

    Aktori ka gjithashtu përvojë me françiza të mëdha. Ai e luajti për herë të parë Batmanin në vitin 2022 në filmin “The Batman” të Matt Reeves, dhe do të kthehet në Gotham në vazhdimin e vitit 2028. Angazhimet për atë rol shpesh janë përmendur si një arsye pse ai nuk mundi ta luante Bondin, por pas disa vonesave në “The Batman Part II”, ai duket i gatshëm për një rol të ri afatgjatë, raporton Variety.

    Amazon MGM ka emëruar Villeneuve, regjisorin e filmave “Sicario”, “Arrival” dhe “Prisoners”, për të drejtuar filmin e ri të Bondit në qershor 2025. Në atë kohë, ai tha se ishte një “fans i flaktë i Bondit” dhe planifikonte të “hapte rrugën për shumë misione të reja”.

  • A warning for a difficult winter, KEDS says current electricity supply is stable

    Strong winds of the last few days caused power cuts in some areas of Kosovo.

    As a result, for lack of energy a number of complaints have ended up in the address of the Electricity Distribution Company.

    But the same, according to KED spokesman Adlum Ramadani, are being addressed in record-time.

    The first moment we accept the announcement of power supply cuts and there is a need for intervention, short-term teams go into that area, and they do the work to return the supply to them, while we are talking at this point the supply is stable, 99,99 for our consumers across the country are supplied with electricity, Ramadani said.

    According to Ramadani, the KED, with the aim of preparing for the winter season, is co-operating with responsible institutions that are part of the electromagnetic system.

    We’ve made the necessary investments, and the preventative maintenance within the time zones so that the winter will be as affordable and sustainable as the supply level in terms of distribution, but certainly there are other circumstances that later determine how the issue of the power supply will proceed. Questions What circumstances? But in this case, lack of supply for which we are not competent to speak has added Ramadani.

    For this matter, as well as other related ones, Dukaagjini Television has also sent questions to the Kosovo Energy Corporation, as well as to the System, Transmission and Market Operator, but until the release of the chronice has received no response from these two institutions.

    Meanwhile, during today, following the latest statements by Minister Artane Rizvanolli for the Hard End, the Revolta Movement, has held an action near the KED offices, where they write that winter would bring difficulties only to citizens, while for government officials will bring millions.

    Source Layer: Dukeagini

  • Paralajmërimet për dimër të vështirë, KEDS thotë se aktualisht furnizimi me rrymë është stabil

    Paralajmërimet për dimër të vështirë, KEDS thotë se aktualisht furnizimi me rrymë është stabil

    Erërat e forta të ditëve të fundit, shkaktuan ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës.

    Si rezultat, për mungesën e energjisë një numër ankesash kanë përfunduar në adresë të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike.

    Por të njëjtat, sipas zëdhënësit të KEDS, Adlum Ramadanit, po adresohen në kohë rekord.

    “Momentin e parë që pranojmë njoftimin për ndërprerje të furnizimit me energji dhe është nevoja për intervenim, ekipet për kohë të shkurtët shkojnë në atë zonë, dhe bëjnë punimet që të kthehet furnizimi për ta, derisa po flasim në këto momente furnizimi është stabil, 99,99 për qidn të konsumatorëve tanë në mbarë vendin janë duke u furnizuar me energji elektrike”, ka thënë Ramadani.

    Sipas Ramadanit, KEDS me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror po bashkëpunon me institucionet përgjegjëse që janë pjesë e sistemit elektroenergjetik.

    “Ne i kemi realizuar investimet e nevojshme, dhe mirëmbajtjen preventive brenda suazave kohore në mënyre që dimri të jetë sa më i përballuehsëm dhe më i qëndrueshëm në nivel të furnizimit sa i përket distribucionit, por sigurisht janë rrethanat e tjera që më pas e përcaktojnë se si do të vijojë çështja e furnizimit me rrymë. Pyetje – Cilat rrethana? Po në këtë rast, mungesa e furnizimit për çka ne nuk jemi kompetent të flasim”, ka shtuar Ramadani.

