Blog

  • Strong winds bring down the peak of the Gymnasium…

    The climax of the school object collapses behind strong winds at night.

    Source Layer: Dukeagini

  • Erërat e forta rrëzojnë kulmin e Gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj

    Erërat e forta rrëzojnë kulmin e Gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj

    Kulmi i objektit shkollor shembet pas erërave të forta gjatë natës.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

    Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

    Hoti: Ndërprerja e energjisë në Kuvend tregon ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështim në menaxhimin e situatës me energji elektrike.

    Duke komentuar miratimin e masave nga Kuvendit, mbrëmë në orën e vona, kur edhe rryma u ndërpre, Hoti tha se kjo situatë tregon se “ku është katandisur qeverisja e këtyre dështakëve.”

    “Në vend të këtij vendimi për masa në energji, do të duhej të miratohej ndonjë kredi garantuese për KEK-un për ndërtim të termocentraleve të reja, apo miratim i ndonjë projekti me partneritet për termocentrale të reja.

    Dështimin e qeverisjes 6-vjeçare dhe varfërinë e mendimit politik të këtyre dështakëve e tregojnë kontratat për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut, si dhe blerjen e energjisë elektrike nga i njëjti vend me çmim deri në 10 vish më të lartë se kostoja e prodhimit të energjisë nga KEK-u.

    Sikur të mos anulohej projekti Kosova e Re, sot, pas gjashtë vitesh, do të furnizoheshim nga Termocentrali Kosova e Re me çmim fiks prej 80 euro për MWh. Sikur të mos anulohej projekti i gazit, ai projekt mund të ishte në finalizim e sipër.”

    Deputeti tha se problemet me energji do të vazhdojnë në vend dhe pasojat do t’i bartin të gjithë.  

    “Kjo klasë politike ka sjellë vetëm mjerim ekonomik e politik për Kosovën. Në mungesë të çfarëdo projekti për ndërtim të termocentraleve të reja, ne sot e dimë se edhe për së paku 5 vite do të kemi të njëjtat probleme me energji. Pasojat e kësaj situate po i bartim të gjithë. Bizneset tona po bëhen jokonkurruese për shkak të kostove më të larta.”

  • Arteta konfirmon lajmin, Saka mungon edhe katër javë

    Arteta konfirmon lajmin, Saka mungon edhe katër javë

    Arteta konfirmon lajmin, Saka mungon edhe katër javë

    Arsenali do të duhet të presë edhe katër javë për rikthimin e Bukayo Sakës.

    Lajmin e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta, i cili bëri të ditur se sulmuesi anglez ka ende kohë për rikuperim.

    Saka pësoi një lëndim në muskujt e kofshës gjatë ndeshjes kundër Bayern Munichut dhe pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të rëndësishme të Arsenalit.

    “Ka qenë një lëndim prej rreth tetë javësh. Ai tashmë ka kaluar katër dhe i kanë mbetur edhe katër të tjera”, deklaroi Arteta.

    Kështu, londinezët do të vazhdojnë të jenë pa një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

  • Antoneta befasohet me mëngjes nga gjesti i Akilit me kanaçet e pijes (VIDEO)

    Antoneta befasohet me mëngjes nga gjesti i Akilit me kanaçet e pijes (VIDEO)

    Antoneta befasohet me mëngjes nga gjesti i Akilit me kanaçet e pijes (VIDEO)

    Një surprizë romantike ka pritur Antonetën sapo është zgjuar nga gjumi. Akili kishte menduar një mënyrë të veçantë për t’i shprehur ndjenjat, duke shkruar emrin e saj me kanaçet e Go Plus.

    Sapo është zgjuar nga shtrati, Antoneta ka vënë re gjestin e veçantë të Akilit, i cili duket se kishte përgatitur gjithçka për ta surprizuar dhe për t’i dhuruar një moment të bukur.

    Për më shumë:

     

  • Shearer finds out what Pachetino of United States needs

    According to Shearer, the Argentinians must have full control over the reinforcements and evacuations of football players so that they can change the situation in the club.

    Clearly, he would like to have control of the transfers. Something must have changed for him to accept this task, since we’ve seen the same scenario several times, with trainers coming in and then downloaded, Shearer has declared.

    The former English striker believes Manchester United’s problems cannot be attributed only to trainers, but also requires changes at club management levels.

    It’s not a complicated science. It can’t be all the coach’s fault. To change the situation, there must be changes even at the highest levels. The coach must have a great influence on who comes and who leaves, he added.

    Shearer estimates that Manchester United has enough quality to leave the danger zone and complete the season in the middle of the table, although he does not expect an immediate improvement.

    Pochetino, who has signed the contract by June 2029, faces a major challenge in trying to get the club back on track for success.

    Manchester United has recorded only one victory in the first 10 games of the championship and is currently at 18th in the Premierliga table.

    Source Layer: RTKLive

  • Shearer zbulon çfarë i duhet Pochettinos te United

    Shearer zbulon çfarë i duhet Pochettinos te United

    Sipas Shearer, argjentinasi duhet të ketë kontroll të plotë mbi përforcimet dhe largimet e futbollistëve, në mënyrë që të mund ta ndryshojë gjendjen në klub.

    “Është e qartë se ai do të dëshirojë të ketë kontroll mbi transferimet. Diçka duhet të ketë ndryshuar që ai ta ketë pranuar këtë detyrë, pasi e kemi parë disa herë të njëjtin skenar, me trajnerë që vijnë dhe më pas shkarkohen”, ka deklaruar Shearer.