    Për këtë çështje mirëpo edhe për të tjera që lidhen me të, Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje edhe tek Korporata Energjetike e Kosovës, si dhe tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje nga këto dy institucione.

    Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të fundit të ministres Artane Rizvanolli për “dimrin e vështirë”, Lëvizja Revolta, ka zhvilluar një aksion afër zyreve të KEDS, ku shkruajnë se dimri do t’u sjellë vështirësi vetëm qytetarëve, ndërsa për qeveritarët do të sjellë miliona.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump says he has not heard of Starlink restrictions in Ukraine

    US President Donald Trump has stated he was unaware of restrictions on the functioning of the Starlink satellite system in Ukraine, which is also used by the Ukrainian Army for communication and co-ordination on the ground.

    Trump made these comments Monday, November 16th, during a conversation with reporters. Asked why Ukraine is again facing interruptions in the Starlink service, the American president replied that he had not heard of such a situation, transmits Telegraph.

    Meanwhile, Ukrainian President Voldymyr Zelensky had recently declared that the SpaceX company had announced the Ukraine Ministry of Defence that it had not imposed any restrictions on the functioning of the Starschild system and that the problem was technical nature.

    However, on November 12th, Zelensky had announced that the Ukrainian army was experiencing considerable disruptions in the functioning of Starschild for several days. These problems have raised concerns about the impact they may have on Ukraine’s communication and military operations.

    The issue has also attracted the attention of Kiev’s European allies. Danish Prime Minister Mette Fredericksen has expressed concern over Starschild’s interruptions in Ukraine and has promised to discuss the matter with the United States.

    Meanwhile, 105 members of Ukraine’s biparty group at the Chamber of Representatives of the U.S. Congress have called on the Trump administration and SpaceX company to restore Ukrainian military full access to the Starschild system.

    Their demand comes at a time when satellite communication systems are of great importance to the Ukrainian Army, especially to co-ordination of units and exchange of information in the battlefield. While Ukrainian authorities have reported on operating problems, SpaceX has insisted that it has not imposed restrictions and that difficulties are technical. /Telegraphy/

  • Trump thotë se nuk ka dëgjuar për kufizimet e Starlink-ut në Ukrainë

    Trump thotë se nuk ka dëgjuar për kufizimet e Starlink-ut në Ukrainë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të raportimeve për kufizime në funksionimin e sistemit satelitor Starlink në Ukrainë, i cili përdoret edhe nga ushtria ukrainase për komunikim dhe koordinim në terren.

    Trump i bëri këto komente të hënën, më 16 nëntor, gjatë një bisede me gazetarët. I pyetur se përse Ukraina po përballet sërish me ndërprerje në shërbimin Starlink, presidenti amerikan u përgjigj se nuk kishte dëgjuar për një situatë të tillë, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar së fundmi se kompania SpaceX e kishte njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës se nuk kishte vendosur asnjë kufizim në funksionimin e sistemit Starshield dhe se problemi ishte i natyrës teknike.

    Megjithatë, më 12 nëntor, Zelensky kishte bërë të ditur se ushtria ukrainase po përjetonte ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e Starshield prej disa ditësh. Këto probleme kanë ngritur shqetësime lidhur me ndikimin që mund të kenë në komunikimin dhe operacionet ushtarake të Ukrainës.

    Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të aleatëve evropianë të Kievit. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka shprehur shqetësimin për ndërprerjet e Starshield në Ukrainë dhe ka premtuar se do ta diskutojë këtë çështje me Shtetet e Bashkuara.

    Ndërkohë, 105 anëtarë të grupit dypartiak për Ukrainën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan u kanë bërë thirrje administratës së Trumpit dhe kompanisë SpaceX që t’ia rikthejnë ushtrisë ukrainase qasjen e plotë në sistemin Starshield.