    Ish-sulmuesi anglez beson se problemet e Manchester Unitedit nuk mund t’i atribuohen vetëm trajnerëve, por kërkojnë ndryshime edhe në nivelet drejtuese të klubit.

    “Nuk është ndonjë shkencë e komplikuar. Nuk mund të jetë gjithçka faji i trajnerit. Për të ndryshuar situatën, duhet të ketë ndryshime edhe në nivelet më të larta. Trajneri duhet të ketë ndikim të madh në vendimet se kush vjen dhe kush largohet”, ka shtuar ai.

    Shearer vlerëson se Manchester United ka mjaftueshëm cilësi për të dalë nga zona e rrezikshme dhe për ta përfunduar sezonin në mesin e tabelës, ndonëse nuk pret një përmirësim të menjëhershëm.

    Pochettino, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029, përballet me një sfidë të madhe në përpjekjen për ta rikthyer klubin në rrugën e suksesit.

    Manchester United ka regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në tabelën e Premierligës.

    Burimi: RTKLive

  • Angelina Jolie traveled to Cambodia after selling her property in Los Angeles, she wants to live more like a nomad

    Angelina Jolie is in Cambodia, where she met with religious leaders and donated gifts to the Supreme Patriarch of the Buddhist Order, Mokanikay Samdech Preah Maha Sumeatheothibodi Am Limheng.

    The visit comes after she sold a property in Los Angeles in September for $24.75m. Property once belonged to director Cecil B. DeMille. She announced earlier that she wants to leave the United States and live a more nomad life, now that all six children with former husband Brad Pitt are adults.

    Before Cambodia, on November 11, she was in the Philippines, where she spoke on an ASEAN Summit panel on sweeping growth.

    This place and people were so warm and open to me that I couldn’t believe how strong their souls are after everything they’ve been through… coming to some places and you just feel at home, she told Cambodia.

    Its connection to this country dates back to 2000, when she filmed the film Lara Croft: Tomb Raider. She adopted her eldest son Maddox from Cambodia. It appointed the foundation working in that country to protect nature and develop local communities according to it.

    It’s in Cambodia that its creative Atelier Jolie collective will begin a residence in 2027, in collaboration with the Maddox Foundation and the Boyna Centre of director Rithy Panh. Jolie opened Atelier Jolie in New York in 2023. The target is currently hosting Rwandan artist Nyamba Masu Maru, who is at his first residence in the United States.

  • Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

    Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

    Angelina Jolie ndodhet në Kamboxhia, ku u takua me udhëheqës fetarë dhe i dhuroi dhurata Patriarkut Suprem të urdhrit budist, Mohanikay Samdech Preah Maha Sumeatheathibodi Am Limheng.

    Vizita vjen pasi ajo shiti një pronë në Los Angeles në shtator për 24.75 milionë dollarë. Prona dikur i përkiste regjisorit Cecil B. DeMille. Ajo më parë njoftoi se dëshiron të largohet nga SHBA-të dhe të jetojë një jetë më nomade, tani që të gjashtë fëmijët që ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt janë të rritur.

    Përpara Kamboxhias, më 11 nëntor, ajo ishte në Filipine, ku foli në një panel të Samitit të ASEAN-it mbi rritjen gjithëpërfshirëse.

    “Ky vend dhe njerëzit ishin aq të ngrohtë dhe të hapur me mua, sa nuk mund ta besoja sa të fortë janë shpirtrat e tyre pas gjithçkaje që kanë kaluar… Vjen në disa vende dhe thjesht ndihesh si në shtëpi”, tha ajo për Kamboxhian.

    Lidhja e saj me këtë vend daton që nga viti 2000, kur ajo xhiroi filmin “Lara Croft: Tomb Raider”. Ajo adoptoi djalin e saj të madh Maddox nga Kamboxhia. Ajo e emëroi fondacionin që punon në atë vend për të mbrojtur natyrën dhe për të zhvilluar komunitetet lokale sipas tij.

    Është në Kamboxhia që kolektivi i saj krijues Atelier Jolie do të fillojë një rezidencë në vitin 2027, në bashkëpunim me Fondacionin Maddox dhe Qendrën Bophana të regjisores Rithy Panh. Jolie e hapi Atelier Jolie në Nju Jork në vitin 2023. Kolektivi aktualisht po pret artistin ruandez Nyamba Masu Maru, i cili është në rezidencën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara.

  • Aliu: Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj, kërkohet mbështetje për kompensimin e të prekurve

    Aliu: Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj, kërkohet mbështetje për kompensimin e të prekurve

    Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dëme të shumta në disa pjesë të komunës.

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren që nga mbrëmja e kaluar dhe orët e hershme të mëngjesit, për të evidentuar dhe sanimin e pasojave të shkaktuara nga moti i lig.

    Aliu, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe drejtorin e Arsimit, ka vizituar sot disa nga zonat e prekura për të parë nga afër dëmet.

    Sipas tij, dëme janë evidentuar në disa objekte shkollore dhe sportive, hapësira publike, biznese dhe ekonomi familjare.

    Kryetari Aliu ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport të detajuar për dëmet e shkaktuara, ndërsa paralajmëroi se do të kërkohet edhe mbështetja e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.

    Ekipet komunale po vazhdojnë angazhimin në terren për evidentimin dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme. /Telegrafi/