    Kërkesa e tyre vjen në një kohë kur sistemet satelitore të komunikimit kanë rëndësi të madhe për ushtrinë ukrainase, veçanërisht për koordinimin e njësive dhe shkëmbimin e informacionit në fushëbetejë. Ndërsa autoritetet ukrainase kanë raportuar për probleme në funksionim, SpaceX ka këmbëngulur se nuk ka vendosur kufizime dhe se vështirësitë janë teknike. /Telegrafi/

  • Russian air defence claims to have neutralised more than 1,000 Ukrainians

    Ukrainian forces have carried out a massive attack on targets within Russia, hitting targets in various parts of the country, including the outskirts of Moscow. According to officials in the Kremlin, during this wave of attacks, Russian air defence has banned more than 1,000 Ukrainian flyers without a pilot, but hundreds of others have reached their limits, causing damage to important military and industrial points.

    Moscow Mayor Sergei Sobyan stated that more than 600 Ukrainian butterflies attacked targets in the Russian capital region alone. According to him, the air defence banned 191 of them, meaning that about 400 Ukrainian flyers without a pilot have reached their limits in the Moscow region.

    Also reported, Ukraine has hit targets in the Crimea, the Krasnodar region, the Rostov region, as well as in other parts of the country where oil refinerys and depots are located.

    The extent and intensity of Ukrainian attacks within Russia have increased markedly in recent weeks. This appears to be a sign of Kiev’s increased capacity to strike within Russian territory, while Russia’s air defence is proving less and less efficient.

    Although Moscow does not publish details about losses and shocks within military bases, damage to the Russian oil and gas industry is most obvious. Some sources within Russia have told the media that Ukraine has destroyed over 40 percent of its Russian oil processing capacity, while in many regions it is reporting on a total lack of oil and gas derivatives. Meanwhile, Russia warns of further deterioration of the situation as winter approaches.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka neutralizuar mbi 1 mijë e 300 dronë ukrainas

    Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka neutralizuar mbi 1 mijë e 300 dronë ukrainas

    Forcat ukrainase kanë kryer një sulm masiv ndaj caqeve brenda Rusisë, duke goditur objektiva në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë edhe rrethinat e Moskës. Sipas zyrtarëve në Kremlin, gjatë kësaj vale sulmesh, mbrojtja ajrore ruse ka ndaluar më shumë se 1 mijë e 300 fluturake ukrainase pa pilot, por qindra të tjera kanë arritur deri te caqet e tyre, duke shkaktuar dëme në pika të rëndësishme ushtarake dhe industriale.

    Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se më shumë se 600 fluturake ukrainase sulmuan caqe vetëm në rajonin e kryeqytetit rus. Sipas tij, mbrojtja ajrore ndaloi 191 prej tyre, që nënkupton se rreth 400 fluturake ukrainase pa pilot kanë arritur në caqet e tyre në rajonin e Moskës.

    Gjithashtu, është njoftuar se Ukraina ka goditur caqe në Krime, në rajonin e Krasnodarit, në rajonin e Rostovit, si dhe në pjesë të tjera të vendit ku gjenden rafineritë dhe depot e naftës.

    Shkalla dhe intensiteti i sulmeve ukrainase brenda Rusisë janë rritur dukshëm gjatë javëve të fundit. Kjo duket se është shenjë e rritjes së aftësive të Kievit për të goditur brenda territorit rus, ndërsa mbrojtja ajrore e Rusisë po dëshmohet gjithnjë e më pak efikase.

    Edhe pse Moska nuk publikon detaje rreth humbjeve dhe goditjeve brenda bazave ushtarake, dëmet ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit janë më se të dukshme. Disa burime brenda Rusisë u kanë thënë mediave se Ukraina ka shkatërruar mbi 40 për qind të kapacitetit rus të përpunimit të naftës, ndërsa në shumë rajone po raportohet për mungesë të plotë të derivateve të naftës dhe gazit. Ndërkohë, nga Rusia paralajmërohet për përkeqësim të mëtejmë të situatës me ardhjen e dimrit.

    Burimi: RTKLive